Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëndija ka ekip për në Europë

Shko poshtë

Shkëndija ka ekip për në Europë Empty Shkëndija ka ekip për në Europë

Mesazh nga Dewil Thu 23 Sep 2010 - 4:37

Shkëndija ka ekip për në Europë Shkendija-tetove1-300x207 Paraqitjet e mira të Shkëndijës në start të sezonit të ri në Ligën eParë të futbollit të Maqedonisë, sigurisht që kanë rritur apetitet eskuadrës tetovare. Situata stabile finansiare, fondi i futbollistëvecilësor dhe ecuria pozitive në kampionat janë të gjithë parametrat qënevojiten për të kërkuar dalje në arenën ndërkombëtare, atje kuShkëndija ende nuk ka debutuar, transmeton gazeta Koha.“Të them të drejtën ëndëra e secilit është që të shohim Shkëndijënnë Europë. Ky klub që është simbol i shqiptarëve në Maqedoni, padyshimse meriton të dalë në arenën ndërkombëtare. Shkëndija ndër vite kapërjetuar shumë probleme dhe vështirësi, duke shënuar ngritje dherrënie. Dua të them se disa herë klubi kishte mundësi të dalë nëEuropë, mirëpo është penguar nga faktorë të ndryshëm”, – kujton tëkaluarën ndihmës trajneri i Shëkndijës Erhan Selimi, i cili është ibindur se debutimi i ‘kuq e zinjëve’ në Europë do të jetë shumëshpejtë. “Më së shumti më gëzon fakti për gjendjen momentale të ekipit,i cili mendoj se është ndër më të mirët në kampionatin e Maqedonisë. Nederi tani kemi luajtur thuajse me të gjithë pretenduesit për kreun etabelës dhe pa marrë parasysh rezultatin, të gjithë e kanë parë se nekemi dominuar. Prandaj kjo më jep shpresë, që me një organizim pak mëtë mirë, me mobilizimin e të gjithë strutkurave në klub ne në fund dotë jemi në kreun e tabelës” – shtoi Selmim.“Unë jam i bindur se Shkëndija së bashku me Metalurgun dheRabotniçkin janë skuadrat që do të luftojnë për kreun e tabelës, ndërsasigurisht që në këtë rreth duhen të kërkohen ekipet që do tëpërfaqësojnë vendin në garat Europiane”, – deklaroi ish-kapiteni iShkëndijës, i cili tani punon në stafin teknik të kësaj skuadre sëbashku me Qatip Osmanin dhe Enver Ramadanin, të cilët janë ndihmës sëtë kryetrajnerit Edmon Miha.Shkëndija pas fitores me Horizont Turnovën ka vijuar përgatitjet përsfidën e ardhshme, kur të mërkurën në Shkup do të përballen meVardarin. Atmosfera në ekip është në nivel të lartë, ndërsa skuadra karealizuar nga dy séanca stërvitore në ditë. Sa i përket sfidës të sështunës, Selimi është optimist për rezultat pozitiv.“ Ne në çdo ndeshje hyjmë për të fituar dhe ndeshja me Vardarin nukdo të jetë përjashtim. Kundërshtari për momentin ballafaqohet meprobleme të mëdha, mirëpo ne nuk duhet të prekupohemi me ta. Mirëponjëkohësisht nuk duhet të nënvlersojmë kundërshtarin, por me seriozitettë madh dhe angazhim maksimal të luajmë lojën tonë, e cila nuk dyshojse do të na sjellë tre pikë të reja”, – përfundoi Selimi.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi