Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dafina: Ata më kanë borxh mua

 :: Show Biz

Shko poshtë

Dafina: Ata më kanë borxh mua  Empty Dafina: Ata më kanë borxh mua

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Feb 2011 - 7:15

Dafina: Ata më kanë borxh mua  F.0211125729571_m
Dafina Zeqiri ka mohuar akuzat e një organizatori koncertesh, i
cili pretendon se kjo e para duhet t’i paguaj atij 2500 euro për anulim
të koncertit.
Ndërkohë këngëtarja ka thënë për ”Infopress” se
i vetmi borxhli në këtë mes është organizatori, i cili nuk u është
përmbajtur fjalëve të dhëna, por pa dhënë detaje se cilat janë ato
‘fjalë’.
Dafina ishte ’akuzuar’ për mospjesëmarrjen e saj në koncertin, i cili
ishte paraparë të mbahet në Danimarkë më 30 janar, e që kjo e fundit e
kishte anuluar gjithçka një ditë më parë. Dafi për mos realizimin e
koncertit ka fajësuar organizatorin Samir Kuqi. Ndërsa ky i fundit për
shkak të anulimit të koncertit dhe për korrektësi i ka kërkuar një shumë
parash prej 2500 euro këngëtares.
Por, Dafina hedh poshtë çdo akuzë që i drejtohet duke thënë të vërtetën e saj.
”Patëm një marrëveshje me organizatorin nga Suedia për dy mbrëmje,
një në Suedi e një tjetër në Danimarkë. Ne nuk kemi pasur lidhje me ata
njerëz të cilët kanë pasur të organizojnë koncertin në Danimarkë. Por,
organizatori nga Suedia nuk ra në fjalë në asgjë që ka premtuar sa u
përket koncerteve dhe kushteve që duhet plotësonte”.
”Kështu që ne u detyruam ta anulojmë koncertin në Danimarkë. Ata po
thonë se unë iu kam borxh, por e vërteta është se ata më kanë borxh mua,
për faktin që kam humbur një ditë, e cila për mua ka qenë e rëndësishme
e që kam pasur mundësi të shkoj të këndoj e të fitoj para. Ata le të
flasin sa të duan, por nuk është në rregull të gënjejnë fansat, e të
thonë se u kam borxh, kur faktikisht ata më kanë mua”, ka përfunduar
Dafina./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi