Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FSHF, Duka “mbretëron” sërish edhe për 4 vite

Shko poshtë

FSHF, Duka “mbretëron” sërish edhe për 4 vite Empty FSHF, Duka “mbretëron” sërish edhe për 4 vite

Mesazh nga Geri Wed 10 Mar 2010 - 7:03

Një
votim plebishitar (49 nga 65 në total) e konfirmon atë në mandatin e
tretë radhazi si president




E kishin sulmuar ashpër për korrupsion e njëanshmëri, por ai është
konfirmuar sërish i fortë si më parë. Bëhet fjalë për Armand Dukën, i
cili është rizgjedhur për herë të tretë radhazi në krye të Federatës
Shqiptare të Futbollit. Pra, starti i tij në krye të futbollit shqiptar,
i nisur më 2002-shin, do të vijojë deri në vitin 2014. Gjatë Asamblesë
Zgjedhore, të zhvilluar në një nga hotelet e njohura në plazhin e
Durrësit, që zgjati për më shumë se katër orë, Duka ka marrë shumicën e
votave. Të 65 anëtarët e Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar kanë
votuar të gjithë, duke i dhënë presidentit aktual, Armand Duka, 49 vota,
ndërsa 15 vota i ka marrë kandidati tjetër, Refik Halili. Vetëm një
votë ka marrë Rudi Vata. Sikurse duket, një votim plebishitar i
asamblesë ka shkuar në favor të Dukës, i cili ka marrë mandatin e tretë
në krye të futbollit shqiptar. Një rezultat i pritshëm, fitorja e Dukës,
por ndoshta jo me një rezultat kaq të thellë. Megjithatë votimi duket
se ka rikonfirmuar besimin e komunitetit të futbollit të presidentit të
tetë viteve të kaluara, që përgatitet të rinisë punën në krye të
qeverisë të futbollit në vend edhe për katër vitet e ardhshme. Duka mund
të konsiderohet një fitues i madh. Në vitin 2002 u prezantua si një
njeri i biznesit, por i lidhur fort pas sportit. Ai ia ka dalë të fitojë
edhe dy herë të tjera direkt në Asamblenë Zgjedhore të Federatës
Shqiptare. Në vitin 2002, ai mposhti kandidaturën e një njeriu të njohur
të sportit, Mehdi Bushati. Ndërsa në vitin 2006 ai rivalizoi me dy
kandidatë: menaxherin Edmond Haxhiaj dhe ish-anëtarin e Komitetit
Ekzekutiv, Salvador Kaçaj. Edhe në atë Asamble, triumfi i Dukës ishte
plebishitar: ka fituar 51 nga 68 votat e mundshme; 16 vota Haxhiaj dhe
vetëm 1 Kaçaj. Pas rizgjedhjes, presidenti Duka ka falënderuar votuesit
për votëbesimin që i kanë dhënë, ndërkohë që ka përgëzuar edhe rivalët
për garën, duke i garantuar se do t’i ketë parasysh vërejtjet e tyre në
mandatin e radhës. Asambleja Zgjedhore kaloi në qetësi të plotë, për të
mos thënë: model në krahasim me zgjedhjet paraardhëse, ku nuk munguan
tensionet deri në konfrontime fizike. Pas votimit për presidentin, u
mbajt edhe votimi për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Konkretisht për 9
vende, nga 11 që janë gjithsej, sepse në mënyrë automatike, presidenti i
FSHF-së, Armand Duka, dhe presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir
Kastrati, janë pjesë e KE-së. Në bazë të votave, janë rikonfirmuar
anëtarët e vjetër Bujar Kasmi e Lutfi Nuri (dy zv.presidentët), Skënder
Hyka, Muhedin Targaj dhe Arben Dervishi. Ndër hyrjet e reja janë katër:
Pjerin Fushaj, Artan Hajdari, Alfred Zijai e Abdyl Kuriu.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi