Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës

Shko poshtë

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës Empty Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës

Mesazh nga Geri Wed 15 Jul 2009 - 3:21

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës Presidenti_rugova_banner

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës Presidenti_ibrahim_rugova


Shënime biografike: letrare dhe politike

Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e
Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin,
Ukën dhe
gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave
çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në
Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e
kreu në
Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole
Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it,
ku ndoqi
interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në
teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e
Prishtinës,
më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent
i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte
redaktor në
gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria
(1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën
Fjala. Mandej,
për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e
zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë
ka qenë
kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me
krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve
të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila
kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e
politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi
kryetar i
Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që
sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e
Dr.
Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke
mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e
tjera
politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për
institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2
korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës
së saj (7
shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e
Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e
para
shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr.
Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim
Rugova u
rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në
mars të vitit 1998.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në
zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e
pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në
vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe
zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe u varros në
Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007,
Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik
të Kosovës me
Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet
figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra
trimërie për
lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:

- Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,
- Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,
- Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
- Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
- Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
- Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,
- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
- Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,
- Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,
- Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,
- Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:

- Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
- Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster,
Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik,
Milano dhe
Breshia.
- Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit
Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë,
Spanjë.
- Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
- U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
- Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi