Udhëtim në Valbonë
2 posters
Faqja 1 e 1
Udhëtim në Valbonë
Verë! Qyteti ngjan të jetë i asfiksuar! Nën pushtetin e nxehtësisë dhe temperaturave të larta, mendimi më i përhapur në mendjet e njerëzve është largimi për diku ku mund të gjendet pakëz freski.
Kështu ka vendosur të bëjë edhe nje grup te rinjsh, vetëm se këtë radhë kursi i relaksit nuk është më riviera bregdetare, por turizmi malor, ende larg fokusit të vëmendjes së pushuesve tek ne.
Grupi ka udhëtuar në ekstremin verior të vendit. Kartolina është lumi i Valbonës. Këta të rinj, që zor se shkulen nga ky panoramim ndjellës, vijnë për herë të parë në këto vise. Jani Ziso, udhërrëfyesi i grupit, kërkon pak përqëndrim.
Turi në uginën e Valbonës do të zgjasë dy ditë.
Jona Bica, është një admiruese e natyrës. Ashtu si shumica e të rinjve, edhe ajo pasi ka shëtitur një pjesë të mirë të bukurive natyrore, ka vendosur të jetë pjesë e këtij udhëtimi
“Vij per here te pare ne Valbone. Eshte nje lodhje e bukur. Na u sugjerua qe kete radhe te vizitonim Valbonen
dhe thashe pse jo.....”, u shpreh Jona Bica.
Grupi mberrin ne fshatin Dragobi. Kane udhetuar pothuajse një orë ne kembe per te arritur
aty.Përtej, në sfondin e errët të një shkrepi malor, ndodhet Shpella e Dragobisë, aq e njohur për vrasjen e Bajram Currit.
Nje tabelë butaforike, tregon se fare pranë nesh, i rrethuar nga masive pyjore, ndodhet një liqen piktoresk. Ndalesa e radhës është liqeni i Xhemës, ose James Lake, sikundër ka menduar ta quajë për qëllime përfitimi turistike i zoti i saj.
Sofia është i vetmi personazh i huaj që i është bashkuar grupit. Ajo ka vizituar më parë pjesën bregdetare të vendit, por kurrë më parë nuk ka shijuar një bukuri të tillë
“Une kam tre vite e jetoj dhe punoj ne Shqiperi. Kam qene dy vite ne plazh dhe mendova qe kete vit te ndryshoj destinacion. Natyra eshte shume e bukur dhe jam shume e kenaqur nga ky udhetim”, thote Sofia.
Vizita në liqenin simpatik të Xhemës, mbyll edhe edhe ditën e parë të udhëtimit. Natën do ta kalojmë në hanet e Valbonës. Pas një nate
pushimi rikthehet përsëri udhëtimi.
Destinacioni është katarakti i Valbonës. Dielli përvëlues dhe gurët lumor, përçues të pashoq të rrezeve, e bëjnë tejet të lodhshëm udhëtimin.
Ecja në mal nuk është si të hedhësh hapin në një rrugë të asfaltuar qyteti. Çdo hap këtu kërkon kujdes dhe përqëndrim maksimal, në të kundërt përfundon në ujërat e ftohta të lumit ose në ndonjë pusi natyrore
Më në fund pas plot 3 orësh të gjata dhe njëkohësisht të rrezikshme udhëtimi, grupi mberriti në destinacionin final, ne burimin e Valbonës. Prej këtu lumi merr hov dhe rrjedh kthjellët nëpër shkrepa dhe lugje, për t’iu falur turistëve atë kënaqësi që zor se mund ta shijojnë gjëkund.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Udhëtim në Valbonë
sa deshire do kisha ta vizitoja njeher valbonen...⌂ Geri ⌂ shkruajti:

livia- Hapesira Jone - Forum
- Postime : 11
Piket : 14
Regjistruar : 30/08/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi