Nënë Tereza model frymëzimi për gjithë njerëzimin
Faqja 1 e 1

Në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes, Nënë Tereza kujtohet me ceremoni nga më të ndryshmet jo vetëm në Indi, Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, por në të katër anët e botës.
Një seri evenimentesh: mesha, vigjilje faljesh, kuvende, janë programuar në mbarë botën për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, që ka lindur në Shkup të Maqedonisë më 26 gusht 1910, dhe ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë. Më 19 tetor 2003 Papa Gjon Pali II lumnoi Nënë Terezën me një ceremoni madhështore në Romë ku mes qindra mijëra besimtarësh të krishterë, ishin të pranishëm edhe mijëra shqiptarë. Këtë vit e Lumnuara do të kujtohet më 26 gusht në Shkup – sipas radios vatikane – me një seksion të Parlamentit maqedonas, pas të cilit do të prezantohet Titulli kombëtar “Nënë Tereza”. Pasdite, një meshë solemne do të mbahet në katedralen e Zemrës së Shenjtë nga Imzot Stanislav Hoevar, Arkipeshkv i Beogradit, dhe pas saj do të përurohet ekspozita fotografike pranë shtëpisë Muze të Nënë Terezës. Celebrimet në Maqedoni do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2010.
Aktivitete kushtuar Nënë Terezës në Shqipëri
Në Shqipëri, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur që në prill një kalendar aktivitetesh që po organizohen gjatë gjithë 2010-ës, "Viti i Nënë Terezës" me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes me origjinë shqiptare. Ndër aktivitetet e shumta mund të përmendim një ekspozitë personale në GKA në muajin korrik-gusht të piktorit Gjelosh Gjokaj; një panair libri me botime kushtuar Nënë Terezës, në shtator mendohet të jetë gati botimi "Autorët botërorë për Nënë Terezën"; Maratona e paqes, Kupa "Nënë Tereza", do të ndjekë itinerarin Prishtinë-Shkup-Podgoricë-Tiranë, në ditën e lumturimit të saj, më datë 19 tetor. Teatri Kombëtar angazhohet me një mbrëmje muzikore, letrare me prozë dhe poezi për Nënë Terezën me aktorë të Teatrit dhe në vjeshtë duhet të vërë në skenë një dramë për Nënë Terezën. Po më 19 tetor është programuar Festivali Ndërkombëtar i Koreve, me pjesëmarrjen e Koreve nga vende të Evropës, ku me detyrim do të jetë një pjesë nga Oratori për Nënë Terezën. Çmimi për krijimtarinë më të mirë muzikore për veprën kushtuar Nënë Terezës si dhe eseja më e mirë e krijuesve të rinj të mbarë shkollave, do të jepen në ditën e lindjes së saj më 26 gusht. Në të njëjtën ditë do të organizohet një pelegrinazh kombëtar pranë katedrales së Vaut të Dejës, që do t’i kushtohet Nënë Terezës, me një meshë që do të mbahet nga Imzot Rrok Kolë Mirdita, arkipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës.
Kosova i dedikon humanistes një kishë-faltore në Prishtinë
Kosova, që ka shpallur gjithë 2010-tën “Vitin e Nënë Terezës”, do të festojë të Lumnuarën më 5 shtator duke i dedikuar një kishë-faltore në Prishtinë.
Italia kujton shenjtoren me një sërë aktivitetesh
Në Romë, kardinali Angelo Comastri, mëkëmbës i Papës për Qytetin e Vatikanit, do të mbajë një meshë në bazilikën e Shën Lorencit në Damaso San Lorenzo in Damaso, më 26 gusht, ku do të marrin pjesë kongregacione dhe komunitete fetare të ngritura nga Nënë Tereza, bashkë me vullnetarët, bamirësit dhe të bujturit në manastiret e Romës. Mesha do të paraprihet nga përurimi i një ekspozite fotografike me titull “E Lumnuara Tereza e Kalkutës, jeta, veprat, mesazhi” në pallatin e Kancelarisë që ndodhet ngjitur bazilikës. Me rastin e festës liturgjike të 5 shtatorit, iniciativat shpirtërore do të zhvillohen në kishën San Gregorio al Celio, me vigjilje lutjesh të shtunën më 4 shtator dhe me meshë të mbajtur nga kardinali Ivan Dias, prefekt i Kongregacionit për Evangjelizimin e Poujve, të dielën më datë 5. Mesha përkujtimore dhe liturgji parashikohen të mbahen edhe në qytete të tjera italiane si Torino, Genova, Bologna, Firenze, Napoli, Reggio Calabria, Palermo, Cagliari, dhe europiane, mes të cilave Paris, Madrid, Barcelonë, Kopenhagë, Mynih.
Aktivitete në Indi
Në Indi, ku Nënë Tereza kaloi pjesën më të madhe të jetës, celebrimet kanë nisur që më 17 gusht me çaste lutjesh në famullitë e Kalkutës, ku ka selinë kryesore Shtëpia e Misionareve të Bamirësisë. Këtu, më 26 gusht, festimet për 100-vjetorin e Nënës do të hapen me një meshë të kardinalit Telesphore Toppo. Në New Delhi, pritet të ketë një program të ngjeshur evenimentesh, mes të cilave një simpozium mbi Nënë Terezën dhe spektakle artistike nga data 23 deri më 31 gusht, me iniciativë të Konferencës Episkopale indiane dhe me mbështetjen e UNESCO-s. Gjithnjë në kryeqytetin indian do të mbahet një ceremoni përkujtimi publik, të shtunën më 28 gusht, në prani të presidentit indian Pratibha Patil, do të prezantohet edhe monedha që shteti indian i ka dedikuar Nënë Terezës. Në Indi shteti ka shpallur 26 gushtin ‘Ditën kombëtare të jetimëve’, në kujtim të kujdesit të veçantë që Nënë Tereza tregonte ndaj të vegjëlve të braktisur.
Shqipëria, Kosova e Maqedonia, pullë të përbashkët postare për Nënë Terezën
Postat kombëtare të tre vendeve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të nderojnë Nënë Terezën në një mënyrë krejt të veçantë në 100-vjetorin e saj të lindjes.
Drejtorët përkatës të postave, të këtyre vendeve, do të takohen nesër në Tiranë ku do të miratojnë hedhjen në treg të një pulle të përbashkët me simbolin e Nënë Terezës.
“Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, ai i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi dhe ai i Kosovës, Blerim Krasniqi do të japin një konferencë për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, ku do të lançojnë pullën e përbashkët e cila do të hidhet në qarkullim ditën e 100-vjetorit te lindjes së Nënë Terezës”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare në lidhje me këtë aktivitet.
"Rruga e jetës", koncerti në TOB kushtuar Nënë Terezës
"Rruga e jetës" është simfonia e lutjes në ditëlindjen e Nënë Terezës që vjen si koncert në Teatrin e Operas në 26 Gusht. Koncerti përmban interpretimin e aktores së njohur si portret në kinemanë shqipe në rolin e mëmës dhe mësueses Roza Anagnosti. Me dirigjimin e maestro Zhani Cikos, regji të Milto Kutalit, me skenë të Platon Bardhit e cila po instalohet dhe po vijojnë provat, pritet të performojnë në programin festiv solistët Marjana Leka, Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Shpresa Beka, Armando Likajsi dhe kori e orkestra simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit. Surpriza e këtij Jubileu është grupi artistik i miqve të ftuar nga Kalkuta - Indi vendkulmimi i Nënë Terezë, Debapriya Adhikary, Samanëaya Sarkar, Madhurjya Ranjan Barthakur duke e pasuruar mbrëmjen me më shumë dashuri dhe më pranë veshit të publikut. Koncerti "Rruga e Jetës" është nën kujdesin e vetë kryeministrit Berisha dhe Ministrisë se Kulturës.
Gjergj Xhuvani, në AQSHF me dy filma
“E diela e fundit” dhe “Funeral Bussines” janë dy filmat e regjisorit Gjergj Xhuvanit që do të shfaqen sot në AQSHF. Filmi “E diela e fundit” ka në qendër të saj historinë e një çifti të moshuarish të cilët, gjatë një dite plot surprize, sjellin në mendje se sa të vetmuar ndjehen. Në fund të ditës shtëpia e tyre kthehet në një burg në mes të qytetit të zhurmshëm. Filmi “Funeral Bussines” ka të bëjë me krizën e besimit ndaj ligjit, moralit, drejtësisë së shtetit. Nën këtë epidemi dhune, Sana, një grua e thjeshtë e cila nuk e pranon këtë kod moral, nuk dorëzohet kurrë së mbrojturi familjen e vet. Tensioni, ankthi, tmerri, vetmia… Sa forcë kanë të mposhtin një grua që beson në Zot dhe do familjen e saj? Filmi Funeral Bussines ka marrë pjesë në konkurrimin zyrtar të filmave të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias 1999.
Gjergj Xhuvani
Lindi në Tiranë në 20.12.1963. Në vitin 1986 mbaroi studmet në Institutin e Lartë të Arteve dhe filloi punë si as/regjisor në Kinostudio”Shqipëria e re”. Puna e tij e parë si regjisor ishte “Bardhë e Zi në 1990. Më pas pati sukses me filmin “Parrullat” 2001 fitues i shumë çmimeve kinematografike midis të cilëve Award of the Youth në Festivalin e Kanës 2001, Gran Prix në Tokio International FF 2001 dhe Cottbus East Europian FF.
Filmografi:
2009 Lindje Perëndim Lindje
2004 I dashur armik
2001 Parrullat
1999 Funeral Business
1995 Dashuria e fundit
1994 Një ditë nga një jetë
1993 E diela e fundit
1991 Bardhë e zi
"Tirana - Mon Amour" shkon në Pogradec
Projekti fotografik "Tirana – Mon Amour" i fotografit gjerman Heinrich Völkel është paraqitur në një ekspozitë fotografike të hapur në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci" në Pogradec. Ekspozita "Shqipëri-Gjermani: Një udhëtim fotografik", një cikël fotografik nga pesë artistë shqiptarë dhe gjermanë, do të qëndrojë e hapur deri në datën 5 shtator, ka raportuar gazeta Shqip. Në fokus të fotografive të ekspozuara janë Shqipëria dhe ish-Gjermania Lindore njëzet vjet pas rënies së komunizmit. Fotografi gjerman, Heinrich Völkel, i cili viziton rregullisht Shqipërinë prej vitit 2005, paraqet në projektin fotografik "Tirana – Mon Amour" përshtypjet mbi Shqipërinë dhe njerëzit gjatë proceseve të shpejta transformuese në vend. Bevis Fusha, Arvenol Hasa, Ledia Kostandini, Alketa Ramaj, katër fotografë dhe artistë shqiptarë, kanë vizituar Gjermaninë në vitin 2010, me qëllim zbulimin e vendeve interesante, të cilat ringjallin historinë. Artistët shqiptarë i paraqesin publikut Gjermaninë 20 vjet pas ribashkimit. Ekspozita u organizua nga Tirana Art Lab - Qendër për Artin Bashkëkohor në kuadër të Tetorit Gjerman, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe Fondacionit të Kulturës Europiane.
Info: Gazeta Albania

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» NGA NËNË TEREZA
» Nënë Tereza
» Aktivitete për vitin “Nënë Tereza”
» NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit
» Te jetosh por te gjithe te te urrejne ose te vdesesh por te gjithe te ndjejne se vdiq nje pjese e tyre cilen do te zgjidhje!!!??

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi