Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alonso fiton garën e parë të sezonit

Shko poshtë

Alonso fiton garën e parë të sezonit Empty Alonso fiton garën e parë të sezonit

Mesazh nga Inamso87 Sun 14 Mar 2010 - 6:57

Fernando Alonso ka arritur të dalë fitues në garën e parë
të sezonit në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit, duke
mos cenuar në asnjë moment fitoren e tij.
Spanjolli Alonso që
i përket skuderisë italiane Ferrari, startoi nga pozita e dytë, duke
tejkaluar gjatë garës Sebastian Vettelin që ishte në pole pozicion, e që
për shkak të problemeve me makinën përfundoi i katërti.
I dyti u rendit kolegu i Alonsos në kokëkuqen Ferrari, Felipe Massa,
që ishte 16.099 sekonda më i ngadalshëm. Në podium arriti të ngjitej
edhe piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, i cili ishte 23.182 sekonda
prapa fituesit të garës.
Kampioni aktual Jenson Button doli i shtati, ndërkohë i rikthyeri te
Formula 1, Michael Schumaher, arriti të zë pozitën e gjashtë, që duket
të jetë një fillim i mbarë për kampionin i shtatëfishtë. /Telegrafi/
Inamso87
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi