Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione Sportive

4 posters

Faqja 6 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:55

First topic message reminder :

Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter




Informacione Sportive - Faqe 6 F.0424170757801_m

Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano,
sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë
bombastike duke
thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë
tjetër.

“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë
këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse
tashmë
qe pesë vite jam në Itali”.

“Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend.
Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh
diçka të
re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sun 28 Nov 2010 - 5:17

Behrami kthehet me gol te West Hami

Informacione Sportive - Faqe 6 Cb4b165750




Londër, 27 nëntor - Valon Behrami është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për tri javë. Mesfushori kosovar të shtunën shënoi gol për të ndihmuar fitoren 3:1 të West Hamit kundër Wiganit. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez. Behrami 25-vjeçar ishte startues te West Hami. Ai në minutën e 34-t shënoi për të kaluar në epërsi 1:0 skuadrën e West Hamit. Reprezentuesi i Zvicrës luajti tërë ndeshjen.

Ky ishte goli i dytë i Behramit këtë edicion. Ai ka shënuar edhe në barazimin 2:2 kundër Birmingham Cityt, në javën e 11-të. Ajo ndeshje ishte luajtur më gjashtë nëntor. Vetëm një ditë më vonë, Behrami pësoi lëndim të ijeve që e mbajti jashtë fushës së blertë deri më tani. Në të vërtetë, për shkak të problemeve me lëndime futbollisti mitrovicas këtë edicion ka luajtur vetëm në gjashtë takime.
Dy golat e tjerë për West Hamin të shtunën u shënuan nga Victor Obina e Scott Parker. Për skuadrën londineze kjo ishte vetëm fitorja e dytë këtë edicion. West Hami ka edhe gjashtë barazime, ndërsa me 12 pikë të mbledhura renditet në pozitën e fundit (20) të kampionatit anglez. Për trajnerin e kësaj skuadre, Avram Grant fitorja kundër Wiganit ishte e domosdoshme për të ruajtur vendin e punës.
Valon Behrami është futbollisti i vetëm shqiptar në kampionatin anglez. Ai gjatë verës pati shprehur dëshirë që të largohej nga Anglia dhe të kthehet në Itali. Një transferim drejt Italisë mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Mon 29 Nov 2010 - 5:36

El Classico, sot përballen Barcelona -Reali

Informacione Sportive - Faqe 6 News-5b23c3702ea0ad19039b

Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet superderbi planetar, El Classico numër 161 në La Liga mes skuadrës aktualisht me futbollin më të bukur në botë, Barcelonës dhe ekipit më të shpejtë në botë, Real Madridit.

El Classico si ndeshje e veçantë që është, zgjon reagime të shumta, pritje të mëdha e para së gjithash debate të pafundme për fituesin.

El Classico është derbi më i madh në botë, ndeshja ku brinjtë do të ndeshin gjigantët e futbollit planetar, filozofia estetike Barcelona, përballë supërfuqisë Real Madrid, në një prej rivaliteteve më të mëdha që njeh bota. Por, cili klub është më i mirë nëse shikojmë statistikat dhe historinë?

Rivaliteti i këtyre dy skuadrava ka rrënjët që nga ‘lashtësia’ (Ndeshja e parë është luajtur më 17 shkurt të vitit 1902), por disa prej arsyeve më të rëndësishme pse ekziston një rivalitet kaq i flaktë janë këto:

1) Dihet shumë mirë që krahina katalanase është duke luftuar për t`u pavarësuar nga Spanja, ndërsa kryeqyteti ku pozicionohet Mbretëria e Spanjës, Madridi, nuk po e lejon këtë.

2) Madridi dhe Barcelona janë dy qytetet më të mëdha në Spanjë.

3) Real Madridi në sirtarin e vet ka 73 tituj, kurse Barcelona ka vetëm 68.

4) Transferimet – Hedhja e kokës së derrit nga tifozët Blaugranë pas paraqitjes së Figos në fanellën e Real Madridit ndaj Barcelonës dëshmon edhe më shumë se çfarë rivaliteti kanë këto dy klube.

Përballjet e drejtpërdrejta mes Barcelonës dhe Real Madridit në të kaluarën:

Në La Liga janë zhvilluar gjithsej 160 ndeshje, ku Real Madridi ka shënuar 68 fitore, Barcelona ka 62 triumfe, ndërsa 30 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Nga 221 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Real Madridi ka shënuar 94 fitore, janë arritur 30 barazime kurse Barcelona ka 86 fitore.

Fitorja më e lartë e Real Madridit kundër Barcelonës është 11-1 në vitin 1943, në Copa del Rey.

Fitorja më e lartë e Barcelonës ndaj Real Madridit është 7-2 më 24 shtator të vitit 1950, në javën e tretë të La Ligas.

El Classico ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, pasi që në pesë kontinente, ky takim përcillet nga hiç më pak se 500 milionë njerëz.

Golashënuesit më të mirë në El Classico:

1. Alfredo Di Stefano 18 gola
2. Raul 15 gola
3. Cesar 14 gola
4. Francisco Gento 14 gola
5. Ferenc Puskas 14 gola

Transferimet e lojtarëve mes këtyre dy klubeve nuk kanë qenë kurrë të zakonshme, prandaj ka dhe pak tregti mes dy rivalëve në të kaluarën.

Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 1988 kaloi Bernd Schuster.
Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 1994 kaloi Michael Laudrup.
Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000 kaloi Luis Figo.
Nga Real Madridi te Barcelona në vitin 1996 kaloi Luis Enrique.

Sigurisht, të gjithë e dinë se El Classico numër 161 në La Liga zhvillohet të hënën më 29 nëntor. Në historinë e El Classicos ka ndodhur që tri herë kjo sfidë të luhet të hënën, ndërsa në të tri përballjet ka dalë fitues Real Madridi
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Tue 30 Nov 2010 - 6:37

Guardiola dëshiron të punojë me Ferguson

Informacione Sportive - Faqe 6 F.1130160051323_m


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron të punojë me Sir Alex Ferguson te Manchester United.

Guardiola shihet si një pasardhës natyral i Ferguson te United, dhe duket se mendimi është i dyanshëm.

Pavarësisht interesimit nga Chelsea, Guardiola thuhet se pajtohet me konceptin për të drejtuar United, edhe pse do të dëshironte ta ketë Fergusonin në klub si mentor.

“Duket se Pep vërtet do të dëshironte të punojë me Sir Alex, nëse kjo do të ishte e mundshme. Kjo do t’i lejonte atij të arrijë në Angli nën udhëheqjen e më të mirit”, ka thënë burimi i afër me klubin e Barcelonës. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sat 4 Dec 2010 - 5:36

Ferguson ka 100 milionë për të forcuar ekipin

Informacione Sportive - Faqe 6 F.1204104705201_m

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka 100 milionë funte në dispozicion për t´i harxhuar në tregun e transferimeve.

The Sun shkruan se shuma është ndarë pasi Ferguson i ka thënë bordit të United se ai ka nevojë të harxhojë shumë.

Kjo shumë e lartë do të befasojë të shumë fansa, të cilët kanë kundërshtuar regjimin e Glazers që kur këta e blenë klubin në vitin 2005 dhe e çuan ekipin në 705 milionë funte borxh.

Fergie ka nevojë për disa lojtarë të mëdhenj për të zëvendësuar legjendat e Old Trafford si Paul Scholes dhe Ryan Giggs, të cilët që të dy janë duke luajtur sezonin e fundit.

Dhe po ashtu ai dëshiron edhe një sulmues të klasit, duke pasur për momentin Wayne Rooney-n jo në formë, dhe Dimitar Berbatov që tregon veten vetëm kohë pas kohe. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Thu 9 Dec 2010 - 5:41

Rekordet e Guinesit në futboll

Informacione Sportive - Faqe 6 Thumbnail.php?file=REKORD_578942772

Rangers me më shumë tituj, braziliani Fridernih golashënues më i mirë, Ceni portieri më efikas. Këto janë vetëm disa nga rekordet e Guinesit të publikuara në edicionin e vitit 2011-të...

Rangers është skuadra me 52 tituj kampion shtetëror. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave është braziliani Artur Fridernih i cili gjatë karrierës së tij 26 – vjeçare (1909 -1935) ka shënuar 1.329 gola. Dy futbollist brazilian mbajnë edhe rekordet e portierëve. Gerald Pereira de Matos Filh i njohur si Mezaropi, mban rekordin për paraqitje të një pas njëshme pa pranuar gol. Ai në 20 ndeshje nuk pranoi gol ose në gjithsej 1.816 minuta. Golashënues më i mirë në mesin e portierëve është portieri i Sao Paolo, Rogerio Ceni i cili prej vitit 1997-2010 ka shënuar 91 gol.
Japonezi Masashi Nakajama është pronar i rekordit të shënuar të hat-trikut më të shpejtë ndërkombëtar. AI për tre minuta e tre sekonda në vitin 2000 në Brunei shënoi tre gola. Kampioni aktual evropian dhe botëror Spanja dhe Brazili me më shumë tituj kampion bote, janë dy përfaqësueset të cilat mbajnë rekordin e ndeshjeve pa disfatë. Të dyja përfaqësueset në 35 ndeshje nuk kanë pësuar disfatë.
Autori i librit të Guiniset, Noris Mekvirter e ka gjetur edhe futbollistin më të vjetër aktiv. Braziliani Tersio Mariano de Rezende është alo i djathtë i skuadrës së Gojandira Esporte. Ky futbollist ka lindur më 31 dhjetor 1921.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Fri 10 Dec 2010 - 4:53

Flash; Çavi: Shnajderit i’u bë padrejtësi

Informacione Sportive - Faqe 6 Xavi

Në garën për “Topin e Artë të FIFA-s” për vitin 2010 kanë mbetur vetëm tre futbollistë. Bëhet fjalë për treshen e Barcelonës, Lionel Mesi, Çavi dhe Andres Iniesta.

Për herë të parë në këtë edicion këtë çmim prestigjioz do ta ndajnë së bashku FIFA dhe revista franceze “France Football”. Mbetja jashtë konkurrencës së ngushtë e futbollistit holandez në radhët e Interit, Uesli Shnajder ka ngjallur reagime të shumta, duke pasur parasysh faktin se mesfushori i kombëtares së Holandës fitoi tre trofe në edicionin e kaluar me klubin italian (Ligën e Kampionëve, Serinë A dhe Kupën e Italisë) si dhe luajti në finale të Botërorit të Afrikës së Jugut. Edhe njëri nga tre kandidatët për “Topin e Artë”, Çavi ka deklaruar se Shnajderi e ka merituar të jetë në konkurrencën e ngushtë për këtë çmim. “E kuptoj zemërimin e Shnajderit, të tifozëve të Interit dhe kujtdo tjetër që e përkrah Shnajderin. Për mendimin tim ai ka pasur një edicion të shkëlqyer dhe duhej të ishte në mesin e tre kandidatëve për këtë çmim”, ka theksuar Çavi. Ai me këtë rast është kthyer paksa të flasë edhe për “El Classicon”, në të cilën shënoi golin e parë në fitoren 5:0. “Fitorja kundër Realit gjithmonë është e veçantë. Tash mbi këtë sukses duhet ta ndërtojmë një seri të fitoreve”, ka shtuar Çavi.

Lëv, trajneri më i mirë i vitit 2010 sipas “L’Equipe”
Përzgjedhësi i kombëtares së Gjermanisë, Joakim Lëv është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2010 në anketën e realizuar nga e gazeta prestigjioze sportive franceze “L’Equipe”.

Në bazë të votave të jurisë, në krye të së cilës ishte legjenda e skijimit francez, Zhan Klod Killi, Lëv fitoi më shumë vota se sa përzgjedhësi i kombëtares franceze të hendbollit, Klaud Onesta dhe trajneri aktual i Real Madridit, Hose Murinjo. “I gëzohem shumë këtij çmimi. ‘L’Equipe’ është një gazetë me ndikim, e cila ka një imazh të mirë si në Francë, ashtu edhe në Evropë”, ka theksuar Lëv, të cilit iu nda ky çmim në Frankfurt. Lëv arriti që ta drejtojë Gjermaninë deri te medalja e bronztë në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

Evra: Në lojën e Arsenalit mund të kënaqesh, por kjo nuk mjafton
Derbi i madh i Ligës Premiere ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Arsenalit, i cili do të zhvillohet të hënën në “Old Trafford” ka bërë që e gjithë vëmendja e opinionit futbolldashës anglez të përqendrohet në këtë sfidë.

Vitin e kaluar futbollisti francez në radhët e “Djajve të Kuq”, Patrik Evra e kishte quajtur përballjen ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Arsenalit si ‘një duel ndërmjet 11 burrave kundër 11 fëmijëve’. Kjo deklaratë e tillë ishte komentuar gjatë edhe pas ndeshjes. Evra edhe këtë herë ka dhënë një deklaratë interesante në prag të ballafaqimit me “Topçinjtë”. “Pa dyshim se në lojën e Arsenalit mund të kënaqesh, por a është kjo e mjaftueshme? Jam i bindur se për shumëkënd nuk është e mjaftueshme, ngase në fund të ditës të gjithë futbollistët e kësaj skuadre dhe tifozët e tyre shkojnë në gjumë duke menduar se që një kohë të gjatë nuk kanë fituar asgjë”, ka thënë Evra, për të vijuar: “Ata që pesë vjet nuk kanë fituar asgjë. Mendoj se kjo e tregon krizën e madhe të kësaj skuadre”. Evra po ashtu theksoi se nuk i frikësohet Arsenalit në vazhdim të edicionit. “Arsenali nuk është problem. Problemi ynë është Çelsi. Ne i gëzohemi së tepërmi sfidës kundër Arsenalit, sepse më në fund dikush në ‘Old Trafford’ do të luajë futboll të hapur dhe nuk do t’i vendos 11 futbollistë në mbrojtje”, ka përfunduar Evra. Është interesant fakti se vetëm një ditë më parë futbollisti portugez në radhët e Mançester Junajtedit, Nani kishte një mendim tjetër në lidhje me Arsenalin. Ai pikërisht skuadrën e Arsen Vengerit e shihte si kërcënimin më të madh të “Djajve të Kuq” në këtë edicion, e jo Çelsin.

Ferguson: “Ndaloni sulmet ndaj Vengerit”
Tekniku I Mancester Junajtid, Ferguson ka vendosur ti beje nje thirrje personale, tifozeve te skuadres per ti dhene fund sulmeve ndaj kolegut te tij, Venger qe drejton Arsenalin, kur dy skuadrat do te perballen midis tyre te henen ne mbremje ne Old Traford. Ne sfidat e meparshme, te zhvilluara ne Old Traford, tekniku francez ka qene subjekt I sulmeve nga tifozet e djajeve te kuq. Ferguson shpreson se kjo kulture negative pritjeje per Vengerin te marre fund. Per teknikun skocez sherben me shume mbeshtetja per skuadren se sa veprimet ofenduese ndaj kolegut te tij, Venger. Ai do te beje apelin gjate intervistave ne radio dhe televizion, perpara zhvillimit te kesaj sfide. Nje zedhenes I Mancester Junajtid theksoi se “ne do te marrim masa per ata tifoze qe do te vazhdojne te sulmojne Vengerin”. Por dhe kjo perpjekje e Fergusonit, per te respektuar kolegun e tij, ndoshta nuk do te jap rezultatin qe ai deshiron. Nderkohe per ndeshjen me Arsenalin, tekniku I Mancester Junajtid beson se do te kete ne dispozicion te gjithe futbollistet. Mbrojtesi Rio Ferdinand la ndeshjen me Valencian per shkak demtimi, nderkohe qe probleme kane patur mesfushori veteran Scholes dhe mbrojtesi francez Evra. “Ne kemi besim qe te gjithe futbollistet do te jene ne dispozicion per sfiden me Arsenalin, pohoi Ferguson. Scholes ka filluar stervitjen me skuadren dhe mendoj se do te jete gati per sfiden e te henes, ashtu si dhe Rio Ferdinand”. Synimi I Mancester Junajtid eshte te vazhdoje te ruaje rerkordin e pese ndeshjeve pa humbje me Arsenalin dhe nje sukses te henen e rikthen skuadren ne kryesimin e liges se pare angleze.

Ranieri: “Deri sa te jem ketu, komandoj vetem une”

Tekniku I Romes, Ranieri ka pare kohet e fundit jo pak polemika midis futbollisteve te tij. Te gjithe kunder te gjitheve, Roma ka skopjuar. Brenda klubit te gjithe betohen se situata eshte nen kontroll, por nuk mungojne dhe zerat qe flasin per te kunderten. Kontraset dhe polemikat nuk mungojne ne mjedisin e skuadres se Romes. Per imazhin e klubit nuk eshte pozitive, qe fusha te tregoje se ka zenka sic ishterasti I fundit, Toti-Burdiso. Por nuk eshte vetem ky episode, qe shqeteson dhe pse kapiteni I Romes, pohon se cdo gje u qartsua. Sulmuesi Borriello me gjestet e tij ne fushe nuk le shije te mire, ashtu si dhe fjalet e mesfushorit De Rosi, nuk I sherbejne unitetit te skuadres. Pas ndeshjes me Kluzhin mbrojtesi argjentinas Burdiso theksonte: “Nese nuk ndihmojme njeri-tjetrin, atehere ne luajme me 10 futbolliste”. Dhe pergjigja e Totit ishte: “Prapa ne po pesojme gola shume lehte”. Per ti dhene fund polemikave, sherben nderhyrja e teknikut Ranieri dhe ai kerkon te ngreje zerin: “Deri sa te jem ketu, ne drejtimin e Romes, komando vetem une”. Duket se Ranieri ka marre nje pozicion te prere me ate qe thote. Pr ate sheshoje gjerat ne mjedisin e skuadres. Eshte e nevojshme qe skena te tilla nuk duhen toleruar, pasi ne nje moment qe skuadra nuk ecen mire apo mund te jene me pasoja te renda. “Ketu komandoj une”, thote Ranieri, por a eshte shume e besueshmekjo gje?

Hitzfeld: “Bajern Munih mund te fitoje ligen e kampioneve”

Ish-tekniku I Bajern Munih, tani ne drejtimin e skuadres se Zvicres, Otmar Hitzfeld beson se skuadra bavareze ka nje shans per te fituar ligen e kampioneve. Sipas Hitzfeldit, Bajern Munih gjithnje eshte e motivuar per te bere me te miren ne futbbollin evropian, pavaresisht nga pozicioni jo I mire ne Bundeslige. “Kam bindjen se skuadra bavareze ka nje shans per te fituar ne ligen e kampioneve, pohoi Hitzfeld. Situata e tanishme eshte e ngjashme me ate te vitit 2001. Ne kishim probleme ne Bundeslige, ndaj dhe perqendrimi me I madh ishte te liga e kampioneve. Bajern Munih eshte nje nga skuadrat me te mira ne Evrope dhe gjendja jo e mire ne Bundeslige, do ta motivoje per te bere me te miren ne ligen e kampioneve”. Megjithese skuadra bavareze eshte 17 pike larg Borusia Dordmundit, Hitzfeld nuk mendon se gjithcka ka perfunduar te Bajern Munih, per mbrojtjen e titullit kampion. “Per deri sa te ekzistoje dhe shansi teorik, une kam bindjen se Bajern Munih nuk do ta braktis betejen per titullin kampion”, perfundoi Hitzfeld. Nderkohe tekniku I Bajern Munih, holandezi Van Gal ka paralajmeruar skuadren se ndeshja me St Paulin duhet vleresuar me perqendrimin me te madh. “Ne duhet te fitojme kete ndeshje per te vene nen presion kundershtaret tane, sic jane Hanover 96, Bajer Leverkusen dhe Mainz 05. Ne luajme ne tre kompeticione dhe duhet te bejme me te miren, per te arritur rezultatin pozitiv ne fund te sezonit”, nenvizoi Van Gal.

Messi: Golat i’a dedikoi gjyshes

Lionel Messi ka ndarë kohë nga orari i tij i ngjeshur për të takuar fëmijë spanjoll të moshës shkollore dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre…

Sipas Marca, Messi, i cili ishte pjesë e kësaj ngjarje të organizuar nga UNICEF, ka lejuar nxënës të 11 shkollave të bëjnë pyetje dhe është përgjigjur në interesimet e fëmijëve.
“Kam filluar të luaj futboll pasi më ka pëlqyer. Dhe tash e bëj atë jo vetëm sepse futbolli është profesioni im, por sepse kam një kënaqësi të madhe nga ky sport. Vazhdoj ta trajtoj këtë si një lojë”, ka thënë Messi.
Messi po ashtu ka shpjeguar se golat që shënon ai ia dedikon gjyshes së tij të ndjerë, e cila e kishte ndihmuar atë të bëhet futbollist.”Këtë e bëj pasi të gjitha golat që i shënoj ia dedikoj gjyshes sime. Ajo më futi në futboll dhe tani për fat të keq nuk ka mundësi të shohë se sa larg kam arritur. Megjithatë ajo gjithmonë do të jetë në kujtimet e mia dhe të familjes sime”, ka përfunduar ylli argjentinas Messi.

Khedira kërkon hakmarje ndaj Barcelonës

Fitorja e Barcelonës 5:0 ndaj Real Madrid në “El Clasico” e fundit gjatë kohë do të mbahet mend, megjithatë lojtarët e drejtuar nga Jose Mourinho mezi presin përballjen e radhës me këta. “Të gjithë duam që Barcelonës ti hakmerremi për atë disfatë “, ka thënë reprezentuesi gjerman Sami Khedira i cili këtë verë përforcoi radhët e skuadrës mbretërore. ” Krye-ndeshja e radhës e futbollit spanjoll do të luhet në fushën tonë. Gjithsesi se në atë ndeshje duam të fitojmë “, ka shtuar Khedira për Marca. Megjithatë deri në atë përballje ka edhe shumë kohë, ndërsa Real Madridi do të duhet të luaj edhe shumë ndeshje të tjera të rëndësishme. “Për këtë shkak tani nuk është mirë të mendojmë për atë përballje me Barcelonën”, ka tërhequr vërejtjen Khedira, i cili beson se Real Madrid mund të fitojë titullin e kampionit Evropian. Ai mendon se kundërshtar më të denjë për të fituar këtë trofe kanë Chelsea dhe sërish Barcelona.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sun 12 Dec 2010 - 1:31

Interi, 7 milionë euro për Behramin

Informacione Sportive - Faqe 6 Behrami-inter-300x202

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, është i gatshëm t’i shpenzojë shtatë milionë euro për të transferuar mesfushorin kosovar të West Ham Unitedit, Valon Behrami. Kështu shkruajnë të shtunën mediumet italiane. Benitez insiston të transferojë Behramin 25-vjeçar gjatë këtij dimri, pasi ka telashe të mëdha me lëndimet e futbollistëve. Me ofertë konkrete për Behramin, që ka kontratë me londinezët deri në vitin 2013 ka dalë edhe skuadra e Juventusit, që ofron pesë milionë euro për mesfushorin kosovar. Në garë për të fituar firmën e Behramit është edhe skuadra tjetër italiane, Roma. Kjo e fundit ofron shkëmbimin e portierit Doni me Behramin.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Wed 15 Dec 2010 - 5:53

Palermo konfirmon huazimin e Kasamit në janar

Informacione Sportive - Faqe 6 1eda53b163

Palermo, 14 dhjetor - Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka konfirmuar se mesfushori shqiptar Pajtim Kasami do të huazohet gjatë këtij janari, njofton të hënën "Mediagol.it". Zamparini nuk e ka bërë të ditur emrin e skuadrës, te e cila Kasami do të luajë deri në fund të këtij edicioni për të fituar përvojë. "Një gjë është e sigurt. Kasami do të huazohet në miniafatin kalimtar të janarit", është shprehur Zamparini. Kasami 19-vjeçar ka kontratë me Palermon deri në qershorin e vitit 2015. Ai këtë edicion në Serie A ka regjistruar pesë paraqitje, ndërsa gjatë këtij muaji është kërkuar nga skuadrat italiane Cesena, Chievo e Padova.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sat 18 Dec 2010 - 23:40

Tevez e lut Fergusonin ta kthejë tek United!

Informacione Sportive - Faqe 6 63565_161675643877116_120455941332420_329606_5131709_n

Manchester United-it i është ofruar kthimi senzacional i ish-sulmuesit, Carlos Tevez. Daily Mail raporton se United është kontaktuar nga një palë e afërt me Tevezin, që k shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Old Trafford. Sir Alex Ferguson është në dijeni të lë lëvizjeve.

Burimet nga United thonë se nuk ekziston asnjë mundësi që Tevez të kthehet tek ish-klubi, edhe nëse City vendosë ta shesë. Tevez është i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës me Evertonin që zhvillohet të hënën, e që mund ta dërgojnë Cityn në krye të tabelës.

Argjentinasi i ka marrëdhëniet e tensionuara me trajnerin Mancini dhe një pjesë të udhëheqësisë së klubit, dhe ka thënë se do ta braktisë atë shumë shpejt. Ai kaloi nga pjesa e kuqe në atë të kaltërt të qytetit, verën e 2009-s
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Tue 21 Dec 2010 - 10:28

Megjithatë, ndalen jashtëtoksorët!

Informacione Sportive - Faqe 6 F.1221215620397_m

Barcelona ka befasuar botën e futbollit me barazimin e ‘rastësishëm’ ndaj Athletic Bilbaos në kuadër çerekfinales së Copa del Rey.

Natyrisht, Blaugranët e dominuan këtë ndeshje me posedim maksimal dhe me raste të panumërta, mirëpo ishte një mbrojtje heroike ajo e Bilbaos që parandaloi golin e Barcelonës. Kjo e fundit filloi takimin me maturantë, por e vazhdoi në pjesën e dytë me superyjet si Messi dhe Villa.

Përkundër këtij barazimi pa gola prej 0-0, Barcelona ka rastin që në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Baski ta sigurojë kualifikimin më tutje, edhe pse ky pritet të jetë një mision mjaft i vështirë marrë parasysh tifozerinë e zjarrtë baske. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Wed 22 Dec 2010 - 5:11

Xherdan Shaqiri në Mynih, negocion me Bayernin

Informacione Sportive - Faqe 6 Shaqiri-233x300
Xherdan Shaqiri ne Mynih

Mesfushori kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri, është vetëm një hap larg skuadrës më të madhe gjermane, Bayern Munchen, shkruajnë të martën mediumet zvicerane. Sipas tyre, interesimi i Bayernit dhe i shumë skuadrave të tjera për Shaqirin 19-vjeçar është i njohur, por skuadra bavareze ka bërë një hap përpara ekipeve të tjera. Kosovari Shaqiri gjatë këtyre ditëve është parë në qytetin e Munchenit dhe kjo në shoqëri të drejtorit sportiv të Bayernit, Christian Nerlinger, në një restorant të quajtur “La Baracca”, transmeton portali Koha.

Mediat zvicerane pohojnë se aty është diskutuar mundësia e transferimit të Shaqirit te Bayerni, gjë që edhe vetë lojtarit do t’i plotësohej ëndrra, pasi në disa raste ka potencuar se e ka klub për qejfi.
“Rezultatet e takimit mes Nerlingerit dhe Shaqirit pritet të shihen gjatë këtij muaji, duke pasur parasysh se miniafati kalimtar i janarit është afruar. Pos Shaqirit, drejtuesit e Bayernit po përcjellin edhe mesfushorin tjetër të Baselit, Granit Xhakën”, shkruan të martën “Sport.ch”.
Shaqiri ka kontratë me skuadrën e Baselit deri në qershorin e vitit 2014. Ai ia ka rënë në sy Bayernit, pasi ka luajtur dy herë ndaj kësaj skuadre në garat e Ligës së Kampionëve. Ai kërkohet edhe nga skuadrat e tjera evropiane të mëdha, si Barcelona, Juventus, Inter, Liverpool, Genoa, Lazio, Hamburg e Wolfsburg.
Madje skuadrat italiane si Juventus e Inter patën shprehur gatishmëri të paguajnë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për transferimin e tij gjatë këtij dimri. Shaqiri këtë edicion ka regjistruar 29 paraqitje me Baselin në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola, kurse me Përfaqësuesen e Zvicrës ka një gol të shënuar në nëntë ndeshje. Ai ishte pjesë e “helvetikëve” edhe në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010″, pjesë e së cilës ishin edhe Valon Behrami i West Ham Unitedit dhe Albert Bunjaku i Nurnbergut.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sun 26 Dec 2010 - 3:07

Ylli Sallahi nënshkruan për Bayern Munchen

Informacione Sportive - Faqe 6 Sallahi2-300x225

Futbollisti kosovar, Ylli Sallahi karrierën do ta vazhdojë te gjiganti gjerman Bayern Munchen. Sallahi, 16-vjeçar, të enjten ka firmosur me kampionin në fuqi të Gjermanisë, shkruan Kohaditore. Mesfushori i lindur në Skënderaj, në Bayern është huazuar për një vit e gjysmë nga skuadra austriake Kapfenberg. Ai fillimisht do të jetë pjesë e ekipit U-19 të Bayernit. Sipas mediumeve austriake, Sallahi ka gjasa reale që brenda vitit të ardhshëm t’i bashkohet ekipit të dytë senior të Bayernit.
Sallahi para një muaji ishte provuar për një javë te klubi bavarez. Ishte testuar në ekipet e kategorive të reja, U-17 e U-19.
“Jam shumë i gëzuar që do të luajë për Bayernin. Për mua ky është një hap shumë i madh në karrierë. Në fillim do të jem pjesë e ekipit U-19, ani pse unë jam vetëm 16 vjeçar. Pres që shumë shpejtë të kalojë në ekipin e dytë të Bayernit, por synimi im është që pas një kohe të luajë për ekipin e parë të Bayernit së bashku me idhullin tim, Franck Riberyn”, ka thënë Sallahi të premten për Kohën Ditore.
Ai ekipit gjerman do t’i bashkohet në stërvitje më tre janar. Bayerni ka paguar dëmshpërblim për huazimin e tij, ndërsa shumë nuk është bërë e ditur. Në kontratë është paraparë opsioni që Bayerni të blejë kartonin e Sallahit në verë të vitit 2012, nëse kosovari tregohet i suksesshëm. Me Kapfenbergun, Sallahi ka kontratë deri në verë të vitit 2013.
Ylli Sallahi ende pa mbushur një vit është shpërngulur së bashku me familjen në Austri. Ka nisur të stërvisë që në moshën katërvjeçare.
“Prej fillimit të karrierës kam luajtur për Kapfenbergun. Së fundi kam stërvitur me ekipin e dytë të seniorëve, ndërsa në fillim të vitit tjetër ishte paraparë t’i bashkohem ekipit të parë”, ka shtuar Sallahi.
Edhe presidenti i Kapfenbergut, Erwin Fuchs, ka pranuar se Sallahi ishte pranë debutimit në Bundesligën e Austrisë.
“Po të qëndronte në skuadër, Ylli në fillim të vitit të ardhshëm do të aktivizohej në Bundesligë. Ndërsa, te Bayerni do të luajë më grupmoshat e reja. Nuk ishte e lehtë, por është kënaqësi që Bayerni po vlerëson punën tonë me grupmosha të reja”, ka thënë Fuchs, përcjellin mediumet austriake.
Ndërsa drejtori i Akademisë së Kapfenbergut, Gerhard Pailer ka theksuar se talentin kosovar e kanë vëzhguar skautë të shumë skuadrave evropiane.
“Ylli është përcjellë një kohë të gjatë. Ka pasur skaut nga Holanda, Anglia, Italia dhe Gjermania”, ka thënë Pailer.
Pas transferimit në Bayern, Sallahi pret që shumë shpejt të ftohet në Përfaqësueset e grupmoshave të Austrisë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Dewil Sun 2 Jan 2011 - 1:02

Mourinho ne Biseda me Ferguson per nje Marrveshje me KAKA'n.!!!?

Informacione Sportive - Faqe 6 163282_165557320155615_120455941332420_356273_1527976_n

Kaka mund të jetë shumë shpejtë lojtar i Manchester United, pasi që mediumet britanike kanë filluar të spekulojnë se klubi nga Old Trafford është i përfshirë në një marrëveshje sensacionale huazimi me Real Madridin për superyllin brazilian.



Kaka nuk ka arritur ta gjejë formën më të mirë në fanellën e Real Madridit, jo vetëm për shkak të lëndimeve por edhe për shkak të faktit se Mourinhos nuk i përshtatet stili i Kakas.



Sipas Daily Star Sunday, Real Madridi është pajtuar që ta lë Kakan si huazim të largohet drejt Manchester United deri në fund të këtij sezoni, kur më pas braziliani do të transferohej në mënyrë permanente për 50 milionë funte.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:52

Shtypi ndërkombëtar, revoltë për Messi-n
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Shtypi

Shtypi ndërkombëtar
reflektoi ditën e sotme befasinë dhe në disa raste indinjatën për
fitimin e Topit të Artë prej Lionel Messi-t. Gazetat ndërkombëtare,
pothuajse në unanimitet veçuan se argjentinasi në vitin 2010 nuk ka
shkëlqyer aq sa lojtarë si Xavi, Iniesta, Robben apo Snejder.

”Messi lë Spanjën pa Top të Artë”,
ishte titulli i së përditshmes sportive spanjolle “Marca”, e revoltuar
për vendin e dytë dhe të tretë të Iniesta e Xavi-t, dy heronjtë iberikë
në suksesin e Botërorit të vitit 2010.

Shumë e ashpër “La Gazzetta dello Sport” në Itali me titullin: “Messi?
Jooooo!”. “Xavi dhe Iniesta fituan po aq sa Leo me Barcelonën, por
ndërsa ai dështoi në Botëror, ata e fituan atë”, shtonte e përditshmja.

Edhe francezja “L’Equipe” kundërshtoi çmimin e dhënë nga FIFA e France
Football për argjentinasin, duke e cilësuar atë si Topi i Artë më
zhgënjyes dhe i debatueshëm i dekadës së fundit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:53

Figo: Messi e meritoi çmimin
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Figo-luis

Ish-futbollisti
portugez, Luis Figo, deklaroi se dhënia e çmimit “Topi i Artë FIFA”
argjentinasit Lionel Messi është vendimi më i drejtë.

Figo, tashmë ambasador i Inter, u shpreh se ky çmim është tërësisht individual dhe Messi është lojtari më i mirë në botë.

“Fitoi më i miri edhe pse Xavi dhe Iniesta kanë pasur një sezon të
shkëlqyer. Nuk ka pse “Topi i Artë” të ndikohet tërësisht nga Botërori.
Nuk u befasova nga vendimi sepse Messi është lojtar më i mirë se kushdo
tjetër”, u shpreh Figo.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:53

Forlan-Barzagli për të shpëtuar Juven
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Forlan-juve

Sulmuesi i
Atletico-s, Diego Forlan dhe mbrojtësi i Wolfsburg-ut, Andrea Barzagli
janë dy futbollistët që duhet të nxjerrin Juventus-in nga gjendja e
vështirë në të cilën është përfshirë.

Mundësia e kalimit të uruguajanasit
në “Olimpico” u bë më e besueshme sot, pas deklarimeve të agjentit të
tij, që tha në një të përditshme spanjolle se pavarësisht se lojtari
ndihet mirë në Madrid, ai do të merrte në shqyrtim një ofertë të mirë që
mund t’i mbërrijë.

Torinezët mund të parashtrojnë një ofertë prej 15 milion eurosh për
golashënuesin, por në tratativë mund të përfshihet edhe mbrojtësi Motta,
në një tentativë për të reduktuar kostot.

Shtatë golat e pësuar në dy ndeshjet e fundit kanë bindur
administratorin e deleguar Marotta që të mendojë edhe për reparin e
prapavijës,. Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006, Barzagli besohet
se është i gatshëm të rikthehet në Serinë A, edhe nëse kjo për të do të
bëhej me një reduktim të pagës.

Duhet të arrihet edhe aprovimi përfundimar nga gjermanët e Wolfsburg-ut,
por nuk pritet të ketë ndonjë problem, edhe sepse kështu do të
konsiderohej i shlyer kësti i fundit që ata duhet të derdhin për blerjen
e brazilianit Diego.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:53

Milani përqendrohet tek Lazzari
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Milan-novara-pippo

Problemet e dukshme
në mesfushë në barazimin 4-4 me Udinese-n mund të detyrojnë Milan-in që
të rikthehet në merkato për të përforcuar këtë repart.

Treshja Gattuso-Pirlo-Flamini arriti
një ekuilibër të shkëlqyer gjatë pjesës më të madhe të fazës së parë,
por mungesa e këtyre dy të fundit evidentoi probleme të qarta në
aftësinë e skuadrës për të kompensuar mungesën që nga stoli.

Në këto kushte, vëmendja është përqendruar tek një përforcim i ri në
mesfushë. Ulet mundësia e Van Bommel, pasi mosha dhe çmimi penalizojnë
holandezin e Bayern-it, ndërsa sipas burimeve të shtypit italian,
Milan-i po përqendrohet gjithmonë e më shumë tek Lazzari i Cagliari-t.

Ndërkohë, lajmi i mirë për trajnerin Allegri është që në ndeshjen e
ardhshme të kampionatit përballë Lecce-s do të rikthehet Flamini, Nesta e
Ambrosini.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:53

Totti mund të largohet nga Roma
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Toti

Kapiteni i Roma-s,
Francesco Totti mund të kërkojë largimin nga klubi, si rrjedhojë e
minutave të pakta që ka patur në dispozicion për të luajtur nga trajneri
Ranieri, bëri të ditur e përditshmja “Corriere dello Sport” në numrin e
sotëm.

Futja e tij në lojë vetëm në minutën e
fundit në humbjen 2-1 me Sampdorian u konsiderua nga kapiteni si një
poshtërim dhe inati i tij është i tillë sa që mund të ketë vendosur t’i
bashkohet ndonjë klubi tjetër në vitet e mbetura në futboll.

Sipas “Corriere”-s, Totti nuk ka një raport të mirë as me drejtuesit e
klubit, por pret që ata të shprehen qartë rreth vizionit të tyre për të.
Sipas kapitenit, fakti që nuk i ka ardhur asnjë ndërmjetësim dhe që për
momentin nuk ka asgjë tjetër veç heshtjes nuk është aspak një sinjal
pozitiv.

Totti ka një kontratë që e lidh me Roma-n deri në vitin 2014, por nëse
gjendja nuk do të ndryshojë, ai është më i gatshëm të lidhë një ofertë
shumë fitimprurëse me klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në
Lidhjen e Mesme,
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:54

Ronaldinho, zyrtarisht i Flamengo-s
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Ronaldinho-mil

Ylli brazilian i
Ronaldinho-s iu bashkua sot zyrtarisht klubit të Flamengo-s, raportuan
gjatë mëngjesit mediat e vendit amerikanojugor.

30-vjeçari, i cili kaloi tek Milan-i
nga Barcelona në vitin 2008, gjithashtu u lidh me një kalim të mundshëm
tek Gremio apo Palmeiras, por ai zgjodhi të luante me gjigantët nga Rio
de Zhaneiro.

Presidentja e klubit, Patricia Amorim deklaroi në faqen zyrtare: “Jemi
të lumtur të lajmërojmë se Ronaldinho do të jetë një futbollist i
Flamengo-s për katër vitet e ardhshme. Falenderoj bordin drejtues për
fshehtësinë dhe kompetencën që drejtuan bisedimet. Ai ka qenë një
objektiv për mua që në ditën e parë të presidencës”.

Me këtë kalim të motivuar nga dëshira e futbollistit për të marrë pjesë
në Botërorin Brazil 2014, Ronaldinho hodhi poshtë mundësinë për të
luajtur në Europë, ku Paris SG, Blackburn dhe disa skuadra të tjera
ishin të interesuara për shërbimet e tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Tue 11 Jan 2011 - 8:54

Juventus-i nuk heq dorë nga titulli
11/01/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Marotta

Juventusi është në
krizë dhe skuadra ende nuk ka marrë pikët e para në këtë sezon, por
drejtuesit e klubit bëjnë thirrje për qetësi dhe shprehin besimin se
titulli kampion është ende i arritshëm.

Dështimi i fundit me Parma-n dhe
Napoli-n ka zbritur bardhezinjtë në vendin e pestë dhe nëse kriza do të
vazhdojë, atëherë zona e Champions League mund të vazhdojë të largohet
rrezikshëm.

”Duhet të heshtim, të përveshim mëngët dhe të punojnë. Vazhdojnë të
besojmë se objektivat tanë janë ende të arritshëm. Ajo që na duhet për
momentin është vetëm pak fat dhe më shumë punë”, deklaroi administratori
i deleguar i torinezëve, Beppe Marotta.

”Humbjet e fundit duhet të na shërbejnë si mësim. Për momentin
përballemi me shumë dëmtime, por nuk është një moment dramatik. E
ardhmja është ende përpara dhe ka shumë pikë në lojë. Roma mbylli fazën e
parë në sezonin e shkuar 13 pikë larg Inter-it, për të humbur më pas
titullin vetëm në javën e fundit”.

I pyetur për përforcimet e mundshme, Marotta shprehet i kujdesshëm.
“Mutu e Maxi Lopez janë dy futbollistë shumë të aftë, por nuk na
interesojnë. Mendojmë se blerjet tona më të mëdha do të jenë
futbollistët që do të rikthehen nga dëmtimet.

Humbëm një futbollist të rëndësishëm si Quagliarella dhe nuk është e
thjeshtë të gjesh dikë më të mirë se ai në merkato. Melo? Eshtë shumë i
rëndësishëm për ekonominë e lojës sonë”, përfundoi Marotta.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 11 Feb 2011 - 7:26

Reali, 60 milion euro për Fabregas-in
11/02/2011 10:45

Informacione Sportive - Faqe 6 Fabreagas60

Reali
i Madridit ka rritur në 60 milion euro ofertën e tij për kapitenin e
Arsenalit, Cesc Fabregas, informoi mëngjesin e sotëm e përditshmja
“Marca”.

Lëvizja erdhi
pasi një ofertë e mëparshme prej 45 milion eurosh u barazua nga
Barcelona, destinacion ky i preferuar për lojtarin e rritur në
akademinë e katalanasve.

Në Madrid, 23-vjeçarin e konsiderojnë si plotësuesin më të mirë të
cilësive të Ksabi Alonso-s në mesfushë, të aftë për të krijuar një
partneritet të ngjashëm me atë Iniesta-Xavi.

Përveç parave, Reali ka edhe një kartë më shumë për të joshur
“topçinjtë”. Ata mund t’i ofrojnë Arsenalit edhe kartonin e Karim
Benzema, i shumëdëshiruar prej trajnerit Wenger kur francezi mbronte
fanellën e Lyon-it.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 11 Feb 2011 - 7:26

Materrazzi për Calciopoli-n: Na bënin budallenj
11/02/2011

Informacione Sportive - Faqe 6 Marco-materazzi

Futbollisti
i Interit, Marco Materazzi, iu rikthyer çështjes së Calciopoli-t, në
një intervistë të dhënë përparas përballjes me Juventusin në Torino.


”Të gjithë
ata që kanë qenë tek Interi dhjetë vjet më parë, e dinë se me sa mundim
kemi arritur disa objektiva të caktuara. Ndienim talljen e të tjerëve,
por nuk mund të akuzonim njeri pa prova, pasi do të na merrnin për të
çmendur”, deklaroi qendërmbrojtësi.

”Ishte një periudhë kur të bënin për budalla, por jam i lumtur që në fund arriti të dilte e vërteta”.

Materazzi u ndal edhe në ndeshjen e darkës së ditës së dielë me
Juventusin. “Flitet shumë për këtë ndeshje, e cila do të jetë një
përballje midis 22 lojtarësh të shkëlqyer. Uroj vetëm që të fitojë më i
miri”.

Rreth Milanit kryesues, “Matrix” tha: “Kampionati është i gjatë. Kemi
përpara një skuadër shumë të fortë, por ne jemi në rolin e ndjekësve
për shkak të gabimeve të fazës së parë, pasi në këtë moment jemi shumë
më në formë.

Nëse ruajmë këtë ritëm deri në fund, është e qartë që do të jemi
favoritë për titullin kampion. Ranocchia? Është një blerje shumë e
mirë, pasi ai është jo vetëm një qendërmbrojtës cilësor, por edhe një
djalë i shkëlqyer”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informacione Sportive - Faqe 6 Empty Re: Informacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi