Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albani&Miriami: Martesa nuk do të ndryshonte asgjë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Albani&Miriami: Martesa nuk do të ndryshonte asgjë  Empty Albani&Miriami: Martesa nuk do të ndryshonte asgjë

Mesazh nga Vizitor Tue 5 Jul 2011 - 4:02

Përveç dy janë këngëtarë të suksesshëm, ata janë edhe një çift shumë i lumtur për tashmë një kohë të gjatë. Miriam Cani dhe Alban Sekënderaj gjatë një interviste për mediat shqiptare, kanë rrëfyer se martesa nuk do të ndryshonte asgjë.“[Martesën] E kemi menduar por jo si një alternativë të momentit. Por as edhe në një të ardhme të afërt jo. Jemi shumë mirë kështu dhe nuk ka ndonjë gjë që na dallon me ata që janë të martuar. Nuk është se po të ishim të martuar do
të ndryshonte ndonjë gjë midis nesh. Por ka kohë. Për momentin ndihemi
mirë kështu”, ka pohuar çifti.
Albani dhe Miriam, të cilët një kohë të gjatë jetojnë në Gjermani,
janë aktiv me muzikën e tyre edhe në Shqipëri e Kosovë. Albani ka
treguar se është duke u përgatitur për albumin e tij më të ri, ndërsa
Miriami së shpejti do të drejtojë një emisioni në Gjermani.
“Unë po merrem me përgatitjen e një albumi të ri muzikor, që do të
jetë albumi i tretë imi dhe jam i bindur shumë më i mirë se të parët. Do
të ketë 15 këngë gjithsej. Ky do të jetë jo vetëm impenjimi por edhe
sfida ime e radhës, që do të më kërkojë shumë përkushtim dhe mund”, ka
thënë Albani.
“Unë do të marr pjesë si prezantuese në disa Gala që organizohen në
Gjermani ku dhe do të këndoj. Përveç kësaj kam disa projekte televizive
që shpresoj t’i realizoj se shpejti për televizionin gjerman”, ka
përfunduar Miriam Cani. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi