Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperi-Bosnje

4 posters

Shko poshtë

Shqiperi-Bosnje  Empty Shqiperi-Bosnje

Mesazh nga Geri Tue 5 Oct 2010 - 5:51

Diten e premte ne oren 20:30 ne stadiumin kombetar Qemal Stafa zfillohet ndeshja eleminatore per europjanin 2012
Shqiperi - Bosnje

Shqiperi-Bosnje  Shqipe10

Une dhe Dewil dhe miqt tane do e mbeshtesim kombetaren ne Stadium , keto kohe kemi me shum nevoj per tifozeri t'ju japim zemer kombetares tone qe dhe tranjerin se kan ne pankin por ne spital , nje z.tranjer kemi nje nga Boznja sado qe ai premto qe do ta mund vendin e vet




Shqiperi-Bosnje  Shqiperiaa_132449487
Lista kuqezi: Rikthehen Lala dhe E.Beqiri



Trajneri i kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, ka publikuar listën e kuqezinjve, që ka thirrur për dy eliminatoret e radhës në Grupin D, në kuadrin e Kampionatit Europian 2012, ndaj Bosnjë Hercegovinës, më 8 tetor, në stadiumin “Qemal Stafa“, dhe ndaj Bjellorusisë, më 12 tetor, në Minsk. Bie në sy rikthimi i kapitenit të Shqipërisë, Altin Lala, pjesë e Hanover 96 në Gjermani, por edhe grumbullimi i portierit, tashmë rezervë te Dinamo, Isli Hidi, ndërkohë që mbeten jashtë kombëtares portierë të tjerë të spikatur në kampionatin shqiptar, si Orges Shehi dhe Ilion Lika. Megjithatë, këto janë zgjedhje të trajnerit Kuzhe, sepse portier titullar i kombëtares, i padiskutueshëm, mbetet Arian Beqaj. Kështu që diskutimi për portierin rezervë të kombëtares, ndoshta përbën një luks të madh dhe të panevojshëm për Shqipërinë. Rikthim në kombëtare ka edhe për Elvin Beqirin, i cili duket se është thirrur “nën armë“ nga Kuzhe, si pasojë e dëmtimit të Debatik Currit dhe mbetjes së tij larg fushave të blerta për të paktën 6 muaj. Gjithashtu, sa i takon Altin Lalës, vetë Kuzhe ka bërë një saktësim, se lojtari në fjalë është i dëmtuar dhe nuk do të jetë gati për Bosnjën, por ndoshta bëhet gati për Bjellorusinë. Një grumbullim më shumë moral, mesa duket, i Lalës në kombëtare. Vend në listën kuqezi ka sërish për Ervin Skelën, pavarësisht se ky i fundit, që nga korriku i këtij viti, është pa skuadër, pa praktikë loje, pa stërvitje të rregullt dhe të “kornizuar” nën një regjim prej profesionisti. Cka tregon se Kuzhe nuk bën dot pa fantazistin kuqezi, nuk po mendon dhe as beson tek një alternativë tjetër, me funksionet e vlonjatit kuqezi. Lista përbëhet prej 23 lojtarësh, 3 më shumë se kundërshtari i 8 tetorit, Bosnja, duke treguar se Kuzhe ka dyshime mbi formën e ndonjërit prej tyre, të cilët kërkon t’i shikojë më mirë në grumbullimin që do të organizojë para dy sfidave kualifikuese në fjalë.
Më poshtë, ja edhe lista e lojtarëve të thirrur nga Kuzhe për ndeshjet me Bosnjë Hercegovinën, në Tiranë, dhe me Bjellorusinë, në Minsk, të parashikuara të luhen brenda katër ditëve, më 8 dhe 12 tetor 2010.

Lista e kuqezinjve
1. Arjan Beqaj Olimpiakos Nikosia
2. Isli Hidi Dinamo
3. Samir Ujkani Novara
4. Andi Lila Tirana
5. Armend Dallku Vorskla Poltava
6. Kristi Vangjeli Aris Selanik
7. Ansi Agolli Karabak
8. Admir Teli Karabak
9. Lorik Cana Gallatasaraj
10.Endrit Vrapi Skënderbeu
11.Elvin Beqiri Hazar Lankaran
12.Ervin Bulku Hajduk Split
13.Ervin Skela Pa skuadër
14.Altin Lala Hanover 96
15.Klodian Duro Lask Linz
16.Jahmir Hyka Panionios
17.Gilman Lika Diarbarkispor
18.Emilian Vila Dinamo
19.Gjergj Muzaka Dinamo
20.Erjon Bogdani Çesena
21.Hamdi Salihi Rapid Vjenë
22.Edmond Kapllan Augsburg
23.Elis Bakaj Dinamo

Bosnje Hercegovina, 20 lojtarë për Shqipërinë
Trajneri i kombëtares së Bosnje Hercegovinës, Safet Sušić, ka bërë publike të hënën listën prej 20 lojtarësh, që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të “Euro 2012”, në Grupin D. Ndeshjen e parë boshnjakët do ta kenë me kuqezinjtë tanë, më 8 tetor, ora 20.30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ndërsa pas katër ditësh presin në shtëpi Luksemburgun. Lista e kombëtares së Bosnjes për dy kualifikueset në fjalë, është si më poshtë:
Portierë: Kenan Hasagić (Istanbul BB SK), Asmir Begović (Stoke City)
Mbrojtës: Mensur Mujdža (Freiburg), Ognjen Vranješ (Sherif Tiraspol), Safet Nadarević (Eskisehirspor), Boris Pandža (Mechelen), Emir Spahić (Montpellier), Adnan Mravac (Ëesterlo), Sanel Jahić (AEK Athens) i muhamed Subašić (Olimpic Sarajevo);
Mesfushorë: Haris Medunjanin (Maccabi Tel-Aviv), Miralem Pjanić (Olympique Lyon), Elvir Rahimić (CSKA Moskva), Senijad Ibričić (Hajduk Split), Zvjezdan Misimović (Galatasaray), Senad Lulić (Young Boys Bern), Semir Štilić (Lech Poznan);
Sulmues: Ermin Zec (Genclerbirligi), Vedad Ibišević (Hoffenheim) i Edin Džeko (Wolfsburg).

Kuzhe: Tundimi ynë, maksimumin ndaj Bosnjës!
Josip Kuzhe gëzon një status të bukur në Shqipëri. Që nga dita kur ka debutuar në stolin e kombëtares shqiptare, në menunë e kësaj të fundit kanë ndryshuar disa gjëra për mirë. Dëshmi për këtë është një seri prej shtatë ndeshjesh pa humbje, cka përbën një paralajmërim të mjaftueshëm për lojtarët e përfaqësueses së Bosnje Hercegovinës, që pas 11 ditësh do të jenë mysafirë në Tiranë, jo për shëtitje, por për të marrë një fitore. Si e vetmja mundësi që formacioni i drejtuar nga Safet Susic të mbetet në korsinë e pretendentëve në grupin D, për të zënë njërin nga dy vendet e para, të cilët të dërgojnë në finalet e “Euro 2012”. Por, nuk do shumë mend të kuptohet që shqiptarët janë tmerrësisht të motivuar, pas një fillimi të shkëlqyer në kualifikimet për Kampionatin Europian 2012. Mbajnë vendin e parë në grupin D, me 4 pikë, një fitore dhe një barazim. Në veçanti, barazimi në Rumani tregon me të vërtetë se Shqipëria nuk është më një ekip i pafajshëm. Dy ndeshje-katër pikë, tregojnë se shqiptarët kanë mundësi për më lart, por për ta konfirmuar vetveten, ata duhet të mundin Bosnjën. Me të njëjta direktiva për ndeshjen e 8 tetorit në Tiranë.
“Fakti që ne kemi shtatë ndeshje pa humbje, prej të cilave dy fitore dhe pesë barazime, tregon një nivel të caktuar të cilësisë së kombëtares që unë drejtoj, me të cilën mund të arrijmë një rezultat të mirë edhe ndaj Bosnjes. Tani, në këtë seri të suksesshme, ka më shumë ndeshje miqësore, kështu që ne do tashohim vetëm në sfidat kualifikuese që vijnë, se sa të aftë jemi realisht. Sigurisht, jemi të kënaqur me gjërat që kemi realizuar në dy ndeshjet e para eliminatore, sidomos me atë që treguam kundër Rumanisë, e cila, sipas mendimit tim, ka aktualisht një ekip të madh,“ – shprehet trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.
Lojëra të ngurta
Është e qartë se Shqipëria përbën një kundërshtar shumë të vështirë, sidomos kur luan në fushën e saj, para tifozëve të vet të zjarrtë. Kuzhe, në ndeshjen e parë në Rumani, në pjesën dërrmuese të lojës luajti me një skemë jashtëzakonisht difensive, 5-4-1, ndërsa ndaj Luksemburgut e nisi ndeshjen e dytë kualifikuese në Tiranë në një sistem klasik 3-5-2. Në të dyja ndeshjet e shqiptarëve ra në sy “ lakuriqësia“ e tyre për të ndërtuar një manovër sulmuese efektive dhe të qartë. Kjo të lë përshtypjen se shqiptarët qëndrojnë fort më shumë në një lojë të tillë, kur topi duhet të largohet me cdo mënyrë nga zona e tyre. E thënë ndryshe, ata dinë t’u prishin punë kundërshtarëve, por jo të ndërtojnë për vete. Kuzhe, me këtë deklaratë nuk pajtohet: “Ne jemi ndeshur me shumë ekipe të vështira dhe kemi ditur t’i përballojmë me sukses ato. Ne kemi një cilësi të caktuar në ekip, pak më e keqe në raport me ekipet e tjera të grupin tonë. Natyrisht, me përjashtim të Luksemburgut, por nuk mund të themi se dimë vetëm të shkatërrojmë e të prishim lojën e kundërshtarit. E bëjmë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme, kur kundërshtari kontrollon topin, ndërsa kemi një organizim të mirë në mesfushë. Ne jemi të fortë edhe në kalimin në lojën ofensive, sic kemi treguar edhe në të kaluarën. Ndeshja me Rumaninë e tregon qartë këtë, sepse ditëm të reagonim, ta zhvendosnim lojën në zonën e portës së kundërshtarit, madje falë presionit që ushtruam nxorëm edhe golin. Dhe po e përsëris, këtë gjë e bëmë ndaj Rumanisë, në shtëpinë e saj, ndaj një ekipi të fortë dhe shumë të motivuar në këto kualifikime. Mos harroni, rumunët do të fitojnë në Francë dhe kjo s’përbën asnjë cudi për mua!”
Luksemburgu, megjithatë, solli torturën për të dalë te goli. Shqiptarët e kanë mjaft të vështirë për të ardhur deri tek konkludimi. “Luksemburgu është një ekip që mbrohet shumë mirë. Ka një grup të mirëorganizuar. As ju, nuk keni zhvilluar ndonjë lojë të veçantë në Luksemburg, pavarësisht se keni shënuar tre gola në fillim të ndeshjes, për mua, si rezultat i ditës më të keqe të portierit luksemburgas, i cili kundër nesh ishte lojtari më i mirë në lojë. Me pak fjalë, çdo ndeshje është e vështirë, dhe dallimi në cilësi mund, ose nuk mund të duket, kur ballafaqohen ekipet e dorës së dytë me ato të ashtuquajturat elitare në grupin tonë kualifikues,“ – sqaron Kuzhe.
(Dis)Avantazhet e Bosnjes
Bosnje Hercegovina, në dy ndeshjet e para kualifikuese pritej të merrte 6 pikë të plota. Pas fitores në Luksemburg, boshnjakët e thyen me humbje, në shtëpi, ndaj Francës. Trajneri Safet Susic e shikon me tepër rëndësi, madje ngul këmbë me vendosmëri në këtë pikë, se ekipi që drejton duhet të kthehet në rrugën e fitores në Shqipëri, ndryshe komplikon seriozisht pozitën e vet në këtë fushatë eliminatoresh. “Para së gjithash, unë vlerësoj “menunë“ e ekipit tuaj kombëtar. Në radhët e të cilit ka lojtarë mjaft cilësorë. Unë jam i vetëdijshëm për avantazhet dhe disavantazhet e Bosnjës në këtë ndeshje. Kam parë shumë lojëra të Bosnje Hercegovinës. Mund të them se ju kam përcjellë rregullisht që nga viti i kaluar, me të mirat dhe të këqijat që keni pasur. Njëkohësisht, mund të them se ne kemi individë të shquar në kombëtare, në gjendje që të vendosin fatin e ndeshjes në çdo moment. Bosnja ka një potencial të jashtëzakonshëm lojtarësh, që luajnë në ligat dhe klubet më të forta të Europës, të aftë të bëjnë më të mirën e mundshme edhe në ekipin e tyre kombëtar. Pa numëruar përparësitë, zakonisht vijnë “në ngjyrë të kuqe“ disavantazhet. Është normale që ju keni difekte të caktuara, të cilat ne do të kërkojmë t’i shfrytëzojmë. Për shembull, mbrojtja është pjesa më e keqe e ekipit tuaj. Kjo, jo për nivelin e lojtarëve që luajnë në mbrojtjen tuaj, por për shkak të stilit të lojës difensive që aplikon Bosnja. Kjo mënyrë loje mund të lërë mjaft hapësira për kundërshtarin. Sigurisht, ne duam që të fitojmë dhe do të japim maksimumin për t’ia arritur këtij objektivi. Ajo që do të jetë me rëndësi të madhe për ne lidhet drejtpërdrejt me bllokimin e individëve tuaj, me cilësi mjaft të mira, veçanërisht ato ofensivë. Ne jemi të vetëdijshëm se Bosnja ka një ekip të fortë, por do të përpiqemi për t’i neutralizuar pikat e forta të saj,“ – analizon trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe.
Dhe natyrshëm, pyetja jonë për Kuzhen do të ishte: “A do të thotë kjo se ju do të ndërmerrni edhe kundër Bosnjes, të njëjtën taktikë të stërpërforcuar mbrojtëse, si kundër Rumanisë?“ Trajneri i shqiptarëve e mohon këtë, të paktën tani për tani, teksa nënvizon: “Kurrsesi jo, sepse do të ishte cmenduri për ta lënë topin në zotërimin tuaj në pjesën kryesore të terrenit. Nëse do të lejojmë që Bosnja të zotërojë lojën përreth 30-40 metra largësi nga zona jonë, kjo do të ishte katastrofike. Nuk jeni më të fortë se rumunët, përkundrazi, ndaj ne do të bëjmë presion më të madh në mesfushë. Pra, do t’ju presim që aty, për t’iu zmbrapsur. Ne jemi të karikuar në maksimum, për të dhënë njëqind për qind të mundësive. Tundimi për të marrë fitoren do të na udhëheqë në këtë ndeshje, pasi nuk kemi aspak frikë. Pastaj, në fund, le të fitojë më i miri. Nuk ka kuptim të luajmë në mbrojtje kundër ekipeve të tilla, me repartin më të mirë sulmin, sic e ka Bosnja.“
Duke folur për cilësitë e ekipit që drejtohet nga Safet Sušić, trajneri i Shqipërisë kujton një ndeshje miqësore kundër Gjermanisë. “ Pjesën e parë, Bosnja ka luajtur një ndeshje të madhe. Aty është parë forca juaj, sepse keni mposhtur grupin, i cili më vonë shkëlqeu në kampionatin botëror. Pjesa e dytë ishte tjetër histori, pastaj, sepse u ndëshkuat nga disa gabime të çuditshme. Megjithatë, Bosnja ka treguar potencial të madh dhe plot cilësi në performancat e saj të fundit, cka meriton vlerësim maksimal të të gjithë kundërshtarëve të saj,” - tha Kuzhe.
I përvuajtur nga gazetarët
Të vendosësh kontakt telefonik me Josip Kuzhen, ka qenë dicka jo pak e vështirë. Ne e thirrëm atë në tre numra të ndryshëm, të cilët i siguruam nga kolegët e tij kroatë, për të na treguar se si po e përgatit ndeshjen e 8 tetorit strategu i kombëtares së Shqipërisë. Në fund, përtej receptorit të telefonit na u shfaq Kuzhe, disi pa qejf për të komunikuar. Dhe ai na e shpjegoi se përse. “Të them drejtën, nëse iu përgjigjem pozitivisht të gjithë gazetarëve që më dërgojnë mesazhe dhe thirrje telefonike, unë duhet të kaloj gjithë ditën në telefon, duke dhënë intervista. Këto ditë më janë kthyer në dicka rutinë, të përhershme, thirrjet telefonike të gazetarëve nga Bosnja, apo dërgimi i SMS-ve, që kërkojnë të bisedojnë me mua,” - tha Kuzhe.

Boshnjakët: Kuzhe të kujdeset për ekipin e tij!
Borče Sredojević, ndihmëstrajner i kombëtares së Bosnje Hercegovinës, ndihet i sikletosur nga intervistimet e shpeshta të Josip Kuzhesë, ditët e fundit, nga shtypi boshnjak. Për pasojë edhe ka reaguar, duke u shprehur: “Nuk është puna e tij të komentojë nëse Pjanić, Ibričić dhe Misimovic mund të luajnë bashkë, apo jo, në të njëjtin ekip. Ata janë mjeshtra dhe dinë ta tregojnë këtë shumë herë më mirë se trajneri i kombëtares shqiptare.”
Gjithsesi, Borče Sredojević, aktualisht edhe trajner i FK Leotar Trebinje, një ekipi të superligës së Bosnjë-Hercegovinës, sjell në qendër të vëmendjes së ekipit të tij kombëtar atë që po ndodh rreth “legjionarëve” boshnjakë, që luajnë në Europë. Ai vuri në dukje se lëndimi i kapitenit Emir Spahiç është një lajm i keq për kombëtaren e drejtuar nga Susic.
- A besoni se kapiteni ynë do të jetë gati për të përmbushur misionin e tij, në ndeshjen që na pret muajin e ardhshëm në Tiranë?
- Unë jam optimist. Sidoqoftë, po mendojmë për të luajtur edhe pa atë. Nuk mund ta fsheh, kapiteni Spahic është sigurisht një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë.
- Si do ta vlerësonit performancën e lojtarëve të kombëtares boshnjake gjatë fundjavës, me klubet e tyre?
- Gjëja më e rëndësishme është se nuk ka pasur ndonjë dëmtim, me përjashtim të Spahiçit. Ibričić përsëri luajti mirë. Pjanic ishte në stol, por kjo nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
- Në Bundesligë, në tri ndeshjet e para, Sejad Salihoviç tregoi klasin e tij…
- Unë jam dakord se Salihovic po kalon një formë të mirë sportive. Kundër Šhalkes realizoi një gol mjeshtëror. Kjo gjë u mungon shumë prej lojtarëve tanë. Ky është një lojtar polivalent, që mund të luajë në disa pozicione në ekipin kombëtar, ndaj forma e tij e mirë na gëzon.
- Trajneri i Shqipërisë, Josip Kužhe, ka folur me detaje për kombëtaren boshnjake, madje duke thënë se Pjanić, Ibričić dhe Misimovic nuk mund të luajnë së bashku, në të njëjtën kohë, në një ekip…
– I kam lexuar në mediat boshnjake deklaratat e shpeshta të tij dhe më ka bezdisur, t’u them të drejtën, hapësira që ju gazetarët i keni dhënë Kuzhes. Unë mendoj se ajo që ka thënë Kuzhe nuk është aspak e saktë. Do t’i sugjeroja atij të kujdeset për ekipin e vet, jo për Bosnjën. Nuk është e drejtë dhe kompetencë e tij të komentojë nëse Pjanić, Ibričić dhe Misimovic mund të luajnë së bashku në të njëjtin ekip. Ata janë mjeshtra të futbollit të sotëm dhe bashkëjetesën e tyre normale në kombëtaren boshnjake e kanë dëshmuar shumë herë. Megjithatë, unë nuk dua të merrem shumë me Kuzhen, por më cudit hapësira që mediat tona i kushtojnë deklarimeve të tij.
- A keni filluar të mblidhni informacione për kombëtaren dhe zgjedhjet e Shqipërisë?
- Sigurisht. Ata po i studiojmë në detaje. Kemi disa CD me lojërat e tyre. Mendimi im është se do të festojmë në fund të takimit me Shqipërinë, falë ekipit që kemi dhe përgatitjeve që po bëjmë. Besoj se në këtë parashikim timin ka doza të pranueshme optimizmi, por aspak euforie.
- Por Bosnja zhgënjeu jo pak në ndeshjen e fundit, kundër Francës, brenda në shtëpi…
- Nuk ndaj këtë mendim me juve, sepse kjo ndeshje ishte krejt e hapur. Ne e kemi humbur betejën me Francën në mesfushë. Francezët na imponuan lojën e tyre dhe kjo është arsyeja pse jemi mposhtur. Duhet të kihet parasysh se ky është vetëm fillimi i kualifikimeve. Për ne është me rëndësi ta përgatisim ekipin mendërisht për duelin e radhës me Shqipërinë, ku synojmë 3 pikët.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperi-Bosnje  Empty Re: Shqiperi-Bosnje

Mesazh nga Geri Wed 6 Oct 2010 - 6:17

A jeni Gati Shqiperi-Bosnje  80552