Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivitete për vitin “Nënë Tereza”

Shko poshtë

Aktivitete për vitin “Nënë Tereza” Empty Aktivitete për vitin “Nënë Tereza”

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:50

Aktivitete për vitin “Nënë Tereza” Motherteresa1_2Shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza, do të përkujtohet në këtë 100-vjetor të Lindjes së saj, shpallur edhe si Viti “Nënë Tereza”, me një seri aktivitetesh kulturore që do të nisin nga mbrëmja e sotme me një koncert homazh në Akademinë e Arteve të Bukura dhe do të përmbyllen në 19 Tetor, Ditën e Lumturimit të saj.
Të gjitha këto aktivitete që do të organizohen nga institucione të ndryshme të artit dhe kulturës në vend do të synojnë nderimin e kësaj figure unike të mbrojtjes së paqes në botë, do të shprehej në konferencen për shtyp Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj.
Sipas Ministrit Xhaferraj aktivitetet po ashtu i mëshojnë edhe idesë për të reklamuar edhe më fort origjinën shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut.
Aktivitetet do të përmbledhin një ekspozitë të 12 shenjtorëve, me vepra për Nënë Terezën dhe personalitete shqiptare të vlerësuar nga Selia e Shenjtë; Konferenca shkencore, shfaqje filmash dokumentare; çelje e një panairi librash kushtuar humanistes, ngritjen e një memoriali pikërisht në datën e lindjes, 26 gusht; Maratonën e Paqes Prishtinë-Shkup-Podgoricë-Tiranë, si dhe Festivalin Ndërkombëtar të Koreve, që do të mbahet në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, me 19 Tetor. Një koncert homazh i orkestres së harqeve e nderon humanisten sontë në mbrëmje me veprën e madhe “Stabat Mater” e Pergolezit, si dhe pjesë Albinoni e Këngë Popullore Qytetare.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi