Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Fierit

2 posters

Shko poshtë

Historia e Fierit Empty Historia e Fierit

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 8:11


12
km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te
Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë
detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te
ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur
një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe
kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka
quajtur “ qytet të madh dhe hijerende “. Monumentet me te rëndësishme
arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe
Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin
historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga
arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe
rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin
1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren
ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë
vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te
popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana,
Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza
, Petova etj.
Regjistrimi
I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture
nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina :
rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë , krahina e
Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit
kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te
deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime
demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe
Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si
nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin
e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.
Ne
vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një
siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra
te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren
ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I
zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe
bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin
1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35
000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej
226.200 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte
shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte
2.09 %o .
Me
fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike.
Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe
kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres,
Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e
verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit
ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262
banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një
nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Fierit Empty Re: Historia e Fierit

Mesazh nga MitrovicA Sun 16 May 2010 - 9:31

ne vitin 1998 -99 jom kan ne fier
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi