“Bota e kufjeve” në Shqipëri
“Bota e kufjeve” në Shqipëri
Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë kanë një mik të zakonshëm në ecjet e tyre, kufjet.
Ky aksesor i
vogël, thuajse i padallueshëm, është shndërruar në një mjet të
domosdoshëm të ditëve tona. Emisioni i pasdites në Top Channel trajtoi
pikërisht “epokën e kufjeve”.
Ashtu si shumë moshatarë të saj, Onida është një prej të apasionuarave
të dëgjimit të muzikës me kufje. “Nuk e përdor me orë të caktuara, por
sa herë që jam duke shkuar për në shkollë apo për në ndonjë destinacion
tjetër”, dëshmoi Onida.
”Në shtëpi nuk kam nevojë që t’i mbaj, sepse jam kam magnetofon ose
kompiuter, kështu që jam në gjendje të dëgjoj direkt prej tyre muzikën
time të preferuar”.
Ndonëse dëgjimi i muzikës së lartë është i dëmshëm për shëndetin, shumë
të rinj nuk i kushtojnë rëndësi këtij detaji. Sipas vajzës, dëgjimi i
muzikës me kufje është edhe një mënyrë origjinale për të mos shqetësuar
të tjerët, ndërkohë që plotëson dëshirat e tua.
”Kam dëgjuar që ka pasoja negative, por për mua nuk ka shumë rëndësi,
pasi më pëlqen të dëgjoj muzikën me volum të lartë”, theksoi Onida.
Kufjet nuk përdoren gjithmonë për të dëgjuar muzikë, pasi shpesh herë ato janë edhe zgjatim i celularit.
Ka nga ata që justifikojnë këtë mënyrë komunikimi me faktin që ato
shërbejnë për të reduktuar deri në gjysmën e rezatimeve magnetike, që
një celular dërgon në tru gjatë kohës së komunikimit.
Frida është njëra prej tyre që përdor kufjet edhe për të shtyrë ndonjë prej orëve të mërzitshme të mësimit në shkollë.
”Kur kam ndonjë orë të lirë ose kur duhet të flas domosdoshmërisht me
ndonjë shoqe, përdor kufjet fshehurazi gjatë orës së mësimit”, thotë
adoleshentja.
Nga ana e saj, teknologjia ndryshon çdo ditë dhe së bashku me të, edhe
kufjet ndryshojnë. Të rinjtë duken më të interesuarit në këtë fushë.
Megi, e cila përdor kufjet 4-5 orë në ditë, thotë se është vazhdimisht e interesuar për modelet më të reja të kufjeve.
”Më pëlqejnë ato kufje që kanë ngjyra të forta dhe bien në sy, por në
kohët e fundit nëpër dyqane ka edhe shumë të tjera interesante, me
forma të reja apo gurë përsipër”, dëshmoi Megi.
Në një situatë ku kushdo shkëputet nga realiteti nëpërmjet vendosjes së kufjeve, janë mjekët ata që paralajmërojnë për pasojat.
Doktori Përparim Neziraj paralajmëroi se të gjithë ata që dëgjojnë me
orët të zgjatura me kufjet e tyre, mund të kenë pasoja të rrezikshme
për shëndetin.
”Pasoja më e zakonshme është ajo e dëmtimit në kanalin e veshit, sepse
shpesh herë, kufjet vendosen pa kujdes në vesh”, deklaroi Neziraj.
”Një tjetër përfundim, ndonëse i diskutueshëm për mungesën e provave të
qarta, është ajo që lidhet me sistemin nervor të veshëve, të cilët
bezdisen dhe dëmtohen prej zhurmave.
Është e qartë që këto zhurma më pas kategorizohen, por është e qartë që dëgjimi me kufje për vete përbën një zhurmë”.
Përveç këtyre pasojave të rikuperueshme, dëmtimi i sjellë nga kufjet
mund të shkaktojë edhe dëmtime të pakthyeshme, deri në humbjen e jetës,
si pasojë e mungesës së vëmendjes në qarkullim.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Instrumentet me goditje në Shqipëri
» Franca në Shqipëri
» Libofsha, një oaz serb në Shqipëri
» Shqipëri, shtohen obezët
» Bjellorusi-Shqiperi
» Franca në Shqipëri
» Libofsha, një oaz serb në Shqipëri
» Shqipëri, shtohen obezët
» Bjellorusi-Shqiperi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi