Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyeti Historik i Beratit

2 posters

Shko poshtë

Qyeti Historik i Beratit Empty Qyeti Historik i Beratit

Mesazh nga Geri Sat 8 May 2010 - 8:53

Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon
agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe
shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga
natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për
të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se
2400 vjetë. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi
poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.

“Jam Onufri qe vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit”- Onufri

“Berati është i bukur , për të qenë përjetësisht i bukur”- Shtraus

“Këto vlera,ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit” - Perez de Kuelar

“Kështjellë e bukur si kopshtet paraizorë– qytet i qeshur dhe i çiltër i Beratit”.- Evlia Çelebiu
.............................................................................................................
Kalaja

Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë. Lumi që kish
formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv
shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj,që vështrojnë drejt qiellit. Në pjesën e veriore në të cilën
ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë
me qëllim devijimin e sulmeve direkte. Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të
mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej
transportimi i ujit nga lumi në kështjellë.. Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure,
brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë
periudhën otomane. Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të
përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në
periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.

.................................................................................................................................................


Mangalemi dhe Gorica

Mangalemidhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar
mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit. Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të
jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen melehtësi.

..............................................................................................................................................................................................


Gorica

Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit
Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
......................................................................................................................................................................................


Ura e Gorices


Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një
zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar
me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje. E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.

..............................................................................................................................................................................................


Legjenda e Qytetit

Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse. Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëte më fort. Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ataduheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm. Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.

Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit. Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zëmërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë.
Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u
derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.
...........................................................................................................................................................................................

Kodiket e Beratit


“Kodiku i Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri,është një referencë thelbësore e letërsisë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, e kulturës kristiane. UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore. Ja pse “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin e veprave më të rëndësishme të Njerëzimit, të krijuar në kuadrin e programit Kujtesa e Botës. Kështu shkruan Koïchiro Matsuura Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s në librin “Kodikët e Shqipërisë” Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë2003. Studiuesit e huaj ia kanë kushtuar vëmendjen kryesore “Kodikut të Purpurt të Beratit” - Codex Purpureus Beratinus F - i njohur gjerësisht me emrin e shkurtër “Beratinus”. Në fakt emrin e Beratit e ka marrë si epinom edhe “Kodiku i Artë i Anthimit”, i cili mbi quhet shpesh “Beratinus-2”. Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se “Beratinus” i takonte një periudhe shumë të hershme (i shkruar në kufijtë e fundmë të paleokrishtërimit); jo vetëm sepse për një kohë të gjatë emri i tij është lidhur e vazhdon të lidhet me emrin e Shën Gjon Gojartit (Joan Chrysostome), njëprej protagonistëve dhe reformatorëve më të mëdhenj të historisë së krishtërimit të hershëm; jo vetëm sepse dorëshkrime si “Beratinus” kanë mbijetuar në botë më pak se gishtat e dorës; por, mbi të gjitha, për faktin se, siç e ka vënë re mençurisht P. Batiffol, në tekstin e këtij dorëshkrimi ka herë pas here “shmangie leximi” (“conflate reading”), që lidhen me karakterin jonormativ të këtyre fragmenteve kalimtare. “Beratinus” mori rëndësi botërore si një dorëshkrim i hershëm që mund të ndihmonte për të plotësuar historinë e zhvillimit të mendimit ungjillor, nëpërmjet studimeve të posaçme të tekstologjisë kritike (“textual criticism”), që mund të thuhet se, në dijen shqiptare, sapo kanë filluar. Në një vështrim më të gjerë këto studime do të evidentonin se çfarë ndodhi në procesin e kalimit prej fjalës së shenjtë tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi kanonik. Rëndësia e “Beratinus-it” u theksua edhe më nga fakti se në tipologjinë e tekstit të tij gjenden gjurmë të shkrimeve siriake (të Lindjes) dhe të Perëndimit njëherësh. Këtij mendimi i janë përmbajtur shumë dijetarë, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e më pas Roderic L.Mullen. Kjo e bën atë një prej dorëshkrimeve më të rëndësishëm për të krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik të
kanonizimit të shkrimeve të shenjta në përgjithësi. Për fat të keq, numri i kodikëve me njohje ndërkombëtare të ruajtur në Shqipëri, duke
përjashtuar “Kodikun e Artë të Anthimit” (një dorëshkrim i rrallë krysografik, në pergamenë të purpurt) dhe disa të tjerë, me gjithë këtë
vëmendje, që e tejkalon interesin e shkencës vendëse, është i kufizuar. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë studime duke pasur njohje të drejtpërdrejtë për kodikët. Disa të tjerë kanë shkruar duke pasur si burim jo vetë kodikët, por studimet mbi to. Në Shqipëri dijetari iparë që ka bërë të ditur ekzistencën e Beratinus-it dhe të disa kodikëve të tjerë ka qenë Ilo Mitkë Qafëzezi. Ky qe më shumë i preokupuar për “Kodikun e Kostë Beratit”, në të cilin gjendej një alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk harroi të përmendte pak më gjerësisht vlerat e thesarit dorëshkrimor beratas. Me këtë rast ai krijoi edhe neologjizmin “shkresëdore”, për “manuscript” - dorëshkrim, që nuk pati fat të mbetej në gjuhën aktive. Sot kodikët e famshëm ndodhen në museun Historik Kombëtar në Tiranë. Qyeti Historik i Beratit Beratifoto1 Qyeti Historik i Beratit Beratifoto2Qyeti Historik i Beratit Beratifoto3Qyeti Historik i Beratit Beratifoto7 Qyeti Historik i Beratit Beratifoto6Qyeti Historik i Beratit Beratifoto8
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyeti Historik i Beratit Empty Re: Qyeti Historik i Beratit

Mesazh nga Geri Sat 8 May 2010 - 9:10

Përshëndetje

e Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Fadil Nasufi


Berati nje krenari per Shqiperine


Kur do të shkruash diçka për Beratin, në faqet e para të një guide apo albumi, të një almanaku apo katalogu, je para një sfide , ku më së paku do të druhesh nga mosgjetja e fjaleve për të komplimentuar një qytet të magjishëm, do të tundohesh nëse ke bërë më të mirën në përzgjedhjen për botim nga pasuria e pafund e vlerave që mbart Berati dhe do të jesh në siklet, që nuk ke thënë atë që duhet e më tej nuk ke bërë atë ç’ka meriton e ç’ka përfaqëson një qytet me histori mbi 2400 vjeçare si Berati.Por ti i shpëton mëdyshjes dhe tundimit të sinqertë – thjesht duke bërë detyrën e mikpritësit si qytetar beratas, me ftesën e hapur për të gjithë: “Mirësevini në Berat”“ Ejani në Berat”. Berati flet vetë. Ai flet me forcën dhe magjinë e vlerave dhe pasurive të çmuara që mbartin koncentrimet e shpirtit dhe kulturës së stërgjyshërve tanë, të cilët mbajtën të pashuar zjarrin e qytetërimit në mbi 2400 vjet jetë.Qyteti ynë shfaqet si një monument i pakrahasueshem, bashkëekzistence e vijushmerie dhe sot na jep prova autentike dhe një seri të vërtetash që mbrojnë e ndriçojnë racën shqiptare, gjenezën tonë dhe i siguron mburrje gjithë kombit.S’ka se si të mos krenohesh me “Kodikët e Beratit” me “Beratinusin e Purpurt” të Shek.VI që mban mbi vehte një botë të tërë!S’ka se si të mos ndihesh kryelartë kur në rrënjët e historisë së këtij qyteti,- qëndrojnë emra të shquar me famë europiane si Muzakajt, Onufri, Qyprilinjtë, ….. .S’ka se si të mos impresionohesh nga vlerësimet dhe mbresat që kanë dhënë për Beratin personalitete dhe figura të spikatura që e perifrazojnë si më poshtë:

“Jam Onufri qe vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit”- Onufri

“Berati është i bukur , për të qenë përjetësisht i bukur”- Shtraus
“Këtovlera, ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit” - Perez de Kuelar


“Kështjellë e bukur si kopshtet paraizorë– qytet i qeshur dhe i çiltër i Beratit”.- Evlia Çelebiu



Shqiptaret dhe vizitorët e huaj mrekullohen e befasohen nga pamja panoramike dhe emblematike e Mangalemit që është si kurorë e artë në
kokën e një Missi.Duke vizituar qytetin dhe Kalanë, duke patur mundësinë të njihen me Muzeun Kombëtar “Onufri”- ju mund të
“ritakoheni” me të gjithë mjeshtrit e ikonografisë shqiptare: Onufri, Nikolla, Onufër Qiprioti, K.Shpataraku, Dinastinë e piktorevë Katro e
Çetiri.Njëherazi, ju do të mund të vizitoni disa nga perlat e arkitekturës dhe pikturës bizantine e postbizantine që ndodhen brënda
mureve të Kalasë dhe lagjevemuzeale dhe që janë të mbuluara me afresket e piktorëve anonimë.
Ejani të njihni Beratin! Ai shfaqet para jush si një muze në qiell të hapur . Berati lexohet si një libër me poezi, kundrohet si një pikturë moderne, dëgjohet si një simfoni që të ripërtërin.Berati të ç’lodh, të fisnikëron,të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde dhe nga vizitor të kthehesh në banor të tij.Kënaqësinë dhe mbresat e pashlyeshme– Juve të dashur vizitorë do t’jua shtojnë banorët e urtë, të mençur e mikpritës të Beratit.
Mes tyre ju me siguri do të gjeni ngrohtësinë familjare, përkushtimin ndaj mikut, pasionin për t’ju folur dhe treguar
për qytetin, kuzhinën karakteristike, këngët, suveniret, …. përkujdesjen njerëzore.Jeni në qytetin e bardhë– me zemër të bardhëI K O N O G R A F I AQyteti i Beratit i favorizuar nga pozicioni i gjeografik dhe begatia e zonës përreth zhvilloi një jetë të pandërprerë qytetare, që nga themelimi (shek IV-III) deri në ditët tona. Shkëlqimet e periudhave historike reniet në errësirat e gjata nuk mund të zbehin rëndësinë e tij në periudha të ndryshme dhe ndikimi që pati në jetën politike, ekonomike dhe kulturore.

Qëndër peshkopale nën vartësi të kryepeshkopatave të Durrësit dhe Ohrit, në shek e XVII fiton mëvetësinë duke mbajtur lidhjet
direkt me Patrikanën e Stambollit, “Mitropolia e Shenjtë” e Beratit u bë një qendër e rëndësishme e prodhimtarisë dhe e ruajtjes së vlerave të
rëndësishme të pikturës bizantine dhe pasbizantine të cilat të mbritura deri në ditët tona përbëjnë thesare të rëndësishmë të kulturës
kombëtare.Nga periudha bizantine (shek. VI) trashëgohen disa elemente arkitektonikë të ripërdorur në kishat e mëvonshme (shek XVI),por kodikët e famshme të ruajtur në bibliotekën e Mitropolisë, Codex Purpureus Beratinus (kodiku i purpurt i shek. VI) dhe Codex ArueusAnthimi (kodiku i artë i shek IX), Epitafi i Gllavenicës (shek. XIII) dhe pikturat e periudhës paleologe të kishës së shën Triadhës (shek XIV)
dëshmojnë për rëndësinë e qytetit dhe kualitetet kulturore dhe artistike që ai grumbulloi. Këto vlera, minaturat e kodikëve pikturat
anonime të kishave të shek XIV ikonat e realizuara këtu apo të sjella nga qendra të tjera patën një ndikim tek piktorët pasbizantin të shek
XVI të cilët paraqesin tipare relativisht të dallueshme dhe zhvillim unik duke realizuar vepra të rëndësishme e vlera artistike të dorës së
parë. Qyteti i Beratit në hartën e perandorisë rënditej në periferi, në kufirin ku presioni i qëndrës ishte i zbehtë dhe ndikimi i kishës perëndimore në rivalitet me kulturën dhe artin e qëndrave periferike. Largësia nga metropoli favorizonte një liri nga presioni i pushtetit qëndror dhe kontakte të atelieve dhe artistëve të provincës të cilët nëpërmjet fuqisë së talenti përpunuan dhe zhvilluan elemente të rëndësishëm.
Krijimet e tyre megjithse tradicionalisht ndjekin programet ikonografikebizantine në to shikohen përzjerje të modeleve paleologe, ndikimesh
kretase, elementësh ikonografike maqedonase, elementesh etnografike vendas edhe influencash me prejardhje perëndimore.
Përveç një numëri artistësh anonimë nga shek. XIV janë identifikuar emrat e mjeshtërve më të rëndësishëm të Historisë se Artit Shqiptar. Onufri është përfaqsuesi më i rëndësishëm i pikturës pasbizantine në trojet shqiptare dhe më gjërë. Ai në krijimtarine e trashëguar paraqitet një mjeshtër i rëndësishëm me profesionalisht i përsosur që mbante dhe funksione kishtare (protopapa Neokastron). Gjeografia e krijimtarisë së tij përfshin një teritor të gjerë Ballkani; Shqipërinë qendrore, Greqinë veri perëndimore, Maqedoninë perëndimore e Rumaninë. Ai pikturon
afresket e kishave të “Apostujve” (1547) dhe Anargjirëve (mbas vitit 1547) në Kostur, të kishave të shën Nikollës (para vitit 1553) në
Shelcan, të shën Epremtes (1553 – 54) në Valësh. Atij i atribohen pikturat në kishat e Shpërfytyrimit (1535) dhe shën Nikollës (1535) në
Zercë e Prilep dhe kisha në manastirin e Moldavicës (1537) në Moldavi.

Në Berat ai ka një pjesë të rëndësishëm të krijimtarisë të përfaqësuar nga disa fragmente afresku të realizuar në kishën ë shën Todrit (1547) dhe ikonat e ikonostasit të kishës së “Vangjelizmoit” në kala në kishën e shën Todrit dhe katedralen “Fjetja e shën Marisë”. Arti i Onufrit shquhet për një ruajtje të traditës bizantine dhe kundërvenie ndaj çdo heretizmi, për teknikën e lartë të ekzekutimit, elegancën e vizatimit dhe raportet koloristike mjaft tërheqëse, etj.Edhe pse diskutimet për prejardhjen e tij vazhdojnë ne do të referohemi argumentit se mjeshtri
tjetër,Nikollau formua si artist i rëndësishëm në atelienë e të jatit, Onufrit. Si i tillë ai trashëgoi të njëjtin stil dhe të njëjtët modele
të Onufrit. Përveçse në Kurjan dhe në Arbanas, Bullgari ku ai pikturoi së bashku me një mjeshtër tjetër të quajtur Joan, krijimtaria e tij
zhvillohet në Berat ku pikturon Kishën e shën Mari Vllahernës, pikturën murale dhe ikonostasin si dhe ikona të tjera.
Onufri Qiprioti është mjeshtri i tretë i madh që lidhet me artin e të pikturuarit në kishat e Beratit. Ai realizon pikturën murale dhe ikonat e kishës së shën Kollit (1591),ikonostasin e kishës së shën Kostandinit dhe Helenës dhe shumë ikona në të cilat ai shënon emrin e vetë. Gjithashtu përveçse është zbuluar se edhe “Dyert Mbretërore” të ikonostasit të kishës së shën Mari Vllahernës të pikturuar nga Nikolla janë të tijat.

Në teritorin e Mitropolisë së Shenjte të Beratit kanë ushtruar veprimtarinë e tyre dhe shumë mjeshtër të tjerë në periudhën ndërmjet shek XVI-XIX. Ndërmjet tyre Kostandin dhe Athanas Zografi shek XVIII të cilët realizojnë pikturën murale të kishës shën Kollit në Ardenicë dhe shumë ikona. Kjo pikturë ndikoi së tepërmi në mjeshtrat e ateliesë e familjes Çetiri, të cilët në këtë periudhë punojnë në atelienë e tyre. Në kishën e shën Kollit, Ardenicë një mjeshtë tjetër i shek XVIII realizon ikonat e ikonostasit. Kostandin Shpataraku i cili shfaqet si një miniaturist i shkëlqyer. E rëndësishë në periudhën midis shek XVII-XIX është veprimtaria e ateliesë së mjeshtërve të familjes Çetiri. Ata realizojnë pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe. Këta mjeshtra pikturuan në të njëjtën atelie,së bashku duke e trashëguar mjeshtërinë në breza të tjerë. Piktorët e kesaj familje kanë qënë Gjergji dhe Joani, Naumi dhe NikollA. Piktorët e fundit e kësaj familje janë Gjergji dhe Prendi me të cilët çfaqen tendecat degraduese në artin e të pikturuarit. Mbas tyre veprimtaria ikonografike degjeneron në veprimtari artizanale të piktorëve anonim.A R K I T E K T U R ABerati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Zanafilla e këtij qyteti është kalaja e ndërtuar që në shekullin e IV p.e.r. Të dhënat arkeologjike na cojnë që në shekullin e VII p.e.r. Dy cekanguri të kohës së bakrit
–fillimi i bronxit, dëshmojnë se 2600-1800 p.e.sonëishte një qendër e banuar. Citimi i autorëve të huaj, Polibi dhe Tit Livi , identifikon
Beratin me Antipatrean.Duke ju referuar gjetjeve nga gërmimet arkeologjiketë bëra në kalanë e Beratit dhe mbështetjes në autorë të
ndryshëm, forcohet mendimii vazhdimësisë së jetës së këtij qyteti , që nga antikiteti deri në ditët tona.Periudha protourbane ( fundi i
shekullit VII-V p.e.sonë) pasqyrohet nga qeramika e gjetur si ajo e prodhimit vendas dhe e importuar. Zbulohen për herë të parë në shtresat
kulturore fragmente suvaje prej baltedhe gjurmë të thuprave të pareteve të kasolleve. Qeramika e importuarvinin nga mardhëniet me Korintin dhe Italinë Jugore. Në perudhën qytetare ilire(shekulli III p.e.sonë – IVe.sonë). takohetemri antik i Beratit dhe të dhëna nga autorë të ndryshëm për këtë cështje.Emri antik i qytetit është objekt diskutimi i mjaftë autorëve , të cilët shpesh kundërshtojnë njeri tjetrin por shumica konvergon në mendimin se Antipatrea është Berati i sotëm.Për vazhdimin jetës së ketij qyteti gjatë periudhës antike të vonë shek.( IV deri VI të e. sonë) flasin gjetjet e qeramikës dhe pak elementë të arkitekturës të hasur gjetë gërmimeve. Objeket metalike prej bronxi dhe hekuri janë më të pakta në krahasim me qeramikën. Dallohen thikat,cekan, lugë etj,si dhe monedha të kohës antike të vonë. Dyndjet e popujve të shekullit V-VII të e. sonë, bënë të domosdoshëm rindërtimin e mureve të dëmtuar.Rindërtimet e bëra në sistemin e fortifikimit, lënda arkeologjike, veglat e punës ,objektet stolie dhe monedhat bizantine të shekullit IV-VI të gjetura gjatë gërmimit,dëshmojnë për një rigjallërim të jetës ekonomike e kulturorenë qytetin antik të kësaj kohe. Në periudhën e pushtimit romak dhe antikitetit të vonë, rëndësia e këtij qyteti vjen në rritje kur shumë qytete për rreth kishin filluar të zbeheshin. Në vitin 533 përmëndet Pulheriopolis (Berati) si qëndër
peshkopale dhe si një kryqëndër ideologjike. Këtë zhvillim kulturor e dëshmon dhe Kodeksi i purpurt i shekullit VI, një nga dy të tillë në
mbarë botën. Në shekullin XIII Berati ishte me shumë lagje jashtë mureve të Kalasë , kështu që dalja jashte tij , është me e hershme se kjo datë. Më 1273 tërmeti katastrofik në Durrës bëri që shumë banorë të tij të strehohen në Berat, parapelqimi i të cilit tregon për një ekonomi të fuqishme.Periudhamesjetare shquhet për ndertime të shumta dhepër teknikëne ndërtimit dhe të rindërtimeve. Ritja e veprimtarisë ekonomike (ndertimore dhe prodhuese) dëshmojnë se qyteti i fortifikuar ilir i Beratit nga fundi i shek. IV fillimi i shek.III p.e. sonë, po kalontenë perudhën e lulezimit të tij.Në mesjetën e hershme, koha e zhvillimi të mardhënieve feudale, emri Pulheriopolis humbet dhe Berati nis të përmëndet me emrin Belgrad viti 1018, koha e pushtimit bullgar. Berati atëherëkishte rreth 2000 banorë.Studimi urbanistik i Beratit është trajtuar nga autore te ndryshëm ,kryesisht të qëndrës historike. Muret mesjetare ngrihen mbi ato antike ,1400 m perimetri me 24 kulla mbrojtëse.Ato janetë disa periudhave . Me të vjetrat janë të shekullit IX-XI dhe janë ndertuar me teknikën e përzjerë (mure me gur dhe breza tullash). Periudha tjetër e ndertimeve të rëndësishmeështë i kohës së Despotatit të Epirit, fillimi i shekullitXIII. Një depozitë uji datohet në shekullin XIII-XIV, si dhe ndërtimii selisë së feudalit nga kështjella. Zhvillimi urbanistik i Beratit mesjetar trajtohet në periudhën e daljes nga muret e kështjellës , në Varosh , kështu quheshin në Ballkan ( lagje jashtë mureve të kalasë por që në rastin e Beratit ka dhe një rrethim të jashtëm ), qëka vecorinë , se nga kjo zonë furnizohej me ujë Kalaja , në raste rrethimi.Teknikat e ndertimit të murevedhe parametrat e tyre janë trajtuar duke bërë krahasime me kështjellat bashkohore me specifikat për sejcilën. Lartësia e kullave filloi të shtohet gjatë shekullit XIII. Këtë gjë e vërejmë në kullat e Mihal Komnenit.Po kështu ndërtimi i oborritfortifikues në kalanë e Beratit paraqitet si një vecori mbrojtse. Urbanistika e Kalasë
në periudhën e principatave, dhe dalja e ndertimeve jashtë mureve tësaj ,përmëndet në dokumenta historike në vitin 1280 ( suburbia castri
Bellogradi). Nga tërësia e ndertimeve shoqërore të mesjetës , ndertimet e kultit ,janë pothuajse të vetmet që njihën nëpërmjet
studimeve dhe gërmimeve të deritanishme. Ato me shtrirjen e tyre në të gjithë teritorin e vendit, bëjnë të mundur gjykimin për nivelin e
arkitekturës dhe të ndertmeve në përgjithësi. Në arkitekturën e ndertimeve mesjetare të kultit dallojmë dy periudha kryesore: atë nga shekulli
VII-XII dhe periudhën e shekujve XIII-XV. Kjo periudhë lidhet me fuqizimin efeudaleve vendas , ashtu dheme periudhat kryesore të
arkitekturës bizantine dhe asaj të perendimit, të pasqyruara këto në Shqiperi në varësi të faktorëve të mësipërm. ( A Meksi)Brënda
këtyre dy periudhavetë mëdha arkitekturore dhe historike bëhet ky klasifikim:

1.
Kishat një nefëshe

2.Bazilikat

3.Kishat në forme kryqi me kupol. Bazilikat,të cilat përbënin numrin më të madh të ndërtimeve paleokristiane e bizantine të herëshme, vijuan të ndertoheshin gjatë shekullit XI-XII ende pa u futur në vendin tonë tipat kryq i brëndshëm me kupolë që shfaqen në fund të shekullit IX në Kostandinopojë dhe që gjatë shekujve X- XI fillojnë të përhapen dhe në provinca.
Kisha e shën Kollit në Perondi të Beratit. Kjo kishë është një ndër të vjetrat e vendit tonë. Njoftimin më të vjetër për të e kemi në vitin 1399, si manastir i shën Kollit të Pentarhondisë, në një listë sendesh të marra prej andej dhe të dorëzuara Theodhorit të III Muzakës, sundimtarit të Beratit per t’i shpëtuar nga inkursioni i ushtrisë turke. Eshtë një kishë që i takon tre periudhave ndertimore.Ndërtimet në formë kryqi ,emërtohen të tilla , nga forma e planimetrisë ,nje kryqi te brendashkruar .Fillojnë të ndertohen së pari në Konstandinopojë në fundin e shekullit të IX, gradualishtë u perhapen në provincat e tjera .Kisha e shën Mëri Vllahernës, më e vjetra që ruhet sot në qytetin e rëndësishëm
të Beratit. Ajo ruhet në gjendje mjaftë të transformuar. Duke vrojtuar në anët e jashtme, dallohen me lehtësi pjesët e vjetra, nga të rejat ,
sepse këto të fundit janë ndërtuar me një teknik të ndryshme dhe të shkujdesur. Kjo bën të mundur leximin e formës së dikurshme të kishës
kryq i brendashkruar me kupolë mbi tambur, me mbështetje të brëndëshme. Ajo është meremetuar në shekullin e XVI dhe përpara vitit 1578 kur ështëpikturuar nga piktori ynë Nikollai biri i Onufrit, sic mësojmë nga mbishkrimimbi derën që lidh narteksin me naosin. Pjesa e Poshtme e murit është ndertuar me gur me copa tulla dhe tjegulla të vendosur horizontalisht, karakteristik kjo e ndertimeve të mureve në shekullin
XIII-XIV në Berat, përfshirë këtu dhe kalanë. Muri sipër është ndertuar me teknikën e kluasonazhit ,bashkohëse me kishat e tjerabizantine.Kjo
kishë duhet të jetë ndertuar në fillim të shekullit XIII, kur në qytetine Beratit, marrin nje hov të madh ndertimet. Kisha e shën Triadhës në
Beratndërtuar në afersi të mureve të rrethimit të dytë të Kalasë, te selia e garnizonit dhe e sundimtarëve , të cilëve dukej se dhe i
shërbente. Eshtë e mbuluar me qemerecilindrikë dhe harqe kurse në qender me një kësulë sferike , më të lartë se të tjerat e ndërtuar me tulla. Muret janë të ndertuara me tekniken e kluasonazhit .Ndertimi i kësaj kishe ,sipas gjurmëve janë shekulliXIII-XIV. Kisha e shën Mëhillit ndertuar në një shkëmb të thepisur nga ana jugore e kalasë, ka të njejtën arkitekturë dhe teknikë ndertimi,por që evolon duke perdorurnë mënyre më masive kluasonazhin, gjë që tregon për një përsosmëri dhe një ngritje
ekonomike të kohës. Toleranca fetare, parimi për të respektuar
besimtarin e një feje tjetër njëlloj me veten, në mos më shumë se kudo e
ndeshim ndjeshëm në qytetin e Beratit.
Më 1431 Berati kishte rreth 450
shtepi ne qytetin e fortifikuar dhe216kanë qënë në Varosh të cilat nuk
kishin privilegjin e banorëvetë kështjellës ,që për mbrojtjen e saj nuk
tatoheshin.

Krijimi i pashallëkut të Beratit nga Ismail pashë Velabishti të cilin e
trashëgoi feudali ambicioz Ahmet kurt pashaqë rindërtoi kalanë ,së cilës
i kushtoi shumë rëndësi dhe ndërtoi shumë vepra për qytetin.

Fortifikimi i qytetit të poshtëm i shekullit XIII duket qartë nga
gjurmët e mbetura në Varoshin e hershëm.
Në arkitekturën e
ndërtimeve të kultit dallohenkishat , xhamitë , teqetë , medresetë dhe
gjithë ndertimet e kultit islam, dallohen teknikat dhe fazat ndertimore.
Ndërtimet inxhinjerike e shoqërore , furnizimi me ujë , ndertimi i
cesmave , ujsjellseve , sterave etj. Janë shprehje e fuqisë ndertuese në
këtë periudhe
Arkitektura popullore mendërtimet e ansambleve si
dhe ndertimet e vecanta , zhvillimi urbanistik, karakteri i vecanti i
ndertimeve dhe evolimi i tyre, përbën një pasuri e cila vjen deri në
ditet toname ndërhyrje në kohë. Fazat e zhvillimit të qytetit benesa dhe
mjediset,oda e zjarrit ,oda e mirë , cardaku ,qoshku etj. rrjeti
rrugor, kanalizimet dhe gjelbërimi janë pjesë e këtij zhvillimi.

Mbrojtja ligjore e
pasurive kulturore në vendin tonë është bërë me aktet normative që dolën
qe para clirimit .Nga fundi i shek. XIXedhe në perandorinë turke
mbrojtja e pasurisë kulturore u sanksionua me ligj. Akti i parë normativ
në këtë fushë ,që pati fuqi edhe në vëndin tonë është rrgullorja e
brëndëshmë e datës 1.5.1889 për rregullimin e muzeumit mbretëror. Simbas
nenit 1 të kësaj rregulloreje “ muzeumi mbretëror ka për qëllim të
zbuloj dhe të mbrojë të gjitha ndërtesat e vjetra dhe monumentet që do
të dalin në dritë nga gërmimet, t’i vendosë ato në muzeum t’i
publikojë....... Në pragun e shpalljes së pamvarsisë së vëndit, hyri
nëfuqi ligji i datës8.7.1912. Sipas artikullit 5 “përgjithësishtë
fortesat e vjetra,burgjet,muret e cdo ndërtese (monumenti ) quhen
antikitete” Ky ligj mbeti në fuqi derinë vitin 1929.....Pas shpalljes së
pamvarsisë akti i parë zyrtar , për pasuritë kulturore dhe materjale,
është qarkorja e Ministrisë së Arsimit Nr.923 datë 19.6.1922, me anën e
së cilës porositeshin të kujdeseshin për gjëndjen dhe ruajtjen e
vjetërsirave (monumentet)........ Akti më i plotëjuridik,se ata që u
përmendën,, është ligji nr.129 datë 28 maj 1929 “Mbi monumentet
kombëtare”.
Pas
luftës së parë botërore Franca dhe Italia ishin të parat që bënë
marveshje për të shtrirë veprimtari zbulimesh arkeologjike në
Shqipëri.Në vitin 1937 dhe Rumunët bënë një marveshje të tillë por që
nuk filloi fare punimet.
Megjithëse edhe në të kalurën pasuritë kulturore në
vendin tonë mbroheshin me ligj, për to nuk kujdesejasnjë organ shtetëror
. Kështu , pothuajse në të gjitha kishat e Myzeqesë deri në Berat
janëfutur element të marra nga nga qyteti antik i Apollonisë, bile edhe
për sarajet e pashait të Beratit janë marrë 70 qerre me gur.....

Kongresi i Përmetit
anulloi cdo lloi marrëveshje të bërë më parë ,bashkë me to
dhekoncesionet e dhënë përpasuritë tona kulturore. Në vitin 1948 doli
akti i parë normativ nr.609 datë 24 .5.1948” Mbi mbrojtjen e monumenteve
të kulturës dhe sendeve natyrore të rralla”. Në vitin 1955 u aprrovua
rregullorja “Mbi ruajtjen e monumenteve të kulturës”. Në 1971 u aprovua
dekreti nr.484 , datë 23.9.1971” Mbi mbrojtjen e monumentevekulturore
dhe pasurive natyrale të rralla” i cili abrogon atë të 1948. Me vendim
të këshillit të Ministrave nr. 172 datë2.6.1961 janë shpallur qytete
–muze Berati dhe Gjirokastra, Pazari i vjetër i Krujës dhe pjesa e
vjetër dhe nëntoka e Durrësit. Më vonë qytetet –muze janë shoqëruar me
rregulloret përkatëse.
Monumentet e kulturës sipas natyrëssë
tyre ndahennë disa gjini: Monumente historike(ndertesa dhe vende që
lidhen me ngjarje të rëndësishme historike, shtëpi ku kanë lindur dhe
jetuar njërëz të shquar, monumente arkeologjike vëndbanime të lasht),
ndertime të fortifikuara(kala ,kullaetj.), ndrtme inxhinjerike ( rrugë
,ura , ujësjellsa ),ndertime ulti ( Kisha , xhami etj), banesa popullre
.........
Vendimi i Këshillit të Ministravenr.172.datë 2.6.1961,
pasoime vendimin nr.170 datë 2.6.1971 me aprovimin e rregullores”Mbi
administrimin e qytetit muze të Beratit”. Në bazë të vendimit 172 pika3“
Gjersa të përfundojnë studimet,projektet dhe rregulloret për qytetinn e
Gjirokastrës,Durrësit dhe Krujës ,këto mirëmbahen, restaurohen dhe
administrohen në analogji me dispozitat e rregullores së qytetit muze të
Beratit.
Sipas
rregullores, qyteti muze i Beratit ndahet në zonën muze, në zonën e
mbojtur dhe në zonën e lirë.Vetë qëndra historike ndahet në zonën muze
dh e zonën e mbrojtur.
Zonat muze janë pjesët më me vlerë të
qyteteve muze dhe ruhen në tërësinë e tyre si komplekse
monumentale,urbanistike-arkitektonike dhe ambjentale dhe në to nuk
lejohen ndërtime të reja.Në zonat e mbrojtura, në raste të vecanta
lejohen ndërtime të reja administrative dhe social-kulturore, por ato
duhet të armonizohen me ansamblinurbanistik,arkitektonik, dhe ambjental
që e rrethon.Në zonat e liralejohen adaptime ,shtesa dhe ndërtime të
reja, por duke ju nënshshtruar dy kushteve: a) të mos cënojë
karakteristikat e përgjithëshme të qytetit muze b) Të respektohet
karakteri indërtimeve të qytetit muze.Tashmë kemi në dorë rregulloren e
re të qëndrës historike , duke e përmirësuar në favor të vlerave të
trashgimisë. U bë zonifikimi iri qëndrës historike e shoqëruar me
rregulloren e re.
Ornamentika
dru , e përhapur shumë në qytetin e Beratit sidomos në ndertimet
religjoze dhe në banesat popullre tregon për një zhvillim të organizuar
të kesaj gjinije që e pasuron Beratin me vlera që shquhen si nga teknika
e punimit dhe nga motivet e aplikuar sipas rastit nga mjeshtra vendas.
Në më të shumtat zhvillohet me motive nga fauna dhe flora jonë.

Rajoni i Beratit ka 117 monumente të kategorisë së parë dhe 460 te kategorisë së dytë nga të
gjitha gjinitë,kisha ,xhamija,banesa ,ura,kala etj.
Për studimin, konservimin dhe
restaurimin e pasurive kulturore në fillim u muar Instituti i shkencave,
më vonë Universiteti i Tiranës dhe tani Instituti i Monumenteve të
Kulturës me Degët nëpër rrethe.Bazë e kritereve të restaurimit janë
zbatimi i kartave ndërkombëtare tëtë restaurimit , nga të cilat kanë
dalë dhe rregullore mbi restaurimin.
Grupe të specializuara bëjnë
gjurmimin dhe dokumentimin grafik dhe fotografik të monumenteve, të
cilat i propozohen qeverisë për aprovimin për vënien në mbrojtje.
Ndërhyrjet restauruese i nënshtrohen procedurës së plotë , fillimisht të
studimit të dokumentimit në detaje përshkrimit historik dhe teknikës së
ndertimit ,fazat ,materjali i përdorur etj .Mbas gjithë kësaj
përgatitje nga njërëz të specializur në këtë fushë , hartohet projekt
restaurimi i cili diskutehet në këshillin shkencor ,pastaj merr
aprovimin në këshillin kombëtar të restaurimit që drejtohet nga Ministri
i kulturës. Projekt restaurimi mbaron së bashku me restaurimin duke
ndjekur nga afër dhe të fshehtat që dalin gjatë restaurimit dhe i
nënshtrohen gjithmonë konsultave shkencore. Në përfundim të restaurimit
bëhet azhornimi i projektit ,si dokumentacion mbyllës .

Kriteri bazë i ndërhyrjeve është ,ruajtja e materjalit të perdorur duke e rikuperuar atë,
zëvëndësimi vetëm për elementet e degraduar që nuk përballojnë
mbijetesen e monumentit dhe me materjal të njëjtë ose në pamundësi shumë
i afërt me të.Psh. e njëjta familje drurësh ,apo gurë nga i njëjti
mademetj. Kështu përdoren vetëmmaterjale tradicionale që është përdorur
nga ndertusit parardhës dhe respektimi i teknikave të ndertimit janë
kerkesa për monumentet e kategorisë parë , vlerat e të cilit rruhen si
brënda dhe jashtë monumentit. Në kategorinë e dytë trajtimi është i
njëjtë për pamjen e jashtme të monumentit apo për ndonjë mjedis apo
element me vlerë, kurse trajtimi i brëndshëmpër të permiresuar kushtet e
jetesës përdoren dhe materjale bashkohore. Nga vrojtiomet e bëra në
monumente të ndryshme kostatohet se në ndërtimin e themeleve përdoren
gurë të mëdhenj pa llac të mbeshtetur në taban dheu të fortë, ndërsa kur
ata janë mbi shkëmb përdoret gur me permasa tëzakonshme. Në objekte të
rendësishme themelet bëhen me llac gelqere.Murret në lartësi zhvillohen
me teknikë të njejtë por duke përdorur llac balte ose ne objekte të
rendesishme me llac gëlqere. Cdo 60 cm përdoren breza druri gjatësor dhe
tërthor për të lidhur murindhe për ta mbrojtur nga lekundjet
sizmike.Brezat janë prej druri të fortë që i durojnë më shumë
lagështisë. Këta vendosen të dukshëm por shpesh i shohim dhe të fshehur
në mure për tu mbrojtur nga lagështia. Muret me llac balte mbulohen nga
streh te gjera ose fugatohen me llac gelqere per tu mbrojtur nga
lageshtia.

Nderimi i catvebehet me lende druri te zgjedhur dhe te staxhionuar 1
vit ne hije . Konstruksionet e tyre ndryshojne nga hapsirat dhe nga
pesha e materjalkit per mbulim . Kur mbulesa eshte me rasa guri ,
konstruksioni eshte me solid me materjal me te forte , ndersa kur
mbulesa eshte me tjegulla sigurisht ai eshte me i lehte.Ndryshimet e
konstruksioneve te catve vihen re mbas vitit 1851 kur një termet i
fuqishem shkaktoi shkaterim masiv dhe shume banesa ju desh te
rikonstruktohen dhe pati nje zhvillim te ri si ne ndertimet e mureve dhe
te cative te cilat filluan te mbulohen masivisht me tjegulla , qe deri
atehere ishte privilegj i ndertimeve te rendesishme dhe pasanikeve.
Muret e kateve siper filluan te zevendesohen me catma. Kjo teknik
mundesonte ndertimin e shpejte te tyre dhe evitimin e demtimeve nga
termeti. Ne kete kohe vihet re perdorimi masiv i drurit duke krujuar nje
fizionomi te re te volumeve te banesave që filluan te dali ne forme
kaskade duke krijuar siperfaqe me te medha dhe me nje paraqtje te
dekorur te fasadave dhe me shume dritare . Kjo eshte koha kur dhe
dritaret e mbyllura me kapak druri zevendesohen me xhamat e porsa hyre .

Gelqerjae cila eshte materjali baze lidhes si per muret ashtu dhe per suvatimet lihet
te staxhionohet deri ne 2 vjet dhe per objekte me te rendesishme dhe me
shume. Duke njohur te gjithe elementet e perdorur nga tradita, kjo
ndihmon dhe ne trajtimin e restaurimit te ketyre elementeve duke
perzgjedhur dhe materjaletper nderhrje. Nderhyrjet ne element te artit
behen nga sektori perkates krahas punimeve te arkitektures ose kur eshte
e mundshmene laboratoret e restaurimit. Ne monumentet e kultit, cdo
demtim ne konstruksionet e mureve apo kupolave shoqerohet me demtimin e
freskave. Nderhyrjet ne keto raste jane bere te kombinuar midis sektorit
te arkitektures dhe atij te artit. Ne raste te vecanta del nevoja e
heqjes se siprfaqes se pikture dhe rivendosjes se saj mbas konsolidimit
te suportit.
Demtimet me te shumta te freskut ndodhin gjate
gjithe brezave te drurit . Nga kalbja e tyre per shkak te depertimit te
lageshtise , shkeputet fresku dhe rrezikohet shkaterimi i tij. Shpesh
del nevoja e zevedesimit te brezave.Heqja e freskut eshte e domosdoshme
dhe mbasi eshtekrijuar suporte i mire me rrjete teli , rivendoset prape
afresku duke i siguruar jetegjatesi. Gjithmone heqjet jane te kufizuar
vetëm kur nuk ka rruge tjeter.Siç shihet qyteti I Beratit ka nje
ansambel vlerash arkitekturore urbanistike e ne pergjithesi te
trashegimise artistike te kohes qe jane nje pasuri me te vertet unikale
dhe qe meriton te futet ne listen e pasurive te njerezimit.
K O D I K E T“Kodiku i Purpurt i
Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, është një
referencë thelbësore e letërsisë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, e
kulturës kristiane. UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes
së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër
biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore. Ja pse “Kodikët e
Beratit” figurojnë në regjistrin e veprave më të rëndësishme të
Njerëzimit, të krijuar në kuadrin e programit Kujtesa e Botës.

Kështu shkruan Koïchiro Matsuura Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s
në librin “Kodikët e Shqipërisë” Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave,
Tiranë2003.
Studiuesit e huaj ia kanë kushtuar vëmendjen
kryesore “Kodikut të Purpurt të Beratit” - Codex Purpureus Beratinus F -
i njohur gjerësisht me emrin e shkurtër “Beratinus”. Në fakt emrin e
Beratit e ka marrë si epinom edhe “Kodiku i Artë i Anthimit”, i cili mbi
quhet shpesh “Beratinus-2”. Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se
“Beratinus” i takonte një periudhe shumë të hershme (i shkruar në
kufijtë e fundmë të paleokrishtërimit); jo vetëm sepse për një kohë të
gjatë emri i tij është lidhur e vazhdon të lidhet me emrin e Shën Gjon
Gojartit (Joan Chrysostome), njëprej protagonistëve dhe reformatorëve më
të mëdhenj të historisë së krishtërimit të hershëm; jo vetëm sepse
dorëshkrime si “Beratinus” kanë mbijetuar në botë më pak se gishtat e
dorës; por, mbi të gjitha, për faktin se, siç e ka vënë re mençurisht P.
Batiffol, në tekstin e këtij dorëshkrimi ka herë pas here “shmangie
leximi” (“conflate reading”), që lidhen me karakterin jonormativ të
këtyre fragmenteve kalimtare. “Beratinus” mori rëndësi botërore si një
dorëshkrim i hershëm që mund të ndihmonte për të plotësuar historinë e
zhvillimit të mendimit ungjillor, nëpërmjet studimeve të posaçme të
tekstologjisë kritike (“textual criticism”), që mund të thuhet se, në
dijen shqiptare, sapo kanë filluar. Në një vështrim më të gjerë këto
studime do të evidentonin se çfarë ndodhi në procesin e kalimit prej
fjalës së shenjtë tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor
gojor tek predikimi kanonik.
Rëndësia e “Beratinus-it” u
theksua edhe më nga fakti se në tipologjinë e tekstit të tij gjenden
gjurmë të shkrimeve siriake (të Lindjes) dhe të Perëndimit njëherësh.
Këtij mendimi i janë përmbajtur shumë dijetarë, prej Batiffol-it deri
tek Aleks Buda e më pas Roderic L. Mullen. Kjo e bën atë një prej
dorëshkrimeve më të rëndësishëm për të krahasuar shkollat e shkrimeve
ungjillore dhe procesin historik të kanonizimit të shkrimeve të shenjta
në përgjithësi. Për fat të keq, numri i kodikëve me njohje ndërkombëtare
të ruajtur në Shqipëri, duke përjashtuar “Kodikun e Artë të Anthimit”
(një dorëshkrim i rrallë krysografik, në pergamenë të purpurt) dhe disa
të tjerë, me gjithë këtë vëmendje, që e tejkalon interesin e shkencës
vendëse, është i kufizuar. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë studime
duke pasur njohje të drejtpërdrejtë për kodikët. Disa të tjerë kanë
shkruar duke pasur si burim jo vetë kodikët, por studimet mbi to.

Në Shqipëri dijetari i parë që ka bërë të ditur ekzistencën e
Beratinus-it dhe të disa kodikëve të tjerë ka qenë Ilo Mitkë Qafëzezi.
Ky qe më shumë i preokupuar për “Kodikun e Kostë Beratit”, në të cilin
gjendej një alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk
harroi të përmendte pak më gjerësisht vlerat e thesarit dorëshkrimor
beratas. Me këtë rast ai krijoi edhe neologjizmin “shkresëdore”, për
“manuscript” - dorëshkrim, që nuk pati fat të mbetej në gjuhën aktive.
Sot kodikët e famshëm ndodhen në museun Historik
Kombëtar në Tiranë. L E G J E N D AQyeti Historik i Beratit Legjendap Legjenda e qytetit

Mijëra e mijëra
vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy
vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shumë
herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në
dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe
kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.
Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më
të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të
rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëte më fort.
Zoti,
që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të
dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin
ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në
gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi
të tmerrshëm.
Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh,
Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të
panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto
treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.

Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i
shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë
shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u
ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot
madhështore mbi qytetin e Beratit.
Zana e bukur, që i donte
vëllezërit, po jo zëmërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e
qau pa masë.
Ai
lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër
veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy
vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë
fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.
M U Z E U M EMuzeu
Ikonografik Kombëtar ONUFRI



Muzeu Ikonografik Kombëtar ONUFRI është nje nga instituzionet më
të rëndësishëm të qytetit nga më të visituarit.
Në ambjentet e
tij ndodhen një numër i madh ikonash të realizuara nga mjeshtri më i
madh i pikturës mesjetare shqiptare Onufri dhe biri i tij Nikolla si dhe
të shumë artistëve të tjerë të artit ikonografik, sëbashku me shumë
objekte kulti të realizuara në shtrirje kohore prej shumë shekujsh na
vërtetojnë periudhat e shkëlqimit kulturor dhe të fuqise economike që
Berati ka jetuar.
Muzeu Ikonografik Kombëtar ONUFRI ndodhet në
ambientet e brendshme të Katedrales « Fjetja e Shën Mërisë » në Kala,
rindërtuar në vitin 1797 në vend të një kishe tjetër të shekullit X.

Sot muzeu përbën një motiv
krenarie për gjithë beratasit pavarësisht nga besimi fetarinformacion


adresa: Lagjia
"Kala" - rruga xxx - Nr x
orari: nga e MARTA deri të DIELEN ( 09 - 17
), të HENEN pushim.
Çmimi i 1 bilete 200 L.

Çmimi i biletës në grup 100 L Galeria e Artit Konteporan "Edward Lear"


Artistet; Arben
Golemi, Agron Polovina, Kastriot Dervishi, Aleksander Filipi e
Nexhmedin Musaj me EKSPOZITA1 ne 17 Maji 1993 ishin dhe
themeluesit e saj.
Në fondin e Galerise sot gjenden punime të
artistëve të njohur Shqiptarë si, Arben Golemi, Agron Polovina,
Kastriot Dervishi, Nexhmedin Musaj Nezir Ago, Ibrahim Kodra, Thoma
Thomai, Zyhdi Çakolli, Bashkim Ahmeti, Ali Oseku, Mustafa Arapi, Hasan
Nallbani, Gazmend Leka, Sotir Capo, Vangjel Papa, Llambrini Dëna,
Gazmend Muka, Orion Shima, Gezim Qendro etj, si dhe nje koleksion të
rëndësishëm me punime te periudhes para viteve´90
Krahas shumë
ekspozitave personale dhe kolektive, galeria organizon dhe konkursin
“Edward Lear” qe tashmë është një institucion i rëndësishëm në jetën
artistike të qytetit.

Galeria e arteve EDWARD LEAR ështe
një nga Institucionet me të rëndësishëm të jetës kulturore të qytetit
të Beratit informacion


adresa: Lagjia "Kala" - rruga xxx - Nr x
orari: nga e MARTA deri të DIELEN ( 09 - 17
), të HENEN pushim.
Çmimi i 1 bilete 200 L.

Çmimi i biletës në grup 100 L
Muzeu " Etnografik"


Ky muze u realizua në Berat në vitin 1979 në
ambientet e një shtëpie karakteristike të mesjetës, me dy kate dhe me
një verandë të madhe të hapur.
Në katin e parë, i gjithë i
ndërtuar prej guri, dallohet hapësirë arkeologjike, një imitim i një
shtegu mesjetar me dyqane të zanatçinjve si: argjendarë, rrobaqepës,
këpucar, etj., një pavion i vogël, i cili shpreh qartë arkitekturën.
Në katin e dytë, janë ndërtuar dhomat karakteristike të punës në
telajo, dhomat, guzhina dhe dhoma e miqve me objekte dhe orendi nga jeta
dhe puna qytetare.informacion


adresa: Lagjia "Kala" - rruga xxx - Nr x
orari: nga e MARTA deri të DIELEN ( 09 - 17
), të HENEN pushim.
Çmimi i 1 bilete 200 L.

Çmimi i biletës në grup 100 L
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyeti Historik i Beratit Empty Re: Qyeti Historik i Beratit

Mesazh nga Cimi Mon 25 Nov 2019 - 5:32

O Berat që pate fat 😜
Cimi
Cimi
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 83
 <b>Piket</b> Piket : 94
Regjistruar : 08/06/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne krahet e saj

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyeti Historik i Beratit Empty Re: Qyeti Historik i Beratit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi