Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duka: I përshëndes “Ballistët” e Shkëndijës

Shko poshtë

Duka: I përshëndes “Ballistët” e Shkëndijës Empty Duka: I përshëndes “Ballistët” e Shkëndijës

Mesazh nga Dewil Mon 6 Dec 2010 - 4:39

Duka: I përshëndes “Ballistët” e Shkëndijës Duka

“Në mesin e shumë mysafirëve të pranishëm dje ne superderbin e ligës së Maqedonisë, ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili në një deklaratë ekskluzive për “Lajm” tha: “Jam shumë i kënaqur me atmosferën në këtë takim, dhe i lumtur që gjendem në Tetovë. Përshëndes ‘Ballistët’ të cilët krijuan atmosferë madhështore, ata janë mbështetës edhe të Kombëtares shqiptare. Të dyja skuadrave ju uroj suksese”.

Osmani: Fitore e merituar

“Sigurisht se e pritnim fitoren. Ajo erdhi nga një lojë dominuese e jona gjatë gjithë ndeshjes. Ne shpejtë shënuam tre gola dhe e patëm më lehtë në vazhdim të ndeshjes. Urime lojtarëve për lojën e treguar dhe i falënderoj publikun për përkrahjen maksimale që na e dhanë”.

Sokoli: As në terrenet e Serbisë s’jam ofenduar më keq se në Tetovë

“Ia uroj fitoren Shkëndijës. Lojtarët tanë s’e dhanë maksimumin dhe disa nga ata e kanë humbur besimin tek unë. Referimi ishte tendencioz nga Kërstevski, ndoshta vendimtar në epilogun përfundimtar të takimit. Atmosfera shumë e mire në Tetovë. Më vjen keq për disa ofendime ndaj Renovës. Ishte një imitim sikur i tifozëve huligan të Beogradit dhe Komitëve. Shkëndija meriton simpatizues në përputhje me ngjyrat e klubit që i ka. As në terrenet e Serbisë s’jam ofenduar më keq se sa sot në Tetovë”.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi