Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa: Nuk jam lesbike

 :: Show Biz

Shko poshtë

Besa: Nuk jam lesbike  Empty Besa: Nuk jam lesbike

Mesazh nga Vizitor Mon 28 Mar 2011 - 2:35

Besa: Nuk jam lesbike  F.0328111612972_m
Besa Zeqiri, motra e këngëtares së famshme kosovare Dafina
Zeqiri, gjatë një interviste për Telegrafi.com ka hedhur poshtë
thashethemet se ajo ka joshje për gjininë e njëjtë.
Kohëve të
fundit është shkruar nëpër mediat shqiptare se Besa ishte lesbike, por
bukuroshja kosovare e cila është e njohur si modele në Suedi ka mohuar
një gjë të tillë.
“Të gjithë miqtë, familja dhe njerëz profesional rreth meje e dinë që
unë nuk jam lesbike. Kjo është shumë fyese dhe diskriminuese, kjo
shkatërron reputacionin tim. Kanë kaluar shumë kufij. Unë nuk ndjej
asgjë seksualisht për femrat”, ka pohuar Besa për Telegrafi-n.
Thashethemet e fundit ishin bazuar në disa foto të Besa Zeqirit dhe
një modele tjetër, ku të dyja janë afër njëra-tjetrës. Fotografia ka
nxitur mediat ta vënë në dyshim orientimin e saj seksual. Por, sipas
Besës, fotografia në fjalë nuk kanë asgjë për të dyshuar dhe se është
shumë profesionale.
“Nëse ju e shikoni fotografinë nga afër e shihni se unë nuk e kam
puthur asnjë vajzë. Unë kurrë nuk kam puthur asnjë femër dhe kurrë nuk
do ta bëja, nuk ka interesa nga ana ime për të bërë diçka të tillë.
Fotografitë janë profesionale dhe merren për qëllime profesionale”,
është shprehur Besa.
Besa: Nuk jam lesbike  Besazeqiri350
Besa po ashtu ka folur edhe për karrierën e saj si modele. Ajo
shprehet e kënaqur se si janë duke ecur gjërat dhe shpreson të fillojë
angazhimet edhe jashtë Suedisë.
“Tani për tani unë kam shumë agjenci të modelimit që janë të
interesuara, dhe agjencia ime ‘Swedenmodels’ dëshiron që unë të filloj
të punoj edhe jashtë vendit. Unë vet kam shumë plane që të shkoj në
Milano, Paris, Nju Jork, etj, etj. Në botën e modës gjërat mund të
ndryshojnë shumë lehtë dhe shpejt”, ka përfunduar Besa. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi