Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vështrimi historik i qytetit

4 posters

Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Erisa Sun 9 May 2010 - 3:46

Pershendetje

Ne vazhdim do ju publikojme ca foto te reja te qytetit te Tetoves. Qyteti me dy universitete, qyteti kultures, tradites dhe historise shqiptare...

Foto 1:

Xhamia e larme ne Tetove, qe eshte atrakcion i madh per vizitoret e cila ka nje vjetersi prej 600 vjetesh...

Vështrimi historik i qytetit Post-12-1168925397Vështrimi historik i qytetit 20090527084407

Vështrimi historik i qytetit Thumbnail.php?file=turisti_294587186

E ndërtuar para shumë vitesh nga pashai i Tetovës Abdurramani, e ruajtur me fanatizëm nga banorët e Tetovës, sot Xhamia e Larme, përbën një simbol të këtij qyteti. Kohët e fundit, kjo xhami është shndërruar në një atraksion të vërtetë turistik. Ka pasur ditë kur Xhaminë e Larme e kanë vizituar edhe mbi 300 turistë të huaj. Ajo çfarë i tërheq më shumë vizitorët, është përpunimi i suvasë si dhe dekori i brendshëm, dhe shkrimet e vjetra në arabisht.
‘Vitin e kaluar ka pasur, por si sivjet, asnjë vit nuk ka pasur. Nuk ka ditë që nuk na vizitojnë... nga një autobus dy apo tre. Kemi vizitorë nga Turqia, Holanda, Italia. Edhe nga Çekia vijnë tre apo katër grupe. Ka edhe nga vendet e tjera por kryesisht këto janë. Një ditë ka pasur 5 autobusë.. nuk i zinte Xhamia", tregon Faredin Asllani, përgjegjës për xhaminë.
Vetëm gjatë kohës që qëndroi ekipi i televizionit Alsat, këtë Xhami e vizituan dhjetëra vizitorë nga Çekia. Udhëheqësi i tyre, u shpreh se të vish në Maqedoni dhe të mos e vizitosh Xhaminë e Larme është si të mos kesh qenë fare.
‘Kjo është ndoshta hera e 30-të këtu në Tetovë për vizitë Xhamisë së Larme, dhe për mua është një pjesë e veçantë e Tetovës. Pra Xhamia e Larme është vendi i mrekullueshëm për vizitë dhe nëse e viziton Maqedoninë patjetër të gjendesh edhe këtu', thotë Marik Beyer, udhëheqës i grupit.
Xhamia e Larme për momentin përballet vetëm me mungesën e një përkthyesi i cili do ua lehtësonte vizitën tepër turistëve nga jashtë. Tani në kompensim të përkthimit, Këshilli i Xhamisë iu ndanë turistëve fletushka me historinë e këtij simboli.

Edituar për herë të fundit nga Latina_Tetovare në Sun 9 May 2010 - 23:45, edituar 1 herë gjithsej
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Erisa Sun 9 May 2010 - 3:52

Ja fotot
Vështrimi historik i qytetit Soncedjamija

Vështrimi historik i qytetit Soncecrkvi
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Erisa Sun 9 May 2010 - 4:28

Vështrimi historik i qytetit

Shkrimet e para për ekzistimin e Tetovës si vendbanim, datojnë nga periudha antike, me emrin antik EUNEUM.

Sipas disa të dhënave me të cilat disponojmë, Fusha e Pollogut dikur ka qenë liqen. Këto të dhëna, mbështeten në gjurmët e zbuluara në Balltepe (Kodra e Mjaltit), ku gjendet rrafshnalta me shkëmbinj të liqenit me lartësi mbidetare prej 770 m. Sipas të dhënave turke të dokumentuara, Tetova në shek. XIV është trajtuar si fshat në Fushën e Pollogut. Në shek. e XV Tetova përmendet si qendër në vendin e Vakëfit të Mehmet Beut në vitin 1436, ku thuhet se, në Tetovë ka pasur shumë dyqane dhe punëtori, si dhe janë ndërtuar lagje të reja. Sipas Mehmed Beqir Çelebiut (1470), Tetova fillon t’i ngjaj qytetit. Me ardhjen e turqve në këtë rajon, Tetova gjithnjë e më tepër zhvillohet.

Në ndërkohë, gjatë kësaj periudhe realizohen ndërtimet e objekteve kulturore-historike, siç janë:
- Xhamia e Pashës (e Larme),
- Arabati Baba-Teqe,
- Tempulli (faltorja) ortodokse "Shën Kirili e Metodi",
- Hamami i vjetër,
- Kalaja e Tetovës,
- xhamia dhe kisha të tjera,
- Ura e gurit në lumin Pena (Shkumbin-Artat), etj.

Gjatë asaj kohe, gjithashtu filloi edhe ndryshimi i arkitekturës së shtëpive, të cilat gradualisht filluan të marrin pamje orientale. Në vitin 1689 Tetova emërtohet si qytet. Në Tetovë ka shumë kisha, të cilat varësisht nga periudha kohore që i takojnë, kanë edhe vlerat e tyre të veçanta historike.

Nga periudhat e kaluara kohore, vlen të përmendet biblioteka e Teqesë-Arabati (shek XVIII-XIX), sepse në të është zhvilluar kultura dhe arsimimi përkrah besimit islam. Në këtë bibliotekë, janë kopjuar veprat e intelektualëve me kaligrafi të zgjedhur të asaj kohe, që më vonë janë zbukuruar me ornamente të mbështjella me lëkurë.

Një zhvillim i hovshëm i Tetovës ndodh në pjesën e dytë të shek. XIX, deri te Luftërat Ballkanike, kur Tetova bëhet qendër tregtare dhe zejtare.

Pas Luftërave Ballkanike, i tërë Ballkani ndodhej në krizë, ashtu që edhe zhvillimi i Tetovës si qytet shënon stagnim. Sidomos, pas Luftës së Dytë Botërore, vjen deri te zhvillimi i shtuar i gjithë rajonit, pra, edhe i Tetovës si qytet.

Veçoritë kulturore – historike

Tetova bën pjesë në mesin e qyteteve më të vjetra në Maqedoni, në të cilin gjatë historisë janë gërshetuar një numër i madh kulturash të mbështetura mbi traditën e qytetarëve, që jetojnë në këto troje.

Menada (Valltarja ilire) e Tetovës në vitin 1933, në afërsi të lokalitetit të quajtur "Çeshma e Balezës", është zbuluar statuja e bronzit nga periudha e ilirëve, shek. VI p.e.s., që paraqet zbulimin më të vjetër arkeologjik të gjetur në rajonin e Tetovës.
Statuja me dimensione 9 cm e gjatë dhe 4 cm e gjerë, gjendet në muzeun e Tetovës.

Xhamia e Pashës, e cila në popull njihet si Xhamia e Larme, gjendet në anën e djathtë të lumit Pena (Artat), në pjesën e vjetër të qytetit ku gjenden edhe objekte të tjera të arkitekturës fetare, civile e islame, siç janë: Hamami i qytetit, Ura e Gurit, të rëndësishme për vlerat estetike e artistike si dhe, për mbishkrimet historike që i përmbajnë.
Xhamia është ndërtuar në vitin 1495, kurse karakteristikë për të, është ngjyrosja me ngjyra kolorite, jo vetëm në brendësinë e saj por edhe në pjesën e jashtme të mureve. Në oborrin e xhamisë gjendet edhe fontana dhe tyrbja oktagonale, në të cilën janë varrosur zonja Hurshide dhe Mensure, të cilat e kanë financuar ndërtimin e xhamisë.

Kompleksin bektashian, Teqe - Arabati e ka ndërtuar Sersem Ali Dede nga viti 1538 deri më 1548, dhe paraqet njërin nga objektet më të rëndësishme të këtij lloji në Ballkan. Teqeja mahnit me arkitekturën e instaluar në brendinë e saj, si fontana - një pavijon i hapur nga konstruksioni i drurit, objekti markant me ngjyrë të kaltër, i quajtur "Konaku i Grave" etj.

Kisha Shën Kirili e Metodi në pjesën e vjetër të Tetovës, paraqet njërën nga faltoret më të bukura ortodokse jo vetëm në rajonin e Pollogut, por edhe më gjerë.
Ajo është ndërtuar në periudhën më të re, respektivisht në vigjilje të Ilindenit të famshëm në vitin 1903, që jep një rëndësi të veçantë si shenjtore ortodokse. Iniciatorë për ndërtimin e kësaj kishe ka qenë famulltari me më ndikim në Tetovë Mihail Martinovski. Ai më 21 nëntor 1902 në Stamboll nga sulltan Abdul Hamidi ka arritur të marrë leje për ndërtimin e kësaj faltoreje.
Ndërtimi i kësaj kishe ka filluar më vitin 1903 dhe ka përfunduar më 1918, kurse është lëshuar në përdorim më 12 qershor të vitit 1925 me rastin e festës (Dita e Petrovit).

Në qytetin e Tetovës ka edhe shenjtore të tjera ortodokse, në mesin e të cilave janë: faltorja më e vjetër ortodokse Shën Nikolla, e ndërtuar gjatë viteve 1842-1847, kisha Shën Bogorodica e ndërtuar më 1912, eshenjtëruar më 28.08.1918, Shën Dhimitri, e ndërtuar më 1912 kurse e shenjtëruar më 1915.

Kalaja e Tetovës(Vocës), gjendet në majën e Balltepes mbi Tetovë. Është ndërtuar nga Abdurrahman Pasha më vitin 1820. Kjo përmendore kulturore, paraqet një bukuri të rrallë nga e kaluara.

Përbërja e saj është komplekse:
- pjesa e brendshme ka pesë saraje,
- kuzhina të mëdha,
- banja,
- një pus në mes dhe
- tre tunele për dalje.

Gjithashtu, paraqet një ndikim të madh të arkitekturës osmane, por fatkeqësisht gjatë kohës së luftërave botërore janë bërë dëmtime të mëdha.

Në anën e djathtë të lumit Rakita, para derdhjes së tij në lumin Vardar (Aksium) afër fshatit Orashë e Poshtme, gjendet kalaja ilire e periudhës antike, e njohur me emrin "Kalaja e Nicës" apo e Sobrit.

Pozita strategjike e kalasë në periudhën antike ka luajtur një rol të rëndësishëm në periudha kohore të ndryshme, sidomos për mbrojtjen dhe kontrollimin e udhës që lidh ultësirat e Pollogut me fushat e Shkupit e të Kosovës. Fatkeqësisht, deri më tash nuk janë bërë hulumtime thelbësore arkeologjike e as rikonstruktime (rindërtime) përkatëse.

Vështrimi historik i qytetit 20090824104517

Tetova ne te kaluaren

Vështrimi historik i qytetit 20090604122715

Vështrimi historik i qytetit 20090604122125

Vështrimi historik i qytetit 20090604121949

Vështrimi historik i qytetit 20090604122151
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Erisa Sun 9 May 2010 - 4:31

Kultura

Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe pologu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI (Teqe) 1538–1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.

Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame (banjat publike), shadërvane etj.

Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar.

Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta. Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.

Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar në themelet e xhamisë së Çarshisë më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj.

Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë.

Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen: SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok" (maqedonase) dhe "Jeni Hajat" (turke).

Kur flitet për muzikën shqiptare në Tetovë por edhe në përgjithsi nuk mund të mos përmendim grupin me më renome në gjith trojet shqiptare Elita 5.

Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike.

Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94" (shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj.

Vështrimi historik i qytetit 20090602115317
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Erisa Sun 9 May 2010 - 4:33

Në komunën e Tetovës janë sistemuar: 12 shkolla fillore qendrore, 9 shkolla fillore territoriale, një shkollë fillore shtetërore e muzikës, gjashtë shkolla të mesme dhe dy universitete.

Shkollat e mesme janë të profileve të ndryshme, siç janë: gjimnazi, mjekësia, ekonomia, bujqësia, tekstili dhe muzika. Në Tetovë funksionojnë dy universitete: Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Universiteti Shtetëror i Tetovës, është institucion i lartë arsimor që ka për qëllim arsimimin dhe emancipimin e studentëve. Kjo qendër e arsimimit të lartë sot ka 10 fakultete, dy qendra të larta profesionale, 3 institucione. Universiteti ka mbi 8 mijë studentë të rregullt, kurse në vitin akademik 2009-2010 janë pranuar edhe 2000 studentë të rinj.

Universiteti i Evropës Juglindore është hapur në nëntor të vitit 2002, ndërsa ka 5 fakultete dhe 2 shkolla të larta.

Ky universitet, ka objekte komode si dy amfiteatro, rreth 50 mësonjëtore, zyra moderne, dy qendra kompjuteristike, një laborator kompjuterik, një bibliotekë dhe ambiente për akomodim të 450 studentëve. Sistemi teknologjik i informimit ka një lidhje satelitore që mundëson videokomunikim dhe shkëmbim të shpejtë të informacioneve.

Vështrimi historik i qytetit 20090602115846
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga MitrovicA Sun 9 May 2010 - 6:37

Latina_Tetovare shkruajti:Në komunën e Tetovës janë sistemuar: 12 shkolla fillore qendrore, 9 shkolla fillore territoriale, një shkollë fillore shtetërore e muzikës, gjashtë shkolla të mesme dhe dy universitete.

qitu e pata taku tetovaren tu shku ne fakultet une ajo kishte qen me motren e vet dhe me qiken e agjes te vet $ekin hehehehehhe
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Erisa Sun 9 May 2010 - 22:57

MitrovicA shkruajti:
Latina_Tetovare shkruajti:Në komunën e Tetovës janë sistemuar: 12 shkolla fillore qendrore, 9 shkolla fillore territoriale, një shkollë fillore shtetërore e muzikës, gjashtë shkolla të mesme dhe dy universitete.

Shkollat e mesme janë të profileve të ndryshme, siç janë: gjimnazi, mjekësia, ekonomia, bujqësia, tekstili dhe muzika. Në Tetovë funksionojnë dy universitete: Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Universiteti Shtetëror i Tetovës, është institucion i lartë arsimor që ka për qëllim arsimimin dhe emancipimin e studentëve. Kjo qendër e arsimimit të lartë sot ka 10 fakultete, dy qendra të larta profesionale, 3 institucione. Universiteti ka mbi 8 mijë studentë të rregullt, kurse në vitin akademik 2009-2010 janë pranuar edhe 2000 studentë të rinj.

Universiteti i Evropës Juglindore është hapur në nëntor të vitit 2002, ndërsa ka 5 fakultete dhe 2 shkolla të larta.

Ky universitet, ka objekte komode si dy amfiteatro, rreth 50 mësonjëtore, zyra moderne, dy qendra kompjuteristike, një laborator kompjuterik, një bibliotekë dhe ambiente për akomodim të 450 studentëve. Sistemi teknologjik i informimit ka një lidhje satelitore që mundëson videokomunikim dhe shkëmbim të shpejtë të informacioneve.

Vështrimi historik i qytetit 20090602115846
qitu e pata taku tetovaren tu shku ne fakultet une ajo kishte qen me motren e vet dhe me qiken e agjes te vet $ekin hehehehehhe
Po ne enderr mundet Vështrimi historik i qytetit Icon_razz
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga mafiafran Mon 9 Aug 2010 - 4:45

Po ne enderr mundet

___________
mafiafran
mafiafran
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3
 <b>Piket</b> Piket : 3
Regjistruar : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga LeeRain Wed 25 Aug 2010 - 2:19

Universiteti i Evropës Juglindore është hapur në nëntor të vitit 2002, ndërsa ka 5 fakultete dhe 2 shkolla të larta.
LeeRain
LeeRain
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3
 <b>Piket</b> Piket : 3
Regjistruar : 25/08/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vështrimi historik i qytetit Empty Re: Vështrimi historik i qytetit

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi