Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra Dashurie

+5
Geri
Adisa
Merisa
engjell a djall
Erisa
9 posters

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Thu 21 May 2009 - 7:09

First topic message reminder :

e panjohura... eshte e veshtire te gjesh fjale qe mund te te ngushellojne ...por po te permend nje thenie te popullit tone te mencur:

ia dha gurit
dhe u Ça...
ia dha drurit
dhe u Tha...
ia dha njeriut
dhe e Duroi...

duhet te gesh forca dhe t'a mposhtesh dhimbjen...ne menyre qe ajo, te mos te te mposhte ty...
njeriu eshte me i forte se guri dhe druri se bashku
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:09

Bera keq qe te lash te me ikje, tani zemra ime po vuan. E vura re shume vone qe te desha kaq shume. Qe kur nuk jemi me bashke e kuptova qe jeta pa ty eshte e pamundur. Mendoj gjithmone per ty. Ne cdo moment te dites je ne zemren time. Kujtoj momentet e bukura qe kemi kaluar bashke, por kam frike se nuk do te kthehen me kurre. Me mungon. Une di vetem nje gje qe zbulova ngadale ngadale duke te njohur dhe desha ta thoja me te madhe, ta degjonin te gjithe, te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!
Te lutem shko pa lot ne sy, te lutem shko se sjam per ty, te lutem shko koken mos e kthe, mos me shiko mè se ti vet me le, dashuria jone u shua si dielli ne perendim, te lutem shko se me ska kthim.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:09

Ende nuk e kam të qartë misterin e quajtur dashuri për ty. Kot jam perpjekur me orë, me ditë, muaj po bëhen edhe vite dhe ende nuk e di si
mund të dal nga rrjeta e dashurisë me të cilën TI më mbulon. Jeta disa here më tha : mjaft! TI ishe me e fortë se jeta. Vuajtja më tregoi pamjen e saj të trishtuar, dhe në sytë e vuajtjes shihja pamjen tënde prej engjulli. Sa here dhembja më goditi në fytyrë dhe çdo goditje mbante emrin tënd, unë filloja ti dua ato goditje sepse përplaseshin në fytyren time, dhe mbetej gjurma e emrit dashuri. Tani kam humbur në mes vuajtjesh, ankthit, frikës, ëndrrës dhe pritjes. Rruga deri tek ti është e pakalueshme më thotë bota, e ata nuk e kuptojnë që unë çdo natë e kaloj me ty, në përqafimin tënd, në gjoksin tënd, me puthjen tënde hipnoze.
Me thuaj cila je ti që je më e fuqishme se vuajtja, se jeta bile bile edhe më e fuqishme se vdekja që më sillet vërdallë.
Nuk e di, as nuk dua ta di, dua të luaj me vdekjen deri sa të kam ty në perqafim ngrohtesor, dashuria ime e ëmb
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:10

Kurre mos mendo se te kam harruar,ani pse une nuk te shikoj kur me kalon prane,ani pse une nuk te fola kur me pershedete ne qytet. Kurre mos mendo se tashme nuk ndjej asgje per ty,se kam harruar netet qe kaluam bashke,mengjezet qe na zun te perqafuara me njeri-tjetrin. Ishim te rinj dhe ia mesyne e na ndane. Nuk ditem te luftojme per dashurine tone. U pajtuam me fatin qe na caktuan te tjeret,edhe pse edhe sod habitem pse aq shum ju ka penguar dashurija jone familjeve tona. Ndoshta,ata kurre nuk e kan kuptuar e as qe do ta kuptojne se me ne kan ber krim. Te kam pare ate dite kur u takuam rastesisht ne rruge,se si t'u zverdh fytyra kur te shikova dhe nuk te pershendeta. Me pushtoi nje mall i tmerrshem per te te perqafuar dhe per te qen pran teje deri ne mengjez si dikur. Por,a ia vlen te rrezikojme ate qe kemi ndertuar tash? Sa e quditshme eshte jeta. Jetojme me njerez qe i duam pak,ndersa ata qe i duam shume nuk guxojme as ti pershendesim. Do te doja qe ndonjeher te munde te te prekja floket,buzet dhe trupin qe e kam dashur me se shumti ne jete,por ndoshta kjo eshte vetem nje enderr qe do ta enderroj ter jeten e kurre nuk do te mund te bej realitet. Megjithate,dua te dish se une te dashuroj ende dhe kurr s'do te pushoj se dashuruari ty .
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:10

Nga nje tryeze poste
qe kurre s'mbetet shkrete
ku rrine kujtimi, brenga
zemra dhe heshtja vete
Posi pellumba letrat
degdisen qe me nate
i ndiej tek fluturojne
per ne shtegtim te gjate
Dhe ja ku jam rrethuar
me burra e me gra
plagosur nga mungesat
nga ndarjet e medha
Letra, pusulla, fjale
qe nisen ne hapesire
endrra ende pa celur
mendime ende pa gdhire.
Te gjitha marrin rrugen
drejt vatres e drejt pragut
si ndjenje derguar ndjenjes
si gjak derguar gjakut.
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj
me shkruaj edhe nen toke
se edhe une do te te shkruaj.
Nje shtrese e trashe pluhuri
mbulon letrat qe s'duhen
aty u zverdhen faqet
aty germat u shuhen.
Aty humbasin radhet,
ku mallet derdhur qene,
aty jep shpirt mellani,
pasi cepat u brene.
Aty rroposen thelle
hem ndjenjat e kaluara
hem dashurite e tashme...
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj,
Me shkruaj edhe nen toke,
se dhe une do te te shkuaj.
Dhe kur te shkruaj une
do dridhet kallamari,
do skuqet boje e zeze
me flakerima zjarri.
Se kur te shkruaj une,
do shkruajne eshtrat e mia,
do shkruaje gjaku im
gjithe ngulc nga dashuria.
Do mbetet letra udhes
si shpend ne zjarr kalitur
me dy flatra te vogla
dhe nje adrese te ndritur.
Si zog qe per foleqiell,
ajer do te kete
mishin gishterinjte e tu
dhe frymemarrjen vete.
Do mbetesh ti e zhveshur
tek dridhesh me ngadale
e gatshme ta ndiesh letren,
pas gjoksit tend te vale.
Dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj.
Me shkruaj edhe nen toke
se dhe une do te te shkruaj.
Nje leter dje kam pare
se si ngeli pa zot
mbi sy tek i flatronte
dikujt qe s'ngrihej dot.
Letra qe mbesin gjalle
dhe per te rene tregojne
qe regetijne si njerez
vec sy s'kane te shikojne.
Kur dhembeqenzit rriten
une ndiej prane veshit tim,
fermim'n e letres sate
tamam si nje gjemim.
Dhe mos e marsha zgjuar,
edhe ne gjume do ta marr ate leter
dhe do kullojne plaget
si kallamare te vjeter.
Dhe do celin buzet plaget
drejt puthjeve te tua
dhe tek levizin lehtas
do thone prap:Te dua!
Dhe po te jem nen toke,
qe vdiqa ti mos thuaj,
me shkruaj edhe nen toke,
se dhe une do te te shkruaj!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:11

Miremengjes...Nuk e di po sot paskam nje deshire te madhe te shfryhem te them gjera qe shpeshhere nga inati xhelozia apo ndrojtja nuk ti kam thene edhe pse kam dashur ta bej me gjithe forcen e shpirtit...Kam dashur aq shume te te kem afer te te shtrengoj fort fort deri ne pafundesi e te jem e jotja vetem e jotja...kane qene te shumta netet kur duke u rrotulluar ne krevat nga pagjumesia kam enderruar per ne te dy...i jam lutur zotit per ty dhe e kam falenderuar qe te vuri ne rrugen time...ka qene aq e trishte jeta ime pa ty...nje koktej i ndyre frike zhgenjimi ironie...nje perzierje e trishte ndjenjash te vdekura...kam qene zhytyr ne nje terr ku kam dashur te mbys veten time e askush nuk kishte forcen te me nxirrte perjashta...kam dashur te shkaterroj veten me lloje e lloje menyrash...e nuk kam pasur force te ecja perpara.e di ??? Nuk ta kam thene ndonjehere por e urrrej te kaluaren time me gjithe forcen e shpirtit edhe pse kur flas per te mundohem ta bej te bukur...e urrej per ate qe me ka sjelle per vuajtjet qe me ka shkaktuar...e kam shume frike per te ardhmen se tmerrohem nga mendimi se nga ndonje arsye qe ne te dy nuk mund ta parashikojme apo qe mund te mos varet nga ne...te humbim njeri tjetrin e une atehere do te kthehesha serish ne ate terr nga i cili me nxore ti me dashurine tende...po kesaj rradhe do te zhytesha per te mos dale kurre me...une kam vendosur gjithe shpirtin tim ,gjthe ndjenjat e mia mendimet emocionet tek ty...sepse kam besim e te dua..te dua me shume se cdo gje ne bote...e si mos te te dua ty...kur me dhe jeten ??? Si mos te enderroj kur ti me fale endrrat...si mos te te besoj kur ti me ktheve besimin ??? O zot cdo dite te bekuar lutem qe te mos largohesh nga une...lutem qe te vish sa me shpejt...lutem qe te mos me braktisesh...lutem qe te mos merzitesh kurre nga une...lutem qe te mos bej dicka qe te te mund plagosi..me fal per gjithshka kam bere...per gjithshka te ka vrare apo te ka merzitur..e di me mire se vdes se sa te te merzis ty jeta ime...me fal per gabimet e mia...per fjalet e pakuptimta...per budalliqet...gjithshka kam bere e kam bere nga frika se mund te largoheshe nga mua...e ashtu do me sillje vdekjen...se une ne kete bote vetem ty te kam...e vetem ty do te kem...me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh...e mundohu edhe te me durosh...edhe te me duash pak se kjo
eshte gjiothshka kerkoj nga jeta...vetem dashurine dhe pranine tende...dhe mos harro qe gjithshka te ndodhi cfaredo te them apo te bej...sido qe te vijne punet une nuk do rresht kurre se te dashuri...e do te te dashuroj cdo dite e me shume...te lutem vetem per nje gje...ti qe ma dhe jeten te lutem mos u bej vrases...mos ma merr prape ate duke me braktisur...te dua
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:12

E filloj kete leter me e shkruar per ty,me fjalet me te embla te zemres dhe shpirtit tim te lenduar.Ne keto qaste kur e shkruaj kete leter ndihem shum i emocionuar,me merzi ,pikellim,dhe vuajtje te pafund brenda zemres sime,dhe me lot te pandale ne syte e mie te permalluar per nje dashuri.Gezohem qe gjindesh shendosh e mire e poashtu kalon,sidoqofte jeta dhe realiteti dora ime kurr nuk do te ndjej lodhje duke shkruar per ty,do te vazhdoj te shkruaj,do te vazhdoj te dua , dhe do te vazhdoj te shpresoj ne ty sepse shpresa kurr nuk vdes,nuk di qte them ,ndoshta e kam humbur rrugen time te jetes dhe gjindem ne rruge te gabuar por zoti me hapi kete rruge deri te zemra jote.Edhe pse kam nje ndenje deshperimi ne zemer te them te verteten se ti meriton gezimin,lumturine dhe gjitha te mirat e kesaj bote sepse vajze si ti nuk gjindet ne kete bot askundi,beso se nuk e kam lehte ta shkruaj tere kete leter por me detyron zemra te shkruaj dhe te nxjerr ate qe e kam ne brendesi te saj(zemres).
Kurr nuk do te mundem tia fal vetes nese diku gabova me ty e nuk po e di gje qe beri ndryshim te madh ne mes nesh,kurr nuk deshta te lendoj ty e as veten time ,gjithqka ndodhi pa planifikuar diten e mallkuar kur u dashurova ne ty,Heret e kam kuptuar se jam nje njeri i denuar nga zoti por arsyen e ketij denimi asnjehere nuk e kuptova,tash vazhdoj te qaj fatin tim qe shum e kerkova por kurr nuk e gjeta ,jetova me nje shprese te vdekur dhe ne shoqeri te enderrave,per kete pafatsi mbeta i vetmuar jeten pa ndale duke e mallkuar dhe veten e emerova ne baze te asaj qe mbeta,,Robi i Dashurise'',Kurr nuk deshta te gaboj e para zotit te jem nje mekatar kur e di se ne kete bote jam vetem nje kalimtar i rastit qe stacionin e fundit te jetes e kam ne pragun e vdekjes per ne boten tjeter,asgje ne kete bote nuk eshte e perjetshme e as e pavdekshme.
Tash vazhdoj te qaj ditet e rinise qe me iken e kurr me skthehen prap,asnjehere ne jete nuk i deshta avanturat e as interesin,qdohere dashurova me shpirt e me zemer te paster,sado qe po mundohem si duket rruget tona nuk po takohen askund, se si ndihem une tani te tregon vete letra e shkruar,kurr nuk e kam menduar nje dashuri te tille qe te ben te vuash me mall ne heshtje ,te lendosh zemren a askujt mos ti tregosh,qdohere qe shkruaj per ty ndihwem i priveligjuar dhe krenar kur e di faktin se ti e meriton kete,e meriton qe nje djale si une te vdes per ty,kjo eshte nje ndenje qe shum me frikeson sepse e di qka dmth ta dashuroj veq njera zemer,vetem zoti mund te dije se ku perfundon rruga e loteve te mi dhe e vuajtjeve te mia(nese ka perfundim diku),un kam besim tek zoti dhe jam i bindur se kesaj radhe do te me ndihmoj,pa dashjen e tij as ne nuk do te ishim takuar,prej se te njoha ty jeta ime mori tjeter kahje dhe kuptim,kete e deshmojne edhe poezite e mia qe tash i shkruaj duke u frymezuar nga ti,Te mos harrojme se dashurine nuk e kemi obligim ndaj askujt,ajo ehte nje ndenje e zemres dhe e shpirtit,ndoshta une nuk e meritoj dashurine tende por nuk jam fajtor pse te dua shum,me vite te tera po jetoj me plage te pasheruar ne zemer,nese zoti e ka shkruar qe un perjete te vuaj per ty dhe dashurine tende,nese eshte shkruar qe kurr mos te takoj per te thene ne kater sy ate qka ndjej ne zemer per ty,nese eshte shkruar per ty te qaj e te vajtoj perjete do te pajtohem me kete fakt edhe pse shum i rende per mua mos harro kurr se deri en vdekje vetem ty te DUA.
Fati dhe lumturia jote mvaren nga rruga te cilen ti do ta zgjedhesh ne jete,Me fal te lutem per gjitha keto fjale por nje te vertete mbaje ne zemer dhe kurr mos e harro see me shpirt e zemer ty te do nje djale shqipetar, e di qe pas kesaj letre me nuk do t gjej force qe te flas me ty sepse sigurisht do te me urresh pa mase por te lutem me fal se kete leter e shkruaj nga detyrimi i vuajtjeve dhe kujtimeve te mia qe kam ne zemer.Nese ke ndenja dhe zemer kupto te verteten qe tregon kjo leter e mos me urrej ,Valle qeshte kjo qe ndjej une per ty?!nje dashuri,nje pikellim ,nje gezim ,apo nje plage e pasheruar e shpirtit tim?!!!Do te vije nje dite kur do te kuptosh te verteten se te kam dashur me gjith zemer por atehere do te jete shum vone ,do te me kerkosh por nuk do te me gjesh askund,do te gjesh vetem varrin time me shum lule te qelura mbi te ku mbi koke do te me qendroj kurora e dashurise qe kisha per ty,une ne zemren tende do te mbetem si nje dore lypsi qe troket pa ndale duke kerkuar pak dashuri,do te jem i vetmi ne enderrat e tua por do te zhdukem se shpejti dhe ti do te kuptosh se ky nuk ishte realiteti,Per ndarjen tone une qava me dite te tera pa ndale,e ato dite ra edhe nje shi i madh i pazakonshem,kjo nuk ishte rastesi por per plaget e zemres dhe shpirtit tim edhe zoti ndjeu keqardhje dhe qau me lot,u mundova qe te bind ne te verteten por u mundova kot sepse plaget qe i kisha ne zemer nuk laheshin me lot. Lumturise dhe dashurise sime shpejt iu shfaqen kufijte dhe pengesat,endrra ime e vertete ne dashuri nuk zgjati shum ,ajo u be realiteti i hidhur dhe shum i rende per mua qe shpejt i erdhi fundi.Shpresoj se do te gezosh lumturine,dashurine dhe fatin qe aq shum e deshte dhe se nuk do te pendohesh per padrejtesin qe me bere mua,Nje amanet dua me ta lene,pas vdekjes time te varri im kurr mos mu afro ,plaget qe edhe atje i mbaj te lutem mos mi trazo,Ndoshta kjo do te jete letra e fundit qe per ty po e shkruaj sepse nuk e paske merituar qe nje djale si une per ty te vuaj,le te mbetet kjo nje misteri,nje ndarje e fundit per fatin qe kisha une ne dashuri,pa ty tsh jam mbet si nje jetim,si nje zog pa krahe e si nje lot i nxire,...si munde ta thesh zemren time si nje got kristali kur kete une kurr se meritova,nuk pate nevoje qe per lumturin dhe kenaqsine tende te lendosh nje zemer te pafajshjme,...kete leter e shkruaj nga zemra per te pastruar shpirtin tim dhe per t mos mbetur borgj i ndarjes ne dashuri....beso se tsh gjindem i paforce,brenda kater mureve i mbyllur ne vetmi per ty jam duke mbajtur zi....Nuk mjaftoi krenaria e as shpresa qe te ma shuaj mallin per ty,...nuk jetohet me shpres te vdekur dhe me dashuri te shfaqur vetem ne leter...edhe sa do te zgjase kjo agoni,kjo misteri,kjo mvaresi dhe ky mall e kujtim per ty kurr nuk do te mundem ta di....kur ta lexosh kete leter mos u ndiej krenare e as fajtore,le te beje kjo leter qe te kuptosh te verteten qe e tregon ,Jeta ime tash shum ka ndryshuar,ne zemer me ka mbetur plaga e tradhetise,ne vitet e dashurise se humbur per jete mbeta nje ,,Rob i Dashurise''
Tash e perfundoj letren me shprese se e kuptuar domethenjen e saj,mbetesh e pershendetur duke te uruar nga zemra gjitha te mirat e ke saj bote kudo qe te jesh ,pres te me shkruash.......

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:12

Të shkruaj Ty që ma përvlove shpirtin,të shkruaj ty që ma trondite zemrën,Ty që ta fala gjënë më të shtrenjtë të jetës sime.
Jeta me dashuri qenka vetëm dhimbje.E ato dhimbje me diagnozë kanë edhe shërim,por?Ishe si ylli që shkëlqente natën e qetë,derisa ti dole si mjegull e ma morre dritën.A thua,do të ma kthesh përseri?A thua a e dite sa të dashurova,se ishe ngujuar në zemrën time e s'munda të të nxjerr kurr jashtë?Kalua ditët kur më nuk u ndegjuam.Ato ishin ditët më të mira të jetës sime.
Nuk e di pse u ndamë.Për fajin tënd apo për fajin tim?Ndoshta kishim faj të dy?!Sido që të jetë,edhe sot edhe nesër ,edhe gjithëmonë pres përgjigje.Ti je dhe do të mbetesh dashuria ime e parë dhe e vetme sa të jetoj në këtë botë.
Ato ditë me ty ishin parajsa,lumturia e jetës sime që s'deshiroja të ketë fund kurrë.Por, ne u ndam.Aty filluan vuajtjet,aty filluan dhembjet e netët pa gjumë.Pritja dhe lutjet që t'i bëra,s'bën punë dot.
Ndoshta këta rreshta të shkruar enkas për Ty,do t'i lexosh edhe ti.Ndoshta jo!Kush e di,rr....im i dashur,mbase do të të prekin këto rradhë të dala nga zemra.Sikur të kisha parë vetem edhe një herë,sikur ta kisha vetëm edhe një kujtim të vetmin nga ti ndoshta do të qetësohesha e do të prehesha dalëngadalë,por?
Shpesh i them vetës pajtohu me fatin,se dashuritë e mëdha nuk realizohen kurr!por zemra është ajo që vendos,e cila të ka mbyllur njëherë brenda e për të dalë sikur s'do të të leshojë kurrë.
Të dua dhe vetëm për ty mendoj,dashuria ime e vjetër.Mungesa jote më shkakton agoni,dhembje dhe deshire që të vdes.ti ma more një pjesë të jetës,një kujtim një pjesë të dashurisë,ca lot të mi m'i more dhe ike ......
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:14

E ftohte eshte kjo nate i dashuri im,e akullt si varr.Pervelues jane lotet e mi qe lehte rreshqasin mbi buzet e thara.Sonte te ndiej me shume se kurre,me mungon qenia jote qe ben pjese thelle tek une.Sonte ne kete nate kaq te zbrazet,mendoj e mendoj.Ti e di qe te dua shume dhe cdo kend qe do te te donte,do e urreja,por nuk mundem te urrej ate.Nuk mundem te urrej dot nje engjell qe kaq drite te fali dhe kaq dhimbje te shkaktoi.E di,mbase po loton,edhe une bashke me ty,per ty dhe dhimbjen e shpirtit tend.E ndiej vuajtjen ne veshtrimin tend,te ka lodhur keq.Perse erdha kaq shpejt ne jeten tende,perse te gjeta kaq te papergatitur?Perse te dhashe vuajtje me shume?Me thuaj ne e do qenien time?Nuk e di,por kur te degjoja te flisje ne heshtje me te,ti luteshe te mos te te tradhetonte atje ne parajse dhe te priste per ty se nje dite do shiheshit serish,nuk munda te mbaj lotet dhe dhimbjen time qe kaq fort me godet.Me duket sikur cdo fjale e thene nga ti,cdo emocion eshte per te.Thuame i dashur,a jam e denje per ndjenjen tende,a mos ndoshta jam nje ngushellim i asaj qe gjithnje do doje dhe qe s'munde ta gezosh?Thuame nje fjale te qetesosh shpirtin tim te therrmuar ne grimca.Perse hesht dhe vetem hesht?Perse qelluam te dy kaq te pafat?Perse s'mundem te te jap cdo gje qe kam ne bote?Do doja kaq shume.Vetem tani e kuptoj dhimbjen tende te njohjes sone te pare.Tani e ndiej se sa ka qare shpirti yt.Ti,me rrezatimin tend,solle kaq shume hir ne jeten time,me duket si nje enderr.Nuk dua te me braktisesh,te lutem mos.As une nuk mundem.Nuk e di se cka shkruar Zoti per ne,nuk di ne do jemi gjithnje,por lere shpirtin e saj te lire,mos e mabj peng me premtime,se engjejt s'duan perkujdesje,kujdesu per ty.Edhe une te dua dhe te shoh me syte e shpirtit ne cdo cast.Jeto i dashuri im dhe merr cdo gezim qe te perket.Te dua pafundesisht.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:14

Pse ende ne zemren time je ti? Pse une s'po dashuroj tjeter djale? Pse ende ne enderr ti me vjen kur ti me ke harruar e me tjeter je dashuruar? Kur ti mua me le si jetime me le pa shprese me le pa gezim me cofe drejte nje bote te cilen une sdoja ta shikoja. Po ti me bere robe te asaj bote me detyrove e me dergove drejt ne boten e loteve ne boten e vetmis ne boten e vuaitjes. Pse ma bere kete? Sa here te jam lutur per shpjegim po ti as s'me flet me.Kalon e me inat me shikon thua se me urren. Sa do kisha deshir ete urreja edhe un ty po nuk mudem nuk kam fuqi te dal kundra dashuris qe kam per ty s'kam fuqi te urrej se zemra ime te dashuron pse s'me le te shpjegoj gjithshka?Me beso se te kam dashur me shum se veten e ende te dua me shum se gjithshka ne kete jete ti per mua je sendi me i shtrenjt ne bote vetem ti me ben te lumtur vetem ti mundesh.Buzeqeshja jote mundet jeten te ma shtoj vetem lumturija jote mundet te me nxjerr nga kjo bote ne te cilen ti me dergove pa u menduar fare.E di qe kot po lutem e di qe ke filluar dashuri te re e di se un prape po trokas ne cdo hap te jetes tande. Te lutem me kupto e kete lutje ma prano.Po pse mua s'me ndimon????????????????????? Je djali i endrrave te mia je nje engjell qe zoti ne ket bote e ka derguar vetem per mua.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:15

Mall .........
Dic mendoja e veshtrimi ulej aq rende jashte dritares
e atje pikerisht jashte neper sy me shfaqeshin perpara duke rrjedhur rreke pikate shiut.
Ai me dukej i lodhur se reni,
e brenda tij thurrej ngadale brenge shpirtrash qe jehojne larget,
por brenda vetes ndjej se dicka me perpelitet si nje e pagjumur qe s'do ta zere gjumi kurre.
Ndoshta ne te vertet isha une e lodhur brenda vetes,
ku ndjej mall, kaq mall...........
E shoh tek lind e rritet brenda meje, dhe ngadale me can shpirt e mish
pak e nga pak e do ta shoh imazhin e tij si hije perreth vetes qe me rrenqeth me eren e ngrohte te tij,
e une vuaj, vuaj qe dua vec te ulerij e me vone te zhdukem ne te kaluaren........... dikur.....
Sado qe mundohem ta shoh veten diku,
shoh se shpirti prape djeg mall e permallime tek largohet......
edhe me , e une shoh silueten e asaj ne padukshmeri.
Mundohem ta heq pak mendjen dhe rraskapitur dua te fle, e te pushoj, e mbitegjitha s'dua ta shoh fytyren e tij,
por ai kthehet prape e me mbulon shpirtin me nje mall te ri ne cdo agim te nje dite te re.
Do te lodhet ndonjehere ky mall ne shpirtin tim e ta zere gjumi perjete?
E di qe kjo pyetje e ka pergjigjen brenda meje e une mundohem ta heq e ta flak tutje, ate qe tashme eshte bere pjese e nje shpirti te gjore,
struktura e te cilit do te varroset perjete.
Valle pak meshire per mua nuk ndjen, por nete kunderten me rehatohesh pertueshem, e vjen e ulesh brenda meje aq rende e plote jete?
Ktheje ti o mall fytyren tende atje larg, atje tej horizontit blu,
e te lutem gjej pasqyren tende atje tej,
e mos u kthe prapa por vec ec drejt e mos u kthe
me kurre...................
E qielli derdhi poshte ate shiun atje jasht dritares,
e malli si degjoi fjalet e mia por atje ne horizontin blu shkruajti:
" Do Te Vij Prape".
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:15

E thelluar ne heshtjen misterioze rri prane dritares dhe shikjoj
natyren.Asgje nuk me terheqe,as pamja e bukur e kesaj vjeshte e asgje
tjeter...
Lumturia,kenaqesia,gezimi im jane shuar qysh diten qe te mori vdekja ''TY
ENGJULLI IM...''
Ti tani je larg meje,shkove ne nje bote te pakthim,ne boten e amshimit
''ENGJULLI IM''.......
Qe nga dita kur ike ti, nuk me jane terur me lotet.
Me thone se nje dite do te me kaloj e tere kjo,dhe do te kem vetem ne
kujtime dhe ne enderra,por jo une edhe sot mbas1jave nuk po mundem ta bind
veten se ti me ''ENGJULLI IM'',nuk ben pjese ne mesin e te gjalleve,por as
i vdekur sje jooooo.......jooooo,sepse nga zemra ime dhe nga mendja ime
nuk do te shlyej per jete e mot...gjithmon do te jetoj me kujtimet e tua.
Sot me xx.xx.xxxx u ben 1jave,javet do te behen muaj,e muajt vite dhe une
ende do te qaje per ty .......''ENGJULLI IM''....
Shume plane per te ardhmen ishin te lidhura me TY....Ato u shuan por
dashuria dhe kujtimi i qdo gjeje sa ishim bashke do te jene te perjetshme...
Godites qe lajmi i zi qe me erdhi.
Humba DASHURINE TIME TE VETME DHE TE JETES...
Skam fjale te pershkruaj dhimbjen per humbjen tende as veten spo muna me
bind qe ''TI'' nuk je me....ne mua ke len vetem dhimbje qe edhe mu nje dite
do te me qojne ne varr....
Dhimbja eshte thelle,shume thelle ne zemren time...
Ti jeton ne zemren time dhe do te me mungosh shume derisa nje dite te
takohemi serish...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:16

Mbrëmë të ëndërrova.Ishe aq i bukur,i ëmbël,i buzëqeshur si dikur.Më tërhiqje pranë vetes dhe bërtisje:"Tregoj të gjithëve se ne të dy duhemi"!,pastaj vrapoje plot gaz fushave.
E unë,unë dehesha duke të vështruar pa ndalur nga gëzimi më rridhnin lotët si shi.E qmendur hapa sytë dhe u ndesha me terrin e zi,me heshtjen e natës,me qetësin e vdekjes.Ti nuk ishe askund.
Më kot të kërkova....
Më kot të e thirra emrin tënd...
Më kot ëndërrova përqafimin tënd të ngrohtë...
Qe sa ditë kam shpresuar që të të shoh të paktën në ëndërr që ta shuaj mallin që më përvlon shpirtin,dhe ja sonte më erdhe po me atë buzëqeshje të dikurshme.
Oh,kurrë s'do të arrij ti kuptoj njerëzit kur thonë:"Qdo gjë harrohet,e e nesërmja sjell diqka të re!".
E unë kurrë nuk mund të të harroj,as që do të provoj ndonjëherë.Vitet do të ikin,por mua do të më shtohet edhe më shumë malli për ty!
Do të jetoj qdo ditë me kujtimin tënd të paharruar,dhe qdo natë kur të bie në gjumë do të lutem që s'paku në ëndërr të më vish,sepse prej asaj dite që vdekja të mori unë mbeta të jetoj me "ENDERRA TE KOTA"......
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:16

Ne cdo skute te zemres sime, fshehur ty ende te mbaj, ne cdo dite te jetes sime, kujtimi yt po me sjell vaj. Ti larg meje shume shpejt shkove, harrove besen qe me ke dhene. Dje me puthje e me ledhatoje, sot ke ik e me ke lene. Nuk ka fjale qe mund ta thote, e as lot te ta pershkruaj, ne keto dite qe me vrer kaloj, sa shume per ty o shpirt po vuaj. E ne ardhte dita te me kerkosh, te vdekur ke per te me gjetur, persa kohe qe jam gjalle, mungesa jote fort me vret. Nje tufe lule ti or djale, te lutem mi lesho mbi varr dhe mos harro s eper ty ne dhe do jem futur e gjalle. Do te kendojne zogjte pa pushuar ne cdo kohe e ne cdo stine, e ne i degjofsh duke vuajtur kan marre dhembjet e shpirtit tim. dhe sa here pranverat te vijne, te lutem zemer kujtome mua, se pikerisht ne kete stine me ke thene vec ty te dua. por kur dimri te filloje, me bej nje vizite te varri, ledhatoje dheun lehte, se dhe e vdekur do te me marre malli.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:17

Shpirt dje me rreke,
e zemren pezull perseri ne duar po ma mban...
Mi the fjalet aq ashper sa drodhen trupin fort ... e buza do te puthi e syte ti ngul ashtu mbi syte e tu.....
a do ta kuptosh te shkreten jete e ndoshta ta kuptosh veten aty brenda se si jemi gatuar ne rreshtat e egersires,
ne rreshtat e nje dashurie.............
ne rreshtat e asaj dashurie te cmendur ..
te lenduar ne cerrjet e gjembave te nje trendafili....
do ta kuptosh se rruga ime eshte e gjate te takohet perseri me tenden??
............do ta kuptosh se eshte e gjate e plot lendim...................
.....kuptoje vetem nje here se dhe frike kur te kem do ti shtrengoj buzet fort e syte do ti mbyll ashtu ne erresire....
do mendoj per te kaluaren me ty te embel............
do mendoj se sa shume te dua .... sa shume te dua ne kete bote......
do mendoj se dhe pak do jem me tyyyyyyyyyyyy
do mendoj se sa te bukura jane gjerat kur jam prane teje...........
do mendoj se sa shume kam qare per ty
do mendoj se gjithcka e ka nje te keqe e nje e keqe e ka nje te mire..............
do mendoj se sa e bukur eshte jeta.. kur ne te ben pjese ti.............

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:17

Peme ngjyre gri te ngrira ne hapesirat e ftohta te Janarit ..............
me kujtuan rrugen e ardhjes time ketu.
Ditet ishin te njejta si ato te Prillit ,
me plot shi...........
Heshtja kish futur krahet e saj thelle ngrohte e ngrohte
brenda ne rrenjet e trishtimit qe do iki. iki tej prej ketu.
Ndoshta tej nje ngjyre jete plot ylbere ose tej e fundosur ne nje ngjyre gri,
me shume e shume pika shiu qe rrjedhin pa pushim.........
E era vrapon me lajthitjet e saj per te gjetur strehe ne deget e shtremberuara te pemeve
ngjyre gri.
U perlesh pa ze neper netet e ftohta per ta degjuar thirrjen e ngjirur
qe si jepte ze trishtimit te hapte gojen e madhe plot me lageshtire urrejtje.....
Askush si degjoi lajthitjet e eres naten me hene plot, e pikerisht ne parvazin e dritares , su ula me.........
Su ula me per te qare nen vezhgimin e qiellit me puhizen ledhatuese qe me mungon.
E dhoma do te leshoje perreth format e cuditshme te mungeses time,
qe ndoshta do te kete ngrire ndonje arome te lene ftohte.
Dhe ajo eshte e vetmja gje qe kam lene.
Kush do ti vinte kufi arratisjes qe te mos ikte?
Te mos ikte ashtu e ftohte naten e erret pis pa njeri,
ai brenge e lindur padashje
ne fajet e askushit..............
E s'deshi te mbetej brenge e lene ashtu e perlotur pa krahe perte qene thjesht nje plage qe do te mbyllet shpejt.
E eren s'do ta degjoj me tek me ofron te iki tej me trokitjet e saj ne xhamin e dritares plot mall.
ndoshta ato nete s'do vine me,
e nete te tjera do te mbeshtjellin nje tjeter njeri.
E mua do te me harroje..........
Gjithcka do te zhytet ngadale ne vite qe do te vine,
e do te me zere brenda me myshk harrimi.
harrimi i shpirtit tim i lene aty
aty ku je ti moj ere.
Po valle a do me kujtosh ashtu sic isha dikur?
Nje fletes e njome ne krahet e tu....
Pse ti s'dalldise e bashke me ty dhe une?
Pse u harruan thirrjet e zerat e jetes si e cdo dite me pare?
Pse s'u degjuan si gjithnje?
U la cdo gje.
E pikerisht te gjitha u thyen brenda meje kur erdha pikerisht .............ketu........
E veten e le menjane per tu lagur me shiun qe po bie jashte,
e ndoshta veten do ta ndjeje atje ,
atje qe malli marrezisht me ka marre.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 21:18

Ne kete leter jane edhe lotet e mi qe kane rene gjete shkruajtjes, pra brenda mbaj dashurine qe meriton. Dhe nese nje dite do te qash per mua, qaj mbi kete leter qe te pakten te behen te lumtura lotet e mi. A ta le te shijojne dashurine po nuk u takuam dot neve.
por un nuk mund ta imagjinoj qe ne sdo te takohemi nje dite,sepse nuk ma jep asnje tjeter ate shije dhe ngrohtesi qe me japin buzet e bukura te tuat, asnje tjeter nuk ka ate buzeqeshje qe ti ke, asnje tjeter nuk me shikon ashtu sic me shikon ti, asnje tjeter sme adhuron ashtu sic me adhuron ti, asnje tjeter sme ka xhan ashtu sic me ke ti, asnjeri po te them asnjeri nuk ma jep ate lumturi dhe kenaqesi qe ma jep ti.
Nese me fluturon zemra mes ketyre fjaleve duke te shkruar ty kape ate, shterngoje fort dhe fute te bashkohet me zemren tende, le te behen miq, le te dashurohen me njera tjetren, le te puthen e ta shterngojne njera tjetren fort, edhe une do te vazhdoj te shkruaj ne menyre qe ata te jene te lumtur.
Pse te mos jem une jotja nderkohe qe te dua shume dhe nuk ka per te dashur kush sikur une? Perse?
Nuk duroj dot te te preke kush tjeter duart e tua te arta. Kete nuk e duroj dot a me kupton? O Zot dua te jem vetem un per ty
je gjithmon endrra ime, sa do doja ti ishim bashke kudo vetem bashke ne rruge ne ajer ne tok dhe ne dete,te te falja gjithcka zemer shpirt dhe trup,te ishe vetem e imja dhe per mua,po po shuum te dua,
dhe fjala e fundit qe dua te them eshte qe te adhuroj.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:18

Beme te besoj se me dashuron edhe nje here, per hire te koheve te bukura, sapo une te largohem jam e sigurte se ti do te gjesh dike tjeter, por i dashur te lutem mbaj mend se une do te jem ketu, do te qendroj ketu nese nje dite do te kuptosh se ke nevoje per mua.

Mos thuaj asnje fjale per te nesermen, asnjehere, kurre, do te kete kohe per te qene e ashper me veten, kur ti te kesh nevoje per mua.
Jeta ime pa ty eshte si nje gure i vjeter qe fundoset ne thellesine e kesaj toke te zeze, dita ime pa ty eshte si nje motiv i lashte qe nuk dihet ku nis e ku perfundon, buzet e mia pa puthjet e tua jane si petalet e vyshkura te nje trendafili te kuq, syte e mi pa veshtrimin tend jane si nje nate sketerre e nje dimri zemerak, shtrati im pa trupin dhe aromen tende eshte si nje arkivol i frikshem, zemra ime pa zemren tende eshte si ajo bota e nendheshme ku dielli nuk arrin kurre te ngroh.

Jeta shume te ka sfilitur, por jo ti kurre mos u dorzo, me force rrembeje buzeqeshjen, per lumturine tende lufto.Ti je nje trendafil qe ferrat me gjemba te kane lenduar, por mos harro per asnje cast, jam zemra jote ketu per te ndihmuar.

Syte tu per gjdo nate ne enderr me dalin, sikur dashurine tende duan te ma falin, nese heshtim te dy bashke dhe heshtja ka dy sy jane syte e mi qe te duan ty.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:19

Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth saj.


Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...


Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine,e falenderoj qe te ka krijuar ty.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:20

Dashuria, në fund, nuk është kuriozitet superan, një uri e panjohur që të shtyn në stuhi me gjoksin hapur dhe kokën ulur. Cilën... ?!"



"Siç do të jetë i gjatë udhëtimi i kthimit, do të jetë edhe e mrekullueshme puthja jonë e parë. Mos qaj, e dashur, kur të më shohësh. Dua t'i shoh sytë tu të bukur dhe të ndritshëm. Cila do të jetë fjala e parë që do të më thuash, kush e di?
Të mendoj gjithnjë.
Kur shkoj në shtrat nata është gjithnjë një lloj torture për mua...
Jepmu mua, e gjitha, e gjitha kur të shihemi.
E gjitha është e shenjtë, fshehur për të tjerët, duhet të ma ofrosh lirshëm.
Dua të jem zot i trupit dhe shpirtit tënd..."



"Vogëlushja ime e dashur, e dija që, vetëm kur të ishe larg, do të ndërgjegjësohesha për lumturinë time të pamasë, dhe po aq, edhe për përmasën e saktë të asaj që më mungon...”

"Nuk dua të shoh asgjë tjetër pos Kënaqësisë në sytë e tu, Dashurisë mbi buzën tënde, Lumturisë në hapat e tua. Ti je gjithnjë e re, puthja jote e fundit ishte gjithnjë më e ëmbla, buzëqeshja jote e fundit ajo më e shndritshmja, gjestikulimet tuaja t' fundit më joshëset..."


"Lamtumirë, bukuroshe, lamtumirë, e dashur, grua e fisme. Dua të të them sa e papërmastë më është rritur dashuria për ty këtyre ditëve: por nuk ka fjalë aq të dashura dhe të thella ta thonë. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!... Mbase do të bëj ende diçka të denjë. Ndërkaq të dua: dhe është diçka hyjnore të duash, të duash kështu?"

po e mbyll me Napoleonin...
Napoleon Bonaparti i shkruan Joséphine de Beauharnais

"Një puthje mbi zemër, një tjetër pak më poshtë, një tjetër edhe më poshtë, akoma edhe më poshtë..." e ku më poshtë? ... në trekëndshin bermudas, apo!?...
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:20

Te Dua zemer Ti je gjeja me e vlefshme ne jeten time


A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? a nuk po na lidh ai per jete? edhe ne kohet qe shkojne, nuk di, nuk edi se cfar je ti per mua ?! Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, ti lexon cdo gje ne shikimin tim, me syrin tend hyn ne brendesine time hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne vene dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh i qete dhe i lumtur. Une kete kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh i merzitur dhe fatkeq. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh i lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe i bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.


Nuk mundem te shkruaj me sepse kjo nate e sontshme me braktisi me mendime shum te kqia....! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej fuqi dhe shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une jetoj vecse per dashurine tende.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:21

Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tende. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.

Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli.. dhembja.. per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shume se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem e jotja e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku...

Te te them qe te dua me duket pak, dikush duhet te shpik fjale te reja per te percaktuar ndjenjat e mia te lidhura me ty, qe me bejne te kem nevoje per ty çdo sekond.Te them qe te dua por ti tani e di , ndoshta ngaqe e them shpesh kjo fjale mund te zbehet por, çdo here qe ta them eshte sepse dashuria ime per ty rritet.
Dua qe ta dish , nuk te dua ne te shkuaren , nuk te dua ne te tashmen , as ne ardhmen , eshte nje dashuri pa kohe , gjithashtu nuk ka distanca , eshte thjeshte nje dashuri e paster , e mbushur me iluzione , me premtime qe nuk duan te permbushen sepse u permbushen te gjitha ne momentin qe te takova.

Te dua , si dy fjale qe formojne nje buzeqeshje ne buzet e tua.
Te te duash ty ne realitet eshte nje çmim, nuk e di ne te meritoj por une luftoj qe te te meritoj , eshte nje çmim , nje dhurate qe çdo person do kishte fat po ta harronte por qe e kam vetem une.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:21

Një Çast Malli...

Sa shumë mallë.. sa dëshpërim....sa vuajtje.. sa shumë dashuri ndjej për ty sonte.. në këtë natë i dashuri im... Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj.Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë!

Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.


Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjetër, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë.

Ngado që po i hedhi sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë...

Vallë ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRËSH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË? Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë!

Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.

E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo rrespekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty....!!!
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:22

Ftohte! E ndjej qe i ftohti me ka hyre thelle ne shpirt. Me duket vetja nje qenie e pashprese, e mbaruar kesaj bote,dhe pse per ironi duhet te isha me e lumtura. E ftohta-sinonim i shpirtit tim. O Zot ajo duket sikur me ka zene per fyti e me ndrydh fjalet me ndrydh kujtimet....Sa keq! S'dua te me fshihet gjithcka. Kam patur shume kujtime , kam qene "e perkedhelura" e fatit tim, njeriu me i lumtur.
Por...shume gjera me ndryshuan papritur, pikerisht ne ato çaste kur mendjen e kisha qetsuar me zgjidhjen time.

Eshte shume e rende per mua, aq me teper qe njoh dhe karakterin tim.... E çmoj shume shoqerine sidomos kujtimet. Ato i ruaj dhe sakrifikohem per to.Dhe vertet, a s'jane te mrekullueshme! Sido qofshin te bukura apo te hidhura... ato jane kujtime.

E pra, si mund te harroj .. atehere o me mbetej vetem nje cope tru, pothuaj i demtuar, i shperfytyruar dhe fare pa inteligjence. Por kete s´dua ta mendoj Ndaj dhe mundohem te kujtoj e te kujtoj e te marr vesh se c'behet me mua dhe jeten time.E dini dikure kane thene " se s'mund te kujtosh çaste te bukura ne hidherim" .

Por une po pyes.. kur mund te shkaterrohesh me shume? Kur je i hidhur dhe kujton çastet e bukura apo kur je i lumtur dhe kujton çastet e fyerjes, te hidherimit. Mos e vritni mendjen: kam menduar aq shume dhe per ju; dhe ne te dyja rastet e kam ndjere veten shume keq. Lotet me kane mbytur. Ju mund te thoni i ke si me rubinet!Por une do fyhesha, s'ka rubineta ne boten shpirterore.
Lotet mund te tregojne dobesi, dhe une jam e tille, sepse s'di ta mbaj dhimbjen, s'di te fsheh gezimin prej dickaje qe e kam per shpirt, e atehere denoj veten me dobesine time e shkrihem ne lote...
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:22

Shushurima e gjetheve me ben te mos ndihem e vetmuar pa prezence te askujt!
U flas atyre ne gjuhen time, ne gjuhen e dhimbjes dhe mekatit qe vret nje shpirt.
Kam kaq nevoj serish të shikoj syte e tu ku gjeta boten.
Me duhesh ti, me beso, pa ty dhe me njerez jam e vetmuar, dhe me buzeqeshje qaj pareshtur…! Ti je larg, kaq larg nga une, mbase tash defren diku ne zerin e rinise apo mbase i kendon dikujt. S’e di, s’te shoh dot…!

Por nese ti ndonjehere me shikon, dije se mendoj per ty, vuaj per ty, shtirem sikur jam e lumtur vetem per ty! Gjithkund shoh vetem imazhin tend, fytyren tende, me kupto! S’pata force kurrë të largohem nga ti…. akoma me duket sikur degjoj zerin tend, fjalen tende: „Te dua!“

A thua, Zot, dhe sot me do mua?
S’e di përse pyes kur e di se gjithçka mbaroi, por unë e mësova prej tij të besoj në dashuri, të ndjej pa logjikë, të dua pa frikë! Pa të unë s’jam vetvetja, s’jam një person, jam e përgjysmuar se gjysma tjetër është me të…

Më duhet çdo ditë e më tepër, më mungon çdo mëngjes, çdo mbrëmje…
Lutem të të shoh dhe një herë të flas me ty, ashtu siç di vetëm unë: pa ligje, pa gjykime. Atëherë do të më besosh se zemra ime ishte në gjendje dhe të ndalohej për ty. Pa ty jam një hic, pa ty s’jam asgjë…
U ndamë me shprehjen e fundit “natën e mirë”. A thua ishte e mirë ajo natë?Të paktën për mua ishte ferr.

Më vjen keq që duhej gjërat të mbaronin kësisoj, por as vet s’e di ç’bëra, si më erdhi gjithë ky mister i pazbuluar, kurrë s’isha ndjerë kaq keq sa ndihem sot. Më thuaj Zot: si do të jetoj pa të, si do mundem t’i largoj ëndrrat, iluzionet, shpresat që i kisha të lidhura vetëm me të, si…?

Dua, shumë dua që çdo gjë të ishte kaq ndryshe, të ishte sërish e bukur siç filloi.
Atë natë s’ta thash nga frika dhe krenaria që kam për veten, por kam nevojë dikujt t’i rrëfehem duke ia thënë të vërtetën, atë se betohem, betohem se askë s’do lejoj të ma vjedhë imazhin tënd. Ai do të jetë gjithmonë me mua, do të ketë vend të veçantë në zemrën time, ai përherë do mbetet kujtimi më i bukur që pata!
S’di në do mjaftonte t’ju them vetëm se ju dua! Ajo që ndjej unë s`shprehet dot me fjale,as me shkrim.

S’di se çfarë ishte e gjithë kjo, a ishte dashuri apo…?
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Merisa Sun 24 May 2009 - 21:23

Sa keq po te mos ishim takuar kurre do jetonim pa ditur se cfare eshte mrekullia.Sa fort perqafon syri kur dora nuk mundet....
Desh gabova me ty perpak nuk e di pse... me vinte te terhiqesha..pastaj thashe: kjo eshte gjeja me e bukur qe me ka ardhur ndonjehere, nuk dua ta humb,dua te fitoj.

Gjindesha ne nje kryqezim te perbere prej mekatit dhe pritjes, isha vetem ne nje moment mendimi..! Thashe me vete me pas, une e kam gjetur ate qe me pelqen.!Nuk mundja dot te pranoja largimin nga ty
isha e pafuqishme ta beja... sepse realisht provova veten... pra ti je shume i pranishem dhe shume i forte ne shpirtin tim.

Shkova llogjikshem ne perfundim se ne i perkasim njeri-tjetrit se paku shpirtesisht jemi prone e njeri-tjetrit....!

Prandaj dhe u bera xheloze....Edhe pse e dija se nuk mund te te afroje askush me asgje me shume se sa me mua... sepse keshtu me ndodh ne kembim.

Ty te kam shpirt !Dhe shpresoj qe te jesh qellimi im i verteti!!

Kur mendoj se cfare cmendurirash do ndajme bashke...
Ti me the se jam cmendurisht i cmendur.... dhe une te dua cmendurisht !

Oh zot qe s'te kam afer se do cmendesha duke te puthur ty.....do ushqehesha mbi gjoksin tend...do vdisja.. do vdisja duke menduar per ty..!

Nuk do ta imagjinoja dot perfeksionin ndryshe, ti je perfekti, ai qe une kam enderruar, enderroj, ti je mekati im i lindur, mekati pa te cilin nuk do jetoja dot..... Nuk e di pse me frymezon kaq..... ke sjelle ngjyren ne jeten time.Je gjeja qe me kenaq me shume, me defren, me deh si ne mbremjet e Dhionisit me vere dhe sex....
Ndonjehere je shume shume i sinqerte me mua... tejkalon limitin...

Me terbon xhelozia...!
Me pelqen cdo sekonde e me shume....!
Mos mendo se do me plagosesh... mendo se une jam plaga dhe ti me sheron...!

Nese ti falenderon qiellin une mendoj se ti je qielli... pasi kam kohe qe jetoj ne parajsen e ketij qielli dhe digjem ne ferrin e saj....!
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 2 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi