Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra Dashurie

+5
Geri
Adisa
Merisa
engjell a djall
Erisa
9 posters

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Thu 21 May 2009 - 7:09

First topic message reminder :

e panjohura... eshte e veshtire te gjesh fjale qe mund te te ngushellojne ...por po te permend nje thenie te popullit tone te mencur:

ia dha gurit
dhe u Ça...
ia dha drurit
dhe u Tha...
ia dha njeriut
dhe e Duroi...

duhet te gesh forca dhe t'a mposhtesh dhimbjen...ne menyre qe ajo, te mos te te mposhte ty...
njeriu eshte me i forte se guri dhe druri se bashku
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:17

Sonte po vuaj per ty se di pse ike pse u trete pse me le ne vetmi ti je i vetmi qe ta fala dashurin pse ike pse as lamtumir s me the...
=Me nje puthje ma more zemren me nje tradhti ma helmove jeten si u bere aq i p ashpirt si ma helmove jeten me le ne vetmi por zoti esht i madh e aj me ndihmon ndoshta ne amshim ne dy na bashkon prind e mi na ndan por as at a zoti s do i lejon t jetojn ne paqe me gzime e harmoni se me ndan mu nga ty.....
-Po e pyes vehten pse i degjova prind e mi e u ndava nga ty tani edhe do martohna do bej femi po kut do i mbyll syt mendja gjitheher me rrin tek ty se do te dua gjithnji vetem ty zemer...per zemren tem
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:17

Te gjithe thone se dashuria zevendesohet, por nuk eshte e vertet se dashurine qe pata dhe kam per ty te asnje se kam gjet. U rritem te dy qe ne femijeri, lam shum kujtime te njeri-tjetri qe nuk do i jetojm me dhe nuk do mundemi ti harrojm. Te kam dashur ZOGU IM dhe gjithmon do te dua, me mungon aq shum sa asnjeri nuk me kupton; duke menduar per ty vetmis dhe heshtjesh i jam roberuar.Nata e 12 prillit nuk me harrohet kurre se ka qen nata qe un te jam shprehur se sa te doja ty. Vitet e bukura qe kalova me ty nuk do i harroj kurre,kam qen njeriu me i lumtur ne bote, po se kuptoj perse u treegova kaq budalla qe te lash te ikje ate dite pa te pyetur se ku. Te lutem ZoGU IM kudo qe te jesh falem dhe gjej vend ne zemren tende te me falesh mu. E di qe lash nje shenje ne zemren tende duke te lenduar, te bera te largoheshe nga un pergjithmon. Duke pritur jam me shprese se plaga jote do te sherohet dhe do te kthehesh perseri,;`e di qe ti nuk beson ne falje se te humbet besimi.....
(Une)
Rendesi ka qe e ke kuptuar po mua te me harrosh se dashuria qe ishte per ty dikur ne zemren tende nuk e ndiej dot me. Kur te te shoh do te buzeqesh, po qe te futesh ne zemren time me nuk te le...........
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:17

Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si miq te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit............
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:18

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.I dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:18

I shkruaj zemres qe mundohem ta pervetesoj atij te cilit dashurin qe kam ndaj tij nuk din ta kuptoj
edhe pse thone se koha hakmerret me harres dashuria ime per ty kurr nuk do te vdes
dhimbje e madhe per mua do te ishte ti harroj ditet me te lumtura te jetes sime.
sbesoi se do te lendohesh shume,ti ende se din q'eshte dashuria,ndaj smunde ta kuptoje prushin
e ndjenjave te mia.edhe pse je larg edhe pse je larguar me sy nuk te shoh por me zemer te dua
po te pre sme vuajtje e me vaj,dashurin tone ne zemer e mbaj!
kur mbi varrin tim te filloj punimi,kur mbi koken time te filloj vajtimi,kur mbi varrin tim vendohet
kurora,ateher dije I dashur se per jete te harrova
ne kete nate te qete pran dritares qendroj,shiqoje yjet ne qiell dhe vetem per ty mendoj
nuk me duhet kjo jete nuk me duhet kjo rini,kur ste kam afer meje…gjithmone do te vuaj per ty
dashuri,dashuri nuk thuhet kot fillon me puthje mbaron me lot.dhe nese kam lene diqka tek ti,
nje ndjene te vogel dashurie apo respekti,te lutem mbroje mos e fshij nga kujtesa e jote.
shume e rende jeta pa ty,sme ndalen lotet ne sy
zemrat tona me s'bashkohen as keto plage me nuk sherohen.
nese keta rreshta I lexon dhe shkrimin tim e dikton,vetem ne mua pak mendon dhe e din se zemra
ime ende te don…
s'kam besuar se me ike si era,s'kam menduar te jetoj pa ty,s'besoi se erdhi pranvera deri sa
s'pushojn ete lotojne keta sy
s'arrija te kuptoja pse kaq shume te doja.nuk e kuptoja pse nuk flija dhe ne shtrat mendoja.
per ty I dashur shume po mendoj dhe as nje qast nuk mund te harroj.pse keshtu po ndodh
as vet spo kuptoj,ndoshta bukuria jote aq shume po me terheq sa per ty mund te fali edhe kete
jete,nje dite kur te zgjohesh mos lag syte me lot dikush qe te tregon qe s'jam me ne kete bote
mos pyet si vdiqa por pyet si jetova si me kaluan ditet e fundit qe pa ty I kalova.me premtove se
gjithnje vo te jesh pran meje.gjithmon do ti mabj mend kujtimet qe I krijuam se bashku
kisha dashur qe kurr mos te perfundojne ato dite.edhe nese kurr nuk me thua se me don edhe nese
kurr nuk me fol edhe nese me thu shko ne RR.S te une mbetesh qysh je kan qe nga biseda
e pare qe kemi bere…
edhe kenga e bilbilit pa ty me vuket vaj,edhe kur gezohem pa ty me vije te qaj
edhe pse ike nga jeta ste ndaj! kujtimet me ty ne zemer I mbaj
dashuria ime per ty do te mbaroj ateher kur nje piktor I verber do te arrije te pikturoj zhurmen,
e nje petali trendafili qe bie mbi toke ngadale.
eshte e pamundur te mos perendon dilelli,kur egziston nata
eshte e pamundur te jetojne njerzit gjithmone kur egziston vdekja
eshte e pamundur te mos dashuroj kur egziston ti
a t'kujtohet ajo nate,ajo nate e ftohte ,kur me le I dahsur duke qajte me lot
mbaje fjalen e dashurise kurr mos harro beshu besnik dhe gjithmon beso.por prej dites qe s'te pash
prej dites qe ti shkove,une per ty mendoj por ti em harrove
qka te shkruaj kur skam as fjale nuk kam as zemer te gjitha ti kam fale
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:18

KTHEHU
Përsëri në këtë natë ndjehem e vetmuar,dikush ma ngulfat frymën.Qielli ka ngjyrën
e fjalëve boshe.Lotët më pikonin pa rreshtur,zemra kërkonte dashurinë
e humbur,kërkonte realitet me vështirësi dhe mospërfillje,por së paku le të jetë realitet.
Fillova t’i numëroj yjet që rrinin të zymur në brendi të qiellit,por ngadalë ata filluan
të zhduken.Tik-taku i orës ishte instrument i vetëm në veshët e mi,por dhe ajo nuk
më tregonte të vërtetën.Kishte filluar të agonte mëngjesi e ora më tregonte mesnatë.
Dora ime zgjatej si lypëse saherë që të takoja,e ti nuk ofrove mëshirë për mua.Të
desha aq shumë,jeta ime ishe ti.Të prita ditë të tëra se mos vallë do të ktheheshe përsëri
tek unë.I numërova muajt,vitet..por ti as që mendoje në rikthim.Të ëndërroj çdo natë,
vetëm ëndërra është vend takimi i vetëm për ne të dy,e ëndërra këtë natë u zhduk.
Të dua…më beso.Unë smundem pa ty.Vallë,është kaq e rëndë të më falësh dashuri?S’të
kërkoj asgjë më shumë.Dua të jemi bashk ashtu siç ishim dikur,të ndjej përqafimin tënd,
puthjen tënde..I dua ata duar që shtrëngonin fort duart e mia që dridheshin saherë që isha
me ty.Dua zemrën tënde,më mungon..pa ty jam asgjë.Tani të falë shpirtin duke imituar të
vdekurin,e ti po më ofron trëndafila të vyshkur që në brendi të saj shkruan:”Më HARO,,...
Në këtë çast nata sipër meje e lëshoi perden e saj të zezë,shoh pa pasur sy,qeshi duke
qarë.O Zot,unë jam rob i dëshpërimit,por faj nuk kam!Kush ka parë që viktima të qajë
nga dashuria për vrasësin e saj?Humbasem!Mbytem!Vdes!Po zhdukem nga kjo botë
me bore,nën kumbana heshtjeje.Ti më thua “largohu,, e unë të lutem si fëmi.Jam
poezi e pashprehur për zemrën tënde.Emrin tënd po e përmend por s’po mund t’a
thëras.Je aq larg.,nuk mundem të të harrojë kurrë.Të lutem kthehu,kthehu edhe në qoftë
se ajo ditë do të jetë pas shumë vitesh,kthehu edhe sikur të jetë shumë vonë.Unë do të
pres derisa Zoti më dhuron jetë.E nëse unë kam vdekur,eja mbi varrin tim dhe mbi
të më thuaj Të DUA.Nën dheun e zi,nën sandëkun që trupi im do të jetë I mbuluar,
ndoshta do të të dëgjoj,dije se vetëm atëherë do të prehem e qetësuar.E nëse në atë
çast fillon shiu,dije se janë lotët e mi nga gëzimi.Kthehu…
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:19

ka koh qe vuaj nga nje semundje pa sherim prandaj shkova te mjeku qe te me jap sqarim o zoteri mjek jam e semure kam dhimbje ne zemer e di se per kete eshte vetem nje emer emri i atij qe e dashuroj dhe ne asnje menyre smund ta haroj jam munduar shoesh duke derdhur lot dhe pash perfundim por smund qe mos e dashuroj pasi qe dhimbja fare sme pushon kam ardhur te hi ne operacion ate njeri nga zemra me ma nxjer asnje gjurm te mos me lene .....por mjeku me keqardhje me tha per kete semundje sherom ska ai qe e dua sot po martohet tupanat po degjohen dua te shurdhohem qe mos i degjoj ne darsem dua te shkoj sdua ta shoh te lumtur me te sepse lumturia e tij zemren ka me ma thy te gjithe ne darsem festojne e kendojne a nuk po e shikojn se dikush vajton por ato nuk kan me e kujtu se ndoshta kur nuk e kan perjetu patjeter duhet me u largu dhendri aspak nuk me shikon se nje e pranishme ne darsem shum ka vuajtur aspak si ka interesu por fati do tja kthej ate shume keq do ta gjej........
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:19

TE DUA Tek ti gjeta fjalen dashuri,tek ti gjeta fjalen jete,tek ti gjeta fjalen vdekje duke jetuar.Aq shume te dua saqe nuk di as qka te shkruaj veq se te uroj fat me tjetren.Edhe pse i takon tjetres,zemra te do ty,zemra nuk mundet tet harroj,zemra te do edhe nje here me shume,ti je jeta ime,ti je endrra ime.Me mungon aq shume saqe kur te kujtoj me rrjedhin lot nga brendesia e shpirtit e keta lot i luten Zotit qe te kem edhe nje her afer vehtes te ndegjoj tingujt e zemres tende qe dikur ndegjoja dhe po ata tinguj me than ti nuk do te jesh e imja dhe po ai tingull eshte ende ne veshet e mi ku kjo zhurm e lehte e tingujve te zemres tende me lendoi aq shume mirpo me beri qe te mos harroj,qe gjithnje te jesh ne mendjen dhe shpirtin tim,te jesh gjithmon ne shkrimet e mia,te jesh gjithmon pran buzeve te mia.Syt e tu shkelqejn para meje ne kujtime,buza jote me flet embel ne endrrat e mia,trupi yt me ngroh leht ne lotet e mia te pafund qe derdhen per ty.Kur bie terri qdo nate kerkoj nga Zoti te jem me ty edhe nje here edhe pse nuk do te jesh i imi,mirpo deshira e flakt te jem me ty me ben te duroj edhe ate vetem e vetem qe tet kem para syve te mi edhe nje here,tet shijoj buzet e tua te embla vetem edhe nje here e ateher edhe po te vdes do vdisja me shijen tende,me ngrohtesine e buzeve tua,fyrmen tende dhe tingullin e fundit te zemres tende qe ndegjoj un duke me then me fal,e dija qe me doje e une duke te then te pres ne boten tjeter me krahe hapur dhe me nje flet te perlotur qe shkruan TE DUA,ame takon tashme mua

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:20

Kaluan vite,muaj të tërë,por unë ty s’të harrova.Të kam në thellësi të zemrës,në shpirtë,në
mendime.Fytyra yte shëndrit edhe pse s’të shohë dot.Dita ditës ndjej mungesën tënde,mungesën e shpirtit tënd të bardhë si bora,mungesën e buzëqeshjes sate.Je shumë larg meje,je në një botë
tjetër,ty të morën engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tënde,ike pa fjalë,pa na thënë LAMTUMIRëN
E FUNDIT.Më nevoitesh mua,familjes..më le të vetmuar,pa vëlla.Lotët nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time që s’ka shërim.Jetoj në tmerrë,në humbje,larg të vërtetës dhe realitetit,jetoj
në ç’menduri me kokën pas se mos vallë po takoj armikun tim?Se mos vallë po takoj vrasësin tënd,atë
zemër të egër dhe të fëlliqur që s’din se çdo të thotë dashuria familjare,që s’din se ç’do të thotë t’a
plagosësh aq rëndë pulëbardhën e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.
Shpirti më gufon e s’ka kush që më ndihmon për të shëruar këtë plag.O Zot,më ndihmo të lutem.Më
elimino këtë vuajtje që kam në shpirt,ma shuaj këtë dhimbje,je I vetmi që dua,që shpresoj dhe që s’humb besimin kurrë.E dua të vërtetën?Ku është drejtësia?Ndërgjegja e këtyre shpirtërave?
A thua vallë nuk kanë frigë nga All-llahu..
…Miq të dashur,desha që me ju t’I ndaj disa prej mendimeve që vërshojnë kokën time gjatë orëve të gjata që I kaloj duke u munduar t’a shuaj këtë plagë që ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtësinë!Zhdukeni gënjeshtrën!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a këput shpirtin.
E kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua më mbykqyr All-llahu,Zoti I vërtetë…
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:20

KUSHTET QE DUHET PLOTESUAR PER TE ARITUR DERI TEK UNE DHE NESE DON TA FITOSH DASHURINE TIME .... Nese bie bore ne qershore ri prane meje dhe vuaj me lote,perkulu ne gjuje dhe thuaj te dua,cohu ne kembe dhe mshoj murit me koke,betohu se per ty nuk ekziston tjeter ne bote...Nese don te bindesh se a me don ne mes te dimrit te me blesh bostan, sa per ditelindje nje dhurate te thjeshte dua helikopter e jo mercedes...Per deshiren time dua te shkosh ne hene jo me rakte por ne kembe e kur te kthehesh te shkruash ne qiell ti je per mua i vetmi diell...Do te veretetohem se vec mua me do ne dete dua pa anije te lundrosh,ne dete per mua me siren te kendosh dhe si i cmendur neper rruge bertit se vetem ti te dua o engjell o shpirte...Per dashurine duhet ta verbosh njerin sy , te maresh litarin te varesh ne permendore e kur te shohen njerezit te thone u vra per te vetmen dashnore...Zemra jote per mua kur te dhemb mere revolen vraje ne vend,ne mes te sahares dua nje dete me uje ateher do te shohesh per ty a do te vuj...Te me shkruash pa shkronja nje leter te betohesh se sdo te duash asnje me tjeter...Nese mund te besh gjithe kete ngutu largohu e mos u vono se afati i perdorimit do te kaloj dhe ty ska kush te te meshiroj...Rezultati i pranimit ishte pak i keq as qenke engjell as qendke dreq ,as i urte as i veshtire me fal por smund te merem me budallenje te tille....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:20

"E Vetmuar"
Heshtja e kesaj nate po me cmend,e vetmuar ne dhomen time cdo here rri ne mendime,nuk di pse te kujtoj, kur dua qe pergjithmon qe te harroj,si te harroj Ty kur te dua aq shum,por pse te dua kur Ti cdo dit me ben te vuaj...
Nuk di pse sillemi te dy si femij,kur te dy jemi te rritur dhe mund ta kuptoj fjalen dashuri,e di qe edhe Ti me do mua por nuk e kuptoj pse nuk ma thua...
Nuk shihemi nje koh te gjate edhe pse per njeri-tjetrin kemi shum mall,e di se fajtore per ket jam une,por nuk di pse kam frik te takohem me ty, por nuk dua qe te zhgenjehem ne dashuri...
I kujtoj ato pak caste qe te dy i kaluam dhe e kuptoj se per ty jom e permalluar...
E permalluar fle ne gjum e till zgjohem cdo dit kam shum mall per Ty oh shpirt...
E kapluar nga kjo merzi vazhdoj te shkruaj poezi vetem per Tyyyyyyyyy.....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:21

LAMTUMIRE Skam dashur kur te te lendoj se te kam dashur sa ska me,por ti iken me largohesh prandaj dhe une po te le...Sbesoj se do merzitesh shume ti ende sdi ceshte dashuria,prandaj smunde ta kuptoje dot prushin e ndjenjave te mia...Pervec bukurise plot mister natyra gje ste ka dhuruar ishe nje gonxhe qe nuk cel u vishke qe pa lulezuar...Edhe pse e kam kaq te veshtire sot po te nxjer nga zemra ime,me mire shendrit si yll i larget dhe me dil vec ne enderime...Pas meje do te vijne te tjera dhe do te puthin puthjen time ti bukurosh si me mua do te shkrihesh neper perqafime...E do te thuash hipokrite oh sa te dua se them dot, njelloj sic beje dje me mua me naze do te derdhesh lote...Ne sa krevate do te shtrihesh e do te hiqesh virgjiresh kur i ketoj te gjitha keto me vjen te qaj e te qesh...E gjer tani isha e nxehur nuk e mohoj qe prap te dua me gjithe boten po te puthesh asnjera sdo te puthe si mua...Une dhe vete jam e lenduar dhe ndoshta te rendova shume kush valle di te perkedhele ashtu si te perkedhelja une?..Me gjithe ate po te uroj ty u befsh ylle e leshofsh mure, me pas besoj se edhe per mua do te cel me gaz nje tjeter lule.Mbi ndjenjen tone ra debore gjithcka qe beme shkoj kote pra LAMTUMIRE vec LAMTUMIRE se MIRUPAFSHIM ste them dot...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:22

Ne cdo skute te zemres sime, fshehur ty ende te mbaj, ne cdo dite te jetes sime, kujtimi yt po me sjell vaj. Ti larg meje shume shpejt shkove, harrove besen qe me ke dhene. Dje me puthje e me ledhatoje, sot ke ik e me ke lene. Nuk ka fjale qe mund ta thote, e as lot te ta pershkruaj, ne keto dite qe me vrer kaloj, sa shume per ty o shpirt po vuaj. E ne ardhte dita te me kerkosh, te vdekur ke per te me gjetur, persa kohe qe jam gjalle, mungesa jote fort me vret. Nje tufe lule ti or djale, te lutem mi lesho mbi varr dhe mos harro s eper ty ne dhe do jem futur e gjalle. Do te kendojne zogjte pa pushuar ne cdo kohe e ne cdo stine, e ne i degjofsh duke vuajtur kan marre dhembjet e shpirtit tim. dhe sa here pranverat te vijne, te lutem zemer kujtome mua, se pikerisht ne kete stine me ke thene vec ty te dua. por kur dimri te filloje, me bej nje vizite te varri, ledhatoje dheun lehte, se dhe e vdekur do te me marre malli.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:22

Mos me lesho kurre nga duart............
me shtrengo shpirtin fort,
mos i hiq krahet nga une se me ty do te fluturoj..........
Te fluturojme te dy si zogj mergimtare e ere e fortune ne krahe te dy ti ndajme...
Ti cajme qiejt larg ashtu me shtrengime shpirtrash pertej nje perendimi blu. te verdhe e te kuq .........................
... pa prekur asnje limit qe do te ngjise mbi shpatullen tone.
Dhe nese fluturon pa mua ndonjehere zogu im, mos harro se krahet ti kam keputur kur dhe ti nuk do ta dish....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:22

Shpirt dje me rreke,
e zemren pezull perseri ne duar po ma mban...
Mi the fjalet aq ashper sa drodhen trupin fort ... e buza do te puthi e syte ti ngul ashtu mbi syte e tu.....
a do ta kuptosh te shkreten jete e ndoshta ta kuptosh veten aty brenda se si jemi gatuar ne rreshtat e egersires,
ne rreshtat e nje dashurie.............
ne rreshtat e asaj dashurie te cmendur ..
te lenduar ne cerrjet e gjembave te nje trendafili....
do ta kuptosh se rruga ime eshte e gjate te takohet perseri me tenden??
............do ta kuptosh se eshte e gjate e plot lendim...................
.....kuptoje vetem nje here se dhe frike kur te kem do ti shtrengoj buzet fort e syte do ti mbyll ashtu ne erresire....
do mendoj per te kaluaren me ty te embel............
do mendoj se sa shume te dua .... sa shume te dua ne kete bote......
do mendoj se dhe pak do jem me tyyyyyyyyyyyy
do mendoj se sa te bukura jane gjerat kur jam prane teje...........
do mendoj se sa shume kam qare per ty
do mendoj se gjithcka e ka nje te keqe e nje e keqe e ka nje te mire..............
do mendoj se sa e bukur eshte jeta.. kur ne te ben pjese ti..
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:23

Cmenduri i thuaj kesaj qe po jetoj e kam jetuar
zemer e ngrate .................
Valle do mundem te dua tjeter njeri sic te kam dashur ty?
Ma thuaj se prape me do shume ...........
...........me thuaj ne agimin e mengjesit se drita ska dale
po sisha une aty prane...........
Me thuaj se jam bukuroshja jote .....
....se shpirt ta kam dhene shpirtin te ta kesh perjete...
se po sisha me ty trishtim do te kem
e do te percjell..............
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:24

Per ty po derdhi lotë

Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si miq te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit............
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:25

Kujtimi per ty
Jam ulur diku atje tej........midis kujtimesh e nuk e di
pse jam kaq e heshtur dhe e ftohte sot,,,,
e ndjej se ato me fusin ate turbullim brenda vetes.
Me shfaqen aq abstrakte e me zhdervillen aq lirshem midis hapesirash diku
si hije njerezish qe me rrethojne e me lidhin hijen e kujtimeve nder vite..............
...... me ate perin qe ma detyrojne zemren te eci perpara duke formuar ashtu pjese pjese uljet e ngritjet e jetes qe kaluam te dy.
E kthej koken anash e ty ste ndjej prane........ te te thote heshtja nje fjale shpirt por shhhhhhhhhh duhet te ta ndjesh dritherimen se ka shume per te te thene , e keshtu dua te fshihen kujtimet e dashuria jone te te rris krahet perseri......Ti hapi mbi qiellin qe po mbullon vetmine tani dhe ashtu do ta ndjeje te me mbaje gjithnje me ty....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:25

Në vend që ta uroj datëlindjen më duhet të të përkujtoj....
Në vend të dhuratës më duhet të vë kuror mbi varrin tënd....
Pa ty janë të zbrazëta rrugët e qytetit
Pa ty as unë nuk jam ajo që isha....
Pa ty jeta është e pakuptimtë....
Përjetimi i dashurisë sonë është e vetmja kaptinë e jetës sonë,qdo gjë tjetër ka vdekur....
Jam shkrumuar për ty
Asgjë nuk e ka kuptimin e jetës.E kam të zbrazët jetën,më nuk të pres mes njerëzve.
Më nuk e kam buzëqeshjen tënde.
Sot në datëlindjen tënde në vend që të sjell dhuratë,mua më duhet të të sjell kuror mbi varrin tënd....
Qdo ditë që vjen më sjell mërzi dhe mall më shumë....
Malli më ka marrë për ty...për zërin tënd ....O JETA IME.
Në këtë ditë vetëm në fotografitë tona mundohem të gjej ngushëllim,gjithmonë kam menduar që në këtë të datëlindjes tënde ta festojmë bashkë si gjithmonë,asnjëherë nuk kam menduar se për këtë ditë unë do të vi tek varri yt me lot në sy dhe në vend të dhuratës të vë kuror mbi ty.....
Qdoherë ishim bashkë për këtë ditë
Ndërsa kjo datëlindja jote më gjeti me dhembje dhe lot në sy.
Shumë Nëntorë do të vijnë e do të shkojnë,e ti nuk do të jesh që ta festosh datëlindjen tënde,por unë do të jem ajo që për qdo vit do ta vë nga një kuror me nga një lule më shumë mbi ty, e ti do të më shikosh nga qielli po me atë buzëqeshjen që më shikoje qdoherë....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:26

Këtë letër i dashur ta shkruaj prej frontit
kurë të dëgjojsh për mua
të lutëm zemër mos të del loti,
këto vargje ti shkruaj sepse vdekja më ariti
me shpejtësi të madhe mua më grabiti,
kurë ta lexojsh këtë letër, të lutëm mos u brengos
si hije mbas teje vij, ti mos u merakos
kurë të iki une ti mos më vajto
bane vetën te fort edhe tek varri kurrë të shkojsh,
një lutje për ty që ishe bota pran syve
mos u pendo fare, gjith më mbaj në kujtime
edhe gjethët kurë të qelin ti mu më imagjino
ndër drurin e blinit era e leht në flokt e tua do të valoj
e ti si një engjëll pran drurit qëndro
atëherë i dashur dije se une ende jetoj
do të jem ajo furtun që degët i trazon
mos u tut fare se une vec të përqafoj,
kjo i dashurë është letra e fundit nga unë
mbaje në gji, kurrë të mërzitësh e shpalon
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:26

Ku të gjej shërim për zemrën dhe shpirtin tim
Vuaj e qaj me lot se dhimbjet sdurohen dot
Nëse në këtë botë zemrën time e vret
Në boten tjeter xhehnemi të pret
Falma o zot i madhi vetëm një pikë shpres
Mos të jetoj më vuajtje por të di se qka të pres
Një lutje të vetme kam peë ty i madhi zotë lutem merrma jeten
Se dhimbjet sdurohen dot Zoti krijoi njerezinë
Dashurine ua la ne mes si ta shiojnë Lumturin
Sa Lehtë të luash me ndjenjat e mija
Por mos haro per këtë të gjykon dashuria
Shpetimin nga zoti dhe ndihmen po e pres
Se pa dashurinë tende beso do të vdes
Kurë në jetën time në Vajza më nuk besoj
Më vjen rënd ta them por te gjitha qenkan nj?7soj
Mallkimet që i pata të gjitha ty ti thash
Tash dashurinë time në dorë të zotit e lash
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:27

NJE LETER PER TY SHPIRTI IM-

Po e filloje te shkruaj kete leter per ty, edhe pse edi shume mire se ndoshta asnjehere s'do e lexoshe,
ska gje,
por nje dite kur mos te me kesh afer, do kerkosh te gjeshe gjurmet e mia, gjithkun nga i kam lene,,
Do fillosh te mundohesh te kuptoshe se ç'ka ndollte me mua, ne mendimet e mia ,ne zemren time...
Ajo te ka dashure si e marre ne çdo moment te jetes se saje nga dita qe syte e mi u takuan rastesisht me te tute.
Kane kaluar shume vite qe atere dhe çdo dite e ore e çaste te kam dashure po aq shume, sa nuk arrij ta pranoje dote te jesh pran meje e te mos ndiej prezencen tende aty.
kjo me vret pa mase dhe me ka vrare prej disa kohesh...
E di mire se ç'do gje qe lind edhe vdes por se pranoje kete kurrsesi, jo dhe pak,,,,
Krejt indiferente jam tashme, asgje s'me ben pershtypje asgje s'me pelqen, as bota as jeta... pyes veten si t'ia bej te jetoje ne zemer kaq te shkaterrua nga mungesa jote,, je me mua ç'do mremje ç'do mengjes, por s'je aty, kush edi ku je shpirti im??? Qe un i ndiej gjerat dhe pa i pare, ti nuk e kupton , por nje dite kur un te mos jetoj per ty, do rrealizoshe se me ke humbur pa kthim dhe me ke shkaterruar ç'do qelize te zemres time. Kam filluar vetes tia largoj dhimbjen per ty se po shohe se po çmendem, force gjeje vetem kur mendoje se duhet te te fitoj serisht edhe nese nga lollja gati dorezohem disa here por vazhdoje se s'mundem mos te te dua,,, Jetoje e kaloj ç'do dite kot pa ty,, dhe ti se ke kuptuar ende ndoshta apo s'don ta kuptosh??
Kret boten e braktisa per ty,
vetem te me duash ti asgje tjeter s'kerkova nga jeta.
Por me sa shohe ti s'di te duash aq sa un dua, kapacitetin se paskemi te njejte, ,, kam vuajture per ty dhe kjo vazhdon pambarim me sa po shohe, çdo dite qe ka jetu e kam jetu vetem per ty, e ti per veten tane.
Jam munduar me ç'do kushe te arrije gjithshka ne ket jete gjate gjithe ketyre viteve,
vetem qe te te bej me te lumturin e meshkujve,
por nese s'te mjaftoj nuk di ç'are me ka mbetur te bej tjeter,,,
ndoshta te iki, ndoshta atje ku ti s'do degjosh me per mua, atje ku s'do te mun te te them pa fund çdo ore e minut TE DUA . ( ndoshta keshtu do kuptoje si eshte per ty me mire por kujdes!!!)
Luse zotin shpirti im te te ndihmoje te me kthehesh perpara se te te iki un,
se nuk do tia lejoj vetes te te kthehem edhe njehere...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Erisa Wed 3 Jun 2009 - 20:28

Te kerkoj
I zhgenyer nga jeta sot perseri te kerkoj, me shum se kurr sot te dashuroj, e gjat me duket dita pa ty e gjat është edhe nata mendoj se te humba edhe pse kurr ste pata. Sa mall qe ndjej tash kur pran nuk te kam te gjith mendojn por une i lumter sjam. sa ka rendesi te qeshe te kendoj kur nuk e fitoj ate qe me se shumti e deshiroj. U ben shum vite plot vuajtje dhe pikllim te prita ty te me kthesh dashurin, vertet ështe e gjat kjo koh per mua, po ti fal te gjitha po me the te dua, mos me mundo me shum perpiqu te me kuptosh, pergjigjen ma thuaj vargjet kur ti lexosh.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Geri Thu 4 Jun 2009 - 10:10

:112: Te dhimbshme vaki..i kam lexu te gjitha :112:
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Kacurelja Sun 7 Jun 2009 - 4:08

i dashur......
nese ndonjehere te
vetme mendova se jeta ishte nje hic,nje boshllek nje gje e pakuptimte
se pa nje qellim,mjaftoi te hidhja veshtrimin thelle ne detin e syve te
tu,qe te kuptoja madheshtine dhe mrakulline e saj aq sa te mjaftonte te
mbytesha ne ate det te qete e perpires njekohesisht qe te mund te
ngrihesha ne qiell te kthehesha ne engjell ne nje krijese te bute te
embel e paqesore.mjaftoi nje shikim i yti sa qe edhe te kuptoja
qellimin misionin tim ne kete kete jete.ishe ti.dashuria ime ishe ti.ti
me i embeli agim me i zjarrti diell me i aferti yll.ishe tie mbela e
brishta dashuria ime qe zemres i mesoi tik takun,shpirtit enjten,jetes
i dhe kuptimme nje veshtrim dhe me dy fjale te vetmeTE DUA NE
PERJETESI.mua engjellin tend mbrojtes e shpetove ne te gjitha menyrat
qe mund te shpetohet nje qenie.falemenderit per ekzistencen tende
dielli im.faleminderit ne perjetesi dhe vazhdo te me duash gjithmone se
kjo do ishte dhurata me e bukur qe do me beje cdo dite te jetes tone.te
dua shpirt te dua.......
Kacurelja
Kacurelja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1531
 <b>Piket</b> Piket : 1541
Regjistruar : 07/05/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Prague

https://www.facebook.com/?ref=logo#!/Bernadetta.Bubba

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra Dashurie - Faqe 5 Empty Re: Letra Dashurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi