Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bjellorusi-Shqiperi

3 posters

Shko poshtë

Bjellorusi-Shqiperi Empty Bjellorusi-Shqiperi

Mesazh nga Geri Tue 12 Oct 2010 - 5:16

Bjellorusi-Shqiperi 20101011185326kombetarja
Kombetarja shqiptare do te perballet sot Bjellorusine ne stadiumin e Dinamo te Minskut per eliminatoret e Euro 2012.

Perballja e katert ne Grupin D e gjen Shqiperine ne nje situate jo te mire per shkak te mungesave te shumta si Lorik Cana Erjon Bogdani apo Debatik Curri.

Mungesat e kane detyruar ndihmesin e Kuzhes qe ne mbrojtje te vendose mes Telit dhe Beqirit nderkohe qe ne sulm Bogdani nuk do te zevendesohet me askend duke qene se Shqiperia ta filloje ndeshjen me nje sulmues te vetem Hamdi Salihin i cili do te ndihmohet nga Ervin Skela. Ne mesfushe do te luajne gjithashtu Bulku Lila Agolli dhe Muzaka.

Nderkohe njoftohet se kundershtari i Shqiperise Bjellorusia nuk do te kete te gatshem sulmuesit Sergei Kornilenko dhe Vitali Kutuzov nderkohe qe ne dyshim eshte edhe Aleksander Hleb.

Shqiperia do te luaje ne Bjellorusi ndeshjen e saj te katert te eliminatoreve te Kampionatit Europian kunder nje rivali te drejtperdrejte jo vetem te barabarte ne statistika - pas tri ndeshjeve te para secila skuader ka nga 5 pike - por dhe kundershtarit me te cilin besohet se do te luftoje per vendin e katert ne grupin D ku bejne pjese edhe te fortat Franca Bosnja Rumania dhe Luksemburgut modest.

Ne viziten e fundit ne Minsk para kater vitesh 2 shtator 2006 atehere Shqiperia e drejtuar nga Oto Baric barazoi 2-2 me dy gola te realizuar nga kapiteni Ervin Skela me penallti dhe ish-lojtari i Kombetares Besnik Hasi nga nje goditje denimi.

Tashme pas humbjes shokuese te Shqiperise me Bjellorusine me 4-2 ne Tirane 17 nentor 2007 gjerat kane ndryshuar jo vetem se Shqiperine tani e drejton ndihmesi boshnjak i trajnerit kroat Josip Kuzhe Xhemal Mustedanagic por se kuqezinjte do te laujne ne Minsk Dinamo Stadio 1930 pas nje serie prej tete ndeshjesh pa humbur e per me teper me dy barazime ndaj dy prej ekipeve me te forta ne grup 1-1 me Rumanine dhe 1-1 me Bosnjen.

Bjellorusia qe nga ana e saj drejtohet prej me shume se tre vjetesh nga gjermani Bernd Shtange pas fitores surprize me Francen ne Paris 1-0 barazoi pa gola ne shtepi me Rumanine dhe po me kete rezultat ne transferte me Luksemburgun modest cka e ka komplikuar jo pak amtosferen ne kampin bjellorus qe e sheh Shqiperine si nje mundesi te shkelqyer per te rimare veten.


Me tri mungesa thelbesore ne formacionin titullar mbrojtesit Lorik Cana dhe Debatik Curri te demtuar si dhe sulmuesin kryesor Erjon Bogdanin te pezulluar trajneri Xhemal Mustedanagic pas provimimit kunder vendlindjes se tij Bosnjes do te synoje te kthehet ne atdheun e tij sportiv te pakten me nje pike cka do te thoshte jo vetem 6 pike pas kater ndeshjes por dhe me nje premio prej 300 mije eurosh te premtuara nga Federata Shqiptare e Futbollit per tu shperndare lojtareve dhe stafit.

Kunder Bjellorusise do te jete ndeshja e dyte pa Josip Kuzhene ne bankine por dhe kesaj radhe besohet se kroati do ta udhezoje ndihmesin e tij boshnjak permes celularit ashtu sic edhe beri ne takimin kunder Bonjes madje nga dhoma e tij ne Spitalin Amerikan ne te cilen Kuzheja kaloi 9 dite pas hemorragjise cerebrale.


Renditjet ne FIFA kryeson Bjellorusia

Ne renditjen e fundit te FIFA-s ate per muajin gusht 2010 Shqiperia ndodhet ne vendin e 67-te kurse Bjellorusia pozicionet ne vendin e 55-te njeheresh edhe renditja me e mire historike e bjelloruseve.

Bastet pro fitores bjelloruse

Edhe kompanite e basteve e shohin si favorite Bjellorusine kjo dhe nga fakti qe luan ne shtepi fitorja e vendasve kuotohet mesatarisht 1.80 barazimi i mundshem vleresohet me 3.20 ndersa fitorja e Shqiperise eshte kuotuar dukshem lart 4.70 kjo nisur edhe nga rezultatet e fundit direkte midis dy kombetareve.

Precedentet me Bjellorusine
Bjellorusia eshte nje nga pese kundershtaret e Shqiperise ne Grupin D ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 finalet e te cilit do te luhen ne Poloni dhe Ukraine. Me Bjellorusine kemi zhvilluar dy ndeshje per eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 nen drejtimin e Oto Baricit. Barazuam ne Minsk me rezultatin 2-2 golat nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi ndersa humbem ne Tirane me rezultatin 4-2 nen drejtimin e Slavko Kovacicicit golat nga Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani. Bjellorusia nuk mund te konsiderohet nje kundershtar i lehte.



KAMPIONATIT EUROPIAN
ELIMINATORET GRUPI D

Ndeshjet 12 tetor
Bjellorusi-Shqiperi
Luksemburg-France

Renditja ne grupin D
1. Franca 3 6
2. Shqiperia 3 5
3. Bjellorusia 3 5
4. Bosnja-Herc. 3 4
5. Rumania 3 2
6. Luksemburgu 3 1





Bjellorusi-Shqiperi Formacioni-shqiperi-biellorusi-300x240

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Bjellorusinë, me të cilën do të diskutojnë dhe vendin e dytë në grupin D.Pas mungesave të deklaruara, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë.Në provën e fundit, trajneri Mustedanagic ka provuar dhe formacionin që pritet të jetë në fushë ditën e martë që nga minuta e parë.Porta do t’i besohet sërish veteranit Arjan Beqaj, ndërkohë që mungesën e Canës pritet ta mbulojë Admir Teli.Mesa duket shkodrani ka fituar duelin me bashkëqytetarin e tij Elvin Beqiri për të qenë në formacionin e parë.Në pjesën tjetër të këtij reparti do të jenë Vangjeli, Dallku dhe Agolli.Mesfusha do të jetë e mbipopulluar, Lila, Lika, Bulku Duro dhe Skela.Kapiteni mund të jetë pak më i avancuar dhe pritet të ndihmojë Salihin në gjetjen e golit, sulmuesi i vetëm i Shqipërisë në këtë sfidë.
tch
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bjellorusi-Shqiperi Empty Re: Bjellorusi-Shqiperi

Mesazh nga Dewil Tue 12 Oct 2010 - 5:23

do jet nje ndeshje shum e veshti por jam i bindur qe do e fitojm ket ndeshje kam besim te djemt tan bile e kam ba ne skedni nje 2 tmadh per kombetaren

Shqiper Bjellorusi-Shqiperi 176923 Bjellorusi-Shqiperi 80552
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bjellorusi-Shqiperi Empty Re: Bjellorusi-Shqiperi

Mesazh nga Geri Tue 12 Oct 2010 - 9:04

FTBelarus2 - 0Albania Sad
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bjellorusi-Shqiperi Empty Re: Bjellorusi-Shqiperi

Mesazh nga Dewil Tue 12 Oct 2010 - 9:09

nje ndeshje shum e dobet nga ana e kombetres ton me ket loj qa ben sonte nuk jan as per ne Afrika kup Bjellorusi-Shqiperi 683774 Bjellorusi-Shqiperi 683774 Bjellorusi-Shqiperi 683774
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bjellorusi-Shqiperi Empty Re: Bjellorusi-Shqiperi

Mesazh nga engjell a djall Tue 12 Oct 2010 - 9:11

vertet keq
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bjellorusi-Shqiperi Empty Re: Bjellorusi-Shqiperi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi