Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

William dhe Kate tashmë burrë e grua

Shko poshtë

William dhe Kate tashmë burrë e grua  Empty William dhe Kate tashmë burrë e grua

Mesazh nga Vizitor Fri 29 Apr 2011 - 6:12

William dhe Kate tashmë burrë e grua  F.0429135238582_m
Princi William dhe e dashura e tij nga universiteti, Kate Middleton, tashmë janë burrë e grua.Dyshja i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni formale por emocionuese në Westminster Abbey.
Në mesin e 1,900 mysafirëve, ku ishin edhe yje si Sir Elton John,
David dhe Victoria Beckham, dyshja kanë shkëmbyer zotimet se do ta duan,
do ta respektojnë dhe do të jenë në krah të njëri-tjetrit përgjithmonë.
Ata raportohet se janë përcjellë nga dy milionë shikues përmes ekraneve televizive.
Mbreti i ardhshëm, i cili i tha nuses se "dukej e bukur" derisa ajo
arrinte te ai duke ecur para altarit, ka thënë “Po” me një zë të qartë
dhe të fuqishëm. Kate ka folur më butë dhe është dukur më nervoze dhe e
emocionuar.
Kryeministri britanik David Cameron, i cili ishte po ashtu i
pranishëm në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij Samantha, ka
thënë se Martesa Mbretërore tregon “më së miri Britaninë”.
“Si çdokush që jeton në Britani, ndjeni një lidhje të fuqishme me
këtë ngjarje dhe kjo është arsyeja se pse mendoj se i gjithë vendi duhet
të jetë i ngazëllyer për këtë”, ka thënë Cameron për Sky News.
/Telegrafi/
William dhe Kate tashmë burrë e grua  Davidbeckham350
David dhe Victoria Beckham duke arritur në ceremoni (Foto: Skysports)
William dhe Kate tashmë burrë e grua  Katemiddletown-350
Kate Middleton duke arritur në Westminster Abbey ku u zhvillua ceremonia martesore (Foto: Skynews)
William dhe Kate tashmë burrë e grua  Princiwilliamkate
Princi britanik William dhe
nusja e tij Kate, duken derisa largohen nga Westminster Abbey, Londër,
pas martesës së tyre. Ata duken derisa përshëndesin qytetarët e mbledhur
për këtë cermoni (Foto: AP)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi