Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Instrumentet me goditje në Shqipëri

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Instrumentet me goditje në Shqipëri Empty Instrumentet me goditje në Shqipëri

Mesazh nga Geri Fri 14 Jan 2011 - 9:38

Instrumentet me goditje në Shqipëri LG002004
Rëndësia e
instrumenteve me goditje, siç janë pjatat brenda një bande frymore, u
vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të pasdites në Top Channel.


Shpesh herë, kur shikojmë një bandë
duke luajtur, personi që mban pjatat metalike në duar duket si më i
pakualifikuari, aq sa krijohet përshtypja se kushdo është në gjendje t’i
përplasë ato në momentin e duhur.

Gridi Kraja, dirigjent dhe instrumentist i veglave me perkusion thekson
se nëse diçka e tillë do të ndodhte, atëherë e gjithë orkestra do të
shkatërrohej.

”Muzikanti e njeh rëndësinë e instrumentit sado i lehtë të jetë ai për
t’u luajtur, pasi dhe kompozitori që i ka dhënë hapësirë ka qenë një
gjeni, por një sy i lirë pjatën mund ta marrë shumë të lehtë”, pranon
Kraja, që nisi karrierën e tij me pjatat në moshën 5-vjeçare.

”Pjatat janë një instrument shumë i lashtë, jetik për nga pikëpamja
muzikore për bandat. Krijon atmosferë kulmore dhe absolutisht s’mund ta
përdorë një person që s’ka dijeni.

Ato japin mbështetjen ritmike, metalike aq të nevojshme për një marsh,
karakteristikë e bandave frymore. Por, ato e kanë gjetur veten dhe në
orkestrat simfonike. Dhe në këtë studio provash, përdorimi i tyre është i
gjerë”.

Sipas Krajës, rëndësia e instrumenteve me perkusion është jetike në
muzikën moderne. “Rëndësia e këtyre instrumentave është shumë e
rëndësishme në ditët e sotme, pasi muzika tani nuk bazohet në harmoni
dhe ska më meloditë e ndjeshme klasike e romantike”.

Megjithëse në Shqipëri nuk ka një degë profesionale ku mund të studiohen
instrumentet me goditje dhe të merret një diplomë në këtë drejtim, të
rinjtë tërhiqen nga joshja e pjatave.

”Për fat të keq interesi është i vogël, edhe pse ka të rinj të
talentuar”, thotë Kraja. “Më e keqja është se mungojnë shumë instrumenta
dhe e kemi të pamundur të organizojmë shfaqje madhore me pjatat”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi