Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi malli per gurbetin

5 posters

Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 9:14

Si na shkoi keshtu kjo jete, me sy te piseruar ne horizont.
Me zemra te ndara me dysh dhe me mallin qe pervelon shpirtra.
Nena pret djalin dhe meraku per te, se le te vere gjume ne sy, ne netet e gjata.
Ndonjehere, ndodh qe nena te perpelitet ne agoni, dhe mezi jep shpirt, sepse se ka prane femijen e sa, qe endet ne dhe te huaj.
Vajza, qe pret dashurine e jetes se saj, zhytur ne lote malli.
Presim ne ketej dhe ju andej perpeliteni ne endrra malli.
Sa lot u derdhen prej mallit, qe shkakton ky kurbet i zi.
Koha
capitet kaq ngadale dhe ne presim, te cmallemi sadopak me te dashurit
tane, qe vijne dhe ikin aq shpejte, sa nuk merret vesh, nese kane
ardhur apo kane ikur.
Lote ne takimin e mireseardhjes dhe lote ne takimin e ndarjes.
Zemra te copetuara nga malli pervelonjes.
Dhimbje dhe brenga.
Kur do te kthehen te dashurit tane?
Si na shkoi keshtu kjo jete, ne mall per ata qe kemi larg, ne kurbet te zi?
Deri kur, do te presim keshtu, me zemra te ndara me dysh?


Edituar për herë të fundit nga Viola në Thu 4 Mar 2010 - 3:45, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 9:15

Letra nga Mergimi

M`pikon loti n`tokè me ran
mos harro atè ditè moj nanè
n`ditè Bajrami, n`e ditè gezimi
mora rrugen e mergimit.

Sot skam gezim as nuk kam gas,
as prej malit smuj te flas,
prandaj jam ulè e po t`shkruaj
vajza yte prej dheut te huaj

Te tregoj nané pernjemend
asgjè sèsht ne vendin tem
qysh kam ardhè ketu mallkoi veten
merzia po m`shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fsheht
ketu qielli èsht i errtè
as dielli nuk jap ndriqim
s`èsht si aj dielli i vendit tim.

Ket lulve sju vjen errè
ketu s`ka vjesht as s`ka pranver
ka veq dimen e vapè te shkret
mos me mujt nji natè me fjet.

Ktu ska qef veq gjum e punè
pamirsi me shum zullum
ketu jan njerzit si bagetia
nga nje javè nuk shkojn te shpia.

Tash nanè shum nuk po te shkruaj
vajza yte prej dheut t`huaj
se her te duash me m`kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mua
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 9:17

Jo ...nuk dua te largohem nga ty vendi ime...
Jo ...nuk dua qe te le
shqiperi..
Jo..nuk dua qe te jem large nga njerzit e mije..
Jo..nuk dua te
largohem nga kunja shqiptare qe me perkundi..
Jo..nuk dua te le vendin ku
mesova virtytet e mija..aty ku une ndjeva lumturi dhe krenari..duke
qene..Biri/Bija jote Shqiperi..
Keto jane pergjigjet e gjdo emigranti..ne
shpirtin e tije..jane refreni i tije si muzike qe shpirtin ja lendojne
....
Ai thote me permallim..
Ika ne ca hapa pa kthim..rrugeve te huaja pa
emerim..i humbure ne vetvete dhe i deshperuare..fatin per me mire duke
kerkuare...
sillem si memec se nuk di gjuhe te huaje...
Buzqeshe dhe kur
me ironizojne..se sherrin se dua..
lendimi ne shpirte me rritet...se si do ja
dale per tu ambjentuare ne nje vende ku jame komplet i huaje..
Ne vorbullen e
madhe te metropoleve evropjane vertitem..me letra pa letra gjithmone duke
vrapuare...per te gjeture nje varjante per te jetuare dhe punuare..
Ai ecen
rruges i vetmuar ..
Si shoqeri ka vetmin...
Si argetim ka merzin..
Keto
jane ndjenjat e nje emigranti..nje shpirt i mire por i vetmuare..
nje
njeri..kerkuse dhe insistues..por gjithmone i permalluare..
nje njeri i denje
dhe i zgjuare por gjithmone i presekutuare..
Ai merr fleten dhe
shkruan....
Arrita..shume gjera qe kame kerkuar..
por jame ne vende te
huaje askushe nuk me don mua..
Ne enderr c"mallet..me shqiperin..familjen dhe
shoqerin..mengjesi vjen shpejte dhe zilja e ores e zgjon perseri..buzqeshe embel
me vetmin e tije..me shpresen qe neser buzqeshja e tije do jete me me
gjalleri..me me jete nga ndjenjat e shpirtit te tije..
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 9:18

Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat
derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste
degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e
tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati
fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia
trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e
merrte.


dhe...


KURBETI........
NUK QETESOHET ZEMRA
IME.
PA U KTHYER NE SHQIPERIN TIME.
NEPER RRUGET E BOTES MBETA.
VALL
PERSE KAQ LARG U TRETA.

O KURBET PER MUA JE MALLKIM.
SE TI ME TRETE
NEPER BOTE.
TEK TI GEZIMI ESHTE HILLERIM.
TEK TI CDO BUZEQESHJE KTHEHET NE
LOT.
O JU VALET E DETIT QE ME SHIKONI ME AQ TRISHTIM.
ME TREGONI MUA TE
SHKRETES SI E KAM UNE VENDIN TIM.

ME KUJTOHET BABAI,MAMI,MOTRAT DHE
VELLEZERIT NE PRAGUN E DERES TONE.
ATO E PRESIN KTHIMIN TIM.
TE JEMI
BASHKE PERGJITHMONE.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga MitrovicA Fri 26 Feb 2010 - 10:35

viola te lumt ajo goj dhe ajo zemer per keto poezii
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 22:30

Jetoj ne mergim
ne kete vende te huaj
jetoj si nje
zog shtegtar
gjithmone shqiptar
i ketille gjithhere do t`mbes

shqiptar kam lindur
I ketill do te vdes.

MËRGIMTARI

Nate ishte bere jeta larg Atdheut
I
vuajtur, i rraskapitur
ne sofren e mallit ndan buen e pikellimit
pa
familje, pa prinder, pa atdhe
deri kure do te haje vete veten
syte e tij
dy burime te shterrura
lum i dhembjes gurgullon damarve te tij
dhe
prape i fort qendron


Vendlindja ju prêt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni
te gjithe
kudo qe jeni mergimtar

Ju presin nenat
tek pragu i
shtepis
askund s`ka vend me te mire
se toka e Arberis



Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 22:42

Jete pa jete
pa kuptim, pa emer
i nenqmuar, pa
zemer.

Buka s`eshte si buka
as uji si uji
e rende eshte jeta

ne dhe te huaj.

Mbremjet vijne te zymta
malli shperthen vullkan

gjumi merr arratine syri lotin s`e mban.

Ketu jame nje askush
digjem
si nje urne ne prush.


Vetem nje vendlindje
jeta ka kuptim
kthehet emri im.

Evropa dere
e hapur
der e mbyllur
hyne e dalin
njerez
nga te gjitha vendet
kerkojne azil jete
te drejten per te jetuar.

Ketu kane ardhur
shume bashkatdhetare te mi
nuk kerkojn shume
pak buke, pak uje, pak ajer
dhe pak liri
secili deshiron te
jetoje si njeri
aspak me shume



MERGIMTARET

U nisen me zemer brengosur,
Mjerimi
s'durohet n' atdhe!
Etur nga epshe t' pasosur,
Remojne nje jete te re.


Deshirat e egra krenare,
S' ia shuan, tufani, veriu,
Mjerimet ne
token amtare,
Pervojtur, durohen gjetiu.

Po ecen ani e mergimit,

Ne detin pa kry, e pafund,
Kur zgjohet ne ore t'agimit,
Atdheun s'e
shohin kerkund.

Sa shpresa gjat' udhes se fshehte,
Kur nisem
mergimin e ri:
Nga ecja qe duket e lehte,
Te ndizet dhe zjarri ne gji.


Andej n'ato vise te reja,
Me djersen qe derdhet rreke,
Do
ngrihet e qeshur foleja,
Do nisetnje jete e re.

Por jeta nuk eshte e
lehte,
Andej n' ato vise mergimi;
Sa brenga gjat' udhes se fshehte!

Sa dhimbje kur zgjohet kujtimi.

Por punen e nisen pa lodhje,
Dhe
djersa iu derdhe rreke;
E gjeten pushimin dhe ?lodhje,
Ne endrrat e
jetes se re.

Andej - edhe val' e mjerimit,
Durohet me heshtje ne
zemer;
Se neser fole e pushimit.
Do ngrihet nder brigje pa emer.


Dhe e ngriten nder vise merguar,
Me djersen e punes krenare;
Dhe
ndezen nje vater te shuar,
Larg vatres se dashur amtare.

Por oh! sa
i rende mergimi,
Se malli ka zjarrin ne vete,
Se idhur rizgjohet
kujtimi,
Per vatren qe mbeti e shkrete.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 26 Feb 2010 - 22:52

Etur nga epshe t' pasosur,
Remojne nje jete te re.

Deshirat e egra
krenare,
S' ia shuan, tufani, veriu,
Mjerimet ne token amtare,

Pervojtur, durohen gjetiu.

Po ecen ani e mergimit,
Ne detin pa
kry, e pafund,
Kur zgjohet ne ore t'agimit,
Atdheun s'e shohin kerkund.


Sa shpresa gjat' udhes se fshehte,
Kur nisem mergimin e ri:
Nga
ecja qe duket e lehte,
Te ndizet dhe zjarri ne gji.

Andej n'ato vise
te reja,
Me djersen qe derdhet rreke,
Do ngrihet e qeshur foleja,
Do
nisetnje jete e re.

Por jeta nuk eshte e lehte,
Andej n' ato vise
mergimi;
Sa brenga gjat' udhes se fshehte!
Sa dhimbje kur zgjohet
kujtimi.

Por punen e nisen pa lodhje,
Dhe djersa iu derdhe rreke;

E gjeten pushimin dhe ?lodhje,
Ne endrrat e jetes se re.

Andej -
edhe val' e mjerimit,
Durohet me heshtje ne zemer;
Se neser fole e
pushimit.
Do ngrihet nder brigje pa emer.

Dhe e ngriten nder vise
merguar,
Me djersen e punes krenare;
Dhe ndezen nje vater te shuar,

Larg vatres se dashur amtare.

Por oh! sa i rende mergimi,
Se
malli ka zjarrin ne vete,
Se idhur rizgjohet kujtimi,
Per vatren qe
mbeti e shkrete.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Feb 2010 - 2:41

Prej vendlindjes u
largove,
more udhet e gjata!
Kurre nuk u gezove,
as nga dita e as
nga nata!

Si skllav ty te trajtuan,
kudo qe ti jetove!
C'do te
drejte ta mohuan,
por prape ti rezistove!

Emigrant emrin e pate,

ne toke te huaj ku ishe!
Rehat s'bere as ne gjume nate,
se mendjen
ne vendlindje e kishe!

Ne atdhe me mall te prisnin,
nena jote dhe
babai!
Me sy donin te te shihnin,
motra e vogel dhe vellai!

Ne
atdhe te prisnin shoket,
dhe shoqet qe pate lene!
Atje te priste edhe
vajza,
qe fjalen i pate dhene!

Nga drejtimi qe pate ikur,
te
gjithe syte shpesh i drejtonin!
Me mendimin qe mjafte, te kishin pritur,

dhe se se shpejti do te te shikonin!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Feb 2010 - 2:43

Fati;
Si nje placke pa vlere me hodhi,

ne rruget e mundimshme te mergimit!
Ku gjithmone nga pas me ndoqen,

castet e mallkuara te deshperimit!

Fati;
Padrejtesishte me
detyroi,
te jetoja i vetem ne kurbet!
Te gjitha enderrat mi shkaterroi,

e jeten ma beri te shkrete!

Fati;
Me la te endesha i pashprese,

ne labirintet e jetes sime!
Ku shpeshhere u rrezikova te vdes,
por
mbijetova me shume mundime!!!...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Feb 2010 - 3:00

Shkruajme, mendojme
kurre nuk harrojme
Degjojme, shikojme dicka te re te mesojme
Ndodhemi
larg, larg shume por asnjehere nuk gurojme
qe se shpejti ne vendin tone ne
te rijetojme

s'mund te harroshe
dhe ne nje ane smund te lesh

kujtimet e femijerise
gjithmone ne mendje do ti kesh
ata i ke me
vete kudo qe ti shkon
kurbeti qenka gjeja me a keqe qe njeriu ne jet provon
!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Feb 2010 - 6:18

E lashe vendlindjen time,
larg saj
emigrova.
Zemra qe mbushur plot kujtime,
qe kurre nuk i harrova.


Rruget me kalldrem,
ambientin plot hijeshi.
Shoket qe atje kam
lene,
c'do dite ne mendje me rrine.

Tani jam ne shtet te huaj,

ndaj merzitem shume!
E ndjej mungesen tuaj,
edhe kur jam ne gjume.

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Feb 2010 - 6:26

Me ju shoke qe u njoha.
qe kur isha ende femi.
Me ju qe une krijova,

me te miren shoqeri.

Shpesh, me kujtohen ditet,
kur sebashku
qendronim.
Po ashtu edhe netet,
qe pa gjume i kalonim.

Sa vende
te bukura,
me ju kam vizituar?!
Sa festa e ditelindje,
me ju i kam
festuar?!

Te gjitha keto kujtime,
i ruaj me shume mall.
Ndaj nuk
do t'i harroj,
sa kohe qe te jem gjalle.

Porsi zogu qe shtegton,

e s'e harron folene e vet.
Ashtu edhe zemra ime j'u kujton,
e s'do
t'ju harroj perjet.

Besomeni o shoke,
se nje dite do te kthehem.

Ne krahet e shoqerise tuaj,
perseri me deshire do te prehem.

Kur
mendoj diten e kthimit,
zemra sa nuk me pelcet.
Ndaj papushim i lutem
Zotit,
qe kete dite, ta beje realitet.

Por edhe ne qofte se nuk
kthehem,
j'u lutem o shoke, me besoni!
Pergjegjes per kete, do te jete
fati,
i cili larg jush me hodhi!!!...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Sat 27 Feb 2010 - 23:45

Loti ne dhe te huaj


Loti ne dhe te huaj
lehte na pikon
leshon rrenje thelle
kush se beson
dhe ne gur te thate ai
ka per te zane
malli po me djeg per
te gjith per babe e nane



loti s´na u nda asnje
cast ne mergim
shpesh here vetja na
duket si jetim
dikush te na fyej me nje
fjale
buza shtremberohet
shpirti loton
zemra merr vaj


nese ky lot do ishte
i dobishem per treg
do isha pasuruar
do isha mbretresh
kaq shume jemi
perlotur e perlotur
nuk dua qe ta mendosh
e dashura moter


sa here qe kemi bere
biseda telefonike
receptori eshte lare me lote
duke degjuar
zerin e embelte nenes
fisnike
mundohesha ti fshija
te shperthenin nga mbrenda
e pamundur,persh me eshte ngritur
jo vetem shpirti por dhe zemra

nese mblidheshin lotet
qe bienin ne toke
do te punonte
do te punonte termocentrali
me i madhe ne bote
qe do te prodhoje vetem
te qeshura dhe jo lote


mjafton kaq sa kemi derdhur
mos te shkoj syri ne te shterruar
provojeni dhe ju qe se keni provuar kurr
hidherimin e pamjes se kufizuar
dhimbjen e pa fund te njeriut
qe e bete te vuaj


jo jo me lote do te ngrihen
dhe te vdekurit nga kjo toke
do te jene deshmitar
se edhe ajo jete ka lote


linda duke qare
u rrita me te njejten melodi
eshte domethense se
nuk ka lote ne pleqeri
nuk ka me ku te kete
ca i perpiu toka
ca u zhduken ne det

toka eshte e ngopur me lote
deti se gjithnje i terbuar
thote jep prap lote
syri i pergjigjet
tani me ka verbuar
nuk ka fuqi me lote
te prodhuar


Poezi  malli per gurbetin Icon_sad Poezi  malli per gurbetin Icon_sad Poezi  malli per gurbetin Icon_sad Poezi  malli per gurbetin Icon_cry
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Feb 2010 - 0:17

vertet te mbrekullueshme cdo person mund te preket me keto shkrime,
po ashtu edhe une qe qendroj larg atfheut prej shum viteve
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Thu 4 Mar 2010 - 3:46

STUDIO MËRGIMTARI Kanata me dyer të
çara
Dhoma e ndryrë me dhembje eksodi
Malli përcëllon e zëri i këngës
tretet ndër dhëmbë
Kujtimi mbetet peng mbi supe pa zbarkuar
Nga plasat e
derës hyjnë
rrezet që puthin përditshmërinë

Rri në
mur një kartolinë me peizazhe atdheu
Copëza gazetash mbi tavolinën e
bukës
Varur rrobat e trupit në ndryshkun e viteve
Kundërmojnë djersën e
dhembjes sikurse enët e palara
Që presin duart me kakusha ushqimin e ri ta
gatuajnë

Radioja prej së cilës vijnë halle të mëmëdheu e

këngë dashurie
Kujtimet rikthehen andej nga nisi mërgimi
Copëza
psherëtimash mbulojnë vetminë e telekosur
Mërgimtari ngrys ditët e gjata e
netët pa gjumë
Në studion e tij plaket pa dashje edhe heshtja

Studioja e mbuluar me shtatë palë vetmi
Me të vetmin ndryshim dhembja
përtërihet në atë mesë
Për të mos mbetur i vetmuar e shoqëron
mërzia
Qetësinë ia prish vetëm një flutur kur në dritare bie
Duke i
kujtuar dashurinë në një kohë rinie

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Thu 4 Mar 2010 - 3:46

Malli me mbyti per vendlindje !!!


Erdha ne Gyrbet,
Kur i Pata 2 vjet,
Nana nga gjumi me Zgjoj,

Nuk disha se ka po Shkoj,

Shendosh e mir ketu Mrrina,
Por disi
mu ndalke Fryma,
Kete Vend ndryshej e kish nze Dielli,
Mu dokshin Njerz
per Seri,


Nje vend jo i Rahatshem,
Nje vend per mua jo i
Pershtatshem,
Kisha shum mall per at Dhe,
Kisha mall per Shok e Shoqe e
aty ku kam Le,


Shum mall per Kojshi e Agjallar,
Isha edhe un
nder ata se i thonin vetit Mergimtar,
Kur un u nisa,e maj nmend se si
Qajshin,
Faqet e mija me Lot mi Lajshin,


Nuk i kuptosha ato
Gjana,
Tash po e sho se vetit e atyne qka ju Bana,
Si me qen e Adoptume,

Shum e pa lumtur edhe e pa Gezume,


Pa Shoke as Shoqe si e
Vetmuar,
Me shikojshin per Njeri t`huaj,
Shum shpesh mendojsha se jam
Anderr,
Por ne te vertet isha Zhganerr,


Tash po e kuptoj se ku
asht Jeta,
Aty kur leva e aty ku gjithe i Gjeta,
Edhe pse eshet Lloq e
Dhe eshte e Jotja,
Aty ku lulzon Fusha e Buzqesh Toka,


Tash po e
kuptoj se dheu i Gyrbetit shum i Ranë,
Syni Lotin menzi po e Banë,
Aty
ku ma fali Zoti Jeten,
Kam Deshir me ba
Vdekjen


Valle nga erdhi kjo fjale kush e shpiku nga ka dale
Ajo qe e
shpiku e pau gazepin valle a bani prov kurbetin
Oh kurbet I ran qenke sa do
zgjatesh mbi ket dhe a na thu kur do mbarosh
Ty ma mir met than mos qofsh.

Ti gjith botes I ke ardh hak na more te rinj na bane plak
-
Floket
tona ishin te zinj sot a shef qe na u kan thi
Oh kurbet te shytofshin zanat
me shami hek pot
Nemin nanat o ju nant e shqiperislidhni cepat
E shamis
mos I qani kurbetgjit se prap ne atdhe
Do kthen te rit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Thu 4 Mar 2010 - 3:47

Mërgimi

Për ty mor bir që aq larg të lash
Që sot
ditlindjen gëzuar s të thash
Ti u rrite u ngrite e un mbeta larg
Që loti
pa dashje më rrjedh si varg.

Eh mërgimi mërgimi sa njerz kan than

kaq shum shijuar edhe vet e kam
Sot disi forca e ndjenjave lëshuar me ka

Gëzuar ditlindja e djalit nji shoqe me tha.

Eh jeta si jetë kuptohet
von
Kur mergimi rënd mbi supe pushon
Kur rinia shkoi pa u hetuar fare

Edhe mergimi si rrug margjinale

Disa qeshin se si asht e mundur kjo

Lexo me shpirt por edhe mëso,
Se jeta asht jet të lutem beso
Dhe
ardhmerin të lutem nderto

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Vizitor Fri 5 Mar 2010 - 5:00

MitrovicA shkruajti:viola te lumt ajo goj dhe ajo zemer per keto poezii

flm dreqoo si motra per vellan ma vella si ty nuk gjej Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin Poezi  malli per gurbetin Icon_biggrin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty dafina ninaj

Mesazh nga dafina ninaj Wed 13 Mar 2013 - 8:44

gjyshja
gjyshja s vjen
me ne shtepi
ne dhome
ndezur drita rri
nene q u be gjyshja
perrallen ma ka lene pergjysem
gjyshja iku lart ne qiell
iu be shpirti hene e dieel
sa her dielli te ndriqoje
gjyshe ty do te kujtoje
sa her hena do te ndrije
ne enderra gjyshja prape do vij
dafina ninaj
dafina ninaj
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1
 <b>Piket</b> Piket : 1
Regjistruar : 13/03/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : prizren

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 12 Feb 2014 - 9:53


NË KËTË BOTË

Kupë qielli
e rruzull toke
sa mirë i krijove
O,Madhështia jote

Të mbretëroi drejtësia
puna,lumturia,jeta
Asgjë nuk krijove
nga urrejtëja

Po,urryesit
erdhën vet
e bënë shekullin,tërmet
më në fund
e thyan qafën e vet.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Cimi Tue 19 Nov 2019 - 11:07

Poezi të bukura. Si mërgimtar, më mbushen syt me lot kur i lexoj.
Cimi
Cimi
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 83
 <b>Piket</b> Piket : 94
Regjistruar : 08/06/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne krahet e saj

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi  malli per gurbetin Empty Re: Poezi malli per gurbetin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi