Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione Sportive

4 posters

Faqja 2 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:55

First topic message reminder :

Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter




Informacione Sportive - Faqe 2 F.0424170757801_m

Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano,
sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë
bombastike duke
thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë
tjetër.

“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë
këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse
tashmë
qe pesë vite jam në Itali”.

“Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend.
Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh
diçka të
re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Jun 2009 - 10:21

Portugalia shkel ne token shqiptare

Informacione Sportive - Faqe 2 Qemali-stafa

Kombetarja e Portugalise ka shkelur token shqiptare pak pas mesdite nen masa te rrepta sigurie.
Mediat
nuk kane mundur te komunikojne me lojtaret apo stafin luzitan,
pikerisht per shkak te masave te rrepta te sigurise. Pasi jane
akomoduar ne hotel “Sheraton” vetem pak metra larg stadiumit “Qemal
Stafa”, gjate oreve te pasdites, yjet e Portugalise do zbresin ne
tapetin e gjelber te ketij stadiumi per te zhvilluar nje seance
stervitore. Me pas do zhvillohet nje konference per shtyp ku do
flasin trajneri Queiroz dhe dy futbolliste te Portugalise. Ndeshja mes
Shqiperise dhe Portugalise, e vlefshme per grupin 1 te eleminatoreve te
Boterorit 2010 do zhvillohet neser ne oren 20:45 ne stadiumin “Qemal
Stafa” dhe do transmetohet drejtperdrejte nga paketa SuperSport.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Jun 2009 - 10:21

Moratti: Ibra nuk leviz pa 80 milione euro


Informacione Sportive - Faqe 2 Moratti

Zlatan Ibrahimovic mund te shkoje tek Barcelona por vetem nese Laporta derdh 80 milione euro ne arken e Interit.
Katalanasit
jane njohur me shumen nga presidenti zikalter Massimo Moratti, i cili
nuk leviz asnje qindarke nga oferta e tij. Pavaresisht se Ibra kerkon
te ndryshoje ambient, kjo nuk e ka trembuar padronin zikalter, madje ai
po i tregon futbollistit se ka nje kontrate me zikalterit qe duhet ta
respektoje. Nga ana tjeter, Moratti mund te beje nje leshim
vetem nese ne bisedime futen edhe Eto’o apo Toure, dy lojtare mjaft te
rendesishem per organiken blougrana. Por ne gare per suedezin eshte
edhe Real Madrid. Sipas Zinedine Zidane, bomberi me origjine boshnjake
i pelqen edhe presidentit Perez.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Jun 2009 - 10:22

Dallku: Une, tifoz ultras nga tribuna


Informacione Sportive - Faqe 2 Dallku

Pas
skualifikimit per ndeshjen ne Braga, ata kartone “te mallkuar” i kane
mohuar serish te drejten per te luajtur ne sfiden e Tiranes ndaj
Portugalise.

Ky eshte mbrojtesi
Armend Dallku, i cili eshte i detyruar qe kete takim ta ndjeke nga
tribuna. “Ndiej keqardhje qe nuk do te jem kunder Portugalise, nenvizon
mbrojtesi. Edhe ne ndeshjen e pare nuk kam luajtur. Portugalia
ishte ndeshja kryesore e grupit dhe per kete me vjen shume keq qe nuk
luaj, pasi çdo lojtar tjeter kerkonte te luante ne kete takim. Gjithsesi
fati i tille eshte. Nuk mund t’i parashikosh dot gjerat”. Por ai
premton se do te jete nje “ultras” i flakte ne mbeshtetje te shokeve te
skuadres: “Gjithsesi per kete ndeshje do te bej tifo per ekipin duke
perkrahur çunat qe te bejne maksimumin dhe per te perseritur ndeshjen e
pare ne Braga”. Ndersa thekson se e ardhmja e tij per momentin eshte e
parashikueshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Jun 2009 - 10:22

Beqiri e ka gati “murin”


Informacione Sportive - Faqe 2 Beqiri-elvin

Elvin
Beqiri mban mbi shpatulla 42 ndeshje me bluzen e Kombetares, shume prej
te cilave kane qene kunder skuadrave te medha. eshte perballur dy here
me Kristiano Ronaldon & Co., ndaj nuk impresionohet shume nga emrat
e medhenj.

Portugalia vjen te
shtunen ne Tirane per te marre me çdo kusht fitoren, por ai se bashku
me koleget e repartit po pergatisin nje mur te pakalueshem, tek i cili
do te duhet te perplasen yjet portugeze dhe te gjitha ambiciet e tyre. “Eshte
e vertete qe Portugalise nuk i duhet asnje rezultat tjeter veç fitores,
pohon mbrojtesi shkodran. Shpresojme qe te japim maksimumin ne
mbrojtje, por edhe si ekip te mos gabojme, pasi jemi para tifozeve tane
dhe ata presin shume nga ne, aq me teper qe ne dy ndeshjet e fundit i
kemi zhgenjyer disi”. Per momentin nuk eshte i sigurt se cili
do te jete pozicioni qe ai do te mbaje ne fushe, por gjithsesi garanton
se eshte gati te jape me te miren e tij per te ndalur portugezet.
“Mendoj se trajneri nuk e ka percaktuar akoma skemen perfundimtare, por
ne cilindo pozicion qe do te urdheroje qe une te luaj, do te perpiqem
te jap maksimumin”, siguron Beqiri.

Kristiano Ronaldo eshte nje
“njohje e vjeter” per te, pasi kunder tij ka luajtur edhe dy here te
tjera. Perballja e pare daton me 11 tetor 2003 ne miqesoren e famshme
te humbur 5-3 nga kuqezinjte. Ndersa e dyta u perket
eliminatoreve te Boterorit 2010 ne grup me 15 tetor 2008, kur
kuqezinjte befasuan me nje 0-0 ne Braga. Edhe pse ne sfiden e neserme
Ronaldo shikohet si rreziku kryesor per mbrojtjen tone, Beqiri nuk
terhiqet: “Kjo eshte hera e trete qe une do te luaj kunder Ronaldos dhe
nuk mendoj se do ta kem shume problem. E rendesishme eshte te bejme nje
loje te mire kolektive dhe te mos u trembemi kualiteteve te
kundershtareve”. Ai mendon se per te frenuar yllin e
Mançesterit, Dekon apo edhe emrat e tjere te medhenj qe nuk i mungojne
Portugalise, do te duhet te zbatohen detyrat e dhena nga trajneri
Kuzhe. Nderkohe qe beson se “do te ishte me efikas nje mbulim ne zone,
te mos krijojme hapesira te lira per ta, sepse Portugalia ka shume
lojtare te mire, qe i shfrytezojne shume keto zona te lira”.

Me
te lene pas impenjimet me Kombetaren (ndaj Portugalise neser dhe me 10
qershor miqesoren me Gjeorgjine), Beqirit do t’i duhet te rikthehet te
mendoje per te ardhmen e tij, e cila per momentin duket shume e
pasigurt. “Kam nenshkruar nje kontrate 1-vjeçare me Vllaznine
ne muajin janar, qe do te thote se kam edhe gjashte muaj te tjere. Por
do te shqyrtoj ofertat qe do te vijne dhe shpresoj te leviz”. Nje
nga motivet e largimit eshte pikerisht deshira per te luajtur ne nje
kampionat te huaj, gje qe do t’i jepte mundesine ta kishte me te sigurt
vendin ne Kombetare. “Synimi kryesor eshte ta vazhdoj karrieren ne nje
klub jashte Shqiperise, por nuk e perjashtoj edhe ndonje mundesi brenda
per brenda”, perfundon mbrojtesi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Jun 2009 - 10:23

Bariç, nje tifoz “Vip” per kuqezinjte

Informacione Sportive - Faqe 2 Baric

Humbja e turpshme 6-1 ndaj Rumanise nderpreu ne menyren me te hidhur aventuren e Oto Bariç ne krye te Shqiperise.
Deri
ne ato momente, ai e kishte fituar zemren e shqiptareve, por deshtimi
katastrofal ne Bukuresht e shtyu drejt doreheqjes, edhe pse kishte
arritur nje paramarreveshje per rinovimin e kontrates. Por te
shtunen “plakushi” simpatik pergatit rikthimin: kete here jo me per te
drejtuar Kombetaren, por per te bere tifo per te nga tribuna “Vip” e
“Qemal Stafes”. Ish-trajneri kroat ka marre nje ftese nga FSHF
per te qene i pranishem ne debutimin e bashkekombesit te tij, Josip
Kuzhe, ne timonin e kuqezinjve, aty ku sugjeroi pikerisht vete Oto.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Jun 2009 - 10:23

Kueiroz: Nuk do te doja te isha ne vendin e shqiptareve

Informacione Sportive - Faqe 2 Kombetarja-azerbajxhani

Trajneri
i Portugalise, Karlos Kueiroz, eshte shfaqur me se i karikuar ne
konferencen e djeshme per shtyp para gazetareve portugeze ne prag te
ndeshjes me Shqiperine.

Ai ka
garantuar se po e menaxhon me qetesine me te madhe kete sfide, pasi ka
ne dispozicion nje grup “entuziast dhe me besim te pakufishem te
vetja”. Per te ilustruar moralin e skuadres, Kueiroz ka leshuar
nje paralajmerim per kundershtaret. “Po te isha trajner i Shqiperise
ose shqiptar, nuk do te kisha dashur ta vishja bluzen kuqezi ne kete
ndeshje”. Pas kater ditesh ne stervitje ne Obidos, Karlos
Kueiroz synon te transmetoje se niveli i besimit nuk ka qene kurre kaq
i larte. Por mendoni nje here nese ne fund te ndeshjes te jene
shqiptaret ata qe i thone trajnerit portugez: “Jemi ne ata qe nuk duam
te jemi ne vendin tend, Kueiroz”. Ai e konsideron “te
pakonceptueshme” idene e mospjesemarrjes se Portugalise dhe “futbollit
te saj te bukur” ne Boterorin e ardhshem. Gjithashtu ai pohoi se kane
zhvilluar nje faze pergatitore te mire dhe “skuadra i kontrollon te
gjitha aspektet e lojes. “Jemi lart moralisht, teknikisht”, vazhdoi ai,
duke theksuar se mezi pret te udhetoje drejt Shqiperise, ku do te korre
frytet e kesaj pune. Me pas ai ka leshuar edhe nje thirrje per
tifozet portugeze: “Kur te filloje himni, do te shikojme lojtaret tane
ne sy, ne menyre qe t’u transmetojme atyre besimin dhe deshiren per te
mos zhgenjyer tifozet portugeze”. Dhe nenvizon se Kombetarja meriton me
shume respekt sesa ne muajin tetor 2008, kur barazoi 0-0 me Shqiperine
ne Braga. Kueiroz tha se eshte koha per te permiresuar renditjen
dhe per te siguruar kualifikimin per ne Boteror. “Duhet te tregohemi
inteligjente. Ne nuk kemi kohe per te humbur”, u shpreh ai, duke i
kerkuar skuadres te kontrolloje “çdo minute”, sepse çdo veprim mund te
beje diferencen per sa i perket rezultatit”. Per te fituar tri pike,
“duhet te bejme gjithçka”, sidomos ne sulm, konfirmoi tekniku.“Kristiano eshte ne forme te mire dhe do te luaje”. Ne dy ditet e
fundit, ylli i Mançester Junajtid u kufizua ne stervitje te diferencuar
dhe ushtrime ne palester, por te premten ai do te jete i gatshem per
Kuerizon”. Tashme trajneri eshte ne pritje qe lojtaret t’i pergjigjen
ne lartesine e synimeve te tyre. “Jemi ne ata qe duhet te
rikthejme gjerat ne rrugen e duhur, kemi nevoje per intensitet,
kualitet, ritem”, theksoi trajneri, duke shtuar se pret nje “ndeshje te
madhe” nga Portugalia. “Ne nuk mund te garantojme rezultatin e sakte,
por jemi te sigurt se ne 90 minuta loje kualitative dhe futbolli
impenjues, per nje here te vetme, nuk do te leme askend te dyshoje per
angazhimin maksimal te lojtareve te Portugalise”, premtoi ai.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 24 Jul 2010 - 10:56

Maradona: Të hënën rikonfirmimi
23/07/2010 22:35

Informacione Sportive - Faqe 2 Maradona-fatsjelles

Trajneri i
Argjentinës, Diego Armando Maradona nga Karakasi ku u takua me mikun e
tij, presidentin venezuelian, Hugo Çavez shprehet se detajet për
kontratën e re të ofruar nga federata futbollit argjentinase do të
diskutohen ditën e hënë.


“Do të përcaktohet gjithçka ditën e
hënë, kur të kthehem në Buenos Aires”, shprehet Maradona për gazetarët.

Nëse
gjithçka do të zhvillohet sipas parashikimeve, pas marrjes së “bekimit”
prej kreut të AFA-s, Hulio Grandonas, Maradona do të ketë mundësi të
hakmerret për humbjen e nëntorit të kaluar me rezultatin 2-1 ndaj tashmë
kampionëve të Botës, Spanjës teksa do të zhvillojnë një ndeshje
miqësore më 7 shtator.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 24 Jul 2010 - 10:57

Vidiç edhe 2 vjet tek Mançester Junajted
24/07/2010 01:20

Informacione Sportive - Faqe 2 Vidic-nemanja

Mançester Junajted
zgjat edhe me dy vite të tjera kontratën e mbrojtësit serb Nemanja
Vidiç.

Lajmi njoftohet në faqen zyrtare të
internetit të klubit anglez, ku nuk jepen detaje mbi rinovimin e
kontratës apo klauzolat e reja në të. Vetë mbrojtësi serb pritet të
firmosë kontratën e re pas përfundimit të pushimeve, në ditët e para të
muajit gusht.

Ndërkohë, zgjatja e kontratës i jep fund zërave për
një largim të Vidiç drejt Realit të Madridit, ku trajneri Murinjo e
kërkonte me ngulm.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 24 Jul 2010 - 10:57

Pezullohen
lojtarët e kombëtares franceze
24/07/2010 01:00

Informacione Sportive - Faqe 2 Franca-blank

Trajneri i ri i
kombëtares franceze, Lorent Blank i ka pezulluar për një ndeshje të
gjithë lojtarët pjesëmarrës në dështimin e përfaqësueses së “gjelave” në
Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Ideja e tekniku francez është pranuar
edhe nga drejtuesit e federatës së futbollit të cilët i kanë dhënë
mbështetje të plotë.

23 futbollistët ishin protagonistët e një
revolte kundër trajnerit të asokohe, Rajmond Domenek, duke bllokuar
seancën stërvitorë në Afrikë në mbështetje me Nikolas Anelka i
përjashtuar pas polemikave me trajnerin.

Kështu, trajneri i ri
Blank ka vendosur të mos lëshojë pe, duke i lënë ata jashtë miqësores
Norvegji-Francë që do të zhvillohet me 11 gusht.

Ndeshja e parë
zyrtare e përfaqësueses franceze nën drejtimin e Lorent Blank do të jetë
ajo me Bjellorusinë e vlefshme për eleminatoret e Euro 2012.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 24 Jul 2010 - 10:57

Bogdani
kërkon ringjalljen te Çezena
24/07/2010 12:35

Informacione Sportive - Faqe 2 Bogdani-merkato
Arkiv

Më në fund Erion
Bogdani është zyrtarizuar si lojtar i skuadrës italiane të Çezenës. Pas
nënshkrimit të një kontrate për një sezon, me opsionin e rinovimit të
saj në verën e ardhshme edhe për një edicion tjetër, sulmuesi
shtatlartë shqiptar ka zbritur dje në fushë për stërvitjen e parë me
shokët e rinj të skuadrës, me të cilët do të luftojë për realizimin e
objektivave të përcaktuara për 2010-2011 në Serinë A.

Po sigurisht, interesimi i
madh i mediave të pranishme ishte thuajse i gjithi për të. Ish-lojtari i
Kievos ka treguar gatishmërinë e tij për t’ju përgjigjur pyetjeve të
gazetarëve. Në lidhje me transferimin te Çezena, Bogdani është shprehur
se për të kjo ishte lëvizja e duhur. Sulmuesi gjithashtu ka nënvizuar se
shpreson që të gjejë jo vetëm formën, por dhe golin e munguar në serinë
A. Kujtojmë se në dy sezonet e fundit nën bluzën e Kievos kishte mundur
të shënonte vetëm 3 herë (2 në të fundit, dhe një në të mëparshmin). “Sigurisht
që aventura te Kievo nuk ishte më e mira e mundshme, megjithatë jam i
kënaqur për atë që kam bërë për atë ekip. Fakti që jam transferuar në
një skuadër të Serisë A, do të thotë shumë. Jam në një moshë kur duhet
të shfrytëzoj çdo shans që më jepet. Seria A ka mbetur gjithnjë
prioriteti im, pasi prej vitesh luaj këtu dhe nuk dua të largohem nga ky
kampionat. Jam i bindur se do të bëjmë mirë. Nëse luaj rregullisht dhe
nëse skuadra bën një lojë ofensive, sigurisht që do të jetë më e
thjeshtë për t’u rikthyer te goli”, është shprehur sulmuesi i kombëtares
shqiptare, Erion Bogdani. Në këtë ekip ai ka gjetur edhe trajnerin
Masimo Fikadenti, i cili e njeh mirë, pasi të dy kanë punuar bashkë edhe
te Verona në Serinë B, në atë që quhet sezoni i shkëlqyer i shqiptarit
në futbollin italian.



Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 24 Jul 2010 - 10:57

Futboll, Liverpool zbret në Shkup
23/07/2010 14:55

Informacione Sportive - Faqe 2 Liverpool

Klubi i famshëm
anglez i futbollit, Liverpool mbërrin të enjten e ardhshme në Shkup, ku
do të luajë perballe një ekipi vendas per Europa League.


Lajmin e bëjnë të ditur mediat
maqedonase, sipas të cilave në stadiumin “Filipi i Dytë”, “të kuqtë” do
të luajnë kundër ekipit të Rabotnickit.

Trajneri i ekipit
prestigjoz, Roy Johnson ka afat edhe ditën e sotme për të përfunduar
transfertat e lojtarëve, me qëllim që futbollistët e rinj të jenë të
pranishëm në ndeshjen që do të luhet në Shkup, më 29 korrik.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:40

Serie A, Roma kërkon kosovarin Behrami
27/07/2010 12:55

Informacione Sportive - Faqe 2 Berhami

Roma kërkon të
risjellë në kryeqytetin italian mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Valon
Behrami, i cili ka kaluar nga Lazio tek West Ham.

Lajmin e bën të ditur “Daily Mail”,
sipas të cilës klubi verdhekuq mund t’iu ofrojë anglezëve brazilianin
Doni ose sulmuesin Okaka.

Behrami mund të mbërrijë në Romë edhe
me formulën e huazimit me opsionin e blerjes për sezonin e ardhshëm.

Por
më parë shoqëria duhet të zgjidhë më parë cështjen e dhënies së
lojtarit Baptista dhe kthimin nga Inter të Burdisso.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:41

City, 400 milionë euro shpenzime për 2 vjet
27/07/2010 17:35

Informacione Sportive - Faqe 2 Man-city

Në rreth 2 vjet,
arabët e Manchester City-t kanë investuar një mal me euro për të
ndërtuar një skuadër të vërtetë në nivelet botërore.


Tashmë projektin e ka në dorë
italiani Roberto Mancini që sapo ka mbyllur edhe blerjen e sulmuesit
Mario Balotelli. 400 milionë euro janë investuar deri tani nga sheiku
Mansour bin Zayd Al Nahyan, i cili paguan edhe 90 milionë euro paga në
sezon.

Objektivi i vetëm është fitorja në Premier League e
Champions League kur gjithcka nisi nga blerja e brazilianit Robinho për
42 milionë euro. Që prej asaj kohe, skuadra “Citizens” është pasuruar
edhe me 20 lojtarë të tjerë të klasit botëror pasi për momentin është
një nga shoqëritë më të shëndosha ekonomikisht. 126 milionë euro janë
shpenzuar vetëm në vitin 2010 për të blerë Boateng (12), Kolarov (19),
Yaya Toure (30), Silva (30) dhe Balotelli (35). City numëron 39 lojtarë;
5 portierë, 12 mbrojtësa, 13 mesfushorë dhe një numër të madh
sulmuesish, Robinho, Tevez, Adebayor, Bellamy, Santa Cruz, Balotelli,
Jo, Caicedo dhe Tchuimeni-Nimely.

Por nga ana tjetër,
parashikohen largime për të lehtësuar shpenzimet dhe i pari në listë
është Adebayor, ndërsa Robinho fiton 7 milionë në sezon dhe pothuajse
asnjë skuadër nuk ka luksin ta blejë. Me pak fjalë, sheiku Manssour e ka
mbajtur premtimin, tashmë duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe trajneri
italian, Roberto Mancini.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:41

Reformë në Brazilin e Menezes
27/07/2010 15:25

Informacione Sportive - Faqe 2 Menezes

Ende pa u ambientuar
mirë me detyrën e re, trajneri i kombëtares braziliane, Mano Menezes ka
publikuar listën e lojtarëve për miqësoren e 10 gushtit me SHBA.

Vetëm 4 futbollistë pjesë e
kombëtares në Afrikën e Jugut, Robinho, Tiago Silva, Ramires dhe Dani
Alves janë grumbulluar sërish nga trajneri Menezes, ndërkohë që pjesa
tjetër janë të gjithë futbollistë të rinj.

Janë lënë jashtë
listës për këtë miqësore, Kaka, Lucio, Maicon apo dhe Juan. Presidenti i
Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira, ka deklaruar se
Menezes është personi i duhur që do të ringrejë kombëtaren për Botërorin
2014 që do të zhvillohet në Brazil.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:41

Inter shet Maicon tek Real Madrid
27/07/2010 15:30

Informacione Sportive - Faqe 2 MAICON

Jose Mourinho i jep
formë Realit të tij. Klubi madrilen dhe Inter kanë arritur marrëveshjen
për shitjen e Maicon për 28 milionë euro

Tashmë ka ngelur vetëm për t’u hedhur
firma nga lojtari që do përfitojë 6 milionë në sezon për 4 vitet e
ardhshme. Pas sulmuesit Mario Balotelli, Inter humbet një lojtar me
shumë vlera pasi 28 vjecari brazilian konsiderohet si një nga mbrojtësit
e krahut më të mirë në botë.

Me dy shitjet e fundit, Massimo
Moratti mund të hyjë pa asnjë problem në merkato në mënyrë që të
ndërtojë skuadrën e kërkuar nga Benitez.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:41

Marrëveshje sekrete, Fabregas te Barcelona
27/07/2010 13:10

Informacione Sportive - Faqe 2 Fabregasarsenal

Barcelona dhe
Arsenal kanë arritur marrëveshjen për transferimin në Spanjë të
mesfushorit Cesc Fabregas.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Mundo
Deportivo”, sipas të cilës ekziston një pakt sekret mes dy klubeve, të
cilit i mungojnë vetëm disa detaje të vogla.

Operacioni pritet
t’u kushtojë katalanasve rreth 45 milionë euro. Njoftimi për
transferimin e Fabregas mund të bëhet në fundjavë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:42

Ronaldinho do të qëndrojë tek Milan
27/07/2010 13:00

Informacione Sportive - Faqe 2 Ronaldinho

Është mbajtur ditën e
djeshme takimi mes administratorit të Milan, Adriano Galliani dhe
menaxherit të lojtarit Ronaldinho, Roberto de Assis, që është
njëkohësisht dhe vëllai i futbollistit.

Takimi kokë më kokë ka përfunduar me
një sqarim të fatit të fenomenit brazilian, i cili do të qëndrojë tek
klubi kuqezi deri në fund të kontratës, që skadon më 30 qershor 2011.

Synimi
i administratorëve të Milan dhe ai i menaxherit është nisja e
përgatitjes fizike të fantazistit brazilian dhe nisja e bisedimeve për
një rinovim eventual të kontratës disa muaj më vonë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:42

Raul
largohet nga Reali mes lotëve
26/07/2010 15:30

Informacione Sportive - Faqe 2 Raul-qan

“Reali i Madridit ka
qënë si një shtëpi për mua dhe që nga sot fillon misioni i vështirë
për të qënë i lumtur ashtu sic kam qënë këtu”.


Ka përdorur këtë fjali dhe lotët ish
sulmuesi i skuadrës “Merengues”, Raul Gonzalez Blanco për të
përshëndetur fansat dhe drejtuesit e klubit në ditën e largimit për tek
skuadra gjermane e Schalke 04.

Raul është një legjendë e vërtetë
për klubin madrilen me 741 ndeshje dhe 323 gola të shënuar në të gjithë
karrierën. Pasi lexoi fjalët, Raul zbriti në fushë duke shpërthyer në
lot ku dhjetra fansa e prisnin për t’i dhënë lamtumirën.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 27 Jul 2010 - 8:42

Balotelli te Manchester City
27/07/2010 13:55

Informacione Sportive - Faqe 2 Balotelli

Mario Balotelli ka
arritur marrëveshjen me Manchester City dhe shumë shpejt do të jetë në
dispozicion të Roberto Mancinit.

SuperMario do të fitojë 3.8 milionë
euro në sezon për 5 vite dhe për Inter do të shkojnë 35 milionë bonus.

Për
zyrtarizimin e kontratës duhen vetëm detajet e fundit. Balotelli,
përpara se të niset ka takuar miqtë më të shtrenjtë në një lokal në
Milano, ku është mbajtur një feste lamtumire për të.

Inter dhe
Manchester City sot ose nesër do të nënshkruajnë transferimin e talentit
të ri në Angli.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 29 Jul 2010 - 8:42

Real Madrid marrëveshje me Khedira
29/07/2010 17:05

Informacione Sportive - Faqe 2 Khedira-shtutgart

“Real Madrid ka
arritur një marrëveshje me Shtutgartin për të blerë mesfushorin gjerman
Sami Khedira. Lajmin e bën të ditur agjenti i lojtarit Joerg Neubauer.


“Kur të kërkon klubi më i mirë në
botë i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë duhet të mendohesh
seriozisht”, shtoi Neubauer.

Fillimisht një gjë të tillë e
konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës gjermane Fredi Bobic që tha për
“Bild” se është respektuar vullneti i lojtarit për t’u larguar.

“Khedira
na ka bërë me dije se dëshiron të shkojë tek Real dhe tani duhet të
gjejmë një zgjidhje”, theksoi ai. Kostoja e operacionit mund ta variojë
nga 12 deri në 15 milionë euro.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 29 Jul 2010 - 8:43

Maradona: Më gënjyen, më tradhëtuan
29/07/2010 00:55

Informacione Sportive - Faqe 2 Maradona-konference

Një ditë pasi mësoi
se nuk do të jetë më trajner i Argjentinës pas vendimit të Komitetit
Ekzekutiv të federatës argjentinase, Diego Maradona ka sulmua dy
drejtuesit e lartë të kësaj federate, presidentin Hulio Grandona dhe
manaxherin e skuadrave kombëtare, Karlos Bijardo.

“Hulio Grandona më gënjeu dhe Karlos
Bijardo më tradhëtoi. Ka që në vitin 1990 që skuadra nuk shkon më shumë
se sa çerekfinalja e një Botërori, kështu që diçka nuk funksionon nga
lart”, deklaroi ish-trajneri i “selecion”, Maradona në një konferencë
për shtyp në Argjentinë.

Më tej El Pipe d’Oro tha se ndjehet i qetë pas largimit nga drejtimi i kombëtares dhe me ndërgjegjen e pastër.

Ditën
e martë federata argjentinase e futbollit mori një vendim me unanimitet
votash ku nuk iu rinovua kontrata si trajner Maradonas. Vendimi
shkaktoi polemika mes mbështetësve të Maradonas dhe atyre që ishin pro
heqjes së tij nga stoli i kombëtares pas eleminimit me rezulatin 4-0 në
botërorin afrikan në ndeshjen çerekfinale kundër Gjermanisë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 29 Jul 2010 - 8:43

Dimitar Berbatov, zhduket vëllai prej një muaji
29/07/2010 17:25

Informacione Sportive - Faqe 2 Berbatovvv

Frikë në familjen e
sulmuesit të Manchester United, Dimitar Berbatov për shkak të zhdukjes
së vëllait të tij Asen prej rreth një muaji.

23 vjecari me vesin e alkoolit dhe
drogës nuk është bërë i gjallë prej disa ditësh dhe frika më e madhe
është se ndoshta e kanë rrëmbyer disa gangsterë, të cilët vitin e shkuar
kërcënuan se do të rrëmbenin një anëtar të familjes Berbatov.

Sipas
“The Sun”, Asen që ka hapur një dyqan veshjesh bashkë me bashkëshorten
Mimi është zhytur në borxhe dhe tre muaj më parë shtëpia e tij u
kontrollua nga policia pasi dyshonte në përfshirjen e tij në një
mashtrim me kartat e kreditit.

Gjithësesi familja nuk ka bërë
ende asnjë denoncim në polici dhe forcat e rendit nuk kanë nisur
kërkimin. “E kam situatën nën kontroll dhe jam në pritje të zhvillimeve
të reja”, ka deklaruar Dimitar nga SHBA ku ndodhet bashkë me skuadrën e
tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 4 Aug 2010 - 10:43

Interi humbet 3-2 kundër Panathinaikos
04/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 2 Inter-dinamoK

Interi ka humbur 3-2 ndaj Panathinaikos në miqësoren e luajtur dje në Toronto.

Pjesa e parë është mbyllur me grekët
në avantazh 3-1 (dy gola të Cisse', Eto'o, Leto), ndërkohë që në pjesën e
dytë zikaltrit shkurtojnë rezultatin me anë të Coutinho.

Benitez është shprehur i kënaqur. “Skuadra ka ditur të reagojë mirë”, është shprehur ai.

Balotelli nuk ka mundur të luajë për shkak të humbjes së pasaportës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 4 Aug 2010 - 10:43

Mesi lë topin për mikrofonin
04/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 2 Messi-topi1

Nga fusha e blertë
në skenat muzikore. Ky është projekti i asit të Barcelonës Lionel Mesi.
Në fakt argjentinasi, sipas mediave britanike ka gati “skuadrën” e tij
muzikore.

Në bandë bën pjesë edhe një
tjetër futbollist i katalanasve emri i të cilit nuk është bërë publik
dhe brenda një kohe të shkurtër do të nisin një turne europian, ku do të
këndohen këngët e “Oasis”. “Topi i Artë” njihet si një ndër
adhuruesit e medhënj të bandës muzikore britanike e cila mori famë në
vitet ’90 me dy vëllezërit Noel dhe Liam Galager.

Siç shkruan
tabloidi “The Sun” futbollistët futbollistët-këngëtarë do të vendosin
paruke dhe syze për t’i ngjasuar sa më shumë bandës legjendare nga
qyteti i Mançester.

“Kam harxhuar mjaft kohë duke u përpjekur të
imitoj sjelljen e tyre në skenë dhe qëndrimet që duhet të mbaj”,
deklaron Mesi për tabloidin anglez.

Për momentin ende nuk ka një
datë të sigurtë të nisjes së turit, por e sigurt është një ndalesë në
Britaninë e Madhe, ku sipas mediave angleze Mesi ka ftuar edhe
vëllezërit Noel dhe Liam të marrin pjesë në performimin e bandës së tij,
emri i së cilës ende nuk dihet.

Tashmë mbetet vetëm për t’u parë nëse asi argjentinas pas dështimit në Botëror do të triumfojë në fushën muzikore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Wed 4 Aug 2010 - 10:44

Pengohet rikonstruksioni i “Qemal Stafës”
04/08/2010

Informacione Sportive - Faqe 2 Qemal-stafa2

Mungesa e kushteve
dhe mospërmbushja e pjesës më të madhe të standarteve për aktiviteteve
ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”,
vazhdon të rrezikojë zhvillimin e ndeshjeve të përfaqësueses sonë
brenda vendit.

Vetëm në tre ndeshjet e fundit të
zhvilluara në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, me Danimarkën, Irlandën e
Veriut dhe Andorën, Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur dhe
ka marrë vrejtje të njëpasnjëshme nga vëshguesit e FIFA-s për kushtet e
ambjenteve të brendshme të stadiumit, por edhe për gjendjen e fushës.

Për
këtë arsye FSHF, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve, kanë përgatitur një projekt për plotësuar kushtin
minimal, atë të kompletimit të stadiumit me një fushë normale që
përmbush standartet e kërkuar nga ndërkombëtarët.

Por
pavarësisht miratimit të këtij projekti nga institucionet më të larta si
Ministria e Sporteve dhe Këshilli i Mbikëqyrjes, asgjë nuk po ndodh.

Drejtoria
e menaxhimit të stadiumit “Qemal Stafa” nuk pranon ndërrimin e tapetit
të fushës, një investim që do të bëhet nga FSHF në formë dhurate për
stadiumin kombëtar në të cilin nuk zhvillohen vetëm ndeshjet e
përfaqësueses, por edhe ato të kampionatit, ndeshje që në periudhën e
dimrit, deri në pjesën e parë mund të dallohet ngjyra e gjelbërt e
barit, në pjesën tjetër asgjë nuk ka lidhje më me një fushë futbolli vec
përmasave.

Megjithatë, për momentin për shkak të pengesës që ka
nxjerrë drejtoria e stadiumit, punimet kanë filluar dhe objektivi për
të pasur një fushë të re në prag të eliminatoreve të europianit vazhdon
të zbehet.

Për një zgjidhje alternative FSHF do të zhvillojë
ndeshjen e 11 gushtit me Azejrbaxhanin në stadiumin e rikonstruktuar
“Niko Dovana”, ditë në të cilën do të inagurohet edhe impianti i ri i
ndricimit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi