Xhuli e Dafina vazhdojnë “muhabetin”
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Xhuli e Dafina vazhdojnë “muhabetin”
“Muhabeti” në mes të këngëtares Dafina Zeqiri dhe modeles
Xhulije Nura nuk ka të ndalur. Çdo ditë e më shumë dyshja është në
qendër të shtypit rozë. Deklarata fundit e këngëtares Dafina Zeqiri në
lidhje me modelen Xhulije Nura ishte se sipas saj Xhuli dëshiron të bëj
famë në krahë të Dafinës. Nura ka thënë se e vërteta herët a
vonë do të del në sheh, dhe se ajo ka punë shumë më të mençura për të
bërë se sa të merret me Dafinën.
“Sa i përket shpifjeve të Dafina Zeqirit nuk kam çfarë të shtoj,
sepse kam punë më të mençura të bëjë sesa të shpenzojë kohë kot me gjëra
që nuk ia vlejnë. E gjitha që dua të them është se me kohë gjërat do të
dalin në shesh, dhe e vërteta do të dihet.
“Është një fjalë e urtë ’kur të tjerët shkruajnë se i ke punët keq,
atëherë punët ai person i ka më së miri, ndërsa kur të tjerët flasin
mirë, atëherë diçka nuk është në rregull’. Kështu që kurrë më mirë punët
nuk i kam pasur, studimet në mjekësi janë duke më shkruar shumë mirë.
Dafina pasi që nuk ka punë më të mençur, merret me punë të kota dhe me
thashetheme”, ka thënë Xhuli për Telegrafi.com
Xhuli po ashtu ka bërë të ditur se është e angazhuar në realizmin e disa projekteve, por dëshiron njëherë të mos zbuloi asgjë.
“Jam e angazhuar në realizimin e disa projekteve të rëndësishme, e
për të gjitha këto do të njoftoheni me kohë”, ka përfunduar Xhuli. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Dafina: Xhuli Nura dëshiron famë
» Dafina spot në Australi
» Dafina: Ata më kanë borxh mua
» Dafina fituese e Videofestit
» Poezi malli per gurbetin
» Dafina spot në Australi
» Dafina: Ata më kanë borxh mua
» Dafina fituese e Videofestit
» Poezi malli per gurbetin
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi