Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Bërdo, Kosova përfaqësohet si shtet

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Në Bërdo, Kosova përfaqësohet si shtet Empty Në Bërdo, Kosova përfaqësohet si shtet

Mesazh nga BeLti Sat 6 Mar 2010 - 10:41

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë thënë se Kosova, në konferencën mbi Ballkanin Perëndimor që mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjit, do të marrë pjesë vetëm si shtet.
Deklarimet e krerëve të Kosovës vijnë pasi shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar, ka sqaruar për gazetarët se në tavolinë do të vendosen vetëm emrat e pjesëmarrësve, por jo edhe shtetet. Zbogar gjithashtu ka saktësuar se UNMIK-u do të marrë pjesë në takim.
Por, presidenti Sejdiu tha sot se Kosova në konferencën në Slloveni do të paraqitet vetëm si shtet i pavarur dhe jo nën siglën “Kosova-UNMIK”. “Kryeministri do të shkojë në bazë të ftesës së kryeministrave të Sllovenisë dhe Kroacisë. Ai do të përfaqësojë vetëm vendin tonë”, tha Sejdiu.
Edhe kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova do të paraqitet si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, si bartës të institucioneve dhe vetëm si shtet i pavarur.
“Kosova është shtet dhe bartësit e përgjegjësive shtetërore paraqiten vetëm si burrështetas të Republikës së Kosovës. Kosova është shtet dhe ftesa nga kryeministri slloven dhe kroat është një ftesë për kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, prandaj ku do që të jetë Kosova do të jetë si shtet andaj nuk ka asnjë dilemë për këtë”, ka thënë kryeministri Thaçi. /
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi