Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I ka hije kreu Shkëndijës

Shko poshtë

I ka hije kreu Shkëndijës Empty I ka hije kreu Shkëndijës

Mesazh nga Dewil Mon 22 Nov 2010 - 3:46

I ka hije kreu Shkëndijës Shkendija1-300x225


Shkëndija ja bëri qejfin Renovës vetëm për një dit të qëndrojë në kreun e tabelës së klasifikimit, pasi gjatë ditës së diel në ndeshjen derbi të javës, futbollistët e trajnerit Qatip Osmani arritën të mposhtin me tre gola Metalurgun.

Lojë e mirë, kualitative për tu parë nga tifozët e tubuar në shkallët e stadiumit të cilët nuk u dëshpruan në kohën e ftohtë nga djelmoshat “kuq e zinjë”.

Sedat Berisha futbollist i repartit të mbrojtjes arriti të zhbllokoj rezultatin që në minutën e 8’-të.

Pasimet e shkurta në mesfushë dhe depërtimet e shpejta janë arma e Shkëndijës të cilët e shfrytëzojnë në çdo ndeshje, njëherit administrimi i topit përgjat ndeshjes ishte në nivel të duhur. Kësisoj nuk i mundësuan kundërshtarit të rezikoj portën e Suad Zendelit. Rezultati final i pjesës së parë ngeli 1 : 0.

Në pjesë lojën e dytë, Feran Asani arriti të bëjë disa aksione të mira, ku duhet të ceket minuta e 52’. Një depërtim i sukseshëm i futbollistit në fjal në zonën kundërshtare gjuan dhe godet shtyllën topi, duke prekur këmbët e Petkovsit i cili tundë rjetën e vetë.

Goli i tretë dhe përfundimtar i kësaj sfide u vulos në minutën e 65’-të. Në skenë sërish Asani i cili filloj aksionin gjenë të lirë Ersen Saliu-n dhe ky pa asnjë problem të madh godet për 3:0.

Javën e ardhëshme futbollistët e Shkëndijës do të udhëtojnë në Kratovë për tu ndeshur me Sileksin, skuadër e cila pësoi në javën e 15-të nga Napredoku me rezultatin 1:0.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi