Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHKËNDIJA BARAZOI ME METALURGUN

Shko poshtë

SHKËNDIJA BARAZOI ME METALURGUN Empty SHKËNDIJA BARAZOI ME METALURGUN

Mesazh nga Dewil Sun 22 Aug 2010 - 3:16

SHKËNDIJA BARAZOI ME METALURGUN Thumbnail.php?file=shkendiu_192821108
Metalurgu dhe Shkëndija janë ndarë me barazim 1:1, në ndeshjen më interesantë të Javës së katërt të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në ndeshjet tjera, kampionët në fuqi Renova, nuk arritën ta mundin Skopjen. ndërsa Rabotniçki u befasua në fushën e vet nga Teteksi.

Shkëndija e Tetovës ka lënë pas eliminin senzacional nga Kupa e Maqedonisë, duke arritur të luajë baraz 1:1 në fushë të Metalurgut në ndeshjen derbi të javës së katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Para fillimit të takimit lideri i renditjes Metalurgu ishte favorit i kësaj përballje, mirëpo në fund janë tetovarët ata që lëshuan rastin të shënojnë fitore, pasi dominuan gjatë gjithë takimit, ndërsa pranuan gol, pas një gabimi 10-të minuta pa përfunduar ndeshja. Shkëndija që në start bëri me dije se në Autokomandë të Shkupit ka ardhur për rezultat pozitiv dhe pas disa rasteve të humbura në pjesën e parë, në minutën e 58-të kaluan në epërsi me golin e Eminit. Edhe në vazhdim “kuq e zinjtë” kishin raste për të rritur epërsinë, mirëpo në minutën e 79-të pas një gabimi në mbrojtje Kostencovski barazoi shifrat në 1:1 që më pas u tregua të jetë rezultati përfundimtar i takimit. Shkëndija me këtë rezultat arriti që të ndërpresë serinë e Metalurgut prej tre fitoreve të një pas njëshme.
Në ndeshjet tjetra kampionët në fuqi Renova barazuan në teren vendas 1:1 me Skopjen, ndërsa Rabotniçki humbi 1:2 në fushë të vet nga Teteksi. Pelisteri ruajti nderin e skuadrave vendase, duke mundur 2:0 Bregallnicën, ndërsa 1:1 u mbyll edhe takimi ndërmjet Sileksit dhe Napredokut. Java e 4-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të mbyllet të hënën kur në Turnovë do të përballen skuadrat e Horizonitit dhe Vardarit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi