Udhëtim në Fierin e afërt dhe të largët
Faqja 1 e 1
Udhëtim në Fierin e afërt dhe të largët
Sa herë që përmendet qyteti i Fierit, mendja të shkon tek nafta dhe bujqësia.
Në këtë vështrim të shkurtër, kjo
qendër relativisht e re, krahasuar me Beratin, Shkodrën apo Elbasanin,
më shumë gjëra për t`u eksploruar, do të vijë ndryshe:
“Në këtë qytet prej 100 vjetësh bashkëjetojnë kosovarë, myzeqarë, çamë,
mallakastriotë, labë të cilët bashkëjetojnë në mënyrë të mrekullueshme
dhe për mua është i vetmi qytet në botë që di të bashkëjetojë kaq mirë”,
thotë Baftjar Zeqaj, Kryetari i Bashkisë së Fierit.
Jemi në hyrje të qytetit, ky shesh quhet Vangjel Lule, mban emrn e
njeriut që në shekullin e 19-të, i apasionuar pas kulturës dhe
antikuarëve, i dorëzoi arkivit të shtetit Kodikun e manastirit të Shën
Kozmait, që dëshmon për historikun e Myzeqesë në shekujt e 17-të dhe
18-të.
Por gjurmët e vjetra të qytetit i gjejmë në një nga katër lagjet e
hershme, në Bishanak, aty ky sot gjendet Shkolla Artistike Rajonale, që
mban emrin e shkrimtarit të njohur të letërsisë klasike, Jakov Xoxës,
njerëzit dhe trevat e Myzeqesë për të kanë qenë objekt i krijimtarisë së
tij.
Buzë lumit Gjanica, ngrihet Kisha e Shën Gjergjit, e besimit ortodoks. E
shkatërruar në valën e madhe të lëvizjes komuniste në `67-ën, ky objekt
filloi të funksionojë si i tillë pas vitit 2000. Besimtarët mblidhen
këtu në shërbesat liturgjike dhe ditë të veçanta, por Kisha, si vend dhe
objekt, është e lidhur ngushtë me themelimin e Fierit.
“Kisha u ndërtua nga kleri ortodoks në vitin 1781 buzë brigjeve të lumit
Gjanica. Ndërtimi i Kishës ishte bërthama e zgjerimit dhe urbanizimit
të Fierit sepse pranë kishës u ndërtua fillimisht një han, disa dyqane
dhe nisi popullimi me banorët e parë që ishin myzeqarë”, tregon
historiani Ilirjan Gjika.
Po me të kaluarën e qytetit është e lidhur edhe qyteti antik i
Apolonisë, i themeluar në vitet 500 para erës sonë, aty ku Perandori i
parë romak August studioi përpara se të bëhej Cezar. E zbuluar prej
arkeologut francez, Leon Reit, në 1924, ndërkohë që Ugolini gërmonte në
Finiq, qendra vizitohet në dimër dhe në verë:
Nuk mund të kuptohet Fieri pa futbollin e tij, një qytet që dhuroi
skuadër ambicioze në vitet `80. Sot takojmë Ilir Meçen, i sapokthyer
nga emigracioni. Dikur ka qenë mesfushor me numrin 4. Skuadrës i dhuroi
shpirtin, ndërsa tifozeve golat:
“Fieri ka pasur disa ekipe të mira: Apollonia e parë, e viteve ’71-’74,
në të cilën ka qenë trajner Zihni Gjinali. Apollonia e viteve ’79-’80 ka
qenë Apollonia më e fortë, ndërsa Apollonia e viteve ’85 e më tej është
skuadra më e suksesshme sepse ka pasur në përbërje edhe Kujtim Majacin,
një nga lojtarët më të fortë të futbollit shqiptar”, kujton
ish-futbollisti Ilir Meçe.
Dhe për t`ju përmbajtur traditës flasim për gastronominë, nëse vendasit i
pyet për pjatën tradicionale, merr përgjigje të ndryshme, si vetë
origjina e banorëve në këtë zonë:
Fierin e sollëm përmes njerëzve, banorë të hershëm dhe të rinj, një
qytet që synon të shkojë përtej të tashmes në vlera dhe mundësi.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vjosa përmbyt Vlorën e Fierin
» Arome e larget
» A mund të funksionojë lidhja në distancë të largët?
» Udhëtim në Valbonë
» Udhëtim në Përmet
» Arome e larget
» A mund të funksionojë lidhja në distancë të largët?
» Udhëtim në Valbonë
» Udhëtim në Përmet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi