Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione Sportive

4 posters

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:55

First topic message reminder :

Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter




Informacione Sportive - Faqe 5 F.0424170757801_m

Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano,
sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë
bombastike duke
thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë
tjetër.

“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë
këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse
tashmë
qe pesë vite jam në Itali”.

“Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend.
Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh
diçka të
re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Tue 12 Oct 2010 - 6:03

Xherdan Shaqiri në janar tek Barcelona ?

Informacione Sportive - Faqe 5 Shaqiri1

Drejtuesit e Barcelonës po bëjnë gati ofertën për shërbimet emesfushorit kosovar të Baselit, Xherdan Shaqiri, shkruan Kohaditore.Sipas tyre, Barça edhe zyrtarisht do të bëjë ofertë për transferimin eShaqirit 19-vjeçar në miniafatin kalimtar të janarit. Mediat spanjollekanë raportuar në muajt e fundit se klubi katalunas është i interesuarpër Shaqirin, por askush nga zyrtarët e klubit nuk e ka konfirmuar këtëfakt. Kjo pritet të ndodhë në afatin e janarit, shkruajnë më tutjemediat spanjolle.


Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qershorin e vitit 2014. PosBarcelonës, interesim për të kanë shfaqur edhe Inter, Juventus, BayernMunchen, Hamburg, PSV Eindhoven e Genoa.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 14 Oct 2010 - 9:29

80 vjetori i FSHF-së, Platini në Tiranë
14/10/2010 20:25

Informacione Sportive - Faqe 5 Platini-shitjet
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini së bashku me shumë presidentë të federatave europiane të futbollit do të jenë të martën e ardhshme në kryeqytetin shqiptar për të qenë të pranishëm në aktivitetin që organizohet për 80-vjetorin e krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Burime të sigurta pranë FSHF bëjne të ditur për Top Channel, se në këtë ceremoni do të jetë të pranishëm, Fadil Vokrri, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Dejan Savicevic, presidenti i Federatës së Malit të Zi, kreu i futbollit rumun, ai i Zvicrës, Qipros, Estonisë, Lituanisë, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe i Ukrainës.

Në këtë delegacion që do të vijë 1 ditë pas inagurimit të selisë së re të FIFA-s në Zvicër, do të jetë i pranishëm edhe zv/ presidenti i UEFA-s dhe FIFA-s, spanjolli Angel Maria Vijar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 14 Oct 2010 - 9:29

Serbia ia pason topin Italisë: Organizim katastrofik
14/10/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Ultrasit-serbe1
Federata Serbe e Futbollit hidhet në kundërsulm pas kritikave të FIFA-s dhe UEFA-s ndaj Italisë për trazirat e së martës mbrëma në stadiumin “Marassi”. Fillimisht drejtuesit e kësaj federate kërkuan falje, madje u shprehën se policia italiane i mbrojti edhe me armë, tashmë akuzat nga Beogradi në drejtim në italianëve, janë shtuar edhe më shumë.

“Një organizim katastrofik”, shprehet sekretari i federatës, Zoran Lakovic, sipas të cilit: “Italianët do ta kenë të vështirë të shpjegojnë mungesën e organizimit në ndeshjen Itali-Serbi”. Ai shton se Italia ishte informuar për praninë e huliganëve në këtë ndeshje por Beogradi nuk mori asnjë përgjigje. “Ne bëmë gjithcka duhej bërë dhe ata jo”, shton zyrtari i federatës serbe.

Ndërkohë, Bullgaria anuloi miqësoren e 17 nëntorit me Serbinë pasi është njoftuar nga UEFA që takimi Itali-Serbi mund të luhet në këtë datë me porta të mbyllura. “Eshtë e veshtirë që të ndodhë, por ne do ta anulojmë miqësoren me Serbinë”, shkruan Federata bullgare.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 14 Oct 2010 - 9:30

Rooney, “viktima” e radhës së Ferguson?
14/10/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Rooney
Kush i kundërvihet shefit largohet nga skuadra. Para Alex Ferguson nuk ka yje apo lojtarë të padiskutueshëm, sepse tekniku skocez e ka treguar prej 20 vjetësh se është ai që e bën ligjin në “Old Trafford”. Disa vite më parë i tregoi derën idhullit të tifozerisë, David Beckham dhe një gjë të tillë mund ta bëjë edhe me sulmuesin Wayne Rooney, i cili ka nisur një sezon shumë të dobët me vetëm një gol të shënuar.

“Nuk kam probleme fizike”, shprehet bomberi anglez që hedh poshtë deklaratën e teknikut të tij, i cili konfirmoi të kundërtën. “Gjatë këtij sezoni nuk kam pasur asnjë problem në kavilje. Pse e ka thënë Ferguson një gjë të tillë? Nuk kam asnjë ide. Kam shumë dëshirë për të luajtur sepse golat do të vijnë”, shprehet Rooney.

Sinjalet më të qarta të krizës duket se po vijnë nga Madridi ku Jose Mourinho po “flirton” me futbollistin. Sulmuesi po kalon një moment krize edhe në jetën private pas skandalit të Wayne
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 14 Oct 2010 - 9:30

Munchen 1860, zhduket 21 vjecari Nsereko
14/10/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Savio-Nsereko
Zhduket në mënyrë të mistershme lojtari i Munchen 1860, Savio Nsereko. Lojtari i dhënë në formë huazimi nga Fiorentina, nuk është bërë i gjallë që të enjten e shkuar pasi kontakti i fundit i 21 vjecarit ka qenë një javë më parë me drejtorin sportiv të klubit, Miroslav Stevic.

Gjatë bisedës ai i tha drejtorit se vëllai i tij ishte vrarë me armë zjarri. E ëma dhe motra e lojtarit konfirmojnë vrasjen e vëllait të tij, por autoritetet ugandeze nuk e thonë këtë. Kjo ka bërë që zyrtarët më të lartë të klubit gjerman të interesohen për të nisur kërkimet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 14 Oct 2010 - 9:31

Gjermania, Ballack në fushë në janar
14/10/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Ballack
Është më i rëndë sesa parashikimet dëmtimi i pësuar në shtator nga Michael Ballack që nuk do të kthehet në fushë përpara janarit.
Mesfushori i Bajern Leverkusen është dëmtuar kundër Hanoverit dhe testet e fundit të cilave i është nënshtruar, kanë nxjerrë probleme edhe me tendinat.

Duhet të presë edhe kombëtarja gjermane, ku kthimi i tij mund të përkojë në takimin e miqësores në shkurt kundër Italisë, pothuajse një vit pas ndeshjes së tij të fundit me përfaqësuesen.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Fri 15 Oct 2010 - 6:00

Ferguson mohon problemet me Rooneyn

Informacione Sportive - Faqe 5 Ferway

Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson, ka hedhur poshtëshkrimet e mediave britanike për ekzistimin e mosmarrëveshjeve ndërmjettij dhe sulmuesit, Wayne Rooney.


“Ai është lojtar i një profili të madh dhe mediat gjithmonë do tëkërkojnë intervistë apo një citat nga Rooney. S’ka asgjë nga kjo. Neduhet të lëmë anash këto, dhe të merremi me gjërat reale që ndodhin nëklub. Shkrimet thjesht harrohen”, ka thënë bosi i United.Rooney pritet të startojë nesër në ndeshjen që United e luan si vendës me West Bromwhich Albion
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Tue 19 Oct 2010 - 9:32

Ferguson: Rooney kërkon të largohet

Informacione Sportive - Faqe 5 Ferguson Trajneri i Manchester United, SirAlex Ferguson, deklaroi se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje mesulmuesin Rooney, por pranoi se është e vërtetë që anglezi kërkon tëlargohet. “Nuk ekuptoj arsyen e kësaj dëshire” theksoi Ferguson në konferencën eshtypit para ndeshjes së Ligës së Kampioneve që Manchester United do tëluajë nesër në Turqi ndaj Bursasporit.

Trajneri skocez edhe psenuk e ka përdorur si titullar sulmuesin anglez në tre ndeshjet efundit, mbetet optimist se Rooney do ndryshojë mendim dhe do qëndrojënë “Old Trafford”. Sad
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Tue 19 Oct 2010 - 10:31

Rooney: PO, do të shkoja tek City!

Informacione Sportive - Faqe 5 73186_147199041991443_120455941332420_252706_4178816_n
Daily Mail raporton një lajm shokues për tifozët e ManchesterUnited. “Do të konsideroja një kalim tek Manchester City”, raportongazeta t’u ketë thënë Wayne Rooney shokëve të tij të skuadrës.


Lajmipritet të zgjojë iritimin e fansave të United, por gëzimin e “fqinjëvetë zhurmshëm” nga City, që do ta donin me çdo çmim sulmuesin.Pasanikëtsheikë janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë funte për ta pasurlojtarin: 50 milionë për ta blerë, dhe 50 milionë për ta paguar përkontratën e tij.City do t’i ofronte 230.000 funte në javë, dhekjo do ta bënte lojtarin më të paguar në Premier League. United nukmund t’i ofrojë më shumë se 150.000 funte në javë.Gruaja e tij,Coleen, i ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Anglia, përshkak të motrës së sëmurë, duke e vënë atë para vetëm dy opsioneve:City ose Chelsea. Trajneri i Chelseat, Carlo Ancleotti nuk përjashtoninteresimin për Rooneyn, kurse Roberto Mancini ka thënë se po emonitorn situatën.

F... Of you pise of S..... you make me file sick Informacione Sportive - Faqe 5 683774 Informacione Sportive - Faqe 5 683774 Informacione Sportive - Faqe 5 683774 United fans Chanting you name 70 Minuts on Sunday and you say you whant to be Cityzen damet i hate you go f.. of weth tevez both pis o s..... i will bur roo tSshrtInformacione Sportive - Faqe 5 683774
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Wed 20 Oct 2010 - 5:34

Wayne Rooney e ka vendin në Manchester United

Informacione Sportive - Faqe 5 A_1285

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho ka theksuar se me kënaqësi do ta transferonte Wayne Rooney në “Santiago Bernabeu”, por njëherësh nuk beson se ai do të largohet nga Manchester United.

SPORTODA

Alex Ferguson të martën ka bërë të ditur se Rooney ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me klubin, pasi dëshiron të largohet nga “Old Trafford”. Kjo ka bërë që klubet më të mëdha evropiane të vihen në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të “Djajve të Kuq”. Si destinacioni i tij ardhshëm është përmendur Reali, por Mourinho e ka vlerësuar situatën e sulmuesit anglez në stilin e tij.

“Mendoj se Rooney do të qëndrojë te Manchester Unitedi. Sigurisht që ai ka arsyet e tij për të cilat dëshiron të largohet, por vendi i tij është në ‘Old Trafford’. Ai i takon tifozëve të Manchester Unitedit dhe këtij klubi. Megjithatë, nëse drejtuesit e Junajtedit vendosin ta shesin, atëherë më thirrni”, ka theksuar Mourinho, duke e bërë të qartë se do të ishte i interesuar ta shihte Rooneyn me fanellën e Realit.

Më tej Mourinho ka thënë se të gjitha skuadrat e mëdha evropiane do të synojnë ta transferojnë Runin. “Natyrisht se të gjithë do të jenë të interesuar për të, por e përsëris, mendoj se nuk do të ketë asgjë nga largimi i tij. Mendoj dhe dëshiroj që ai të mos largohet, sepse më pëlqen si lojtar, e dua AlexFergusonin, por edhe Junajtedin dhe mendoj se gjëja më e mirë për Runin do të ishte që të qëndrojë në këtë klub deri në fund të karrierës”, është shprehur Mourinho.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Fri 22 Oct 2010 - 3:44

Rooney nënshkruan marrëveshje të re me United

Informacione Sportive - Faqe 5 F.1022143711246_m

Wayne Rooney ka ndërruar mendje! Ai ka befasuar fansat pasi ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United e cila do të mbajë atë në klub deri në vitin 2015.

Rooney të mërkurën tha se ai dëshiron të largohet nga klubi, për shkak të mungesës së ambicieve nga pronarët e klubit, por takimi me drejtuesit duket se ia ka ndryshuar mendjen atij.

“Jam i ngazëllyer të nënshkruaj marrëveshje të re me United. Në disa ditët e kaluara, kam biseduar me menaxherin dhe pronarët dhe ata më kanë bindur mua se këtu e kam vendin. Thash të mërkurën se menaxheri është gjeni dhe është besimi dhe përkrahja e tij që më kanë bindur të qëndroj”, ka thënë Rooney.

Informacione Sportive - Faqe 5 Rooney350-GI
Wayne Rooney duket derisa bën shaka gjatë një stërvitje me klubin ditë më parë

Në anën tjetër, Ferguson po ashtu ka shprehur ngazëllimin për vazhdimin e kontratës së Rooneyt.

“Ka qenë një javë e vështirë. I kam thënë djaloshit se dera është gjithmonë e hapur dhe jam i ngazëllyer që Wayne ka nënshkruar të qëndrojë. Ndonjëherë, kur je në një klub, mund të jetë vështirë të kuptosh se sa i madh është ai dhe duhet të ndodhin gjëra si ato në ditët e kaluara për të kuptuar. Mendoj se Wayne tash e kupton se sa klub i madh është Manchester United”, ka thënë Ferguson.

“Jam i kënaqur që ai ka pranuar sfidën për të udhëhequr lojtarët e rinj dhe për të stabilizuar veten si një prej lojtarëve më të mëdhenj të United. Kjo ka treguar karakter dhe besim në qëndrimin tonë. Jam i sigurt se çdokush i përfshirë në klub tash do të qëndrojë prapa Wayne dhe do të shfaqë përkrahjen që ai ka nevojë për të treguar paraqitjet për të cilat ne e dimë se ai ka kapacitet”, ka shtuar strategu skocez.

Marrëveshja e re i jep fund sagës rreth të ardhmes së sulmuesit anglez, që ka pushtuar mediat sportive gjatë kësaj jave, e cila arriti kulmin të mërkurën kur Rooney deklaroi se ai dëshiron të largohet nga klubi, për shkak se drejtuesit nuk i kanë mbajtur premtimet për të ardhmen e klubit.

Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Fri 22 Oct 2010 - 23:25

Rooney më i paguari në planet

Informacione Sportive - Faqe 5 F.1023120726101_m

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, tash është bërë lojtari më i paguar në planet, bëjnë të ditur mediat angleze.

Marrëveshja e re pesëvjeçare e Rooneyt e kalon atë të Cristiano Ronaldos te Real Madridi, dhe atë që Zlatan Ibrahimovic përfitonte te Barcelona sezonin e kaluar.

Dhjetë futbollistët më të paguar në botë janë:

1. Wayne Rooney, 24, Man United, 250,000 dollarë në javë
2. Cristiano Ronaldo, 25, Real Madrid, 217,308 dollarë në javë
3. Zlatan Ibrahimovic, 29, Barcelona, 200,000 dollarë në javë
4. Yaya Toure, 27, Manchester City, 185,000 dollarë në javë
5. Lionel Messi, 23, Barcelona, 175,000 dollarë në javë
5. Samuel Eto'o, 29, Inter Milan, 175,000 dollarë në javë
7. Kaka, 28, Real Madrid, 167,307 dollarë në javë
8. Emmanuel Adebayor, 26, Man City, 142,307 dollarë në javë
8. Karim Benzema, 22, Real Madrid, 142,307 dollarë në javë
10. Carlos Tevez, 26, Man City, 134,615 dollarë në javë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Nov 2010 - 8:13

Snejder: Xavi dhe Iniesta, rivalët për Topin e Artë
05/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Sneijder-inter
Mesfushori hollandez i Interit, Wesley Snejder, shprehet se “Topi i Artë FIFA” do të jetë një “luftë” mes tij dhe lojtarëve të Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. “Kam një mundësi të mirë për të fituar Topin e Artë kët vit. E njëjta gjë vlen për Xavin dhe Iniestën”, deklaron Snejder gjatë një interviste me revistën franceze “L’Equipe”.

Hollandezi shprehet i bindur se sezoni i kaluar, në të cilin fitoi “tripletën” me Inter dhe doli finalist në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, ishte më i miri i karrierës së tij, por “nuk ka mbaruar akoma sepse është ende për tu luajtur Botërori i Klubeve në muajin dhjetor.”

26-vjeçari shprehet edhe për ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, tashmë tek Real Madrid: “Një vit me Mourinho-n vlen më shumë se dhjetë vjet me një trajner tjetër.”

Edhe pse e vlerëson jashtëzakonisht shumë portugezin, kjo nuk është e mjaftueshme që Snejder të kthehet të luajë sërish në Madrid: “Nuk dua të kthehem tek një klub që më trajtoi në atë mënyrë. Kurrë më nuk do të luaj për Real Madrid.”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Nov 2010 - 8:13

Milan, sherr Ibra-Onyewu
05/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Ibra-milan1
Në seancën e sotme stërvitore në Milanello Ibrahimoviç dhe Onyewu janë zënë për shkak të një faulli të suedezit ndaj mbrojtësit amerikan. Një ndërhyrje në rrëshkitje e sipër e Ibrahimoviç, jo dhe aq e rëndë, nuk “kapërdihet” lehtë nga Onyewu. Mbrojtësi 1.95 metra i gjatë ngrihet dhe i vë duart në fyt sulmuesit suedez, i cili reagon menjëherë.

Shpërthen në këtë mënyrë një sherr i dhunshëm verbal dhe fizik.

Shokët ndërhyjnë menjëherë për t’i ndarë por dy lojtarët janë shumë të fuqishëm fizikisht dhe në fund trajneri i Milanit, Allegri, detyrohet të ndërpresë stërvitjen.

Reagimi i Onyewu mund të shpjegohet me faktin se amerikani, i cili ka ardhur tek Milani në vitin 2009, ka ndenjur larg fushave të lojës për një vit për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe ndërhyrja e Ibrahimoviç mbase e ka trembur.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Nov 2010 - 8:13

Materazzi: S’kam bërë paqe me Zidane
05/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Zidane-materazzi
“Paqja me Zidane? E sigurt është se nuk ka pasur asnjë përqafim”. Është kjo batuta që mediat italiane kanë arritur t’i marrin Marco Materazzi-t. Lojtari nuk ka mbetur i habitur nga lajmi i publikuar në një të përditshme spanjolle, se ka bërë paqe me Zidane në një hotel në Milano, pas goditjes me kokë të botërorit 2006.

“Lajmi po qarkullon në të gjithë botën”, i ka thënë një gazetar lojtarit, “atëherë lë të vazhdojë të qarkullojë”, i është përgjigjur ai.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Nov 2010 - 8:14

Premier League, Rooney dërgohet në Amerikë
05/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Rooney-wayne
Manchester United ka vendosur të dërgojë Wayne Rooney për një javë në Shtetet e Bashkuara, ku do të mund të rekuperohet i qetë larg mediave.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëstrajneri i “djajve të kuq”, Mike Phelan, i cili ka saktësuar se nisja do të bëhet nesër, ndërsa kthimi të shtunën e ardhshme.

Kështu konfirmohet se sulmuesi do të mungojë në takimin në shtëpi kundër Wolverhampton dhe në derbin e ardhshëm me Manchester City.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Nov 2010 - 8:14

Lala, gati për një fanellë titullari
05/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Lala-kapiten
Altin Lala është gati të rikthehet në formacionin titullar të Hanoverit, në sfidën e së dielës, që skuadra e drejtuar nga tekniku Mirko Slomka do të luajë në shtëpi përballë kryesuesve të Bundesligës I, Borusia e Dortmundit. Mesfushori shqiptar është rikuperuar pothuajse plotësisht nga operacioni në gjurin e majtë dhe tashmë shpreson që të aktivizohet. Me të drejtë, kapiteni i Kombëtares shqiptare e pret me padurim këtë shans: ai nuk luan prej tetë muajsh nga minuta e parë në një ndeshje të elitës së futbollit gjerman: ishte 6 marsi i vitit 2010, ku u zëvendësua pas 64 minutave, në sfidën e fituar 2-1 në fushën e Frajburgut. Për një lojtar si Lala, i cili në total numëron 280 ndeshje me fanellën e Hanoverit në Bundesligën I dhe II, ku gjatë këtyre 12 sezoneve të fundit nuk është kursyer në asnjë duel pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira. Momentet e vështira për kavajasin nisën me operacionin për hernie diskale, më pas gjatë verës ai pësoi një dëmtim në tendinë, ndërsa në muajt e parë të vitit 2010 u operua në gjurin e majtë, për shkak të një dëmtimi në ligamente. Një betejë e vërtetë jo vetëm me problemet fizike, por edhe me kohën që nuk ishte në anën e tij. Gjithsesi, Lala nuk është dorëzuar e tashmë ia ka dalë sërish mbanë.

Mesfushori, që pas afro dy javësh do të festojë 35-vjetorin e lindjes, duket se është rikthyer në formën optimale. Ai stërvitet normalisht prej disa javësh, ndërkohë që ka testuar gjurin edhe në dy ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit, i cili militon në ligat rajonale. “Ndihem mjaft mirë. Gjendja fizike është optimale: dy ndeshjet që kam zhvilluar me ekipin e dytë më kanë shërbyer për të kontrolluar gjendjen time”, deklaroi lojtari. Trajneri Slomka është shprehur se Lala “është në rrugë të mbarë” për rikuperimin dhe për t’u bashkuar me skuadrën. Në anën tjetër, kuqeziu shpreson të jetë titullar si mesfushor difensiv të dielën kundër Dortmundit, për të zëvendësuar të pezulluarin Shmiedebash, megjithatë, ai do të ishte i kënaqur edhe me një aktivizim të pjesshëm përballë kryesuesve të kampionatit gjerman.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Bani Fri 5 Nov 2010 - 9:48

ec lala mbyti gjermanet
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Wed 17 Nov 2010 - 11:18

"Çmendet" United, 45 milionë euro për Bale
Informacione Sportive - Faqe 5 75306_485626999184_237361129184_5401405_7945035_n

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në këtë sezon, talenti uellsian, Gareth Bale është bërë një ëndërr për çdo klub europian. Lista e ekipeve të interesuara për të është shumë e gjatë por klubet që është më afër 21 vjecarit janë Manchester United, Real Madrid, Inter dhe Barcelona.

Sipas mediave angleze, "Djajtë e Kuq" të Fergusonit janë gati të bëjnë një ofertë stratosferike për shërbimet e mesfushorit të majtë dhe bëhet fjalë për rreth 45 milionë euro. Një shifër kjo e parefuzueshme për drejtuesit e klubit londinez, Tottenham.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Kshu portieri nuk keni par !

Mesazh nga Dewil Sun 21 Nov 2010 - 7:50

Informacione Sportive - Faqe 5 21.11gol1

Nuk bëjmë gabim në futboll do të ketë gola. Po dhe jo gabime të mëdha të trashë në lojtarë dhe portierët reduktimin e ëmbël për të qeshur.
Konkurrencës nga ligë të ulët Brazilian mes Sinopit dhe Luverdense ndodhë gabim me i madh i ndonje portierin qe keni parë ndonjëherë.
Topi ish ne zotrim te ekipit mysafur, nderpreja ish me larg se gjysma e terenit . topi fluturi aq shum sa qe portier mori pershtypje qe do del jasht golit dhe kerkoi nje top tjeter por fatkeqsisht topi u ndal ne rejtin e tin .




Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Mon 22 Nov 2010 - 10:24

Te gjithe klubet evropjane pas Fabio Coentraos

Informacione Sportive - Faqe 5 News-7292eaab6dffa2739717

Manchester Cyti, Baern , Roma, Barcelona dhe Manchester United

Futbollisti i Benficas Fabio Coentrao i cili luan si mbrojtes i krahut ka kthyer vemendjen e klubeve më të mëdha ndër to edhe Barcelona.Coentrao thuhet se në Janar mund të transferohet tek Manchester City por ata kane hequr dorë nga Coentrao pasi kishin bërë oferte gjatë veres ishte rrefuzuar e u tërhoq , ndërkohe edhe Barcelona kishte shprehur interesim për Coentraon e thuhej se edhe Barcelona hoqi dorë nga Coentrao , por mediat prap njoftojnë se Barcelona ka kthyer interesimin për futbollistin e Benficas.Barcelona kishte tentuar gjatë ksaj vere ta transferonte në Camp Nou futbollistin portugez por qdo oferte nga qdo klub që kishte ardhur për Coentraon ishte rrefuzuar , por tash Barcelona do të ketë konkurent si Bayern , Roma , Manchester United klube qe luftojne për të marrë sherbimet e Coentraos që gjate Janarit pritet te vershohet nga ofertat , mbetet të shihet se cili nga gjigatet evropjene do te arrije ta mer Coentraon.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Tue 23 Nov 2010 - 5:01

Eto suspendohet për tre ndeshje

Informacione Sportive - Faqe 5 Eto2_672-458_resize-150x150

Sulmuesi i ekipit të Milanit, Samuel Eto është ndaluar të marrë pjesë në tre ndeshje të kampionatit italian, pasi ka goditur me kokë mbrojtësin Çezar gjatë ndeshjes me Kievon.

Samuel Eto’o përsëriti skenën e finales së botërorit Itali-Francë, ku Zinedine Zidan goditi me kokë kundërshtarin e tij Marco Materazzi.
Në minutën e 38-të të takimit Chievo-Inter, Eto’o iu afrua kundëershtarit Cesar dhe e qëlloi me kokë në kraharor.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Bundesliga: I vetëm me portën pa portier dhe...

Mesazh nga Dewil Tue 23 Nov 2010 - 5:11

Informacione Sportive - Faqe 5 Borussiak


Më e lehtë se kaq prishet. Megjithatë sulmuesi I Borussia Dortmund ka arritur të gabojë një gol të pabesueshëm. Ishte vetëm me portën bosh dhe pa portier përpara. Ndodhi këtë fundjavë në Budesligën gjermane në ndeshjen mes Freiburg dhe kryesueses Borussia Dortmund. Momenti I rastit ishte në minutën e 85 dhe autori I veprës në fjalë ishte Kuba I Dortmundit

Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 25 Nov 2010 - 7:14

Real, UEFA hap hetimin për kartonët e kuq
25/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Mourinho-urdhri
UEFA vendosi sot të hapë hetimin për kartonat e kuq të marrë “vullnetarisht” nga lojtarët e Real Madrid, Xabi Alonso dhe Sergio Ramos, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve ndaj Ajax. Në këtë hetim do të përfshihen edhe portierët Casillas dhe Dudek.

Komisioni i Disiplinës dhe Kontrollit do të studiojë raportin e arbitrit të ndeshjes, skocezit Craig Thomson, dhe do të vendosë të martën nëse lojtarët e Real Madrid do të dënohen apo jo.

Xabi Alonso mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të vonesës në goditjen e një goditjeje dënimi. E njëjta gjë ndodhi me Sergio Ramos, i cili vonoi në mënyrë të hapur një rivënie fundore në fund të ndeshjes.

Imazhet televizive treguan qartë se urdhri për të bërë këtë gjë iu komunikua të dy lojtarëve nga portieri Casillas, i cili më parë kishte komunikuar me Dudek, portierin rezervë që u përdor nga Mourinho për të dërguar mesazhin në fushën e lojës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 25 Nov 2010 - 7:14

Gattuso: Tani vjen e vështira
25/11/2010

Informacione Sportive - Faqe 5 Gattuso-gennaro
Pas kualifikimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, Milani mund të përqendrohet tani tek kamionati. Mesfushori kuqezi, Gennaro Gattuso, paralajmëron: “Tani vjen e vështira. Të gjithë kundërshtarët tanë do të kenë më shumë motivim ndaj nesh sepse jemi kryesuesit e kampionatit. Cdo ekip që do të përballet me Milanin do të japë 100% dhe marrja e trepikëshit do të jetë gjithmonë e më e vështirë.”

Përsa i përket sezonit të tij, Gattuso shtoi: “Këtë vit gjërat po shkojnë më mirë se në sezonin e kaluar dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Pas dëmtimit (dhjetor 2008) e dija se gjërat do të ishin të vështira, por nuk e mendoja se dëmtimi i gjurit do më jepte kaq shumë probleme. Por, falë Zotit, tani gjithçka shkon shumë mirë.”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 5 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi