Nënë Tereza
2 posters
Faqja 1 e 1
Nënë Tereza
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.
Emri i plotë:Emri tjetër:Ditëlindja:Vendlindja:Vdekur më:Vendvdekja:Aktiviteti:Nënshtetësia:
Biografia
Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedoniëe me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes upagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët.Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë.Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, [[Irlande]. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire,e deshiroj qe Zoti t'ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra.Dua t'ju fal gjerat me te përzemerta,Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore.Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reaganduke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj

Nënë Tereza në 1988 | |
Informacione | |
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu | |
Nënë Tereza | |
26 Gusht 1910 | |
Shkup, Perandoria Osmane, tani Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë | |
5 Shtator 1997 | |
Kalkuta, Indi | |
Humaniste , Murgeshë Katolike Romake[1] | |
Shqiptare |

- çmimi Damian Dutton
- 1962 – çmimi Ramon Magsaysay
- 1973 – çmimi Templeton
- 1978 – çmimi Balzan
- 1979 – çmimi Nobel për Paqe
- 1980 – çmimi Bharat Ratna
- 1985 – çmimi Medal of Freedom
- 1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
- 1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
- 2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Nënë Tereza
Disa thenie te Nene Terezes
E djeshmja iku.
E nesermja akoma s'ka ardhur.
Kemi vetem te sotmen.
Le t'ia fillojme!
Nese lutemi, do besojme! Nese besojme, do dashurojme!
Nese dashurojme, do sherbejme!
Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.
Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.
Sa me teper kemi,aq me teper jemi te zene, aq me pak japim. Por sa me pak kemi, aq me te lire jemi, aq me shume japim. Varferia per ne eshte liri. Nuk eshte turp. Eshte liri e gezueshme. Nuk ka televizor ketu, as kete, as ate... Por jemi shume te lumtur.Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.
Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!
Femijet kurre s'mund te jene mjaft.
Femijet jane jeta e Zotit!
Ka vetem nje Zot dhe Ai eshte Zot tek te gjithe. Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili
shihet si i barabarte perpara Zotit. Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu te behet Hindu me i mire, nje Mysliman te behet Mysliman me i mire, nje Katolik, te behet katolik me i mire.
Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!
Ne qofte se je i perulur, asgje nuk te prek, as levdim, as turp, sepse ti e di mire kush je.

Burrelsja- VIP
- Postime : 494
Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
Mosha : 29
Vendbanimi : Burrel
Re: Nënë Tereza
Gjej kohë...
Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të ësh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi tokë
Është muzika e shpirtit.
Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.
Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit.
Gjej kohë të bësh mirësi
Ështe çelësi i parajsës.

Kur për shkak të moshës
nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt.
Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec.
Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin.
Por kurrë mos u ndal!

Himni i jetës
Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.
Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.
Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.
Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.
Jeta është jetë, mbroje.
Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.
Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.
Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.
Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.
Jeta është jetë, mbroje.
Burrelsja- VIP
- Postime : 494
Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
Mosha : 29
Vendbanimi : Burrel
Re: Nënë Tereza
Jep çka ke me të mirë...
Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s'ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s'ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s'ka rëndësi, ndërto.
Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s'ka rëndesi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s'ka rëndesi, jep... çka ke më të mirë.

Mos jeto kurrë pa jetë!
Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

Mbi gëzimin
Një zemër e gëzuar është pasoja normale
e një zemre që digjet dashurie.
Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti
është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:
Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit
e për ta rritur në zemrat tona.
Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.
E më shumë jep ai që jep me gëzim.
Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,
jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;
Jepuni atyre jo vetëm kujdesjet, por dhe zemrën tuaj.
Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,
por mundemi gjithnjë të japim gëzim
që nxit nga një zemër valë dashurie.
Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,
me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,
do të shihni veprat tuaja të mira.
Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj
qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.
Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj
e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.
Nuk do të arrini ta fshihni dot pasi gëzimi shpërthen.
Gëzimi është shumë ngjitës.
Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit
kudo që të shkoni.
Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.
është virtyt i një personaliteti zemërgjërë
Ndonjëherë është manteli që mbulon
një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.
Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta
Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.
...
E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë
o gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,
nga njëra anë e botës në tjetrën.

Veprat e dashurisë
janë vepra të paqes.
Sa herë që do të ndash
dashurinë tënde me të tjerët.
do vësh re paqen
që arrin mes teje dhe tyre.
Ku është paqja është Zoti,
e kështu Zoti derdh paqe e gëzim
në zemrat tona.
janë vepra të paqes.
Sa herë që do të ndash
dashurinë tënde me të tjerët.
do vësh re paqen
që arrin mes teje dhe tyre.
Ku është paqja është Zoti,
e kështu Zoti derdh paqe e gëzim
në zemrat tona.
Burrelsja- VIP
- Postime : 494
Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
Mosha : 29
Vendbanimi : Burrel
Similar topics
» NGA NËNË TEREZA
» Aktivitete për vitin “Nënë Tereza”
» NENE TEREZA gruaja me e njohur e planetit
» Nënë Tereza model frymëzimi për gjithë njerëzimin
» Zemra e Një Nënë !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi