Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

William Shakespeare

Shko poshtë

William Shakespeare Empty William Shakespeare

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:43

William
Shakespespear është dramaturgu me i njohur anglez dhe është bërë i
njohur me "Hamletin" pastaj me veprën e "Makbeth-it" etj. Uiliam
Shekspir lindi në Stratford mbi Avon më 23 prill të vitit 1564.
Interesante është fakti se 23 prilli përkujtohet njëkohësisht edhe si
dita e vdekjes së tij, 23 prill 1616. Uiliami ishte biri i tretë i John
dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej
të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund,
lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Shekspiri konsiderohet si
shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe, në mënyrë absolute, një
ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë
komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa
tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë
botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër
skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatëve dhe i një
numrit të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si
shembuj më të shkëlqyer të letërsisë angleze që është shkruar
ndonjëhere. Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit-përtej,
për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës
njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë
shkruar mes viteve 1585 - 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e
veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar
kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të
plotë për këtë figurë madhore të letërsisë. Disa nga tragjeditë më të
famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV,
Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e
dymbëdhjetë, etj.

William Shakespeare Shakespeare_2_lg
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

William Shakespeare Empty Re: William Shakespeare

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:43

Hamleti

Hamleti është njëra ndër veprat më të njohura të Shakespearit.
Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klavd për të marrë në dorë
pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën
e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klavd të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore.
Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait, Hamletit ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore,
por mbreti Klavd e kishte vrar baban e tij.
Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin.
Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit.
Të gjithë binden se Hamleti ishte çrregulluar mendërisht....


Edituar për herë të fundit nga Geri në Mon 8 Feb 2010 - 10:44, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

William Shakespeare Empty Re: William Shakespeare

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:43

Endrra e nje nate vere

E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, "Endrra e një nate vere" është një nga komeditë
e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar
si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij
(duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet
drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër,
por krijoi një pjesë vërtet origjinale. Shumica e kritikëve janë të mendimit se edhe në qoftë
se Shekspiri i ri nuk ishte në formën më të mirë të tij në këtë komedi, ai sigurisht është
zbavitur gjatë kohës kur e ka shkruar atë.

"Ëndrra e një nate vere" shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave
më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë,të ëndrrave
dhe të imagjinatës krijuese. Në fakt, studimi i detajuar i tekstit nga kritikët e shekullit
të njëzetë çoi në një ndryshim domethënës për statusin e veprës, i tillë që kapërcen
pakuptimshmërinë e historisë së saj dhe përqendrohet te cilësitë e rralla lirike.

Nëse mund të thuhet se "Ëndrra e një nate vere" përcjell një mesazh,
ai do të ishte që fantazia krijuese është në harmoni me botën mbinjerëzore dhe
është përdomr më së miri për të paraqitur bekimet e Natyrës për njerëzimin dhe martesën.


Edituar për herë të fundit nga Geri në Mon 8 Feb 2010 - 10:45, edituar 1 herë gjithsej
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

William Shakespeare Empty Re: William Shakespeare

Mesazh nga Geri Mon 8 Feb 2010 - 10:44

Shtrengata

"Shtrëngata" i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane.
Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike
(dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti), dhe ashtu si një nga veprat problematike
të Shekspirit, "Masë për Masë", ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
Zhanri romantik dallohet nga përfshirja (dhe sinteza) e këtyre komponentëve tragjikë, komikë dhe problematikë,
si dhe nga fundi i lumtur (zakonisht një maskë ose valle), ku të gjithë, ose shumica e karaktereve,
pajtohen me njëri-tjetrin.

Pasuria e "Shtrëngatës" si pjesë teatrale harmonizohet me komple-ksitetin e jashtëzakonshëm tematik të saj.
Drama
i sfidon shqisat tona dhe është një realizim i vetëdijshëm i orkestruar
nga shëmbëlltyra e Shekspirit në magjistarin Prospero.
Për më tepër, ka edhe polarizime të shumta, ku më të dukshme janë ato ndërmjet natyrës dhe qytetërimit apo artit.
Këto linja tematike kanë shumë pika përputhjeje. Megjithatë, nga një këndvështrim i caktuar i tekstit,
"Shtrëngata" bën një pyetje të vetme, të cilën Shekspiri e ka bërë edhe në shumicën e veprave të tjera:
Çfarë është një qenie njerëzore?
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

William Shakespeare Empty Re: William Shakespeare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi