Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa i fal tri pikët Kastriotit

Shko poshtë

Besa i fal tri pikët Kastriotit Empty Besa i fal tri pikët Kastriotit

Mesazh nga Geri Sat 20 Mar 2010 - 6:30

Besa i fal tri pikët Kastriotit Besaflash
Faza e tretë e
Kategorisë Superiore vazhdon të karakterizohet nga dyshimet për ndere,
tolerime dhe ndeshje të falura. Në qendër të kësaj situate e sheh veten
Kastrioti, që pas triumfit në fushën e Tiranës (java 23), tashmë i
gëzohet një tjetër trepikëshi të lehtë.

Skuadra e drejtuar nga Ramazan
Ndreu fitoi 3-2 përballë Besës, një sfidë, përfundimin e së cilës nuk e
vendosi fusha, por marrëveshjet ndërmjet drejtuesve të dy klubeve. Krutanët
duhej me patjetër të fitonin për të grumbulluar pikët e nevojshme që
t’i shpëtojnë rënies nga elita, ndërsa kavajasit nuk kanë më asnjë
stimul në kampionat: verdhezinjtë, që renditen të dytët, ndodhen shumë
larg Dinamos kryesuese dhe kanë një diferencë sigurie (prej 5 pikësh) me
skuadrën e vendit të tretë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me
Vioresin Sinanin, vetëm pas 13 minutave lojë, ndërsa Kastrioti është
shfaqur i pafuqishëm për të reaguar. Megjithatë, situata ndryshoi
në fraksionin e dytë të lojës, me vendasit që arritën tre gola në
harkun e 16 minutave, kjo edhe falë shthurjes së dyshimtë të ekipit
kavajas. Abazaj në të 46-n dhe kroati Ivan Babiç, me dy rrjetat e
minutave 53 e 61, përmbysën shifrat. Ka shërbyer vetëm për statistikë
goli i dytë i Besës me Daniel Xhafajn, kur kronometri tregonte 63 minuta
lojë. Pjesa e mbetur e lojës ka qenë pa histori, me krutanët, të
cilët ruajtën avantazhin e një goli dhe kundërshtarët e tyre që kanë
bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë, që të mos dilnin të humbur. Edhe
pse gjithçka ishte paravendosur, burime pranë skuadrës nga Kavaja, bënë
të ditur se tensioni në dhomat e zhveshjes nuk ka munguar. Në pushimin
mes pjesëve të lojës, nuk kanë munguar as debatet mes disa lojtarëve
verdhezinj. Gjithsesi, fakti qëndron se Kastrioti ka marrë një
fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe për momentin
mund të marrë frymë më lirshëm. Të besuarit e Ndreut janë ngjitur në
vendin e 8, në kuotën e 29 pikëve pas 24 ndeshjeve, të distancuar vetëm
me 2 pikë nga Teuta e vendit të 5. Kjo ndeshje mund të cilësohet edhe si
panorama e atyre që pritet të jenë takimet e javëve të ardhshme në
Superiore, me ekipet e rrezikuara që do të bëjnë të pamundurën për të
siguruar pikë, qoftë edhe duke shkatërruar garën.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi