Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 18:05

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza
lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq
më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e
njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.

Gonxhja
ishte fëmia e tretë e Kole Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu)
me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i
vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi
në Shkup, të Perandorisë osmane, sot Maqedoni, më
datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua
në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i
atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5
fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e
hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos
Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e
dobët dhe shëndetligë.

Gonxhja kishte një
vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër
Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në
Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh
herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

Babai
i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij
artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i
bëri në një shkollë shqipe në Shkup,
ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën
serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të
bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi,
të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori
kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Nënë
Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim
të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë,
bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë.
Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë
letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E
dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit.
S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush.
Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni
t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.

Ky
ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe
vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të
vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan
në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para
Luftës së Dytë Botërore.

Nënë
Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë
mësuese dhe shume shpejt drejtore e shkollës së vajzave.
Nënë Tereza e Kalkutes e quajtën kur themeloi urdhrin
"Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më
të varfërve dhe më të pashpresëve të
Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin
1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota
mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria
heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte
dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për
të parë nënën e saj që jetonte në
Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e
saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje
këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte
marrë dhenë në të katër anët e botës
deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer
në një legjendë të gjallë. Ajo ishte
nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60
shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të
sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në
botë qe trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54
klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të
lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte
birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto
janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë
Tereza ishte gjallë dhe sot e kesaj dite shifrat kanë
ndryshuar shumë.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë
perëndeshë dhe me të mund të fliste
çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të
saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road,
të ndërtuar rishtas në një lagje të
zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me
njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit,
shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve
më të ndryshme këmbyese si dhe
lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër
të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i
Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë
portës të së cilës qe vendosur një tabelë
druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".


shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe
vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të
tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish
kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e
shumë të tjerë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 18:06

Shqiptarja Nënë Tereza u bë gruaja më e njohur e
planetit, me profesion dashurinë, që investonte
buzëqeshjet, industrialistja e mirësisë, me të
vetmen pasuri, plagët e botës. Dhe ajo nuk pyeste në
plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut.

Do ta filloj me një lutje të Nënë Terezës edhe për myslimanët:

O Zot,
të falenderoj për myslimanët dhe induistët
dhe për të gjithë miqtë e mi të shtrenjtë mes tyre.
Sa herë që të takojmë
nëpër lutje,
ti na bën të krishterë edhe më të mirë,
myslimanë edhe më të mirë,
induistë edhe më të mirë.
Jepna të gjithë neve
dhuratën e besimit
që të dimë të kuptohemi.

Do ta quaja të arsyeshme të kërkonim që në
shtatoren e Nënë Terezës, e cila do të ngrihet
së shpejti në Shkodër, në qytetin e saj, të
mendohej të vihej në një pllakë mermeri kjo lutje a
ndonjë tjetër e tillë.
Nënë Tereza nuk provokon, përkundrazi ajo sjell paqen
dhe të bën misionar të saj. Madje kanë pushuar edhe
luftrat ku ka shkuar ajo. Ardhja e statujës së saj edhe
në qytetitn e Shkodrës është mirënjohje,
harmoni më shumë dhe qytetërim.
Ja ç\'thotë edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare: \"Kombi
ynë ka dy emblema të sigurta për të treguar që
(shqiptarët) nuk janë ashtu siç i paraqisin disa
herë… Skënderbeu është figura më
imediate e sotme, më e nevojshme për
Shqipërinë… të cilën shqiptarët duhet
ta kenë flamurin kryesor për të hyrë në
Europë\" dhe, duke marrë shkas nga humanizmi i Nënë
Terezës, thekson se \"shqiptarët duhet ta shpallin humanizmin
e tyre përballë një propagande që, për fat
të keq, i tregon ata shumë të egër, që i
tepron veset e shqiptarëve… dhe imazhi i popullit shqiptar
u dëmtua rëndë nga kjo…\".
Po sipas Kadaresë, dy emblemat tona, ajo e Skënderbeut dhe e
Nënë Terezës, do t\'i kishin zili shumë popuj
në Ballkan, kurse ne, që i kemi, nuk dimë t\'i
çmojmë.
Është një porosi e rëndësishme, do të
shtoja unë, e dorës së parë për ne, të
mësojmë të çmojmë veteveten.

DASHURI AKTIVE

Me Nënë Terezën kombi shqiptar ndjeu nevojën t\'i
jepte botës mesazhin e dashurisë për njeriun, një
dashuri aktive, të cilin as vetë nuk e kishte ndjerë ta
merrte aq shumë nga bota, duke kapërcyer kufijtë
shtetërorë dhe largësitë kontinentale, paragjykimet
dhe konfliktet shekullore, mëritë, fetë dhe racat, madje
dhe vetveten, duke bërë të pamundurën,
mrekullinë. Përsëritim:
Shqiptarja Nënë Tereza u bë gruaja më e njohur e
planetit, me profesion dashurinë, që investonte
buzëqeshjet, industrialistja e mirësisë, me të
vetmen pasuri, plagët e botës. Dhe ajo nuk pyeste në
plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut.
Kombi ynë sikur deshi kështu t\'i shtojë shpatës
skënderbejane lutjet e shenjta për njeriun të
Nënë Terezës, të cilat s\'janë thirrje për
pasivitet apo për gjunjëzim, por përkundrazi, të
ftojnë për veprime, sa njerëzore po aq dhe të
perëndishme, të bësh për njerëzimin në
emër të kësaj dashurie dhe paqes. Dhe pikërisht
simboli i saj bën që Shqipëria të njihet më
shumë dhe të çmohet më shumë dhe të
bëjnë më shumë dhe për të.
Do të përsëris edhe diçka tjetër, që e
kam thënë dhe shkruar edhe më parë. Teksa skulptori
nga Prishtina Luan Mulliqi po i dhuronte presidentit të SHBA, Bill
Klintonit, një statuetë të Nënë Terezës,
do të dëgjonte prej tij se, kur ai kishte urdhëruar
luftën kundër Jugosllavisë së mbetur dhe nisën
bombardimet mbi Beograd për të ndalur plojën dhe
dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta, ishte dhe
përmbushja e një fjale të dhënë e Presidentit
amerikan ndaj Nënë Terezës, e cila i kishte kërkuar
të ndihmohej populli i saj. Të mbrohej. Dashuria e
Nënë Terezës, ideali humanist, vetë imazhi i saj, u
bënë mbështetje e një lufte të domosdoshme
kundër luftës, për drejtësinë dhe paqen e
mëvonshme.
Ajo s\'kërkoi të mbroheshin katolikët e Kosovës, ta kuptojmë mirë këtë!
Tjetër. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë,
në një mur anësor të brendshëm të saj do
të shohësh një qilim të vogël shqiptar me
motive popullore. Është i Nënë Terezës, tregon
Shkëlqesia e tij Rrok Mirdita, ia dhuruan kur erdhi për
herë të parë në Shqipëri, kujtim nga
gratë bashkatdhetare dhe Ajo e mori me vete në Indi, lutej
mbi të, e vuri para tempullit atje, që kur të
gjunjëzohej, t\'i fanitej Shqipëria. Dhe qilimi
s\'është katolik, madje motivet e tij janë më
shumë orientalë. Kur ishte vetëm fare, Nënë
Terezës lutjet i vinin në gjuhën shqipe, ashtu
siç ia kishte mësuar e ëma në fëmijëri,
vazhdon të tregojë arqipeshkvi, dhe kur bënte
rrëfimin e zakonshëm, shqip e bënte. Gjuha shqipe
s\'është as katolike dhe as myslimane.
Nënë Tereza shqipen e kishte gjuhë familjare dhe dihej
që e fliste atë, mësimin fillor e ka marrë në
gjuhën amtare.
\"Shumë po vepron Qoftëlargu si në Kosovë si në
Shqipëri\", do t\'i thoshte fjalë për fjalë
Nënë Tereza priftit të arkidioqezës së
Shkup-Prizrenit. Kurse në ditën kur mori çmimin Nobel,
ajo shkroi një lutje shqip për shqiptarët dhe thotë
që nga gjaku dhe origjina jam shqiptare.
Nënë Tereza rivuri në provë gjithçka:
njeriun, sa i denjë është ai për vetveten dhe
të tjerët, vuri në provë popujt, sa e duan ata
njëri-tjetrin, fetë, sa mirëkuptohen mes tyre,
mirësitë, a janë më aktive, egoizmin gjeneral, sa
pozitiv është ky egoizëm, apo po gërryn jetën,
Ballkanin, ç\'bëjnë ballkansit, apo veç grinden
për të marrë nga njëri-tjetri histori dhe emra,
Indinë e largët, ç\'prarime të tjera
magjepëse do të përfitojë nga shenjtërimi,
sundimtarët, a e sundojnë dot dashurinë, këtë
pasuri hyjnore, botën, a është bota e njeriut,
universin, sa i çuditshëm është, vetë
shenjtërimin, që ç\'i kthen njeriut dhe
njerëzimit, Zotin, a vazhdon të ekzistojë, guxoj të
them, etj, etj, pra si janë raportet mes njëri-tjetrit dhe
gjithçkaje, yjeve dhe psherëtimave, luftrave dhe petaleve
të luleve, syve të fëmijës dhe vullkaneve,
dorës së dashuruar dhe zjarreve, akujve dhe vdekjes, diellit
dhe mitrës, fjalës dhe lotit, ajrit dhe pavdeksisë?
Nënë Tereza është një sfidë e madhe, e
gjallë gjithmonë. Dhe tani i del përpara gjithkujt dhe
gjithçkaje dhe e pyet: Cili je ti, a e di? Mësoje,
pra!…
Dakort, Nënë Tereza është shqiptare, po
çështja qëndron tani se sa shqiptarët janë
të të Nënë Terezës?

ENGJËLLI UDHËRRËFYES

Dua t\'u tregoj shkodranëve edhe diçka tjetër:
Engjëlli udhërrëfyes i Nënë Terezës jo
vetëm që ka folur shqip, por ishte nga Shkodra.
Zonja nga Shkodra, Luçia Mozali, e bija e Filomena Lukës,
shoqe fëminie në Shkup me Nënë Terezën tregon
se te shtëpia e Nënë Terezës rrinim, atje hanim. Po
kur babai ra në burg, humbëm gjithçka, edhe letrat e
Nënë Terezës. Kur erdhi për herë të
parë Nënë Tereza në Shqipëri, kërkoi
të takojë nënën time. Vajtëm me frikë
në Tiranë, ende s\'kishte rënë diktatura. U
përqafuan dhe qanin dhe s\'dinin ç\'thoshin më parë
me shqipen e tyre të plakur. Nejse, kur Nënë Tereza
erdhi për së dyti në Tiranë, ajo u lut prapë
shqip së bashku me Presidentin Sali Berisha. Tashmë ajo
kishte marrë edhe nënshtetësinë shqiptare. Po
unë dua të tregoj edhe diçka tjetër, për
një letër të çuditëshme, Nënë
Tereza ia kishte dërguar shkodranes Filomena Luka, shqip, ku i
tregonte për mbërritjen e saj në Indi, kur ishte
vajzë e re 18 vjeçare, murgeshë. Askush nuk kishte
dalë ta priste në Kalkutë dhe ajo s\'po dinte nga të
shkonte. Kur i afrohet dikush dhe i thotë, nëse donte taksi.
Po, përgjigjet Nënë Tererza dhe i tregon adresën.
Taksisti i rrëfen rrugës se është shqiptar, madje
nga qyteti i saj i lindjes. Kur mbërrin në Kuvendin e
murgeshave, ato i kërkojnë falje që s\'kishin dalë
ta prisnin, se ashtu ishin punët. Ndërkaq kujtohen se duhet
paguar taksisti. Por ai ishte zhdukur. E kërkojnë në
stacionin e taksive. S\'ishte. Pyesin për të përreth,
në shoqatën e taksistëve, në kryesi, etj, por u
thanë se s\'kishin patur kurrë një taksist shqiptar.
Ç\'donte një kurbetli i tillë kaq larg, në
Indinë e varfër? Ai s\'ekzistonte. Patjetër që ma
kishte dërguar \"Zoja e Shkodrës\", që të më
ndihmonte, të më jepte kurajo, të mos kthehesha pas.
Dhe ashtu u bë. Amen!
Solla shpejt e shpejt ca dëshmi për Nënë
Terezën, shenjtoren shqiptare. Që na bashkon, që
është mbi kufijtë e racat e fetë, që
është dashuri dhe nënë e të gjithëve.
Bijtë e saj duhet ta duan më shumë njëri-tjetrin
dhe duhet të kuptojnë më shumë. Që të
jemi myslimanë edhe më të mirë, siç thoshte
Ajo.NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Motherteresalove
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:12

Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".
Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916.

Nëna Terezë


Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në akterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Euisti; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me izmën dhe me shpirtin e saj.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:13

Kur për shkak të moshës
nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt.
Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec.
Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin.
Por kurrë mos u ndal!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:13

Himni i jetës

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:13

Jep çka ke me të mirë...

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s'ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s'ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s'ka rëndësi, ndërto.
Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s'ka rëndesi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s'ka rëndesi, jep... çka ke më të mirë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:14

Gjej kohë...

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të qeshësh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
Ështe çelësi i parajsës
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:15

Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:15

Mbi gëzimin

Një zemër e gëzuar është pasoja normale
e një zemre që digjet dashurie.
Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti
është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:
Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit
e për ta rritur në zemrat tona.

Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.
E më shumë jep ai që jep me gëzim.

Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,
jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;
Jepuni atyre jo vetëm kujdesjet, por dhe zemrën tuaj.
Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,
por mundemi gjithnjë të japim gëzim
që nxit nga një zemër valë dashurie.
Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,
me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,
do të shihni veprat tuaja të mira.
Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj
qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.

Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj
e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.
Nuk do të arrini ta fshihni dot pasi gëzimi shpërthen.

Gëzimi është shumë ngjitës.
Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit
kudo që të shkoni.
...

Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.
është virtyt i një personaliteti zemërgjërë
Ndonjëherë është manteli që mbulon
një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.
Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta
Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.
...

E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë
o gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,
nga njëra anë e botës në tjetrën.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:15

Veprat e dashurisë
janë vepra të paqes.
Sa herë që do të ndash
dashurinë tënde me të tjerët.
do vësh re paqen
që arrin mes teje dhe tyre.
Ku është paqja është Zoti,
e kështu Zoti derdh paqe e gëzim
në zemrat tona.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga engjell a djall Tue 5 May 2009 - 2:16

Duaj

Duaj deri në dhembje
e nëse të dhemb,
pikërisht për këtë do të jetë më mirë.
Përse të ankohesh?
Nëse vuajtjen e pranon
e ja ofron Zotit, do të të japë gëzim.
Vuajtja
është dhuratë e madhe e Zotit:
kush e vjel
kush do me gjithe zemër,
kush vetveten ofron
ia njeh vlerën.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NENE TEREZA   gruaja me e njohur e planetit Empty Re: NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi