Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përdhosja e flamurit shqiptar, skenar i paramenduar serb ?

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Përdhosja e flamurit shqiptar, skenar i paramenduar serb ? Empty Përdhosja e flamurit shqiptar, skenar i paramenduar serb ?

Mesazh nga Dewil Thu 14 Oct 2010 - 3:27

Përdhosja e flamurit shqiptar, skenar i paramenduar serb ? Kurir_-300x150
Ne perkthim shqip: Mos bleni kot te drejtat televizive se ndeshja do te nderpritet qysh ne fillim

Se djegja e flamurit kombëtar shqipëtar dhe ndëprerja e ndeshjes mesItalisë dhe Serbisë ka qenë skenar I përgaditur e ka bërë të diturgazeta serbe “Kurir” ku ka botuar një foto dëshmi ( shiko foton në tëmajtë ) se si një anëtar I forumit të njohur serb para fillimit tëndeshjes ku është debatuar rreth blerjes së drejtës televizive tëndeshjes Itali – Serbi , ka shkruar : Mos lodheni të bleni të drejtattelevizive se ndeshja do të ndëpritet para se të fillojë ! Dhe kështundodhi me të vërtetë…( Nga e ka ditur serbi I forumit këtë gjë ? )
Por cilët janë shkaqet që erdhi deri te kjo ? Sipas medieve serbe atojanë dy. E para është ti kundërvihen në përgjithësi politikës së BorisTadiçit që njëherit është edhe tifoz I Partizanit ( ata tifoz serb nëItali ishin të Cërvena Zvezdës ) dhe e dyta që është më pak bindësesipas tyre është se gjithë kjo është skenar italian që të përjashtojnëSerbine nga kualifikimet e metutjeshme.
Por cili është skenari I tretë që çoi tifozin Ivan Bogdanov njëmaqedonas që jeton në Serbi te kall flamurin shqiptarë dhe më vonë tëndërpitet ndeshja ? Portali Shqipmeda ka bërë veshtrim nga një këndtjetër…Jo rastësisht, gjithnjë në momentet kyçe diplomatike (siç ështëvizita e Sekretares Amerikane të shtetit në rajon), politika eBeogradit, me organizimin e incidenteve të ndryshme, tenton të krijojëtension për të dhënë mesazhe diplomatike se pavarësia e Kosovës,vazhdon të krijojë destabilizime rajonale dhe nuk është zgjidhje eduhur afatgjate. Për ta realizuar këtë, ata përdorin çdo mjet tëmundshëm diplomatik ose jo, që e kanë në dispozicion. Çdo organizimndërkombëtar në nivel diplomatik, përdoret nga Serbia për të krijuartensione të këtilla fallco, poashtu ata tentojnë të perdorin edhelidhjet e tyre kombëtare me sllavët e tjerë përreth për të krijuartensione rajonal, siç është rasti me politikën në Maqedoni, Bosnje dheMal të Zi, të cilët edhe për skaj trysnisë ndërkombtare, shpeshkrijojnë amulli në relacion me institucionet shtetërore të Kosoves, porkur këto alternativa në momente kyçe diplomatike, i mungojnë Serbisë,atëherë ata tentojnë të inskenojnë ekcese të llojit të fundit, apo tëkeqperdoren shqiptarët e Preshevës (arrestimet e shqiptareve atje, apoprovokime tjera te ngjajshme), si karem për realizimin e këtyre planeve.
Këtë herë serbet shrytëzuan edhe një ndeshje ndërkombëtare futbolli përta tërhequr vemendjen e opinionit boterorë, për kontestetshqiptaro-serbe dhe për të krijuar trysni diplomatike ndërkombëtare qëtë ndryshojnë qasjen e tyre për pavarësinë e Kosovës ose së paku, përintegritetin territorial të saj (shkembim territoresh). Në kuadër tëkësaj, analisti politik Koço Danaj, vlerëson se taktika e Serbisë qënëpërmjet Kosovës të krijoj trysni diplomatike ndërkombtare, nuk ështëshkëmbimi i territoreve me Kosovën (se ashtu Serbia del humbëse, nëse ejep territorin gjeostrategjik të luginës së Preshevës), por kjo lojëdiplomatike është instrumentalizim për shkëputjen e “Republikës Serbe”nga Bosnja dhe bashkimin e saj me Serbinë. Sidoqoftë, trysnia diplomatike serbe nëpërmjet incidenteve, ka përqëllim deformimin e opinion publik rreth stabilitetit rajonal. Pra, nëmomentet kur sekretarja e shtetit amerikan, nga Kosova duhej të jeptemesazhin se pavarësia e Kosovës është një sukses i politikësndërkombtare dhe si rezultat i saj rajoni është më i qetë, ekceset enxitura e të përgaditura nga Beogradi, tentojnë ta zbehin këtë mesazhtë zakonshëm diplomatik amerikan. Megjithatë, vulgariteti i politikës serbe asnjëherë nuk ka arrtiturtë kontrolloj kundërefektin e veprimeve të tyre, tek shqiptarët, apotek diplomacia ndërkombtare. Politika e krijimit të tensioneve serbepati si kundërefekt formësimin e reagimit të organizuar shqiptarë gjatëviteve të okupimit (UÇK) dhe e njëjta politik u dënua nga diplomaciandërkombtare, në të gjitha format e mundshme.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi