Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetovarët presin triumfin e Shkëndijës

Shko poshtë

Tetovarët presin triumfin e Shkëndijës Empty Tetovarët presin triumfin e Shkëndijës

Mesazh nga Dewil Sat 4 Dec 2010 - 4:31

Tetovarët presin triumfin e Shkëndijës Ferhan-hasani-buba

Do të ishte gabime në rast se ndeshja ndaj Renovës do të quhej derbi i derbive, pasi klubi në fjalë nuk ka një traditë të gjatë të ndeshjeve ndaj Shkëndijës, siç ka Teteksi apo Vardari. Cdo tifoz shqiptarë ku do të gjendet madje edhe në mërgim syte dhe veshët do ti kenë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Në atë stadium ku ushtonte dhe vazhdon të ushtoj kënga shqipe, zëri i triumfit fliste shqipe me emrin e madhe e të shenjtë SHKENDIJE!

Një Shkëndijë që përballojë cdo fortune duke filluar nga ai maqedonas që tentonte me cdo kushtë ta mbyllë këtë cerdhe të nacionalizmit shqiptarë në Maqedoni. Për fat të mirë këtë Shkëndijë që e krijoj perendia i dha jetë gjatësi! E gjithë popullata shqiptare nga Kumanove deri në Oher më fillimin ekzistimit të Shkëndijës kishte një rrugë e ajo ishte Tetova.

Këtë të diel Shkëndija është skuadra që do të sjellë numër të madh tifozësh në shkallët e stadiumit në Tetovë. Këtë e bënë vetëm Shkëndija, ndërkohë zili e ka edhe Reprezentacioni i Maqedonisë i cili nuk arrin ti mbushë shkallët e stadiumit të Shkupit.

Do të ishte naive dhe jo serioze të thuhet se nga kush do të jenë tifozët ditën e diel!? Kuptohet në anën e Shkëndijës, në anën e ngjyrave të flamurit, në anën e gjakut shqiptar, në atë gjak që sakfrikohet ndër shekuj për të bashkuar trojet Shqiptare.

Shkëndija ka qenë maqineri për nxjerën e talentëve të futbollit, talent të cilët më pas kanë mbajtur peshën kryesore në skuadër. Një ndër to është Feran Asani futbollist nga Tetova i cili arriti të adaptohet në formacionin e parë dhe sdo mend cdo trajner nuk mund ta paramendoj formacionin bazik të skuadrës pa të. “Nuk do të doja dicka më tepër në jetë, vecse ta fitojmë këtë ndeshje. Kënaqësia sdo ishte vetëm e imja po e gjithë tifozëve shqiptarë. Kuptohet kjo fitore do ta nxirte në pozitën e parë dhe ne do të ishim shumë më përpara ndaj konkurentëve tanë. Nuk dua të dëshpërohen tifozët tanë, shpresoj të luajmë si në ndeshjen e parë por dhe të jemi më konkretë në fazën e sulmit,” përfundoi Asani.

Takimi luhet ditën e diel në Tetovë me fillim në ora 13:00.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi