A mund të funksionojë lidhja në distancë të largët?
2 posters
A mund të funksionojë lidhja në distancë të largët?
Ju jeni zhvendosur në një qytet tjetër, por e keni lënëpartnerin tuaj pasdore. A është e mundshme të mbani një marrëdhënie nëdistancë të gjatë, si thoni funksionon apo jo?Ndonjëherë ne nuk kemi alternativë tjetër përveç se të zhvendoseminga shtëpia, për shembull për shkak të studimeve ose punës në një qytettjetër. Siç e lëmë pas partnerin tonë ne vendosim të kujdesemi përmarëdhënien tonë pavarsisht distancës. Por a është e mundur që të bëhetkjo? Me siguri ju kujtohet thënia e vjetër:” Larg syve, larg zemrës”?KOHËN QË NUK E KALONI BASHKË:Mësohuni në mjedisin e riZhvendosja në një vend të ri mund të sjellë shumë probleme. Jundoshta nuk njiheni me askënd dhe për këtë arsye ndiheni mjaft ivetmuar. Partneri juaj nuk është atje për t’ju ndihmuar dhe ju kaloninë një fazë shumë të vështirë të përshtatjes. Është shumë erëndësishme, veçanërisht nëse doni që marrëdhënia të funksionojë, që jutë vendoseni në një mjedis të ri dhe të filloni të bëni që tëfunksionojë.Gjej shokëMos qëndroni gjatë gjithë kohës në apartamentin tuaj sepse ju do tëndjeheni shumë i vetmuar. Fillo të takosh njerëz të ri, por mos pritniqë ju do të gjeni 5 miq të ri më të mirë menjëherë. Është erëndësishme që ju të takoheni së paku më një ose dy persona që të mundtë shkoni në kinema ose kafe me ta. Kjo mënyrë do të jetë më e lehtë qëti kaloni momentet e vështira larg nga partneri juaj, e cila gjithashtudo të bëjë që lidhja juaj të jetë e qëndrueshme.Bisedoni për ndjenjat tuajaJu ndoshta shumë shpejtë do të përjetoni probleme në lidhjen tuaj tëlargët dhe është më mirë që këto problem të mos i bisedoni në telefonose email, sepse ju mund të mbyllni telefonin shumë shpejtë ndërsaflisni. Kështu ju nuk mund të zgjidhni problemin kështu që do të bëhetedhe më i thellë. Në vend të kësaj ju duhet të merrni këshilla ngashokët e rinj apo të vjetër ose nga familja juaj, dhe prisni që tëbisedoni me partnerin tuaj sy më sy.KOHËN QË KALONI BASHKË :Dashuria mund të bëhet edhe më e fortëNëse keni patur një marrëdhënie cilësore më parë dhe keni kaluar çdomoment së bashku, ju tani jeni duke u përballur me disa vështirësi dhepengesa. Por mos e humbni shpresën që në fillim për shkak se njëmarrëdhënie në distancë të gjatë mund të jetë thelluar dashuria ndajnjëri tjetrit. Ju do të keni nevojë për besimin e njëri-tjetrit, sepseju nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni njëri-tjetërin gjatë gjithëkohës. Dhe mos harroni ti tregoni se sa shumë i mungoni njëri-tjetëritkur nuk jeni bashkë.Përdoreni kohën tuaj së bashkuSa shpesh do ta shihni njëri-tjetërin, sigurisht varet nga vendi qëjeni zhvendosur se sa larg është. Pa marrë parasysh se sa shpesh dhe sai rrallë është, ju duhet të jeni i sigurt se momentet tuaja së bashkudo të jenë të këndshme dhe interesante. Marrëdhëniet në distancë tëgjatë mund të prishen në të vërtetë shumë shpejtë në qoftë se kenikaluar shumë kohë veç e veç dhe momentet i keni kaluar paratelevizorit. Planifikoni takimet tuaja më parë, por ende mbaj pakspontanitet.Mos bëni plane afatgjateSigurisht ju mund të caktoni takimin një ose dy javë më parë, por junuk duhet të bëni plane për disa muaj, sepse ju kurrë nuk mund të dinise çfarë mund të ndodhë. Nëse ju caktoni gjërat me muaj më parë, do tëjetë një zgënjim i madh nëse njëri prej jush papritmas e anulon takimin.ÇKA NËSE MARRËDHËNIA JUAJ NË DISTANCË TË GJATË NUK FUNKSIONON?Kur diçka shkon keq…Ndoshta largësia mes jush bëri që të kuptoni se marrëdhënia juaj nukështë aq e mirë se sa keni menduar ju, ndoshta ju keni takuar dikendtjetër ose ju thjesht keni ndaluar së munguari personin që më parë jenindjerë shumë i afërt. Çfarëdo që ka ndodhur, ju duhet të dini se këtomarrëdhënie jo gjithmonë funksionojnë. Pra, çfarë të bëjmë në këtë rast?Bëhu i sinqertëMarrëdhënia në distancë të gjatë ju mundëson që për të shmangurmoment të pakëndshëm të së vërtetës dhe vonesën e të shprehurit seçfarë ndjeni ju në të vërtetë. Por kjo nuk është e drejtë ndajpartnerit tuaj që ndodhet në anën tjetër të shtetit ose edhe më tej,duke pritur për një thirrje tuajën në telefon apo një vizitë. Kjo ështëarsyeja se pse ju duhet të “pickoni mollën e thartë” dhe të bëheni tësinqertë në ndjenjat tuaja. Nuk ka kuptim që të insistoni në njëmarrëdhënie që nuk ka të ardhme, edhe pse kjo marrëdhënie në distancëtë gjatë mund të tingëllojë si shumë romantike…
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Similar topics
» Arome e larget
» Udhëtim në Fierin e afërt dhe të largët
» Lidhja me meshkuj më të rinj u shkurton jetën femrave
» “Zyrtarizohet” lidhja e Stresit me Enxhin
» Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin
» Udhëtim në Fierin e afërt dhe të largët
» Lidhja me meshkuj më të rinj u shkurton jetën femrave
» “Zyrtarizohet” lidhja e Stresit me Enxhin
» Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi