Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria asgjë më shumë se një barazim me Maqedoninë

Shko poshtë

Shqipëria asgjë më shumë se një barazim me Maqedoninë Empty Shqipëria asgjë më shumë se një barazim me Maqedoninë

Mesazh nga Dewil Wed 17 Nov 2010 - 10:55

Shqipëria asgjë më shumë se një barazim me Maqedoninë Shqiperia-300x160

Në një ambient fantastik të stadiumit të Korçës, në prani të më shumë se 12 mijë shikuesve (i shitur tërësisht), me trajnerin Josip Kuzhe në bankinë e me shallin në qafë (një dhuratë e tifozëve kuqezinj në miqësoren e fituar kundër Malit të Zi, më 25 maj), Shqipëria zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të saj.

Kombëtarja reflektoi faktin, se pa Lorik Canën, ishte e çorganizuar në mbrojtje; pa Ervin Skelën,e amullt në mesfushë dhe pa Erjon Bogdanin, e pafuqishme në sulm. Kuqezinjtë dëshmuan se ishin shumë të paqartë taktikisht në pjesën e parë, por më të organizuar dhe më me shumë dëshirë në fraksionin e dytë, me hedhjen në fushë të Elis Bakajt, Jahmir Hykës, Ledion Memushajt, Emiljano Vilës, Endri Vrapit dhe Ahmed Januzit.

Përfundimisht në Korçë u regjistrua barazimi i dytë i Shqipërisë me Maqedoninë në shtatë përballje direkte, pas atij te fiksuar më 5 janar të vitit 2002 në Manama, dhe i treti në tetë ndeshje miqësore për trajnerit Josip Kuzhe, përfshirë dhe barazimet me Gjeorgjinë (1-1, në Tiranë) dhe Estoninë (0-0, në Talin). Barazimi me Maqedoninë, që është plot 18 vende prapa në renditjen e FIFA-s, në raport me Shqipërinë: vendi i 58-të për kuqezinjtë, vendi i 76-të për Maqedoninë.

Kuqezinjtë e nisën me vrull lojën e me një vështrim të dukshëm ofensiv në drejtim të portës maqedonase së mbrojtur nga Edin Nuredinoski, 28-vjeçarit që luan në Qipro me Etnikos Aknasin e me disa goditje të lira të fituara. Në minutën e 3-të, maqedonasit pretenduan një penallti pas një hyrje në zonë të shqiptarit nga Maqedonia, Bajram Fetait, por gjyqtari turk Gocek nuk e vlerësoi të tillë momentin.

Hamdi Salihi fitoi në goditje të lirë në të 6’ (maqedonasi u ndëshkua me karton të verdhë), Duro ekzekutoi nga rreth 30 metra në të djathtë të sulmit tonë, por Nuredinoski grushtoi duke larguar rrezikun. Kristi Vangjeli lëshoi një silurë nga një distancë e largët në të 14’, por Nuredinoski priti në dy kohë. Një moment i bukur për Shqipërinë. Në minutën e 21-të, Duro ekzekutoi një goditje këndi, por sërish pa sjellë ndonjë rrezik për kundërshtarin.

Minuta e 26-të fiksoi një traversë për maqedonasit nga një gjuajte e largët. Maqedonia ishte pranë golit në të 28-të, kur Hristian Kirovski goditi me kokë, por topi kaloi pasqyrën e portës. Mesfushori Ansi Agolli realizoi një goditje tipike të tij nga 25 metra, por pa rezultat. Kirovski i Skopjes dhuroi spektakël në të 34’, kur sulmuesi 25-vjeçar i rrethuar nga 5 lojtarë shqiptarë gjuajti rrezikshëm drejt portës së mbrojtur nga Ujkani, duke shqetësuar madje dhe trajnerin Kuzhe në bankinë.

Portieri shqiptar Ujkani tregoi përvojën e fituar në Itali kur bllokoi sërish një gjuajtje të sheshtë të të zakonshmit Kirovski, i cili shumë lehtë depërtoi në thellësi të mbrojtjes sonë. Momenti i fundit më i mirë i Shqipërisë ishte ai minutës së 45-të, kur Muzaka harkoi për Salihin dhe sulmuesi shkodran goditi fuqishëm me kokë. Pjesa e dytë nisi pa zëvendësime për Shqipërinë, por me Elis Bakajn në vend të Kristi Vangjelit në minutën e 55-të. Jahmir Hyka zuin vendin e Gjergji Muzakës në të 56-n. Më dy fantazistë më shumë në fushë, loja pati më shumë rrjedhshmëri. S

ulmuesi i Dinamos, Elis Bakaj – 7 gola deri tani në 11 ndeshje në kampionatin shqiptar – lëshoi një predhë nga rreth 35 metra, por Nuredinoski u tregua i vëmendshëm duke e devijuar topin në goditje këndi në minutën e 66-të. Momenti më i bukur i ndeshjes për Shqipërinë. Bakaj sërish e ngrohu mjedisin katër minuta me një gjuajtje më kokë. Trajneri Kuzhe hodhi në fushë edhe sulmuesin e ri të Kievos, Ledion Memushaj, e më pas në lojë dhe Emiljano Vila dhe Endri Vrapi. Në të 75’, Hyka bëri disa lëvizje të bukura në zonën maqedonase krosoi për Vilën, por ky i fundit në gjuajtjen e tij me kokë nuk e gjeti kuadratin.

Në lojë edhe sulmuesi kosovar Ahmed Januzi në vend të Hamdi Salihit. Momenti i fundit i përket Elis Bakajt (92’) me një gjuajtje perfekte nga rreth 35 metra e që detyroi portierin zëvendësues të Maqedonisë, Martin Bogatinov, të realizonte një grushtim spektakolar duke e devijuar topin në goditje këndi, duke i mohuar një gol të sigurt fantazistit të Dinamos dhe publikut të zjarrtë korçar në të parë ndeshje ndërkombëtare të zhvilluar në qytetin lindor të Shqipërisë.

8 miqësoret me Kuzhenë

Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Irlandë e V. 1-0
Mali i Zi-Shqipëri 0-1
Shqipëri-Andorrë 1-0
Shqipëri-Uzbekistan 1-0
Shqipëri-Maqedoni 0-0

Bilanci: 8 ndeshje; 5 fitore, 3 barazime

Miqësoret me Maqedoninë

14.05.1994, Tetovë
Maqedoni-Shqipëri 5-1
Shënues: Altin Rraklli

10.02.1999, Tiranë
Shqipëri-Maqedoni 2-0
Shënues: Rudi Vata, Erjon Bogdani

26.04.2000, Prilep
Maqedoni-Shqipëri 1-0

05.01.2002, Manama
Maqedoni-Shqipëri 0-0

20.08.2003, Prilep
Maqedoni-Shqipëri 3-1
Shënues: Ervin Skela

07.02.2007, Shkodër
Shqipëri-Maqedoni 0-1

17.11.2010, Korçë
Shqipëri-Maqedoni 0-0

Bilanci: 7 ndeshje, 1 fitore, 2 barazime, 4 humbje

Altin Lala mbush 35 vjeç

Kapiteni i Shqipërisë, mesfushori Altin Lala, lojtari i dytë me më shumë ndeshje me fanellën kuqezezë, 72 ndeshje, në më pak se ish-portieri Foto Strakosha (73) mbush te merkuren 35 vjeç. Në ditën e ndeshjes me Maqedoninë, fantazisti Ervin Skela mbushi 34 vjeç.

D.Frasheri
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi