Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova kondominium apo shtet i pavarur dhe sovran?

Shko poshtë

Kosova kondominium apo shtet i pavarur dhe sovran?  Empty Kosova kondominium apo shtet i pavarur dhe sovran?

Mesazh nga Vizitor Mon 18 Jul 2011 - 4:21

Kosova kondominium apo shtet i pavarur dhe sovran?  F.0717061244801_m
Mr. Ardian Ramadani
Në manastirin e Graçanicës më 28 qershor u mbajt liturgjia për festën e Vidovdanit. Në fjalimin përfundimtar, patriarku serb Irinej thirri popullin serb që nëse të jetë nevoja të flijohen, për këtë, siç e quajti ai tokë të shenjtë serbe, pra duke aluduar për Kosovën. Në këtë manifestim të pranishëm ishin shumë figura nga jeta publike serbe, si Oliver Ivanovic, Goran Bogdanivic, Rada Trajkovic dhe si princi Aleksandar i Serbisë me gruan e tij.

Patriarku serb Irinej thirri popullin serb që nëse të jetë nevoja të flijohen për, këtë, siç e quajti ai tokë të shenjtë serbe. Ndërkaq ministri serb Goran Bogdanovic ka ndarë para për nënat serbe, që kishin katër apo më shumë fëmijë. Kjo flet për paradoksin e madh që duhet të shqetësojë çdo shqiptar dhe qeveritar në Kosovë, i cili paradoks gulfat durimin e qytetarëve edhe ashtu të lodhur dhe të sfilitur. Ky paradoks tregon diçka në të vërtetë, zbulon tanimë të zbuluarën se Kosova nuk sillet sipas parametrave të të qenit shtet, po sillet sikurse të ishte ndonjë kondominium. Kondominiumi në marrëdhëniet ndërkombëtare njihet si term ku sovranitetin ndaj një territori e ushtrojnë dy apo më tepër shtete, respektivisht subjekte.

E në Kosovë pikërisht është duke ndodhur çudia që të shqetëson dhe të ngrit nervat. Në njërën anë kemi autoritetet kosovare që thonë që Kosova është shtet i (pa)varur dhe sovran, e në anën tjetër në territorin e saj hynë e dalin kur të duan dhe kush donë, e bile edhe figura kriminele. Kësisoj dëshmohet se Kosova është një republikë e paplotë ngase sovraniteti i saj është i mangët. Po të ishte e kundërta prej kësaj që e them dhe që e shkruaj unë, sot në Kosovën e veriut, qytetari shqiptar do të shkonte lirshëm, e një gjë të tillë ai nuk mund ta bën dot.

As institucionet e Kosovës nuk po munden të ushtrojnë sovranitetin e duhur në tërë territorin e Kosovës. Këtë e dëshmon edhe futja e shumë kriminelëve ditën e Vidovdanit në Kosovë dhe fjalori i rrugaçërisë provokuese dhe shoviniste i përdorur nga ana e patriarkut Irinej dhe suitave të tij.

Nëse merremi me definicionin e shtetit do të shohim se shteti, apo ai që jo rrallë në mënyrë të vagët në komunikimin ndërkombëtar dhe kombëtar quhet edhe si vend, shumë shpesh vazhdon të perceptohet si një bazë territoriale e gjeografike, pra si një territor i veçantë i populluar dhe me kufij plotësisht të përcaktuar. Përderisa përpos kësaj, koncepti i shtetit ka edhe përmbajtjen politike që lidhet me qeverisjen e territorit dhe qytetarëve që banojnë aty, pra në atë territor. Kësisoj përpos territorit gjeografik e pushtetit qeverisës, aty bën pjesë edhe pushteti gjyqësor, që të gjitha këto së bashku përbëjnë sovranitetin e shtetit.

Duke aluduar në zbërthimin e këtyre koncepteve më lartë, fare lehtë mund të vijmë në konstatimin se Kosova, me gjithë se ka institucionet e saja, ajo ende nuk qeveriset në tërë territorin e saj, sepse atje është përzier një miks i shumë autoriteteve dhe institucioneve paralele dhe ndërkombëtare, saqë edhe po të fillohen të numërohen do të ngatërrohet njeriu. Mjafton të shkohet në Mitrovicën e veriut, si dhe në enklavat serbe dhe gjithçka do të jetë e qartë.

Në anën tjetër, misionet e huaja, ende nuk janë të definuara si duhet dhe nuk po tregojnë rezultatet e duhura. Nëse marrim ushtrimin e sovranitetit e kemi të qartë se ushtrim sovraniteti në pjesët e banuara me serbë nuk ka. Këtë nuk mund ta kundërshtojë askush. Ndërsa sa për pushtetin gjyqësor, ai lëre që është jofunksional por është edhe i korruptuar. Mjafton që të shihet se çfarë bëjnë prokurorët në Kosovë, të cilët dalin dhe ecin lirshëm nëpër kafenetë e Prishtinës, ngase nuk kanë hetuar asnjë rast që do t’i bënte ata të ishin të rrezikuar.

Ndërkaq kriminelët serbë më të sigurt janë në enklavat serbe të krijuara në Kosovë, se sa edhe në Serbi bile. E ne flasim për shtet të pavarur dhe sovran, kur dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së pa përmbajtje të Kosovës i janë djegur pikat kufitare 1 dhe 31 të Kosovës. Edhe sot e kësaj dite kufijtë nuk kontrollohen si duhet. Më lehtë hyjnë kriminelët serbë nëpër pikat kufitare dhe në territorin e Kosovës, se sa shqiptarët nga Shqipëria drejt Kosovës.

Këtë të fundit e dëshmon edhe para do kohësh arrestimi i një deputeteje shqiptare nga Shqipëria, e cila u arrestua në pikën kufitare me Shqipërinë, ndërsa në pikat kufitare me Serbinë, kriminelët serbë lëre që nuk burgosen, po ata defilojnë lirshëm dhe pa kurrfarë problemi dhe kontrolli. Kjo Kosovën e shpie në bosnjëzim tipik, duke marrë parasysh edhe numrin e komunave serbe në Kosovë në krahasim me përqindjen e popullatës serbe, kompetencat e atyre komunave dhe lidhjet e po të njëjtave me Serbinë e kështu me radhë.

Kosova e cila aktualisht qeveriset nga mbetjet e quajtura UNMIK, nga EULEX-i, nga institucionet kosovare dhe nga institucionet paralele serbe, dëshmon shtetin e vetëm në Evropë, i cili (nuk) qeveriset dhe nuk e ka sovranitetin e saj, e një shtet që nuk ushtron sovranitet të plotë në territorin e saj, respektivisht ku ushtrohet sovraniteti në po atë territor nga më shumë organizma, atëherë ai shtet nuk mund të jetë shtet i pavarur i plotë dhe sovran, po meriton të quhet shtet kondominium. Ama lypset që kjo të thuhet publikisht apo jo?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi