Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kultura E Beratit (qytet Muze)

Shko poshtë

Kultura E Beratit (qytet Muze) Empty Kultura E Beratit (qytet Muze)

Mesazh nga Geri Tue 20 Oct 2009 - 5:32

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet
muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera
të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë
kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara
mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi
i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona: zona muze, zona e
mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga
të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së
parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të
spikaturat janë:

- Kështjella, e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë
trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me
themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo
është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një
arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të
ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e
legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.

- Ura e Goricës,
me legjendë, e cila rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga
urë druri në pjesën e sipërme, u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua
përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga
bashkia e qytetit. Eshtë 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumë
dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m. Sot është në gjendje jo të mirë, duke
e bërë urgjente nevojën për ndërtimin e një ure tjetër për kalimin e
automjeteve. Riparimi i saj është i domosdoshëm, në mënyrë që të ruhet një nga
monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit, njëkohësisht një nga
simbolet e tij.

- Ndërtesat e kultit. Disa kapitole dhe kolonada
dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI
(Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë:
Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër
ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si:
teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Plumbit, etj. Këto kisha, xhami
dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e
Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të
krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një
dritareve.

- Arti dhe zejet. Në Berat është gjetur një vepër e rrallë,
epitafi i Glavinicës, një krijim i mirënjohur i vitit 1373, i qendisur në ar,
argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të rrethuar me
shkrime greke. Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin
e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga
mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën
Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një
vepër artistike e cilësisë së parë.

Me një fanatizëm të denjë që të quhet
i shenjtë, në Berat janë ruajtur dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë
nivelin veçanërisht të lartë të kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto
dëshmi është Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i
shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë kopjet e vetme
të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i
shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë
përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishen e vjetër. Këta kodikë u
rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar në
Tiranë.

Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4.000 Ha
është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i dyti në
vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi