Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Infomacione Sportive

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 7:42

Kombetarja, Petrovic, emri i radhes ne listen e FSHF-se

Infomacione Sportive Petrovic-ljubko

Federata
Shqiptare e Futbollit vazhdon hulumtimin e CV-ve per te zgjedhur
trajnerin e ri te kombetares pas largimit te holandezit Arie Haan.

Ashtu
sic eshte folur kohet e fundit, tregu me i preferuar eshte ai ballkanas
dhe pikerisht eshte nje teknik nga Bosnja favorit per te marre
drejtimin e kuqezinjve. Behet fjale per kampionin e Evropes me Cervena
Zvezden, 61 vjecarin Ljubko Petrovic, i cili ne vitin 1991 ka fituar
trofeun me te rendesishem per klube ne Evrope, pasi skuadra e tij mundi
Marsejen ne finale. Petrovic ka qene nje nga lojtaret me te
spikatur te Ish Jugosllavise, ndersa si trajner ka drejtuar klube ne
Bosnje, Serbi, Spanje, Uruguai, Bullgari, Austri e Kine. Skuadra e
fundit qe ai ka drejtuar eshte Vojvodina, nga e cila u largua ne mars
te ketij viti. Ndeshja e radhes per kombetaren shqiptare eshte ajo e 6
qershorit ne Tirane kunder Portugalise.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 7:43

Pepe: Nuk dua te luaj me futboll


Infomacione Sportive Pepe-real

Pas
episodit te pazakonte mes mbrojtesit te Real Madrid, Pepe dhe lojtarit
te Getafes, Casquero, ne ndeshjen e fituar 3-2 nga skuadra “merengues”,
lojtari portugez ben nje deklarate shokuese.

Behet
fjale per momentin e rrezimit te lojtarit te Getafes, te cilin Pepe e
qelloi dy here me shkelma edhe pse ai ndodhej i shtrire pertoke.
“Nuk
dua te rikthehem me ne fushen e futbollit. Ne ate moment as nuk e
kuptova domethenien e sjelljes time. Humba kontrollin per disa minuta.
Nese do ta kuptoj se nuk jam ne gjendje te rikthehem ne fushe, do t’u
dedikohem gjerave te tjera”, theksoi lojtari ne nje interviste dhene
per gazeten “Marca” dy dite pas episodit te dhunshem.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 7:43

NBA, Denver, tjeter hap drejt gjysmefinales


Infomacione Sportive Nba-fusha

Kampionati Amerikan i Basketbollit vazhdon rrugetimin e fazes play off qe te con ne perballjet gjysmefinale te divizioneve.
Keshtu,
Denver Nuggets ka fituar edhe takimin e dyte ndaj New Orleans fale 31
pikeve te shenuara nga Billups. Skuadra e George Karl i mbylli kater
periodat me rezultatin 108-93. Gjithcka e barabarte mes Atlanta
Hawks dhe Miami Heats. Miqte nga Florida fituan takimin e dyte ne
“Philips Arena” 108-93 ku protagonist ishte Dwayne Wade me 33 pike. Ne
shifrat 1-1 eshte fiksuar edhe perballja Orlando-Philadelphia. Me 24
pike te Courtney Lee, skuadra nga Florida mundi Sixers 96-87.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 7:45

Milan, Sheva ankohet per qendrimin ne stol


Infomacione Sportive Shevcenko

Andriy
Shevchenko u rikthye gjate veres se shkuar tek Milani, por ende nuk ka
arritur te gjeje nje vend titullari, duke humbur besimin e teknikut
Ancelotti edhe pse ai eshte lojtari ende ne aktivitet qe ka shenuar me
shume gola me fanelen kuqezi.

“Te
luash me nje skuader te madhe, te fitosh Champions League, kampionatin
dhe te luash ne nivele te larta eshte nje gezim i madh”, shprehet
Scheva ne nje interviste per “Sky Sport 1”. Ne vijim, ai shton
se ka deshiruar gjithmone te arrije rekordin e danezit te viteve ’50
Nordahl. “Rikthimi tek goli do ishte dicka shume e bukur por per kete
duhet te jesh gjithmone ne fushe”, shton ukrainasi, duke shprehur hapur
pakenaqesine qe gjate gjithe sezonit ka ngrohur stolin. Sheva ka folur
edhe per te riun Pato, duke thene se ai i ka te gjitha mundesite per te
shkruar emrin e tij ne historine e lavdishme te klubit kuqezi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 8 May 2009 - 22:03

Gripi A, Meksika terheq skuadrat nga kompeticionet


Infomacione Sportive Ndeshje

Shqetesimi
per perhapjen e semundjes se gripit te derrave ka perfshire edhe boten
e sportit. Polemikat per virusin kane shkaktuar termet ne futbollin
meksikan.

Federata meksikane e
Futbollit ka urdheruar terheqjen e skuadrave te saj nga kompeticione
nderkombetare, si nga turneu i Kupes Libertadores, si dhe te skuadres
kombetare nga Kupa e Amerikes se Jugut dhe Kupa e Amerikes.

Vendimi
erdhi pas polemikave per terheqjen e skuadrave Chivas Guadalajara dhe
San Luis nga Kupa Libertadores, pas refuzimit te 16 skuadrave te tjera
per te luajtur ne Meksike, per shkak te pasigurise nga semundja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 8 May 2009 - 22:04

Incidentet, kerkohen masa per javet e fundit


Infomacione Sportive Dhuna-stadium

Kur
kampionati ne te gjitha nivelet ka hyre ne fazen decizive, te gjithe i
tremben rikthimit te dhunes ne stadiume. Historia tregon se ne fund te
sezonit, fushat shnderrohen ne arena dhune, ku skuadrat dhe tifozerite
harrojne lojen dhe tentojne te arrijne me force objektivat

Per
te parandaluar incidentet, Komisioni Kombetar Kunder Dhunes ne Sport ka
zhvilluar nje takim, ku eshte kerkuar marrja e masave dhe bashkepunimi
sa me efektiv ndermjet te gjitha strukturave. Palet ne kete
mbledhje, duke filluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Ministria e
Sporteve, Policia e Shtetit dhe Komiteti Olimpik, kane vleresuar me
nota pozitive punen e bere deri me tani. Gjithsesi, ata e kane
vene theksin te infrastruktura e dobet ne impiantet shqiptare, e cila e
ben edhe me te veshtire parandalimin e dhunes. Sipas burimeve prane
FSHF-se, eshte kerkuar marrja e masave ne fushat me te “nxehta”, mbi te
gjitha kur ndeshen ekipe qe luftojne per mbijetese. Nje tjeter
teme e diskutuar gjate ishte ajo rreth gjysmefinales se Kupes ndermjet
Shkumbinit dhe Flamurtarit, te luajtur afro 10 dite me pare ne Peqin.
Ne mesin e pjeses se dyte te takimit, tifozet vendas kane hedhur sende
te forta ne fushen e lojes, duke goditur lojtaret vlonjate dhe
gjyqtaret italiane. Zv/ministri Ekrem Spahia, theksoi se
“cilesia sportive e ketij sezoni ka qene ne rritje dhe nuk ka pasur
shume shfaqje te dhunes ne stadiume. Megjithate duhen analizuar
incidente si ai ne Peqin, apo ne ndeshjen Apolonia–Flamurtari, ne
sfiden e Kategorise se Pare, Terbuni–Kastrioti, por edhe ne
eliminatoren Shqiperi-Hungari”.

Superiore

Sot
te gjithe do t’i kene syte nga Kategoria Superiore. Java e 31-te pritet
te ndeze luften ne dy fronte: ne garen per titull dhe ndermjet
skuadrave qe kerkojne mbijetesen. Vllaznia kryesuese pret
kampionet ne fuqi te Dinamos. Blute e kane siguruar vendin e trete ne
kampionat (qe perkthehet pjesemarrje ne kupat e Evropes), por premtojne
beteje. Ne anen tjeter, Tirana e vendit te dyte luan me Shkumbinin, qe
nuk ka me objektiva ne kete edicion. Ne “zonen e ftohte”,
duelet e vetme te verteta projektohen ne Lushnje, ku te besuarit e Ilir
Gjyles presin Elbasanin dhe ne Vlore, ku Flamurtari ndeshet me
Partizanin. Pas triumfit ne Kupe, kete jave kuqezinjte e Memushit mund
te sigurojne edhe qendrimin ne elite. Bylis dhe Apolonia kane shansin
te marrin tri pike te lehta, sepse kundershtaret respektive, Besa e
Teuta presin vetem mbylljen formale te sezonit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 8 May 2009 - 22:04

Beckham: Faleminderit Milan!


Infomacione Sportive Beckham-milanist

“Ne
fund te sezonit do kthehem tek Los Angeles”. Kete deklarate e ka bere
mesfushori i Milanit, David Beckham, i cili ka falenderuar kuqezinjte
qe i hapen dyert per rreth 6 muaj, cka i lejoi edhe rikthimin me
kombetaren e Anglise.

“Eshte nje
nder i madh qe kam luajtur me Maldinin ne 6 muajt e fundit te karrieres
se tij. Eshte nje kapiten dhe njeri i madh”, shprehet mesfushori
britanik. Ne vijim ai flet per karrieren e tij. “Deri tani nuk
kam pasur eksperienca negative ne jete. Kam qene ne klube te medha dhe
Milan eshte nje prej tyre sepse dhe Milano eshte nje qytet fantastik.
Shpresoj qe pas 6 muajve te kaluar ketu shoket te me kujtojne si nje
profesionist”, shton ai.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 8 May 2009 - 22:04

Barcelona, Gudjohnsen mendon largimin


Infomacione Sportive Gudjohnsen

Ne
fund te ketij sezoni, sulmuesi islandez i Barcelones Eidur Gudjohnsen
do kerkoje nje tjeter destinacion per te vazhduar karrieren.

Lajmin
e ben te ditur vete ish lojtari i Chelsea, i cili shprehet se nese
situata nuk ndryshon, do kerkoje nje skuader tjeter ku te aktivizohet
ne vazhdimesi. “Eshte bukur te jesh pjese e nje skuadre te madhe por
nuk eshte shume bukur t’i shikosh ndeshjet nga pankina. Jam shume i
lumtur per finalen e Champions League dhe ndihem mire me gjendjen
fizike”, thekson lojtari ishullor.

Gudjohnsen eshte pjese e
Barcelones qe prej vitit 2006 dhe me mberritjen e trajnerit Guardiola
shpresonte te luante me shume por nuk ka rezultuar keshtu. “Mendova se
do aktivizohesha me shume. Eshte shume e veshtire ta kaloj kete gjendje
por do perpiqem te marr pjese ne sukseset e skuadres”, perfundon
islandezi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 8 May 2009 - 22:05

Trezeguet nen vezhgimin disa klubeve


Infomacione Sportive Trezeguet

David Trezeguet vazhdon te ngelet emri me i pavendosur ne kampin e Juventusit per te ardhmen.
Sulmuesi
shtatlarte eshte vene ne shenjester te disa klubeve mes te cilave edhe
Marseja e Bayern Munchen. Francezi nuk e ka pelqyer asnjehere stolin
dhe per kete arsye ai mund te beje gati valixhet per t’u larguar nga
Torino pas 9 sezoneve te suksesshme. Nese Trezeguet bashkohet
me Marsejen, ai mund te gjeje nje mik te vjeter si Deschamps, i cili e
ka drejtuar Juventusin gjate periudhes kur bardhezinjte u detyruan te
luanin ne Serie B per shkak te skandalit ne futbollin italian.
Trezeguet e ka kaluar nje pjese te madhe te ketij sezoni ne infermieri
per shkak te nje demtimi te rende ne kembe.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 9:33

Superliga, vazhdon dueli Vllaznia-Tirana
09/05/2009

Infomacione Sportive Vllaznia-dinamooo

Vllaznia
dhe Tirana jane dy ekipet qe do te diskutojne mes tyre titullin
kampion, nderkohe qe edhe pas javes se 31-te numri i skuadrave ne
luften per mbijetese ka mbetur po 6.

Shkodranet
kane fituar 1-0 ne “Loro Borici” me Dinamon, duke i lene keta te fundit
jashte pretendimeve per trofe. Goli i fitores qe mban Vllaznine ne krye
te Superliges me 63 pike u shenua nga Lici me 11 metersh.

Ne
ndeshjen e pare pas humbjes se kupes, Tirana ka mundur 3-1 Shkumbinin,
fitorja e pare e Bencivenges si trajner i bardhebluve.

Kryeqytetasit
e mbyllen lojen qe ne pjesen e pare ku shenuan te gjitha golat,
nderkohe qe i vetmi per peqinasit u shenua ne te dyten. E paqarte
mbetet situata e 6 skuadrave ne zonen e ftohte te klasifikimit.

Flamurtari kryeson grupin e ketyre ekipeve pasi ka fituar 2-0 me Partizanin, qe mbetet ne kuoten e 33 pikeve.

Ka
fituar edhe Apolonia 2-0 me Teuten, Lushnja ka barazuar pa gola me
Elbasanin ndersa Bylisi vazhdon te mbetet ne vendin e fundit edhe pse
ka mundur 2-0 Besen.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 9:34

Bundesliga, mundet Volfsburg, arrihet nga Bajern
09/05/2009

Infomacione Sportive Bayern-munich

Ne ndeshjet e javes se 31-te te Bundesliges, Volfsburg ka pesuar nje disfate te rende.
Kryesuesit
e tabeles se klasifikimit jane mundur 4-1 ne shtepi nga Shtutgarti,
duke u arritur keshtu nga Bajerni i Mynihut. Bavarezet kane mundur 3-1
ne transferte Energi Kotbus.

Nderkohe, ne ndeshjet e tjera
jane arritur keto rezultate: Dortmund-Karlsruhe 4-0, Hanover-Frankfurt
1-1, Berlin-Bokum 2-0 dhe Hofenheim-Keln 2-0.

Diten e djeshme
u luajt ndeshja Bajer Leverkusen-Arminia, qe perfundoi 2-2, nderkohe qe
neser luhen Mynhenglabdah-Shalke dhe Verder Bremen-Hamburg.

Ne krye te klasifikimit ndodhen Volfsburgu dhe Bajern me nga 60 pike, Berlini me 59, Shtutgarti me 58, Borusia Dortmund me 55.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 9:34

Premier League, Liverpool merr kryesimin
09/05/2009

Infomacione Sportive Liverpool

Liverpool
ka mundur 3-0 Uest Ham, duke u ngjitur perkohesisht ne krye te Premier
League dhe tashme pret nje hap fals te United ne derbin e Manchester.

Te
kuqte e Benitez kaluan shume shpejt ne avantazh. Ne minuten e dyte
kapiteni Gerrard shnderroi ne gol nje asist te Fernando Torres.

Ne
te ‘38 Liverpool fitoi nje tjeter 11 metersh i kontestuar shume nga
lojtaret kundershtare. Ishte serish Gerrard qe dyfishoi rezultatin.

Uest Ham i drejtuar nga Zola nuk arriti te reagoje dhe ne fund eshte ndeshkuar per here te trete, kete here nga Babel.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sat 9 May 2009 - 9:34

Serie A, Sampdoria shkaterron 5-0 Rexhinen
09/05/2009

Infomacione Sportive Sampdoria-gezim

Nje seri golash eshte realizuar nga Sampdoria ne javen e 35-te te kampionatit italian Serie A.
Blute
kane mundur Rexhinen me rezultatin 5-0. Autore te golave kane qene
Dessena, i cili shenoi nje dopiete, dhe Del Vecchio, Marilungo dhe
Pazzini.

Mysafiret e mbyllen garen me 10 vete per shkak te perjashtimit te Valdez ne pjesen e pare.

Per skuadren e Orlandit eshte regjistruar keshtu nje “ko” qe mund te ndikoje ne perkeqesimin e pozitave ne klasifikim.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sun 10 May 2009 - 3:14

Galiani konfirmon Gatuzon kunder Shqiperise

Infomacione Sportive Gattuso

Ne prag te miqesores se Milanit me Kombetaren "B", Adriano Galiani ka dhene nje lajm mjaft te mire per tifozet shqiptare.
Numri
2 i Milanit konfirmoi se pervec Kakase, Bekhamit, Patos e Zambrotes, te
cilet mungonin ne miqesoren e zhvilluar ne tetor 2008 ne "Qemal Stafa"
me Tiranen, ne fushe do te jete edhe Xhenaro Gatuzo.

Mesfushori
energjik, pjesetar i perfaqesueses italiane, eshte rikuperuar nga
demtimi dhe pritet te luaje te pakten nje pjese loje ne ndeshjen e 12
majit.

"Gatuzo u kthye ne skuader per ndeshjen me Juventusin
dhe eshte ne gjendje optimale per te luajtur, por vendimet i merr
trajneri Anceloti. Gjithsesi, mund te them se ‘Rino‘ do te luaje nje
pjese loje ne miqesoren e se martes ne Shqiperi". Takimi per bamiresi
fillon ne oren 19:00 dhe transmetohet direkt ne "SuperSport".
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sun 10 May 2009 - 3:14

SV Ried, dopiete e Salihit ndaj Matersburg


Infomacione Sportive Salihi-ried

Hamdi Salihi vazhdon te shkelqeje me Riedin ne Bundesligen austriake.
Sulmuesi
i Kombetares shqiptare ka shenuar dy gola ne ndeshjes qe skuadra e tij
fitoi 4-0 ne shtepi kunder Matersburgut. 25-vjecari ka pritur 37 minuta
per te realizuar rrjeten e pare, nderkohe qe Ried kishte kaluar ne
avantazh ne te 24-en me Rodriguez-Ortiz.

Pjesa e pare e
ndeshjes u mbyll me shifrat 3-0, pasi Dreshel siguroi virtualisht
fitoren kur kronometri tregonte 41 minuta loje. Ne fraksionin e dyte,
Salihi shenoi edhe golin e dyte personal e te katertin te takimit ne te
59-en. Per ta frenuar shkodranin duhej vetem nderhyrja e trajnerit Pol
Gludovatz, qe e zevendesoi ne te 78-ten.

Me dygoleshin e realizuar dje, sulmuesi eshte ngritur ne kuoten e 11 rrjetave ne kampionat, ne 26 ndeshje sezonale te luajtura.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sun 10 May 2009 - 3:15

Anceloti: Juve, gjithmone e rrezikshme


Infomacione Sportive Anceloti-Milan

Milan
dhe Juventus do te perballen ne mbremjen e sotme ne nje duel te vertete
gladiatoresh. Ne fund do te mbijetoje vetem njera, ose ndoshta nuk do
te kete edhe nje fitues te vertete.

Perballja
ne "San Siro" eshte thirrja e fundit per te vazhduar ndjekjen ndaj
Interit, nese kuqezinjte humbasin dhe Interi fiton ne fushen e Kievos,
zikaltrit do te shpalleshin matematikisht kampione te Italise.
Drejtuesi i stolit te Milanit shprehet i gatshem per sfiden me
Juventusin, duke u bere thirrje te tijve qe te mos e nenvleresojne
kundershtarin.

"Juve po perjeton nje periudhe te veshtire, ky
mund te jete nje stimul me shume qe te kerkojne fitoren me Milanin. Ata
do te tentojne te reagojne, kemi perpara nje skuader te rrezikshme",
deklaroi Anceloti. "Ndersa ne jemi ne nje moment te mire. eshte mbremja
ideale per te zhvilluar nje ndeshje te madhe. Ne skuader shoh
entuziazem".

Trajneri ka punuar te bardhezinjte nga viti 1999
deri me 2001-shin, duke regjistruar dy vende te dyta ne kampionat:
"Ishte nje eksperience e bukur profesionale. Klubi dhe lojtaret me kane
qendruar prane, por jo pjesa tjeter e ambientit. Kjo ndodhi per shkak
te se kaluares sime si lojtar i Romes dhe Milanit. Luajme me nje ekip,
qe per arsye te ndryshme e vlereson si shume te rendesishme kete
ndeshje, megjithate e njejta gje vlen edhe per ne. Synojme ta arrijme
objektivin tone, duke praktikuar nje futboll qe te pelqehet nga
tifozet".

Ne prag te kesaj sfide, kuqezinjte kane marre nje
lajm te mire: Xhenaro Gatuzo eshte rehabilituar dhe do te jete ne
stolin e rezervave. Nderkohe qe, presidenti i Milanit, Silvio
Berluskoni, dorezohet me elegance dhe "braktis" endrren per titullin ne
Serine A. "Interi e meriton te shpallet kampion. Ata jane skuadra me e
forte per momentin".

Me keto fjale, numri 1 i kuqezinjte u ve
kapak polemikave ndermjet administratorit Galiani per favorizimet e
zikalterve, te cilave iu kunderpergjigj presidenti Masimo Morati, qe
numeroi penalltite e akorduara ne favor te Milanit. Gjesti i
Berluskonit merr edhe me teper vlera, per faktin se me kete trofe,
Interi ngjitet ne kuoten e 17 kampionateve te fituar, aq sa kane edhe
kusherinjte rivale. Por, ai mund te mburret se qe prej vitit 1986, kur
ka marre drejtimin e klubit, Milani ka fituar pese here Champions-in.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:48

Liverpool, Benitez mendon per sezonin e ardhshem

Infomacione Sportive Benitez


Matematika
e mban ende ne loje skuadren e Liverpool per trofeun e Premier League
por Rafa Benitez le te kuptohet se mendja e tij tashme punon per
sezonin e ardhshem. Ne nje interviste dhene per “Setanta
Sports”, tekniku i Liverpool ka pohuar se skuadra e tij eshte ne
gjendje ta fitoje trofeun e shumedeshiruar edhe pse gjate viteve te
fundit i eshte afruar shume. “Kete vit treguam se kemi cilesite e
duhura. Mjafton te shikojme skuadren qe kemi tani dhe ta
krahasojme me periudhen kur erdha ketu. Kemi lojtare me mentalitet
fitues”, thekson tekniku spanjoll. Benitez beson gjithashtu se skuadres
se tij i mungon edhe nje pjese e vogel cilesore per te fituar
kampionatin. “Nese shohim gjendjen financiare te Chelsea,
United dhe Arsenal, me gjithe parate e shumta qe mund te shpenzojne,
gjithcka behet e veshtire”, perfundon Benitez.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:49

Werder Bremen pa Diego per 20 dite


Infomacione Sportive Diego

Fantazisti
i Werder Bremen, Diego ndoshta ka luajtur ndeshjen e fundit me kete
fanele gjate gjysmefinales se Kupes UEFA ndaj Hamburgut.

Braziliani
qe nuk do marre pjese ne finalen e Stambollit per shkak te pezullimit,
ka pesuar nje terheqje muskulare qe mendohet se do ta mbaje jashte
fushave per rreth 20 dite.

Lojtari i ardhshem i Juventusit
eshte konsultuar me mjeket dhe shpresa e tij e fundit eshte te luaje ne
finalen e Kupes se Gjermanise qe do te zhvillohet ne daten 30 maj.
Diego do rifilloje nje aventure te re sezonin e ardhshem me Juventusin
pasi u ble per rreth 25 milione euro nga bardhezinjte.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:50

Kaka: Gourcuff eshte nje lojtar fantastik


Infomacione Sportive Gourcuff

Ricardo
Kaka mbeshtet francezin Yoann Gourcuff, duke i kerkuar shoqerise kuqezi
qe ai te ribashkohet me Milanin pas periudhes se huase tek skuadra e
Bordose.

Braziliani ka dhene nje
interviste, ne te perditshmen “Aujourd'hui Sports” nga ku thekson se
grupi kuqezi do te plotesohej me rikthimin e mesfushorit francez. “Jam
shume i lumtur per te sepse po luan nje sezon te madh. Shenon shume dhe
po ben nje pune fantastike. E di qe vitin e dyte nuk e ka pasur te
lehte dhe ka vuajtur por nese rikthehet nuk do jete e njejta gje”,
shprehet sulmuesi i Milanit. Ne fund ai ka hedhur poshte zerat
per transferimin tek Real Madrid apo Manchester United, duke pohuar se
beson tek projekti i nje klubi te madh si Milani.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 11 May 2009 - 20:50

Malouda: Fitoren ndaj Arsenalit ua dedikojme tifozeve


Infomacione Sportive Malouda

Fitorja
e merituar e Chelsea ndaj Arsenalit ne “Fly Emirates” ka rikthyer
buzeqeshjen ne fytyrat e lojtareve te Guss Hiddink pas ndeshjes
tragjike kunder Barcelones.

Nje nga te
rilindurit e bluve, Molouda ua ka dedikuar kete fitore tifozeve. “U
detyrohemi tifozeve qe na kane mbeshtetur gjate gjithe sezonit dhe deri
ne fund te kampionatit qellimi jone eshte t’i rrembejme vendin e dyte
Liverpool-it”, shprehet francezi ne nje interviste per “Sun”.

Ne
vijim ai ka theksuar se Chelsea duhet te mendoje perhere pozitivisht.
“Vitin e shkuar shkuam ne finale, kete sezon ne gjysmefinale. Vitin
tjeter do kerkojme te arrijme me shume. Kjo eshte pjese e
karakteristikave tona”, perfundon mesfushori i londinezeve.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 15 May 2009 - 12:25

Duka zyrtarizon tre kandidate per kombetaren


Infomacione Sportive Kuze-josip

Rrethi
i kandidateve per postin e trajnerit te kombetares shqiptare eshte
ngushtuar dhe tashme ne gare jane 3 emra, 2 kroatet Loncarevic–Kuzhe
dhe austriaku Pakult.

Lajmi
eshte konfirmuar nga vete presidenti i FSHF-se, Armand Duka, i cili te
premten ka zhvilluar nje takimin me njerin prej tyre, Josip Kuzhe. “Po
flasim per nje kontrate 1 vjecare me opsion zgjatjen edhe per nje vit e
gjysme. Kemi biseduar edhe per kushtet financiare”, shprehet Duka,
sipas te cilit, Kuzhe eshte i gatshem te qendroje me shume ne Shqiperi.
Kroati Kuzhe, pasi pohon se eshte keshilluar edhe me Oto Baric,
pohon se ai do te vije ne Shqiperi per sukses. “Kam degjuar fjale te
mira per futbollin shqiptar nga Oto Baric, i cili me ka thene se ketu
nuk mungojne talentet. Nuk mund te flas per kandidatet e tjere, pasi i
njoh por di qe une e bej punen time si trajner shume mire. Aspekti
profesionist qe une pranoj te vij ne Shqiperi eshte se dua te fitoj,
dua te kem rezultate me kete skuader”, deklaron kroati. Kuzhe
ka qene trajneri i disa skuadreve ne Kroaci, perfshi ketu edhe Dinamo
Zagreb e NK Zagreb. Ne vitin 2007 ai ka qene trajneri i perfaqesueses
se Ruandes, nderkohe qe 1 vit me vone Kuzhe u be trajneri i skuadres
japoneze JEF United. Presidenti Duka theksoi, emri i trajnerit te
kombetares shqiptare do te behet zyrtar javen e ardhshme, pas takimit
te fundit me austriakun Pakult.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 15 May 2009 - 12:26

Mosley i palekundur: Rregullat s’ndryshojne


Infomacione Sportive Mosley

Max
Mosley nuk leviz nga pozicioni i tij pavaresisht se Ferrari dhe disa
skuderi te tjera kane njoftuar se nuk do garojne ne sezonin 2010.

Presidenti
i FIA-s eshte shprehur se nuk do kete asnje leshim ne lidhje me kufirin
tavan te buxhetit qe eshte vendosur rreth 40 milione sterlina. Ai ka
theksuar gjithashtu se nuk u beson fjaleve te skuderise italiane per te
mos marre pjese ne kampionatin 2010. Reagimi i tij vjen pas takimit te
FIA-s me skuderite ne hotelin londinez te Heathrow qe u mbyll pa asnje
marreveshje. “Ferrari ka hapur nje proces ligjor ne France per
te bllokuar rregullat e reja te FIA-s. Keto rregulla parashikojne nje
buxhet prej 40 milione sterlinash per skuderite qe nuk do respektojne
ne menyre rigoroze parametrat teknike te caktuar nga FIA per mbrojtjen
e makinave te reja”, thekson Mosley. Ne vijim, ai ka shtuar se
bisedimet u zhvilluan ne nje klime miqesore. “Ishim pergatitur te
degjonim ate qe kishin per te thene. Pervec Ferrarit edhe Renault, Red
Bull e Toyota kane kercenuar me largim nese rregullat e reja nuk do
rishikohen”, perfundoi shefi i FIA-s.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 15 May 2009 - 12:28

Barcelone, trazira ne festimet per kupen


Infomacione Sportive Tifozet-dhune

Bilanc
lufte ne rruget e Barcelones pas fitores se skuadres “Blougrana” 4-1 ne
finalen e Kupes se Mbretit kunder Athletic Bilbao.

Nje
i vdekur, 109 te plagosur mes te cileve 34 police dhe 45 te ndaluar,
eshte bilanci i festimeve te gjata te tifozerise ne rruget e
kryeqytetit te Katalonjes. Mijera njerez mbushen rruget e Barcelones
pas triumfit te Valencias, duke provokuar incidente ne zemer te
qytetit. Ata kane sulmuar me shishe dhe mjete te forta forcat e
rendit. Sipas policise, viktima eshte nje 35 vjecar, i cili u vra ne
qendren historike te Girona-s, duke u mbytur ne lumin Onyar. Barcelona
eshte nje prej skuadrave me te mira te momentit ne mbare boten pasi
kete sezon ka dhuruar spektakel dhe gola te shumte. Aktualisht
katalanasit jane shume prane titullit kampion dhe kane prere bileten e
finales se Champions League.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 15 May 2009 - 12:30

City, 10 milione sterlina per Ronaldinho-n


Infomacione Sportive Ronaldinho

Pasi u refuzua nga Kaka gjate merkatos se dimrit, Manchester City eshte hedhur ne sulm per nje tjeter brazilian te Milanit.
Pasi u refuzua nga Kaka gjate merkatos se dimrit, Manchester City eshte hedhur ne sulm per nje tjeter brazilian te Milanit. Sipas
tabloidit “Mirror”, ish katalanasi Ronaldinho kerkohet nga “Citizens”
edhe pse deri ne keto momente nuk ka asnje oferte zyrtare. Fantazisti
brazilian eshte lodhur nga stoli gjate ketij sezoni dhe kjo ka bere qe
skuadra angleze te mendoje per te. Drejtuesit e Manchester City
kane bere gati nje oferte prej 10 milione sterlinash per te bindur
klubin italian ta shese lojtarin per te cilin interesohen edhe
Fenerbahce e Flamengo. Pak dite me pare, menaxheri i
Ronaldinho-s, Roberto Assis pohoi se vellai i tij deshiron te largohet
nga skuadra kuqezi nese edhe gjate sezonit te pare ne drejtimin e saj
do te jete tekniku italian, Carlo Ancelotti.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sun 17 Jan 2010 - 9:13

Infomacione Sportive Ronaldinjo
Milani shkaterron 4-0 Sienen ne San Siro duke iu afruar akoma me shume Interit ne krye te klasifikimit.
Qe
ne minuten e 10-te te lojes skuadra mike mbetet me dhjete lojtare pas
daljes me kartonin e kuq te Curcit, i cili pervecse la skuadren me nje
lojtare me pak i dhuroi edhe nje 11-metersh Milanit qe shnderrohet ne
gol nga Ronaldinjo.

Edhe fale epersise numerike kuqezinjte
arriten te dyfishojne avantazhin me nje super gol te Borrielos qe
shenon nga nje pozicion thuajse i pamundur.

Pjesa e dyte e
lojes ka pasur te njejten pamje, skuadra e Leonardo dominoi dhe gjeti
edhe dy gola te tjere te Ronaldinjos. Ne minuten e 72-te braziliani
shenon me koke pas nje goditje kendi dhe ne mbyllje te takimit, serish
ai tregon klasin e nje lojtari te madh duke shenuar golin e katert te
Milanit dhe te tretin personal per kete ndeshje.

Nderkohe te
Juventusi vazhdon kriza. Bardhezinjte jane mundur edhe ne kete jave te
20-te te Serise A, kete here nga Kievo 1-0. Goli i vetem i ketij takimi
u shenua ne minuten e 33 nga Granoke.

Nga ky rezultat ka
perfituar Roma e cila le pas Zonjen e Vjeter ne klasifikim fale fitores
3-0 ndaj Xhenoas. Perrota ka hapur serine e golave ne minuten e 17-te,
per t’i lene me pas radhen blerjes me te fundit te kryeqytetasve, Luka
Toni i cili shenon edhe dy gola te tjere duke bere protagonisti i kesaj
ndeshjeje.

Ne ndeshjet e tjera bie ne sy humbja e Fiorentines ne
fushen e saj me rezultatin 1-2 ndaj Bolonjes. Nderkohe, Atalanta fitoi
ndaj Lacios 3-0, Sampdoria barazoi me Katanian 1-1 dhe Parma-Udineze u
mbyll pa gola 0 me 0.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi