Franca në Shqipëri
Franca në Shqipëri
Një marrëdhënie
kulturore historike vjen nëpërmjet disa datave dhe i japin domethënien
“ishujve të sotëm” në një Shqipëri të komunitetit frankofon.
Për të kuptuar “atë lidhje të
ngushtë” mes kulturave të dy vendeve, pyesim studiuesin dhe përkthyesin e
40 titujve, Edmond Tupja që gjatë gjithë jetës së tij, ka rrëmuar në
“thesarin e gjuhës” elitare të shekullit të 19-të, ndërkohë që në
ish-periudhën e diktaturës, në mesin e viteve `70 ka punuar në Selinw e
Qelqtw të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork si përkthyes i frëngjishtes,
atëherë kur gjuha e “Volterit” përdorej si “gjuhë pune”.
“Në
kohën e kryqëzatave mbretrit francezë anzhuinw bën krushqi me familjen
Topiaj e që më pas lindi Tanush Topia, ish-aleat i Skënderbeut”, tregon
Tupja.
Në shekullin e 19-të Republika Autonome e Korçës ka qenë
në protektoratin francez, orientimi i rilindasve tanë drejt kulturës
franceze, hapja e liceut francez në 1917, në të cilin u kultivua
inteligjenca shqiptare dhe gjithçka finalizohet në 1965-ën kur për herë
të parë në Fakultetin e Gjuhëve të huaja hapet dega e frëngjishtes që u
shoqërua me dërgimin e studentëve të gjuhë-letërsisë në Francë.
“Diktatori
që kishte mbaruar liceun e Korçës kishte nostalgji dhe donte t’i
tregonte botës se Evropa Shqipërinë nuk e kishte izoluar”, thotë Tupja.
Dhe
kjo valë “përqafimesh kulturore” vazhdoi deri në vitet ’80-të kur
teleshikuesit filluan të shijojnë të tjera vlera të vendit, e kur
letërsia shqiptare falë përkthyesve të talentuar, njeri prej të cileve
Vedat Kokona, filloi të fliste frengjisht dhe e kundërta.
“Ka pas
qenë deri në 1991 lidhja shqiptare botonte një revistë të shkruar në
frëngjisht”, shprehet Tupja.
Dhe kjo jetë, përveçse në rrjetet
toponimike frankofile, vazhdon sot në Qendrën e Aksesit të
Informacionit, në Tiranë, ku studentët që kanë prirje ndaj frankofonisë i
krijojnë vehtes mundësi për stazhe formimi apo shkëmbime eksperiencash
me partnerë frankofonë në botë. Elona Toro nga kjo qendër tregon për
interesimin e përditshëm.
“Zakonisht studentët që vijnë marrin
informacion për detyrat e kursit dhe lëndët e ndryshme. Ka edhe pedagogë
dhe vijnë konsultohen për tezat e ndryshme që ne ofrojmë”, thotë Elona.
Një
vit, pas krijimit të Institutit Francez të Administrimit për
Marrëdhëniet në Fushën e Menaxhimit të Ndërmarrjeve”, Shqipëria
anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Botërore të
Frankofonisë në të cilën aderojnë 800 milionë banorë nga i gjithë
rruzulli. Aleksandër Xhuvani nga ky institut thotë se harta e
frankofonisë në vendin tonë përfshin jo vetëm qendrat universitare.
“Padyshim
Korça ka edhe para luftës së parë botërore tradita frankofonie. Më pas
vijnë Tirana, Shkodra apo Fieri. Aleanca franceze mundohet ta shtrijë
aktivitetin kudo”, thotë Xhuvani.
Pavarësisht globalizimit, në të
cilin është përfshirë edhe Shqipëria ku multi-gjuhësia ushtron presion,
tradita frankofone vijon.
“Gjuha franceze nuk e sheh vehten në
konkurencë me anglo-foninë. Shikohet si një shtesë apo shtojcë për t’i
ofruar një mundësi vetes”, shprehet Xhuvani.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Shpikjet informatike në Shqipëri
» Libofsha, një oaz serb në Shqipëri
» Shqipëri, shtohen obezët
» “Bota e kufjeve” në Shqipëri
» Instrumentet me goditje në Shqipëri
» Libofsha, një oaz serb në Shqipëri
» Shqipëri, shtohen obezët
» “Bota e kufjeve” në Shqipëri
» Instrumentet me goditje në Shqipëri
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi