Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libofsha, një oaz serb në Shqipëri

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Libofsha, një oaz serb në Shqipëri  Empty Libofsha, një oaz serb në Shqipëri

Mesazh nga Geri Thu 24 Feb 2011 - 7:59

Libofsha, një oaz serb në Shqipëri  FSHATI-FIER24

Ka
një vend në Shqipëri, ku përkrah flamurit shqiptar valëvitet edhe ai
serb. Bashkëekzistenca e rrallë në fshatin e Libofshës u vizitua nga
kamerat e emisionit të pasdites në Top Channel.


Fshati i ndodhur 9 kilometra nga qyteti të Fierit, ka mbledhur disa komunitete migruese ndër dekada.

Vendasit autoktonë shqiptarë jetojnë së bashku me çamët, vllehët,
por edhe me disa sllavë myslimanë, që besojnë se janë serbë. Arsyet për
këtë pretendim, janë ende të paqarta.

Të ardhur në vitin 1926 nga Novi Pazari në rajonin e Sanxhakut, një
zonë e diskutuar midis Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ku edhe sot
ekziston një identitet i fortë mysliman boshnjak, fillimisht, ata që
deklarohen si serbët e Libofshës ishin vetëm një familje.

Sot, ata janë shtuar në 112 familje ose duke iu referuar të dhënave të komunës, një total prej 432 personash.

Mahmut Bosnja, njeriu më i moshuar i këtij komuniteti, ishte ai që rrëfeu historinë e serbëve të Shqipërisë, për Top Channel.

Bosnja ishte vetëm 5 vjeç, kur bashkë me prindërit e tij u vendosën në fushat pjellore të Myzeqesë.

Një histori e ngjashme kjo, me atë të boshnjakëve të fshatit Borake
pranë Durrësit, që kërkuan mbrojtje në Shqipëri gjatë një prej
kasaphanave të Serbisë në Sanxhak, në vitet 1920.

”Në vitin 1924 u nisëm prej vendit tonë dhe erdhëm këtu. Përse? Sepse
në atë vit, në Serbi u bënë zgjedhje dhe të gjithë ata që votuan kundër
Mbretit, nisën të masakroheshin dhe të dëboheshin nga shtëpitë e tyre”,
rrëfen 92-vjeçari.

Rrugëtimi deri në vendin tonë nuk ishte aspak i lehtë. Mahmuti rrëfen me shumë kujdes historitë e treguara nga babai i tij.

Ai thotë se në vitin 1925, me urdhër të Serbisë, vapori që po
transportonte një grup të shpërngulurish nga ish-Jugosllavia do të
fundosej në det, por kjo gjë u parandalua falë ndërhyrjes së një
xhandari, pjesë e ushtrisë së Ahmet Zogut, i shpallur tre vjet pas asaj
ngjarje Mbret i Shqiptarëve.

”Anija që na transportonte ishte mbushur me eksploziv në fundin e saj,
ndërsa drejtuesi kishte një lundër dhe urdhër që të largohej. Kur
eksplozivi shpërtheu, ai tentoi të largohej, por në anije gjendej edhe
një xhandar i ushtrisë shqiptare”, kujton Mahmuti.

”Ai nxorri pistoletën dhe ia vendosi në kokë. I tha që ai do të mbetej
aty dhe do të mbytej me të gjithë të tjerët. Kështu, kapiteni i asaj
anije devijoi dhe solli mjetin deri në bregun shqiptar, duke lejuar që
të gjithë të shpëtonin.

Më pas, Ahmet Zogu dha urdhër që të gjithë emigrantët të merrnin tokë
ku të kishin dëshirë. Kështu, ne erdhëm dhe u vendosëm këtu, ndërsa
Zogu i dha urdhër banorëve të zonës që të silleshin mirë me ne”.

Edhe pse Mahmuti po i afrohet një shekulli jetë, ky besmitar mysliman
nuk i kupton dëshirat e më të rinjve të fshatit për t’u quajtur serbë
dhe nuk dëshiron më kurrë të kthehet në Serbi, as për t’u prehur në
tokën ku ka lindur.

”Ne që ishim muslimanë, nuk ikëm nga dëshira prej Bosnjes, por nga
halli dhe mizoritë jugosllave. Për mua, është toka shqiptare ajo që e
konsideroj si tokën time dhe atje dua të prehem pasi të vdes”.

Komuniteti i shpërngulur nga Serbia në vitin 1924 nuk ishte përmendur ansjëherë në media, deri shtatorin e vitit të kaluar.

Në atë kohë, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, së bashku me
kryetarin e komunës Libofshë, përuruan hapjen e një qende për mësimin e
gjuhës serbe.

Në atë moment, shumë anëtarë të këtij komuniteti sllavishtfolës, nisën
të thonë se ishin serbë. Pavarësisht lumenjve të gjakut të derdhur në
Bosnje Hercegovinë dhe masakrave të serbëve kundër muslimanëve, duket
se diçka i ka mbushur mendjen banorëve që të besojnë se janë serbë.

”Në datën 18 shtator 2010 u hap kursi i sërbishtes në Libofshë. Erdhi
ambasadori Zariç, së bashku me stafin e ambasadës dhe me kryetarin e
Komunës, bënë inagurimin. Ndërsa në 26 janar, erdhën tre deputetë të
Serbisë, së bashku me stafin e ambasadës”, tregon Eqeremi, një prej
banorëve të Libofshës.

Me financimin e Ministrisë Serbe për Diasporën, kursi i gjuhës
zhvillohet nga mësuesi Zoran Hajkoja nga Shkodra, i cili në Liborfshë
një herë në javë, në përpjekje për të ndihmuar banorët myslimanë të
forcojnë vetëdijen serbe.

Në mungesë të tij, është asistenti Veli Shkreli-Maniç, që mëson
fëmijët. Vendi ku ata zhvillojnë mësim është një dhomë që Eqeremi ka
liruar në shtëpinë e tij. Në fshatin e Libofshës dhe krahniat, në një
përpjekje për të ngjallur nacionalizimin serb, kanë ardhur disa
politikanë nga Beogradi.

”I kemi kërkuar deputetëve serbë që të sigurojnë edukim falas për
fëmijët, që të japin një asistencë, aq sa kanë mundësinë, për të
moshuarit dhe të na ndihmojnë me pajisje bujqësore e plehra kimikë,
pasi kjo është një tokë e punueshme, por deri tani nuk na kanë dhënë
asnjë ndihnmë”, thotë Eqeremi.

”Me gojë, na kanë premtuar që të gjitha kërkesat tona do të realizohen,
por në të vërtetë, nuk kanë konkretizuar ende asnjë prej premtimeve”.

Ndërsa në debatin mbi kombësinë e kësaj pakice, Eqeremi, me prejardhje
sllave, mbron tezën e kombësisë serbe, duke treguar disa dokumente që
sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.

”Gjyqi ka lindur në Novi Pazar dhe ky është një dokument i gjyshit, i
cili vërteton se është një emigrant që ka ardhur në Shqipëri”, thotë
Eqeremi, duke iu referuar pasaportës që ka trashëguar nga paraadhësi.

”Përderisa serbët dhe bosnjakët flasin një gjuhë, është e vështirë të
vendoset me saktësi se çfarë jemi, por duke qenë se kjo zonë sot i
përket Serbisë, atëherë i bie të themi që jemi serbë”, përfundoi
Eqeremi.

”Unë nuk them dot që jam boshnjak, pasi nuk kam asnjë lidhje me ta dhe të gjithë banorët e sotëm të Novi Pazarit janë serbë”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi