Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lady GaGa: Paratë janë asgjë për mua Shpërndaje

Shko poshtë

Lady GaGa: Paratë janë asgjë për mua Shpërndaje Empty Lady GaGa: Paratë janë asgjë për mua Shpërndaje

Mesazh nga Vizitor Thu 2 Jun 2011 - 0:30

Lady GaGa: Paratë janë asgjë për mua Shpërndaje F.0602110524656_m
Lady GaGa ka thënë se ajo nuk është e interesuar në paratë të cilat vijnë së bashku me famën e saj.
një intervistë për The Financial Times, këngëtarja ka thënë se ajo
preferon t’i investojë paratë në produkcione të zhvilluara në skenë se
sa t’i harxhojë ato në gjëra të pavlera dhe ka zbuluar se ajo ishte afër
falimentimit pas turneut “Monster Ball” në vitin e kaluar.
“Është sinqerisht e vërtetë se paratë nuk kanë vlerë për mua. E
vetmja gjë e madhe që kam blerë janë valvulet e zemrës së babait tim dhe
një Rolls Royce për prindërit e mi, për përvjetorin e tyre. Dhe kjo
ishte sepse babai im kishte tabelën Lady Gaga në veturën tonë të vjetër
dhe kjo më çmendte pasi njerëzit e ndiqnin atë gjëkund, andaj i bleva
veturë të re”.
“Përndryshe gjithçka harxhoj në shou, dhe në të vërtet isha afër
falimentimit pas fazës së parë të ‘The Monster Ball’. Dhe ishte
qesharake pasi nuk e dija! Dhe mbaj mend se e i thosha çdokujt, ‘Pse
thoni se nuk kam para? Kjo është e tmerrshme, kam pesë singla numër një’
dhe ata thanë, ‘Mirë, je 3 milionë dollarë borxh’”, ka thënë këngëtarja
ekstravagante. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi