Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen

 :: Show Biz

Shko poshtë

Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen  Empty Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen

Mesazh nga Vizitor Tue 25 Jan 2011 - 5:25

Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen  F.0125140927188_m
Aktori kosovar Naser Rafuna, i cili është i njohur me rolin e
Muharremit (Meles) në serialin “Kafeneja Jonë”, thotë se në realitet ai
nuk ka asgjë të përbashkët me këtë rol.
“[Me Muharremin]
asgjë nuk kemi të përbashkët. Përndryshe një aktor kur ngjan me rolin,
ai përveç se nuk është aktor, është edhe shembulli më i keq i atij
profesioni”, ka thënë Naseri.
Aktori po ashtu ka thënë se është e vështirë të luhet një rol i
tillë, porse atij i pëlqen të luajë role të cilat karakterizohen jo të
lehta për tu luajtur.
“Është e vështirë, padyshim se po. Unë përherë i qasem rrugës së
zhvillimit të një roli që është jo i lehtë për ta luajtur. Shumë aktorë
dhe aktore vetëm se i largohen roleve të vështira duke pasur frikë në
realizimin e tyre, prandaj edhe luajnë një rol të njëjtë në karrierën e
tyre, vetëm se i ndërrojnë rrethanat e lojës”.
“Për të hyrë rrugës së vështirë dhe realizimit të roleve të ndryshme,
komplekse, që duhet punë e madhe në realizimin e bazave të atij rolit,
rrugën për këtë rrezik të këndshëm ma kanë mësuar prof. Enver Petrovci
dhe prof. i ndjerë Faruk Begolli. Shpresoj se studentët e rinj nuk duhet
humbur të shpjeguarit e mjeshtërisë së aktrimit nga profesori Enver
Petrovci”, ka pohuar aktori.
Naseri përveç rolit të tij në serialin “Kafeneja Jonë” po ashtu është
i njohur edhe me rolin e Ganiut në shfaqjen teatrale “Tre Gjermanët e
Trashë”. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi