Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra Dashurie

+5
Geri
Adisa
Merisa
engjell a djall
Erisa
9 posters

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Thu 21 May 2009 - 7:09

First topic message reminder :

e panjohura... eshte e veshtire te gjesh fjale qe mund te te ngushellojne ...por po te permend nje thenie te popullit tone te mencur:

ia dha gurit
dhe u Ça...
ia dha drurit
dhe u Tha...
ia dha njeriut
dhe e Duroi...

duhet te gesh forca dhe t'a mposhtesh dhimbjen...ne menyre qe ajo, te mos te te mposhte ty...
njeriu eshte me i forte se guri dhe druri se bashku
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:23

Sot ne dreke ndersa capitesha rrugeve te zhurmshme te qytetit pata nje vegim tendin..."e dua"-mendova-"e dua e smund te bej pa te...pa te nuk mund te jetoj." Te kuptohemi jo se nuk mundem me vertet, se deri me sot nuk di te kete vdekur ndokush ngaqe nuk ka prane njeriun qe do. Kur them "nuk mund te jetoj" kam parasysh qe gjerat me te mira, momentet me te bukura, castet me magjike, e ne te njejten kohe ato me te rendomtat do te me dukeshin pa kuptim, pa vlere e madje te merzitshme do te thoja, e kjo per mua eshte vdekje. E di qe tani do te kesh vene buzen ne gaz.Ti nuk beson ne keto gjera. A thua do te ishte e veshtir te te kisha njohur ne nje bote me 6 miliard njerez? E heshtur veshtroj zjarrin dhe mendja me fluturon atje tej, tek nje krijese aq te bukur qe zoti e di sa eshte munduar ta sjelli ne jete. Mendoj...kujtoj...shpresoj...dhe kekoj disa pergjigje qe mund te ngelen mister per kusurin e jetes time. Shikoj fotografin e tij dhe i jap vetes shprese duke perfytyruar gjithcka qe ne nje dite te shtrenjte, te mezipritur te jem me te. Kujtoj faqet e fytyren e tij dhe kerkoj ti prek, ti ledhatoj, duke zgjatur doren, por syte me hapen dhe shohe qe gjithcka qe me rrethon eshte erresira dhe kercitjet e drunjve te thate qe digjen ne oxhak. Qepallat me mbyllen serisht. Mendja shkon perseri tek ai. Shikoj syte e tij te medhenj dhe te pershkruar. O zot, o zot sa i bukur eshte. Kerkoj ta perqafoj, ta mbeshtese mbi kraharorin tim, por qepallat me hapen dhe si gjithmone enderra zhduket si nje fantazme..
Po kerkoj.... ne ekzistencen tende po besoj.
Po enderroj...buzet e tua, me puthjet e mia po ledhatoj.
Po zgjoj...mankthe e betejash, ku per te gjetur, po luftoj.
Po duroj...zhgenjime enderrash, te dua te vertete, te te shijoj.
Kerkoj...,kerkoj...,kerkoj...,
Pa ty une nuk mund te mbijetoj
Ku je? Une per ty kam nevoj.
Kam nevoj se te dashuroj.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:24

Lerem te qaj..Kur mendoj per ty Dhe edhe shpirti leshon..!
Mendoj per gjene me te bukur ne jete.. Mendoj per dashurine tone.
Kur mendoj per ata sy te bukur..dhe buzet qe dridhen pa fjale
Mendoj per floket mbi gjoksin tend..dhe zemrat qe rrahin pandal.
Kur me ty bisedoj dhe heshti..dhe dridhem kur me flet ngadal ..
Mendoj se brenda teje ka dicka..Qe ti ma thua me zemer, jo me fjale.
Dicka qe me ben te ndihem si engjell ...Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj.
Ti me shtrengon aq fort prane vetes..Dhe une ngadal peshperis te Dashuroj...
Nese nuk te thash se per mua je ti ai qe me fal buzeqeshje ai qe me fal ngrohtesi...
Nese s'ta shpreha dot sa shume te dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemres goje
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:24

Kur më mungon ti …

Të ëndërroja edhe pse s’të kamë
T’i imagjinoja ata syt a tu të bukur
Që më shikojn si dy yje qielli
Dhe I dua ashtu të imagjinuar
Në thellësitë e pafunda futem
Shoh dashurinë tënde të plotë
Më buzëqeshin edhe dy buzët
E tua që I kujtoj
Dhe më shprehin pasione të thella
Ndjej mungesë të të shoh
Të më fusësh në krahëror
Të ndjej ngrohtësinë e zemrës
Dhe ajo që me jep shpresë
Për të jetuar më shumë
Tani me je vetëm ti …
Akrepat me duken se ecën ngadal
Kur nuk të kamë pranë
Mungesa për ty
Më bën shenj se të dua
Më shumë se dje dhe nesër më shumë se sot
Tingujt e errësirës
Shushurima e gjelbërimeve
Dhe zëri yt I ëmbël
Që ndëgjohet herë- herë
Puthjet e tona
Hijet mbi asfaltin e një
Qoshi të Prishtinës
Paraqesin një skenë të paparë
Më bën të lumtur çdo gjë
Kur jamë vetëm me ty…
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:25

Nuk mund te besoj qe ti me ke tradhtu dua fjalen lamtumir te ma thuash vetem ti dua qe goja jote te ma thot te verteten se dashurija jone nuk ishe nje lloj e fatit.

Me then qe fatin e kishe ne duar fejesa te priti por ti e refuzove vetem per mua dhe tash me thon qe ke ikur ke shkuar qe shume..je dashuruar me nje tjeter ato fjal te embla e te buta nga goja jote... ja thua tjetres nuk mund te besoj qe me harrove... nuk mund te besoj qe me tradhtove.... nuk mund te jetoj me kete ndjenje qe kam sepse prap ne ty besoj prap ty te dua dhe te dua gjdo dite e me shume.

Por me ne fund e shoh qe ti ke ikur me ke harruar dashurija ime ka vdekur zemra ime eshte lenduar dhe vetem per ty do te shkruaj sepse vetem ty Te Dua.

LAMTUMIR DASHURIJA IME DO TE PRES ME MALL por nese nuk vjen sdo t'me gjesh as ne varr.....
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:25

Une e di qe e gjithe kjo qe po te them ka per te mbetur vetem ketu.Ti ske per ta ditur asnjehere...
Si shume gjera te tjera qe nuk di...
Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?
Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht koha spo me ben gje!
Nganjehere me duket se jam une ajo qe nuk dua te te harroj dhe e imponoj une kohen!!Bej nje hap mbrapa, nje hap para dhe...Perseri ne vend!!Jam kaq e pavendosur dhe kaq konfuze...Kam frike te ec!Kam frike tani edhe nga hapat e mia!!!
E mbaj mend si sot heren e fundit qe kemi folur ne telefon!Mundohesha te mos kuptoje zerin tim qe dridhej dhe mundohesha te shtregoja fort jastekun...Dhe heren e fundit qe te pashe kur u largova prej teje u mundova aq shume qe te qendroja me kembe, edhe pse gjunjet po me tradhtonin!I futa duart ne xhep per te mos kuptuar qe dridheshin!!!Dhe kur te pashe ne rruge dhe ste fola...Ula syte ngadale dhe u mundova te fshihja lotet...Ishte me mire keshtu?Mbase po...Mbase jo...Nuk jam me e sigurt per asgje!
Di vetem qe TE DUA,di vetem qe cdo moment do doja ti bija telefonit tend dhe ti thosha te gjitha... Me duket se do mbytem me te gjitha keto qe kam brenda meje...dhe ne fund te fundit...e di qe sja vlen me...Perseri kthehem mbrapa...
Tani duhet te ecim vec!edhe pse ne cdo moment me kujtohesh ti, edhe pse ne cdo kenge te gjej ty, edhe pse ne cdo rruge them
-Ishim edhe atje!Ishim dhe ketu!, edhe pse u largova prej teje te dua...
Vertet jane kaq te nderlikuara gjerat apo i nderlikoj une????...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:25

Kenge dashurie ne pranvere!

Paradite diell
Mbasdite shi
Ja si kjo dite
Je edhe ti...
Ketu lodron, vrenjtesh aty
Cdo besh me mua, cdo bej me ty?
Hesht me fjale, flet me veshtrime
E ndrojtur behesh nga ndrojtja ime!
Ta ndjej frymemarjen, po ku je?
Do ta braktis veten do vij atje!
Nje flake e bardhe na prin ne shteg,
Vijme...Largohet...Shkojme...Na djeg!
Dicka nga une u dogj me gjeme
Thengjill te shkruaj cnuk kemi thene?
Une zbres thellesirash ti zbret prej pemesh,
tunde buz honesh, do te me trembesh...
Heshtim perballe e qajme pa lot,
Me ty srri dot, pa ty sbej dot
Floke e rrufese ndrizet ne shi
Dhe syri mallit loton ne sy...
Paradite diell...
Mbasdite shi...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:26

Do të të dua gjithnjë

Po e nisi këtë letër me fjalët: Të desha, të dua dhe do të dua përgjithmonë.Ah sa vështirë qenka që nën dirigjimin e vuajtjes së tmerrshme dhe nën tingujt e melodisë nga thellësia e plagëve shpirtërore ta nxjerrësh ndonjë shkronjë dhe ta shkruash fjalën — dashuri.

Dashuri ky vullkan i vuajtjeve shpirtërore.
I, dashurI im. Tani jemi të ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltërt, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgia e mungesës sate ende edhe na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desha të them se unë e dashura yte e dikurshëme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoi e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme.

Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurr nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e gjelozisë që na vranë dashurinë.



Të lutem, si nuk pate mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, s’pate mëshirë as për lutjet e shumta që t’i bëra? Si e shkele premtimin që ma pate dhënë se vetëm vdekja do të na ndajë?! I dashur, të them edhe një herë — unë vuaj për ty!

Ende më përkundë hija e dorës sate në djepin e ëndrrave. Ende jetoi në shkëlqimin e syve të tu, të cilët nga një fotografi e varur në mur pa ndërprerë vështronë rënkimin e dhimbjeve të mija. Ku je, i dashur, në këtë moment, kur unë vuaj për ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetër dhe nëse është ashtu atëherë të uroi fat, sepse unë nuk jam shpirtlig sikur je ti.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:27

Unë e vetmuar, në ketë park të mbushur me gjethe të verdha pa jetë dhe një oqean gri... të mendoj!!
Era lehtë fryn dhe unë me të rend.. vrapoj… dua që era tek ty të më çoj...
Të dy jemi prapë, qeshim dhe duart fort i shtrëngojmë, vrapojmë, zogjtë ndjekim, ylberin ta kapim, perëndimin e diellit me dhimbje ta shikojmë...


Sytë e tu shikoj... Plot dritë dhe jetë, buzëqeshja jote si një trëndafil, zëri i yt më i embël se një note muzikë, dhe zemra jote e mbushur më dashuri! Vetëm unë e ti... Pafundësi!

Papritmas një shi i lehtë fillon dhe mua (e humbur në atë botë mendimesh) më zgjon...ohhhhh, ky shi nga ty më largoi.… një lot më bie. Qesh me vete. Eci në atë park dhe e ndjej që ti je me mua, shpirti i yt me shpirtin tim jeton... Larg por… mendojmë... Vision, ëndërra dhe shpresa, puthje pambarim.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:27

Arsyeja që unë jetoj je ti. Arsyeja që unë vuaj je ti. “Kujdes në dashuri”..këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe por vuajtja... dhe vuajtja u bë forcë fizike, e jo kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time.. e më shumë se qdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë... e më mundojnë pa ty.

Sa do te isha e lumtur sikur te perqafoja gjithehere...te te them Te Dua...ta dhurova dashurine...do te beja gjdo gje qe te bej te lumtur....Ti je kujtesa e veqantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj... që të jesh gjithmonë.


Në fillim, atëherë kur fillova të njoh aftësit e tua.. kërkoja forcë që të them se te dashuroj me shpirtë por kisha frike mos te humbja te terin..mora guxim ne fund dhe ehhh....mu duk se isha me e lumtura ne botë....Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin....qe s`mund te behesh i imi....edhe pse te kam afer me zemer e me trup largeee....
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:27

Ëndërr reale

Ëndërrova diellin të strukur në gjiun tim, ëndërrova aq fuqishëm sa rrezet e tijë më ngrohën tërë truopin, çdo qelizë e pasuruan me nergji të re, energji që gjer më tani nuk e njihja, energjinë e dashurisë! Nuk ishte diell i zakonshëm ai, ishte dielli që tek unë solli rrezet e tua, ngrohtësinë tënde dhe dashurinë e pafund të ruajtur për mua!
Një drithërimë në rritje më përshkoi tërë trupin dhe dalëngadal u shëndrrua në tërmet që çdo ind timin e bëri të kërcej me vallen e dashurisë.
Pastaj po ky diell u shëndrrua në një ylber shumëngjyrësh, në ylberin e premtimit të dhënë për dashuri, ylberin e shpresës, ylberin e dëshirës për jetë. Po ky ylber të cilin në ëndërr e kalova, nuk më ndërroi gjininë (sikur thuhet në përralla) por më fali krahët, një palë krah të lehtë që të fluturoj drejt teje, drejt përqafimit tënd, drejt lumturis së pafund, drejt realizimit të premtimit.
Dhe sa qudi, ishte kjo një ëndërr që më nxorri gjumin dhe kur ngadal hapa sytë, isha me ty, në përqafimin tënd, i zhytur në lumturin e pafund njerëzore, kurse ti kokën mbaje mbështetur në krahërorin tim dhe lehtë shumë lehtë pëshpërisje ca fjalë falënderimi për perëndinë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por një e dija se isha njeriu më i lumtur në botë... mbase në koloritin e ëndrrës ëndrrimtare
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:28

Shpeshehere deshiroj ta mendoj dhe ta shof te verteten time te se ardhmes, por ne cdo moment kam frike se si ta shikoj kur me lendon, kur shqetesimet e tmerruara rriten ne zemren time. Te dashuroj bera veshtersi, me pastaj te dashurova, e tere zemren ta dhurova dhe ta dhuroj ende, te dua ende me gjithe qenjen time dhe per mua je cdo gje! Por nje Shprese qe te jem me ty nuk ekziston kjo mundesi.

Pse mua cdo dite me kaplon nje rrufe trishtimi, nuk kam menduar se dashuria eshte kaq e lidhur, por nuk eshte se ka lindur vetem nga une kjo bindje, por kete bindje ma krijove ti. Ehhhhh bukur din ti te dashurosh..... shume bukur e defton dashurin tende, shume bukur rrembeve dashurin time.....por mua me le vetem mbrese... kujtim.....!

Ehhhhh sikur ta dishe se cka sillet ne mua, cka kaplon shpirtin tim....s`do rrembeje dashurin time.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:28

Jo,jo nuk mund te te urrej sepse ne zemren time nuk egziston urrejtja per Ty,…….dikur nuk e mendonim se mund te vije deri te ndarja…por ja erdhi edhe ajo dite te ciles shume here ne mendjen time i frikohesha,duke menduar se ndarja ishe fjale e huaj per Ne !
…..ditet po kalojn dhe ky fillim vjeshte me kujton kohen kur Ne ishim se bashku dhe numronim gjethet te cilat binin ngadale me ererat vjeshtore,ndersa ditet dhe muajt na kalonin me plot buzeqeshje dhe ledhatime,nuk donim te dinim as per kohen e cila shume here ishte e pameshirshme ndaj neve por….une te mbroja me gjoksin tim,me sakon time te mbuloja shpinen ndersa me buzet tona shijonim nektarin e shpirtit tone……Eh….. sa shume u deshtem dhe asnjehere nuk donim t`i prisnim rrugen „therrave“qe mbinin ne dashurin tone dhe me kalimin e kohes ato rriteshin me shume se sa dashurija jone dhe nje dite……..na mbuluan pa pasur mundesi te dalim nga ajo sketerr .
……..Sot derisa shiqoja shiun e imet nga dritarja me kujtoheshin fjalet dhe planet qe thurnim ne „vjeshten“tone ,me kujtohet zeri yt i dridhur kur me thoje TE DUA derisa une ta ktheja pergjegjjen me puthje dhe pergdhelje dhe ngadale te peshperitja ne vesh se dashurija jone eshte e pavdekshme…….Eh sa me trishton ky shiu i sotit duke me kthyer ne dashurin time te perjetshme….e dij se asgje nuk mund te ndryshoj ne jeten tone por……edhe dashurija ime eshte e pandryshuar ,ndoshta e tera eshte vetem nje rikujtim i dashuris sone me shiun e vjeshtes dhe nje dhembje ne zemren time per Ty e dashur qe nuk mund te te urrej asnjehere edhe pse nuk te shoh ……Ti je pjese e Zemres sime te zhuritur deri ne amshim ……..
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:29

Ishte nje nate e e ndriqueshme vere me plot yje dhe shume gjera te vecanta rreth nesh.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje nate si gjithe te tjerat,me pak buzqeshje, ashtu si perhere.

Sapo mberiva ne vendin e caktuar syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me jave dhe dite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te me prezantoesh plotesisht.
Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja mendjen,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi aq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua te rrudhta qe te derdhen mbi shpatull.Kam zili eren e flokeve te tu qe me flladisnin aq embel.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam e jotja me tere qenien time.

Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit, Nuk e paramendoja se do te qendroja para nje bukurie te tille.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha e emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend prej zane.

.........Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje...SHPIRT me ka marre malli shume
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:30

KTHEHU
Përsëri në këtë natë ndjehem e vetmuar,dikush ma ngulfat frymën.Qielli ka ngjyrën
e fjalëve boshe.Lotët më pikonin pa rreshtur,zemra kërkonte dashurinë
e humbur,kërkonte realitet me vështirësi dhe mospërfillje,por së paku le të jetë realitet.
Fillova t’i numëroj yjet që rrinin të zymur në brendi të qiellit,por ngadalë ata filluan
të zhduken.Tik-taku i orës ishte instrument i vetëm në veshët e mi,por dhe ajo nuk
më tregonte të vërtetën.Kishte filluar të agonte mëngjesi e ora më tregonte mesnatë.
Dora ime zgjatej si lypëse saherë që të takoja,e ti nuk ofrove mëshirë për mua.Të
desha aq shumë,jeta ime ishe ti.Të prita ditë të tëra se mos vallë do të ktheheshe përsëri
tek unë.I numërova muajt,vitet..por ti as që mendoje në rikthim.Të ëndërroj çdo natë,
vetëm ëndërra është vend takimi i vetëm për ne të dy,e ëndërra këtë natë u zhduk.
Të dua…më beso.Unë smundem pa ty.Vallë,është kaq e rëndë të më falësh dashuri?S’të
kërkoj asgjë më shumë.Dua të jemi bashk ashtu siç ishim dikur,të ndjej përqafimin tënd,
puthjen tënde..I dua ata duar që shtrëngonin fort duart e mia që dridheshin saherë që isha
me ty.Dua zemrën tënde,më mungon..pa ty jam asgjë.Tani të falë shpirtin duke imituar të
vdekurin,e ti po më ofron trëndafila të vyshkur që në brendi të saj shkruan:”Më HARO,,...
Në këtë çast nata sipër meje e lëshoi perden e saj të zezë,shoh pa pasur sy,qeshi duke
qarë.O Zot,unë jam rob i dëshpërimit,por faj nuk kam!Kush ka parë që viktima të qajë
nga dashuria për vrasësin e saj?Humbasem!Mbytem!Vdes!Po zhdukem nga kjo botë
me bore,nën kumbana heshtjeje.Ti më thua “largohu,, e unë të lutem si fëmi.Jam
poezi e pashprehur për zemrën tënde.Emrin tënd po e përmend por s’po mund t’a
thëras.Je aq larg.,nuk mundem të të harrojë kurrë.Të lutem kthehu,kthehu edhe në qoftë
se ajo ditë do të jetë pas shumë vitesh,kthehu edhe sikur të jetë shumë vonë.Unë do të
pres derisa Zoti më dhuron jetë.E nëse unë kam vdekur,eja mbi varrin tim dhe mbi
të më thuaj Të DUA.Nën dheun e zi,nën sandëkun që trupi im do të jetë I mbuluar,
ndoshta do të të dëgjoj,dije se vetëm atëherë do të prehem e qetësuar.E nëse në atë
çast fillon shiu,dije se janë lotët e mi nga gëzimi.Kthehu…
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:30

TE DUA Tek ti gjeta fjalen dashuri,tek ti gjeta fjalen jete,tek ti gjeta fjalen vdekje duke jetuar.Aq shume te dua saqe nuk di as qka te shkruaj veq se te uroj fat me tjetren.Edhe pse i takon tjetres,zemra te do ty,zemra nuk mundet tet harroj,zemra te do edhe nje here me shume,ti je jeta ime,ti je endrra ime.Me mungon aq shume saqe kur te kujtoj me rrjedhin lot nga brendesia e shpirtit e keta lot i luten Zotit qe te kem edhe nje her afer vehtes te ndegjoj tingujt e zemres tende qe dikur ndegjoja dhe po ata tinguj me than ti nuk do te jesh e imja dhe po ai tingull eshte ende ne veshet e mi ku kjo zhurm e lehte e tingujve te zemres tende me lendoi aq shume mirpo me beri qe te mos harroj,qe gjithnje te jesh ne mendjen dhe shpirtin tim,te jesh gjithmon ne shkrimet e mia,te jesh gjithmon pran buzeve te mia.Syt e tu shkelqejn para meje ne kujtime,buza jote me flet embel ne endrrat e mia,trupi yt me ngroh leht ne lotet e mia te pafund qe derdhen per ty.Kur bie terri qdo nate kerkoj nga Zoti te jem me ty edhe nje here edhe pse nuk do te jesh i imi,mirpo deshira e flakt te jem me ty me ben te duroj edhe ate vetem e vetem qe tet kem para syve te mi edhe nje here,tet shijoj buzet e tua te embla vetem edhe nje here e ateher edhe po te vdes do vdisja me shijen tende,me ngrohtesine e buzeve tua,fyrmen tende dhe tingullin e fundit te zemres tende qe ndegjoj un duke me then me fal,e dija qe me doje e une duke te then te pres ne boten tjeter me krahe hapur dhe me nje flet te perlotur qe shkruan TE DUA,ame takon tashme mua?
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:30

Dy syte e tu te zi si dy lumenje rrembyes ne to dua te zhytem une.... Tani me une jam hi dhe hije nuk kam me kerkojne pyesin ku kam mbetur...Ne trupun tend te brishte jam shkrire jam tretur...Kur fytyra jote deshiron te buzeqesh kerkom une jam ketu sa hap e mbyll syte ti para do te me kesh.. Kur syte e tua do te lotojne tregom nga une asgje mos fsheh...Do te vij dhe lotin do ta fshij...Kur vetmija shpirtin tend do ta kaploi..eja une jam ketu...dije se vetem per ty po jetoj.... Po shikoj ne kete horizont te bukur...!!

Dhe ja tek po i shoh dy yje te bukur njesoj si syte e tua..!
Ja dhe hena paska dal eshte po ajo fytyra yte qe po me buzeqesh...?
Dhe kur flladi i eres po me luhat...njesoj sikur ne perqafimin tim po luhatet epshi im...Dhe ja hap syte te kerkoj e te kerkoj... Ketu... Atje....
Ku je mos valle ne hapesiren e cila do kohe per te te gjetur...?
Jo shpirti im ja tek te gjeta te fshehur diku thelle thelle ne shpirtin e zemren time.... Une vetem une ne kete nate e zgjuar qendroj ketu...

Para muzgut te nates..dhe dielli po fillon te rilind perseri....!
Erresira po largohet bashke me mllefin ...E une ende vazhdoj te qendroj e zgjuar....po shikoj pertej oqeanit ...pertej kufive te largesise e cila ndodhet mes meje dhe teje....por une te ndjej ja ketu afer shum afer pran meje...!

-Ne mes shume lulesh te bukura une te gjeta ty...
-Ne mes shume yjesh ndriques une gjeta syt e ty..
-Ne mes shume luhatjeve une zgjodha perqafimin tend...
-Ne mes shume zemrash une zgjodha zemren tende...
-Ne mes shume aromave un zgjodha nuhatjen tende...
-Dhe ne mes shume Dashurive une zgjodha Dashurine tende.....!!!!
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:30

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:30

Ti nuk mund te Urresh....

Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
Ti nuk mund te me urresh sepse tashme un jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme un marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh un qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren un te adhuroj.
Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse un jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam Brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete un jam aty me ty....
Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse un jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka Brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shum.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shume kohesh.
Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po Brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
Te jesh e bindur per dicka:JE PJESA ME E BUKUR E JETES TIME...!!
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:31

PLAGë Që ENDE GJAKON

Kaluan vite,muaj të tërë,por unë ty s’të harrova.Të kam në thellësi të zemrës,në shpirtë,në
mendime.Fytyra yte shëndrit edhe pse s’të shohë dot.Dita ditës ndjej mungesën tënde,mungesën e shpirtit tënd të bardhë si bora,mungesën e buzëqeshjes sate.Je shumë larg meje,je në një botë
tjetër,ty të morën engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tënde,ike pa fjalë,pa na thënë LAMTUMIRëN
E FUNDIT.Më nevoitesh mua,familjes..më le të vetmuar,pa vëlla.Lotët nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time që s’ka shërim.Jetoj në tmerrë,në humbje,larg të vërtetës dhe realitetit,jetoj
në ç’menduri me kokën pas se mos vallë po takoj armikun tim?Se mos vallë po takoj vrasësin tënd,atë
zemër të egër dhe të fëlliqur që s’din se çdo të thotë dashuria familjare,që s’din se ç’do të thotë t’a
plagosësh aq rëndë pulëbardhën e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.
Shpirti më gufon e s’ka kush që më ndihmon për të shëruar këtë plag.O Zot,më ndihmo të lutem.Më
elimino këtë vuajtje që kam në shpirt,ma shuaj këtë dhimbje,je I vetmi që dua,që shpresoj dhe që s’humb besimin kurrë.E dua të vërtetën?Ku është drejtësia?Ndërgjegja e këtyre shpirtërave?
A thua vallë nuk kanë frigë nga All-llahu..
…Miq të dashur,desha që me ju t’I ndaj disa prej mendimeve që vërshojnë kokën time gjatë orëve të gjata që I kaloj duke u munduar t’a shuaj këtë plagë që ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtësinë!Zhdukeni gënjeshtrën!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a këput shpirtin.
E kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua më mbykqyr All-llahu,Zoti I vërtetë…
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:31

"E Vetmuar"
Heshtja e kesaj nate po me cmend,e vetmuar ne dhomen time cdo here rri ne mendime,nuk di pse te kujtoj, kur dua qe pergjithmon qe te harroj,si te harroj Ty kur te dua aq shum,por pse te dua kur Ti cdo dit me ben te vuaj...
Nuk di pse sillemi te dy si femij,kur te dy jemi te rritur dhe mund ta kuptoj fjalen dashuri,e di qe edhe Ti me do mua por nuk e kuptoj pse nuk ma thua...
Nuk shihemi nje koh te gjate edhe pse per njeri-tjetrin kemi shum mall,e di se fajtore per ket jam une,por nuk di pse kam frik te takohem me ty, por nuk dua qe te zhgenjehem ne dashuri...
I kujtoj ato pak caste qe te dy i kaluam dhe e kuptoj se per ty jom e permalluar...
E permalluar fle ne gjum e till zgjohem cdo dit kam shum mall per Ty oh shpirt...
E kapluar nga kjo merzi vazhdoj te shkruaj poezi vetem per Tyyyyyyyyy.....

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:32

PER TY Je strukur ne thellesine e shpirtit tim, ne trupin tim jemi bere nje...ne ender je prane buzeve te mia.Pse dashuria ime te ndodhe e tere kjo?PER TY do te beja cda gje..do te hija ne zjarr do te vdisja.Tretem ne mendimet e hutuara e zemra ime gjen prehje vetem kur te kujton ty.Sa te paqelluara jane pyetjet qe ja bej vetes a thua a me do?-e lehtas rrjdhin lotet ...vertet te dua pse nuk me kupton?...-Te shkruaj me forcen e lapsit TE DESHA TE DUA dhe do te DUA GJITHMONE...Edhe nese me trup do ti takoj tjetrit shpirti im do te takoj VETEM TY...Do te jesh pjese e pandarshme e jetes time...Kur trupin tim do ta mbuloje dheu i zi,shpresoj se do te me pushojne dhimbjet e zemres,lotet e derdhur PER TY...Ateher do ti takoj vetem ZOTIT shpresoj te me fal per mekatinqe ja bera vetes duke te dashur ty ma shume se veten...Ah sikur te jemi bashke e te mos mendoj per vdekjen por VETEM PER TY...VETEM PER TY...VETEM PER TY...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:32

DASHURI E VRTET QE PERFUNDON NE TRAGJEDI

Nuk e di zemer se pse em le pse em shkatrrove kru nuk e meritoj kur e die se veq ty te doja kur e die se je gjithqka per mua dhe i vetmi ne jeten time.Nuk e di se pse spo me besonmu kur flas te vrteten kur te them se me shum se jeten time te dua ty.Po mir perfundoj dashuria jon po me ket gje perfundon edhe jeta ime ket gje ta kam then shumher po ti me thua se jeta vazhdon dhe se shum shpejt kam per te harruar po jo ajo gje nuk do te ndodh kurr edhe pse ti po por uen jo sepse ne zemren time nuk ka vend per njeri tjeter perveq teje shprti im te kam premtura dhe te premtoj qe trupin tim nuk do ta ledhatoj askush tjeter perveq teje dhe kto buz qe vdesin nga dashuria per te puthur ty nuk fo ti puth askush tjter shpirti im te kam then qe kur do te ndahem nuk do te jetoj edhe pse ti keq gje nuk e beson mendon se vetem po flas kot por jo ajo gje do te ndodh pse te jetoj e te vazhdoj jeten kur perbrenda jam e vdekur kur jeten time e vrave ti nuk mund te jetoj kur jeten ta dhurova ty andaj tash nuk dua qe te ma kthesh perseri sepse ajo esht e vdekur pa ty zemer veq nej gje dua ta dish se veq ty te kam dashuruar dhe zemera ime vetem pe rty ka rrahur e di qe pa ty nuk mund te jetoj edhe ket ne veper do ta deshmoj sepse tani kto momente jan te fundit qe mendoj per ty zemra ime dal nga dal pushon se rrahuri ep rty por edhe ne momentet e fundit te jetes time ne mendje te kam ty zemra ime te thash se nuk jetoj dot pa ty por ti nuk me besoje ndersa neser se me te vertet pa ty skam jetuar edhe po ashtu qe ta kam deshmuar qe veq ty te kam dashuruar neser do ta kuptosh se zemra ime me nuk rrah per ty ne mendjen time me nuk egziston ti edhe po ta ledhatosh trupin tim nuk do te ndjej azgje sepse nuk kam me ndjenja kam vdekur.Kam vdekur per ty shpirt sepse jeten ta dhurova ty po ti nuk e mbajte siq me permtove.Siq me premtove se do te me dashurosh deri ne perjetsi siq me premtove lumturi pa kufi po per kundrazi me shkatrrove ne vend qe te me dashuroje.E di qe do te pendohesh por ti kur te pendohesh per at qe ke ber qe nuk me ke besuar se veq ty te kam dashuruar do te jet von sepse trupi ateher nuk do te ndjej azgje sepse jam e vdekur.Edhe kjo ke njera nder sakrificat e mia qe kam ber per ty po ke kjo sakrific me jeten time edhe me nje gje qe nuk ka kthim sepse qdo gje e ima tani me ka vdekur.E ti kur ta lexosh ket leter une kur e kam shkruar si asneher tjetr kam vujtur e kam lotuar po te pakten te lutem te me kuptosh dhe te me besosh ne kete qe po ta shkruaj sepse kta lot dhe kjo vujte qe kam tani do te jen te fundit qe do ti bej per ty.te fundit sepse nuk jetoj me.Edhe ty zemera ime te uroj gjith lumturin e botes edhe pse nuk je me mua por kte ta them sepse vetem ty te dua te uroj qdo te mir ne jet dhe ne dashuri shum fat dhe lumturi edhe pse kte qe po te shkruaj e kam shum veshtir por kte ta them sepse te dua.Edhe e gjith kjo ke edhe nje deshmi tjeter se te kam dashur me shum se jeten time dhe mos harro kurr se pe rmu je kon gjithmon i pari dhe i fundit dhe gjithmon do te jem e jotja dhe vetem ty te takoj.Dhe nej gje te fundit nag ti po e kerkoj te pakten qe ndonjhe rte me kujtosh sepse e di qe do te me harrosh.Te dua dhe e jotja kam qen prej momentit qe te kam dashuruar por te kam premtuar se e jotja do te jem deri ne perjetsi po premtimin un e mbajta por premtimin qe ma dhe pse zmeer nuk e mbajte edhe ti.???

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:32

Per ty

Te dua por nuk mundem te jem me ty.
Nje gje na ndan dhe per kete me duhet tet harroj.
E di qe te lendoj, lendoj dhe vehten por nuk di qka te bej
te qmendem nuk preferoj ngase dua te jetoj me kujtimin se te deshta dhe te dua ty.
Te gjitha mi more ti, madje as lot nuk kam me, ta fala dhe lotin vetem qe te mos e derdh ngase me shume lendohem .Kam mall per ty por nuk kam force tet kerkoj ngase po te shoh e di qe do te kthehem prap rruges se dashurise per ty edhe pse e din ti qe jam ne kete rruge por e humbur duke te kerkuar me sy mbyllur se po t’i hap syt e di qe do te me kthehet loti duke te thene me ke munguar! Me lot te kam thene te dua por ti nuk me takon mua por do t’i takosh tjetres edhe pse kurre nje gje nuk do ta kisha deshiruar por… Dua te jem shume larg qe te mos shoh, te mos shoh por te ndegjoj mire per ty edhe pse hijen tende do ta kem kudo qe te shkoj, emrin tend do ta kem ne mendje,puthjen tende ne buzet e mia, ngrohtesine tende ne trupin tim, zerin tend ne veshin tim.Nuk kam qka te bej, te vdes nuk deshiroj ngase dua te jetoj qe se paku lajmin qe ti u lumtur jeton dua ta ndegjoj. Me lot te zemres te them te uroj fatin e bardh kurr ne sy mos paq lot, fati dhe lumturia te ndjekt ne qdo hap.E une, une lus Zotin qe te me ndihmoje, ate qe eshte e mire per mua le te ma dhuron. Mos harro se gjithnje do te dua dhe do te kujtoj.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:32

Te dua
Nuk e di qfare te them pos fjales te dua.Me the qe te harroj por un te them kete mos e kerko nga une se nuk mundem tet harroj.Qdo dite e me shume asgje tjeter nuk ndjej per ty veq se dashuri,dashuri qe askush nuk ndjen per ty.Qdo dite me shtohet malli per ty,qdo dite e me shume me shtohet dashuria ndaj teje,qdo dite kam nevoje per ty,qdo dite kam nevoj per zerin tend te embel,qdo dit ndjej nevojen per shikimin tend,buzqeshjen tende.Nje gje kerkoj nga ti, qe te mos kerkosh nga une qe te harroj.E din pse kerkoj kete nga ti? Ngase ti je e vetmja dashuri per mua dhe nuk mundem tet harroj,tek ti kuptova fjalen dashuri,tek ti mesova te dashuroj,andaj si mundesh te me kerkosh te harroj kur tek ti gjeta ngrohtesin e fjales te dua,tek ti gjeta embelsin e jetes,tek ti gjeta thelbin e jetes,tek ti gjeta shprese per te jetuar,tek ti endrroja boten e pafund,tek ti endrroja vehten me fustan te bardh! Dhe qka,gjithe keto i perfshin ti duke me thene harrom,nuk mundem jo jeta ime,nuk mundem se ti je endrra ime!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:33

Ne cdo skute te zemres sime, fshehur ty ende te mbaj, ne cdo dite te jetes sime, kujtimi yt po me sjell vaj. Ti larg meje shume shpejt shkove, harrove besen qe me ke dhene. Dje me puthje e me ledhatoje, sot ke ik e me ke lene. Nuk ka fjale qe mund ta thote, e as lot te ta pershkruaj, ne keto dite qe me vrer kaloj, sa shume per ty o shpirt po vuaj. E ne ardhte dita te me kerkosh, te vdekur ke per te me gjetur, persa kohe qe jam gjalle, mungesa jote fort me vret. Nje tufe lule ti or djale, te lutem mi lesho mbi varr dhe mos harro s eper ty ne dhe do jem futur e gjalle. Do te kendojne zogjte pa pushuar ne cdo kohe e ne cdo stine, e ne i degjofsh duke vuajtur kan marre dhembjet e shpirtit tim. dhe sa here pranverat te vijne, te lutem zemer kujtome mua, se pikerisht ne kete stine me ke thene vec ty te dua. por kur dimri te filloje, me bej nje vizite te varri, ledhatoje dheun lehte, se dhe e vdekur do te me marre malli.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 3 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi