Askush nuk mund të kërkojë të mos sillemi si shtet sovran
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1

KFOR-i ka ngrirë bashkëpunimin me Forcat e Sigurisë të Kosovës, ndërsa kjo ka ndodhur si pasojë e parakalimit të Gardës së FSK-së me armë në manifestimin për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, ka thënë se ky vendim është marrë nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerallejtënant Markus Bentler, duke shtuar se institucionet e Kosovës nuk i janë përmbajtur marrëveshjes që gjatë manifestimit, pjesëtarët e FSK-së të mos mbajnë armë.
“KFOR-i ka ndaluar përkohësisht çdo përkrahje dhe të gjitha aktivitetet e trajnimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës deri në një njoftim të ardhshëm”, citohet Buh nga Koha Ditore.
Buh i ka thënë RTK-së se KFOR-i dhe institucionet e Kosovës kishin pasur një marrëveshje për mosposedimin e armëve nga pjesëtarët e FSK-së, ndërsa duke qenë se kjo nuk është respektuar, KFOR-i ka vendosur të tërhiqet nga bashkëpunimi me FSK-në.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se situata aktuale duhet të qartësohet, por ka shtuar se askush nuk mund të kërkojë nga Kosova që të mos sillet si shtet sovran.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe si i tillë ka edhe institucionet e veta, përfshirë edhe FSK-në”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me KFOR-in dhe i janë falënderues KFOR-it për sigurinë në vend.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi