Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BESA FITON PËR HERË TË PARË SUPERKUPËN

Shko poshtë

BESA FITON PËR HERË TË PARË SUPERKUPËN Empty BESA FITON PËR HERË TË PARË SUPERKUPËN

Mesazh nga Dewil Tue 17 Aug 2010 - 5:24



Besa ka fituar për herë të parë Superkupën e Shqiperisë, pasi ka mundur 3-1 Dinamon, në një finale dramatike për “blutë” e kryeqytetit që e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë në fushën e lojës. Skuadra kavajase e drejtuar nga Shpëtim Duro do të përmbyste avantazhin e Dinamos vetëm në pjesën e dytë, duke arritur një sukses historik në prag të sezonit të ri të Superligës.
Në “Niko Dovana” të Durrësit do të luhej shpejt që në minutat e para, ndërsa duhet shumë pak që ekuilibrat të prishen në fushën e lojës. Jareci do të nxirrte me karton të kuq mbrojtësin dinamovit Peqini, pas një ndërhyrje të parregullt, duke ia bërë të vështirë detyrën trajnerit argjentinas Luis Blanko. Gjithsesi, edhe pse me një lojtar më pak, Dinamo do të mbyllte pjesën e pare në avantazh, pas golit të Bakajt në minutën e 41-të.
Me rikthimin në fushë, Besa ishte më kërkuese dhe në minuten e 64-të do të gjente golin e barazimit me Pocin, i cili do të dërgonte topin në rrjetë nga pika e penalltisë të fituar nga Cikalleshi. 10 minuta më pas formacioni i Duros do të permbyste rezultatin me Dhëmbin, që do të finalizonte në menyren më të mirë një aksion të gjatë brenda zonës. Dinamo kërkon të reagojë, por më të mirën do ta merrnin përsëri kavajasit, që do të vulosnin fitoren 5 minuta nga fundi i ndeshjes me golin e tretë të shënuar nga Shtini. Dinamo pas daljes me karton të kuq të kapitenit Pisha, këtë ndeshje e përfundoi me nëntë lojtarë. Në fund i gjithë suksesi do të ishte për Besën e drejtuar nga Shpëtim Duro që e ka nisur me një trofe historik sezonin e ri, duke çuar në Kavajë për herë të parë Super kupën e Shqipërisë.BESA FITON PËR HERË TË PARË SUPERKUPËN Thumbnail.php?file=Besa_Fiton_Kupen_e_Shqiperise_676548995
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi