Udhëtim në Përmet
Udhëtim në Përmet
Po shkojmë në Përmet. Në qytetin e pastër e të ëmbël pranë lumit Vjosë, shtëpi e përmetarëve të urtë, atdhe i Frashërllinjve dhe i shqiptarizmës, i muzikës, verës dhe poezisë, një zonë e pikëzuar nga mijëra atraksione të së kaluarës të pasur të këtij vendi. E si çdo rast kur atraksionet janë njerëz të gjallë dhe jo monumente të gurtë, njerëzit që e luajnë këtë rol janë të parët që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.Laver Bariu, një atraksion i gjallë romantik i këtij qyteti, sapo ka kapërcyer të 80-at. Kohët e fundit ka zgjedhur të mos komunikojë me njerëzit i brengosur nga kurthet që i ngre jeta një plaku që dëshiron paqen e ditëve të tij të fundit. Thonë se i bie instrumentit që lëshon tinguj “vaji dhe gazi” në momente shumë të rralla. “Gerneta” që i dha famën nuk “përkëdhelet” nga gishtat e tij, kabatë e bukura janë zëvendësuar nga psherëtima.
“Mos ma kujto klarinetën”, thotë Laveri duke qarë.
Qyteti 500 vjeçar që këmbët i lag në ujrat e Vjosës dhe kryet i mbështet në shpinën e malit të Dhëmbelit, shtrihet në një sipërfaqe të vogël që së bashku me rrethinat shkon deri në 929 kilometra katrorë. I gjelbëruar si asnjë qytet tjetër, me një “strukturë urbane”, “të patjetërsuar” qysh nga viti ’64, por e projektuar 200 vjet më parë nga inxhinieri kalabrez që njihet si Mulla Sulejmani, është unik për vlerat e tij.
“Nga Përmeti kanë dalë monumente jo vetëm në shkallë vendi, por edhe në shkallë ballkanike”, tregon historiani Kastriot Bejzate.
Itineriari i të huajve në Përmet është i ngarkuar, por vendet më të frekuentuara, brenda dhe jashtë tij janë: Guri i Qytetit, Kisha e Leusës me ikonostasin e saj, ndër të rrallët në Ballkan dhe Kisha e Shën Kollit. Kjo e fundit gjendet në zonën e vjetër të Përmetit, aty ku banorët me shtëpitë e tyre janë të lidhura përjetësisht.
“Kisha e Leusës i takon fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX si dhe teqen bektashiane të Frashërit që ka qenë edhe shkolla e parë e vëllezërve Frashëri”, thotë Kastrioti.
Përmeti i vjetër është fytyra e qytetit qindra vjeçar. Me rrugica të gurta dhe hapësira të ngushta, karakteristike për këtë zonë janë ndërtesat dy katëshe. I përmendur në Kodin e Kishës së Korçës si vendbanim me 42 shtëpi në shekullin e 15-të, sot vendasit e ruajnë strukturën e tij me fanatizëm. Quhet Pore Jani, ka qenë nuse, ndërsa tani “e zonja e shtëpisë”. Në shtëpinë e Pano Janit ka falur dhe i kanë falur dashuri. Donika është pasardhëse e saj.
“Këtu jam lindur dhe jam rritur, e vleresoj si gjënë më me vlerë që kemi. Kam vendosur të rri në këtë shtëpi sepse do ruajë amanetin e prindërve të mi”, tregon Donika Jani.
Në këto “mëhalla” urtësie takojmë Aleks Vasilin, ish-bukëpjekës, por me pasion “gjuetinë”. Aktiviteti ka nisur për të prej ’48-ës, sot çiften që mban në dorë e përdor i biri, që përkohësisht ndodhet në Greqi.
“Në Përmet gjuhet lepuri i egër, derri, turtulli”, thotë Aleksi.
Njerëz tepër të qetë, të urtë e punëtorë, përmetarët janë unikë në llojin e tyre, disa falenderojnë natyrën, të tjerët paraardhësit. Guri i Qytetit, përveçse një monument historik, sipas legjendës i ka dhënë emrin Përmetit.
“Sundimtari i Përmetit në ato vite ka qenë Premti, i cili bashkë me vajzën Aleksandrën për të mos rënë në duart e otomanëve, u hodh nga Guri dhe që atëherë qyteti quhet Përmeti”, thotë Kastrioti.
Dhe të ndalemi tek ushqimi dhe delikatesat, s’ke sesi të flasësh për Përmetin dhe të mos përmendësh verërat e tij të famshme dhe likotë e ëmbëlsirat e lehta e të shijshme që gatiten vetëm në këtë zonë si askund tjetër. Pjerrgullat e shtëpive dhe vreshtat e rrethinave, këtë vit kanë dhënë prodhime të mbara. Thoma Kote në këtë ndërtesë prodhon “lëngun e bekuar”, dikur në kushte artizanale, ndërsa sot me teknologji të re.
Jemi në vendin ku klarineta, siç quhej në vendet e origjinës, në këtë trevë falë këtyre sazeve, mori një emër të dytë gërnetë. Një udhëtim i thjeshtë në Përmetin jugor, aty ku banorët jetën e krahasojnë me “dimrin e përjetshëm”, me ujrat termale dhe banesat popullore, me profetet e shqipes, vëllezërit Frashëri, me grykën e Këlcyrës dhe peizazhe origjinale që për çdo kalimtar lë mbresa të rralla.
Foto

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi