Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHKËNDIJA "SHKELI" RABOTNIÇKIN

Shko poshtë

SHKËNDIJA "SHKELI" RABOTNIÇKIN Empty SHKËNDIJA "SHKELI" RABOTNIÇKIN

Mesazh nga Dewil Wed 18 Aug 2010 - 4:34

SHKËNDIJA "SHKELI" RABOTNIÇKIN Thumbnail.php?file=Shkendija_255188110 Shkëndija e Tetovës me rezultatin 3:0 "shkatëroi" Rabotniçkin në ndeshjen e fundit të javës së tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. "Kuq e zinjtë" pasditën e të dielës zhvilluan një nga ndeshjet më të mira në historinë e tyre, pasi përveç fitores bindëse, nëse bazohemi në ngjarjet që ndodhën në teren, atëherë ndoshta fitorja e tetovarëve do të duhej të ishte me 7,8 gola diferencë. Pas sulmeve fillestare, Ersen Sali në minutën e 8-të solli epërsi për "kuq e zinjtë". Në vazhdim rastet e Shkëndijës rradhiteshin si në shiritin filmik, mirëpo pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të vendasve. Në start të pjesës së dytë pas assistit të Sali-t, Muhamed Huseini shënoi për 2:0. Dy minuta më vonë krosim i saktë i Nebi Mustafit, ndërsa debutuesi në fanellën e Shkëndijës, Andre Lomami shënoi për 3:0, që në fund u tregua të jetë rezultati përfundimtar i takimit. Kjo ishte fitorja e parë e Shkëndijës në kampionatin e sivjetëm, me të cilën tani arrin në kuotën e 4 pikëve, duke mbajtur pozitën e pestë në renditje.
Vlen te ceket se përballja Shkëndija-Rabotniçki u zhvillua pa praninë e publikut për shkak se tetovarët janë të dënuar nga FFM-ja, mirëpo tifozët më të flaktë të "kuq e zinjëve" mundën të ndjekin ndeshjen drejtëpërsëdrejti nga jashtë stadiumit ku ishte siguruar një telivizor në të cilin transmetohej "live" përballja.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi